Close
Faqja 77 prej 87 FillimFillim ... 27677576777879 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 862
  1. #761
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Shansi qe nuk duhej humbur ishte gazsjellsi TAP. Ai shanc u kap, nuk u la te ikte. Eshte ky projekt qe do na mundesoje te ngreme koken lart energjitikisht dhe ekonomikisht. Projekti qe do ta beje shqiperine superfuqi energjitike rajonale. Qeveria e Sali Berishes e kapi kete shanc, nuk u tregua e pafuqishme dhe me shpatulla te vogla.
    E mos u tall dhe ti! Saliu pranoi plehrat dhe shitjen e bregdetit, vertet mendon se do refuzonte dicka te tille?! Flijeni mendjen qe asnje politikan nuk do refuzonte ofertat qe i vijne Shqiperise nese behet fjale per shperblim material. Nuk i plasi asnjerit per demet , vetem perfitimet shikojne. Edhe pranimi i lendeve kimike nuk do behej falas. Saliu eshte thjesht nje sahanlepires, asgje me shume.
    Feelings change - memories don't.

  2. #762
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    A ishte Rama i droguar në konferencën për shtyp?


    Shtune, 16 Nentor 2013 21:36


    Shkruar nga Rexhep Polisi




    Shqiptarët u njohën ditën e premte jo vetëm me tërheqjen e Ramës për të sjellë në Shqipëri 1300 tonë helme kimike, por edhe me Kryeministrin, i cili drejton vendin.


    Në 30 minuta të fjalimit të tij, Edi Rama shpalosi mendjen e sëmurë të një njeriu, që urren gjithkënd që i del kundër qoftë edhe qindra mijëra shqiptarë, që për 10 ditë protestuan ndaj mostransparencës së asaj që po ndodhte. Media, opozita, drejtuesit dhe mbështetësit e saj, si dhe shqiptarët që protestuan ishin ata që u sulmuan në fjalimin e gjatë të Kryeministrit. Për Ramën, asgjë nuk ishte e vërtetë dhe lajmi se, Shqipëria po shndërrohej një vend i asgjësimit të armëve kimike ishte një mashtrim i mediave. Në vorbullën e mediave, ai përfshiu edhe ato ndërkombëtare që për ditë me radhë dhanë lajmin se Kryeministri shqiptar ka pranuar asgjësimin e armëve në Shqipëri. Ai i ka cilësuar ato të korruptuara dhe nxitëse të protestave kundër qeverisë. Sipas Ramës, media u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët. “Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman, që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe, që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj, duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e absurditetesh”, tha Rama ditën e premte, ndërsa i referoheshe jo vetëm publikimit të negociatave për armët kimike, por edhe emisioneve ku specialistë dhe ekspertë informonin shqiptarët për efektet vdekjepryrëse të helmeve siriane. Për Kryeminstrin, ato nuk duhet të ishin transmetuar dhe opinioni publik nuk duhej të ushqehej me të ërtetën rreth vdekjes që shkakton Sarina, lënda mustardë, etj. Sipas Kryeministrit, media nuk duhet të fliste fare në mënyrë që armët kimike të Asadit, të hynin në Shqipëri pa u kuptuar nga shqiptarët. Fotot e djeshme të Ramës në konferencën për shtyp që nuk kishin aspak të bënin me një njeri normal, por me një të droguar që kishte marra dozat e një të çmenduri. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve që protestuan ishin të mjaftueshme për të klasifikuar këtë Kryeministër përtfundimisht si një rrezik për shoqërinë.



    Protestuesit ndollën antiamerikanizmin

    Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, atakoi me radhë përfaqësuesit e opozitës, mediat dhe protestuesit, duke i akuzuar ata se implikuan një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë. “Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli, duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuat si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë”, tha Rama.

    Kundër shqiptarëve

    Urrejtja e Ramës u drejtua edhe ndaj qytetarëve që protestuan. Sipas Ramës dalja në shesh kundër asgjësimit të armëve kimike siriane e ul Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai kritikoi edhe thirrjet e të rinjve, të cilët kërkonin një Shqipëri të bashkuar pa armët kimike. “Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat”, theksoi Rama.

    Kundër opozitës

    Fjalimi i të premtes i Edi Ramës ishte vazhdimi i kërcënimit ndaj opozitës, se “ju skeni parë akoma se çështë dhuna”. Ndërsa, shqiptarët prisnin që Rama t’u thoshte “Jo” armëve kimike, në pjesën më të madhe të fjalimit Kryeministri kërcënonte opozitën, drejtuesit dhe mbështetësit e saj. Rama u përpoq ta vendoste opozitën kundër Shetetve të Bashkuara të Amerikës, duke tentuar rritjen e kredos politike të socialistëve. Me fjalë fyese, kërcënuese dhe ofenduese, ai do t’i drejtohej opozitës “Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun”. migjenianë që sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun”. për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës? Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës?”, tha Rama. Ky reagim erdhi nga Kryeministri pas dështimit të planit për të helmuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky dështim i ka rikthyer atij paranojat e hakmarrjes ndaj kundërshtarëve politikë.

    Shqipëria vendi i plehrave

    Dështimi i planit që deputetë të Parlamentit Eropian nuk nguruan ta cilësonin dyshues dhe korruptiv, irritoi Kryeministrin Rama, i cili nuk kurrseu ofendimet ndaj vendit të tij. Shqipëria u faktua nga mediat ndërkombëtare, se është vend i plehrave, tha Rama, ndërsa iu referua lajmeve për Shqipërinë ditët e fundit. Sipas Ramës, fakti është se tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta, se duke qenë vërtet e mbushur me plehra. “Jo, kjo pyetje më ka munduar, sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe. Fakti është se, tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se, duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë. E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje”, tha Rama.

    “Thashë “jo” se u tërhoqën dy

    vende të tjera, jo për shqiptarët”

    Vendimi për asgjësimin në Shqipëri të armëve kimike, sipas Kryeministrit Rama nuk u anulua si shkak i protestave apo dëshirës së shqiptarëve, por sepse dy vende të tjera që do të bashkëpunonin në këtë plan u tërhoqën. Këtë fakt e konfirmoi vetë Kryeministri Rama në fjalimin e tij para shqiptarëve. Sipas Ramës, nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, ai do të ishte pro futjes në Shqipëri të 1300 tonë helmeve kimike. “Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë, sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë”, tha Rama ditën e premte, kur po i drejtohej shqiptarëve.

    Citimet e fjalimit të Ramës

    Mediat e korruptuara

    “Në radhë të parë ata, të gjithë ata, që më dhanë besimin e tyre të paçmueshëm në 23 qershor, e që sot janë të frikur e të shqetësuar përpara skenarëve të një apokalipsi mbi Shqipërinë. Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe, që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj, duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e absurditetesh”.

    Shqipëria vendi i plehrave

    “Jo, kjo pyetje më ka munduar, sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe. Fakti është se, tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se, duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë. E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje”.

    Media u bë llogore

    “Por as rritja e përgjithshme e tensionit këtu në vend, me ushqimin 24 orë në 24 të një pjese të medias (e cila nuk u mjaftua me pasqyrimin e protestës qytetare, po u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët) dhe as afati që praktikisht skadon sot për një angazhim se qeveria e Shqipërisë do ta konsiderojë rrugën e miratimit ligjor të këtij operacioni, nuk na dhanë më shumë mundësi e kohë për të ezauruar këtë aspekt shumë delikat”.

    Rama kundër protestuesve

    “Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj. pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat”.

    Mediat dhe protestuesit ndollën antiamerikanizëm

    “Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli, duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. E për t’i ndarë gjërat, duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë, ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë”.

    Vendimi jo nga protestat, por mospërgjigja e dy vendeve të tjera

    Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë, sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do të rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e sotme.

    http://ekspres.al/index.php?option=c...12:lajme-kryes
    Mësues, kjo Gazetë që në gërmën e parë bën BAM që drejtohet nga BERISHADASHËS ,pra nuk mund të përfillësh asnjë lajm të dhënë nga kjo Gazetë, herën tjetër gjej ndonjë Gazetë që të jetë më pak e varur nga Politika

  3. #763
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    ASNJE SHTET I BOTES deri tani nuk ka pranuar te perzihet ne kete proces ndersa ketu diskutojne obobo c'beme qe nuk pranuam, do kishim shpetuar e do rrinim kaluar sot.

    Se besoj te kete ndonje blog tjeter ne ndonje vend te Ballkanit, ku komentuesit te flasin me aq zjarr e deshire pro ardhjes se armeve te Asadit.
    Lere pastaj, kur vetem duke marre shkas nga nje pacavure e Dites (gazeta), ekstremisht tallese edhe sikur te qe e vertete, nisin kalkulimet se sa miliarde do te kishim fituar.

    Nuk e kuptoj c'eshte kjo llaftari pas armeve kimike, jeni kundravajtje me mendimin e gjithe njerezve normal te botes...
    Me vjen cudi me disa, deri dje cirreshin per plehrat plastike qe sjell Saliu nga Italia, sot kur u nderruan pushtetet na flasin per te mirat 1300 toneve arme kimike qe do na sillte Rama...nuk "ju kuptoj".

    Ndersa gazesjellesi TAP, eshte ky projekt qe do na mundesoje te ngreme koken lart energjitikisht dhe ekonomikisht, dhe jo KIMIKATET e Assadit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Isha kundra ardhjes se armeve, por nuk me pelqen si e ktheni muhabetin ju pd-stet. E ktheni nga fryn eraaaaaa. Ndryshe do flisnit sikur te ishte Saliu ne vend te Edit, edhe sikur te kishte bere te njejten gje.
    Ju sulet Edit pa u ulur ne karrige, e jo me tani...Pavaresisht cfare ben apo do beje Edi ju pd-stet vetem vrer do nxirrni nga goja. Nuk ja vlen t'ju lexosh, sorry.
    Feelings change - memories don't.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    Gentian_gr (17-11-2013)

  6. #765
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E mos u tall dhe ti! Saliu pranoi plehrat dhe shitjen e bregdetit, vertet mendon se do refuzonte dicka te tille?! Flijeni mendjen qe asnje politikan nuk do refuzonte ofertat qe i vijne Shqiperise nese behet fjale per shperblim material. Nuk i plasi asnjerit per demet , vetem perfitimet shikojne. Edhe pranimi i lendeve kimike nuk do behej falas. Saliu eshte thjesht nje sahanlepires, asgje me shume.
    Varet per vfare behet fjale , varet sesa dem mund ti shkaktoi nje ofert nga vendet e tjera Shqiperis .
    Edi Rama ne krahasim me Kryeministrin tjeter , tregoi qe eshte me i rrezikshem , arrogant dhe s#pyeta asnjeri persa i perket vetndimeve te rendesishme per vendin.
    Te ishte ne fuqi edi rama kur ishte ceshtja e detit me greqin e kishte fal fare lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #766
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Isha kundra ardhjes se armeve, por nuk me pelqen si e ktheni muhabetin ju pd-stet. E ktheni nga fryn eraaaaaa. Ndryshe do flisnit sikur te ishte Saliu ne vend te Edit, edhe sikur te kishte bere te njejten gje.
    Ju sulet Edit pa u ulur ne karrige, e jo me tani...Pavaresisht cfare ben apo do beje Edi ju pd-stet vetem vrer do nxirrni nga goja. Nuk ja vlen t'ju lexosh, sorry.
    Ndersa une po te shkruaj per realitetin, ti vazhdon me supozimet: "Po te ishte Saliu...". Pastaj me thua qe po ndryshoj nga fryen era! Bohh, ndoshta ke te drejte!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #767
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Varet per vfare behet fjale , varet sesa dem mund ti shkaktoi nje ofert nga vendet e tjera Shqiperis .
    Edi Rama ne krahasim me Kryeministrin tjeter , tregoi qe eshte me i rrezikshem , arrogant dhe s#pyeta asnjeri persa i perket vetndimeve te rendesishme per vendin.
    Te ishte ne fuqi edi rama kur ishte ceshtja e detit me greqin e kishte fal fare lol
    He moj Izi fol, se e bene hero te gjatin . Ai i tha jo pasojes ,Mia falenderon shkaktarin. Cudi e madhe
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #768
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    E mos u tall dhe ti! Saliu pranoi plehrat dhe shitjen e bregdetit, vertet mendon se do refuzonte dicka te tille?! Flijeni mendjen qe asnje politikan nuk do refuzonte ofertat qe i vijne Shqiperise nese behet fjale per shperblim material. Nuk i plasi asnjerit per demet , vetem perfitimet shikojne. Edhe pranimi i lendeve kimike nuk do behej falas. Saliu eshte thjesht nje sahanlepires, asgje me shume.
    Ne temen me titull: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqiperi .

    mia@ vazhdon flet per salen
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #769
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    He moj Izi fol, se e bene hero te gjatin . Ai i tha jo pasojes ,Mia falenderon shkaktarin. Cudi e madhe
    Do porosisim ne skupltor ti gdhend ndonje bust dhe ta kete cdo shqiptar ne shtepite e tyre si shenje falenderimi qe tha jo

    Plus paturpesia e fjalimit qe mbajti per mediat , skandali i rradhes !
    Per ju po e beja- tha
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  11. #770
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Do porosisim ne skupltor ti gdhend ndonje bust dhe ta kete cdo shqiptar ne shtepite e tyre si shenje falenderimi qe tha jo

    Plus paturpesia e fjalimit qe mbajti per mediat , skandali i rradhes !
    Per ju po e beja- tha
    Dhe mia do nxitohej e para te merrte bustin me vete te shpia , pastaj do e puthte ne balle si shenje falenderimi.

    S'ka dash me thon po se sapo e kishte rregullu zyren me leket e "vullnetareve"...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 17-11-2013 më 16:39
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 77 prej 87 FillimFillim ... 27677576777879 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •