Close
Faqja 80 prej 87 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 862
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Nderkohe, sipas 'zhvillimeve' me te fundit...




    Ne foto: Pinxho Kapella (aka Zijaja)

  2. #792
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Eshte fakt qe me ligj, kryeministri i vendit e kam fjalen per rastin e Gerdecit, nuk informohet ne lidhje me vendodhjen e pikave ushtarake per c'armatosje dhe demontim. Nuk kishte si ta dinte Berisha se cfare behet ne Gerdec. Ndersa Rama ska nevoje te ja di per bishtin e palles, keto do ishin detaje pa rendesi. Ai do kullufiste llokmen me te madhe te gjithe karrieres tij.
    Kryeministri eshte pergjegjes per cdo veprim te madh dhe te vogel qe eshte brenda kompetencave te shtetit/pushtetit te tij apo administrates qendrore te shtetit.
    Mosinformimi apo mungesa e interesit te kryeministrit per te kerkuar informata per cfaredo ceshtje te rendesishme dhe me pak te rendesishme nuk e liron nga pergjegjesia Kryeministrin. Kryeministri eshte pergjegjes edhe atehere kur vertete nuk eshte informuar, nuk eshte interesuar, ka qene ne gjume, i dehur etj.

    Konesekuancat pastaj jane ceshtje krejtesisht tjeter.
    Varesisht nga rasti, ndonjeher mjafton vetem shkarkimi i nje sekretari, drejtori, komisioni etj. ose e nje Ministri te caktuar.
    Institucioni i vetem qe e kontrollon dhe mund ta shkarkoje kryeministrin eshte Kuvendi. Pra, edhe nese Kryeministri per cdo dite shkel ligjin dhe genjen poshte e larte, askush, pervec Kuvendit, nuk ka mundesi te verifikoje dhe ndeshkoje zyrtarisht keto shkelje dhe genjeshtra. Nese shumica e deputeteve ne Kuvend i takojne partise dhe/ose koalicionit te Kryeministrit, gje qe eshte e zakonshme, atehere veprimet dhe vendimet e Kryeministrit gjykohen vetem nga votuesi, ne zgjedhje te rregullta ose te jashtezakonshme.

    Prandaj, pohimi se njeri Kryeminister dinte dicka dhe tjetri jo, njeri ishte i informuar, tjetri jo e keshtu me radhe... jane te parendesishme kur jane ne pyetje kompetencat dhe pergjegjesite kushtetuese dhe ligjore te Kryeministrit. Keto gjera ne shumicen e rasteve kane rendesi vetem per imazhin politik, publik dhe personal te Kryeministrit. Por mund te perdoren edhe per propagande politike pro ose kunder Kryeministrit perkates. Asgje me shume...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-11-2013 më 02:52

  3. #793
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Jepi gaz, zoti K!

    Flash, Opinion e Dielë, 17 Nëntor, 2013 | 10:14 am

    Edmond Tupja
    EDMOND TUPJA

    Të premten që shkoi, para se zoti K, d.m.th. Kryeministër, të deklaronte që projekti për asgjësimin e më se 1000 tonëve gaz sarin nuk do të realizohet në Shqipëri, kisha ndër mend t’i kërkoja, përmes rubrikës sime të përjavshme, që t’i jepte gaz ndërgjegjes së tij (ashtu si shoferët që i japin gaz motorit të makinës tek e ngasin këtë në një drejtim të caktuar e të përcaktuar qartë) që të mos vonohej në marrjen e të vetmit vendim të arsyeshëm për qeverinë, për administratën e re shtetërore, për protestuesit përherë e më të shumtë, më kompaktë, më të vendosur, lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për të mos lejuar futjen, në Shqipërinë e lodhur nga ky tranzicion i gjatë e i mundimshëm, e asnjë fuçie me gaz sarin.

    Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, nxito që ti, partia dhe qeveria jote, që hytë kryelartë nga dera në historinë e politikës shqiptare me vendim të sovranit popull në zgjedhjet e qershorit të kaluar, të mos detyroheni të dilni kokulur nga dritarja, siç thotë frëngu”. Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, nxito që të mos i zhgënjesh militantët socialistë apo edhe simpatizantët, fansat, tifozët e ku ta di unë, të Partisë Socialiste, të gjithë ata që të votuan duke shpresuar në “rilindjen e Shqipërisë” (për të përdorur termat e tu). Vendi ynë nuk mund të rilindë falë asgjësimit të gazit sarin, pavarësisht shumave marramendëse që, me shumë gjasë, për të mos thënë me siguri, ju kanë premtuar porositësit e tij”.

    Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, që Shqipëria e brezave të rinj, ajo e një “gjenerate” tjetër, të re (sipas termin që përdore gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit kuvendore), të mos vuajë pasojat e asgjësimit të gazit në fjalë”. Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, ti që ke nisur të shembësh ndërtimet pa leje, ndërkohë që, përmes projektit për asgjësimin e gazit sarin në vendin tonë, do të lejosh ndërtimin e një impianti që do të jetë, për dekada të tëra, një shpatë e llahtarshme Damokleu sipër kokave të shqiptarëve, sidomos të brezave të rinj dhe atyre të ardhshëm”.

    Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, për të qenë të paktën konsekuent në fjalët dhe veprimet e tua: anulove marrëveshjen për importin e plehrave, anulo atëherë detyrimisht edhe projektin e asgjësimit të gazit sarin në Shqipëri!” Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, dil para popullit në Kuvend, Akademi të Shkencave, në televizion apo në radio, institucione apo sheshe për t’u thënë shqiptarëve se projekti i asgjësimit të gazit sarin nuk do të zbatohet kurrë në Shqipëri”.

    Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, dhe ki guximin t’u propozosh porositësve të projektit në fjalë që atë gaz vdekjeprurës ta asgjësojnë ata që e kanë prodhuar në vendin e tyre dhe me mjetet e tyre, madje duke i kërkuar falje njerëzimit për këtë mynxyrë”. Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, dhe ki guximin t’i kërkosh falje popullit tënd, të gjithëve, pa përjashtim – fëmijëve, të rinjve, të rriturve dhe të moshuarve –, për idenë e çmendur të asgjësimit të gazit sarin në vendin tonë. Jepi gaz, zoti Kryeministër, dhe asgjësoje këtë ide nga ndërgjegjja jote para se zemërimi i ligjshëm i popullit studentor e qytetar të vërshojë jo vetëm në kryeqytet para selisë sate, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”.

    Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, që t’i japësh mundësi dhe kohë vetes për të mbajtur premtimet që, gjatë fushatës zgjedhore të qershorit të kaluar, u bërë shqiptarëve për të luftuar korrupsionin, për të vënë drejtësi, për të bërë reforma të thella në krejt jetën e vendit. Jepi gaz, zoti Kryeministër, që të mos i fillosh këto reforma me një antireformë të tmerrshme si ajo e asgjësimit të gazit sarin”. Doja t’i thosha: “Jepi gaz, zoti Kryeministër, që të mos bëhesh turpi i gaztë ose gazi i turpshëm i botës. Jepi gaz sa nuk është ende vonë! Jepi gaz, të lutem, sa nuk ka dalë ndonjë zhongler fjalësh apo humorist i hidhur për të të thënë: As gaz sarin, as gaz edvin!”

    Fatmirësisht, përballë asaj trysnie të madhërishme nga studentët e nga një numër intelektualësh të shoqërisë civile, që patën pjekurinë dhe meritën e shkëlqyer ta pengonin politizimin e lëvizjes protestuese nga opozita, zoti Kryeministër u detyrua t’i japë gaz ndërgjegjes së tij tashmë të vonuar, ndër të tjera, edhe sepse po afrojnë jo vetëm festat e muajit nëntor, por edhe muaji dhjetor, muaji i revoltave studentore që 23 vjet më parë sollën rrëzimin e diktaturës komuniste në vendin tonë. Prandaj, tani, po i them zotit Kryeministër: “Të lumtë që i dhe gaz, in dietro, sigurisht. Gjithsesi, më mirë vonë se kurrë (dhe nuk po i ndryshoj asnjë shkronjë këtij proverbi)!

    http://www.panorama.com.al/2013/11/17/jepi-gaz-zoti-k/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #794
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Organizatorët rrëfejnë prapaskenat e protestës: Para Kryeministrisë na bllokuan telefonat
    1 tweet
    Argument, Flash e Hënë, 18 Nëntor, 2013 | 09:33 am

    Iniciatorët e faqes në Facebook dhe protestës, Albi Bardhi, Vehap Kola dhe Ergi Bardhi
    Rrëfimi për javën e tubimeve e përpjekjet për t’i ndarë.

    “Anëtarët e ’Mjaft’ na thanë të ikim gjatë natës që e gdhimë para qeverisë”

    “Para Kryeministrisë s’punonin celularët”

    “Nxënësit janë paralajmëruar për përjashtim, duam takim me Nikollën”

    Nuk dolën në protesta për protagonizëm, por për të fituar një kauzë që mbronte shëndetin e qytetarëve shqiptarë nga asgjësimi i armëve kimike.
    Më i madhi nga tre djemtë që organizuan protestat për armët kimike, është babai një djali 4-muajsh, Vehap Kola, nga Kukësi. Ai ka studiuar për Financë në Universitetin e Tiranës dhe tashmë punon si konsulent i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Dy vëllezërit Albi dhe Ergi Bardhi, përkatësisht 27 dhe 24 vjeç, punojnë privatisht në fushën kompjuterike. Albi ka studiuar për Ekonomi dhe Politikë Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa Ergi për Inxhinieri Elektronike në një universitet privat. Deri dje ishin të panjohur, sot i ndalojnë në rrugë qindra qytetarë për t’i falënderuar. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ideatorët e rrjetit social “1 milion shqiptarë kundër asgjësimit të armëve kimike”, tregojnë historinë se si u zhvilluan protestat që nisën nga një faqe Facebook-u deri në nxjerrjen e mijëra nxënësve, studentëve dhe qytetarëve në sheshe anembanë vendit.

    Si nisi organizimi juaj në protestën për armët kimike. Çfarë ju shtyu të reagonit dhe të krijonit faqen në Facebook?
    Vehap Kola: Ne jemi tre shokë. Albi hap tri ditë para protestës faqen në Facebook “1 milion shqiptarë kundër asgjësimit të armëve kimike” dhe më vendos edhe mua emrin si moderator në faqe. Pastaj më merr në telefon dhe më thotë kam hapur faqe publike për armët kimike. Si fillim faqja mori 6 mijë klikime për dy ditë.
    Albi Bardhi: Duke qenë se interesi i njerëzve ishte i madh, ne krijuam një tip media të sinqertë. Në fillim iu referuam vetëm mediave ndërkombëtare, sepse atje gjenim informacione të paanshme. I përkthenim materialet dhe i postonin në faqe. Menjëherë bëmë thirrje për të dalë në protesta kundër asgjësimit të armëve kimike.

    Kishit ju një zyrë, si e menaxhonit faqen?
    Ergi Bardhi: Jo, e menaxhonim nga shtëpia unë me vëllain dhe Vehapi nëpërmjet telefonit.

    Si e nisët protestën e parë?
    Vehap Kola: Krijuam një event në faqe ku njoftonim për protestën. Ftuam mbi 6 mijë persona për ngjarjen dhe pastaj janë bërë edhe shpërndarje të tjera nëpërmjet miqve tanë. Menjëherë u krijua një solidaritet online dhe rreth 1 mijë veta konfirmuan pjesëmarrjen në protestën e së enjtes. Protesta e datës 7 nëntor ishte e përbashkët, për atë organizim kishte njoftuar edhe shoqëria civile me ambientalistët, dhe ne shkuam e iu bashkuam. Ditën e parë që dolëm në protestë ne nuk folëm, nuk donim absolutisht protagonizëm. Edhe në protestën e së shtunës kemi qëndruar në heshtje. Të shtunën faqja jonë kishte 12 mijë fansa dhe njoftuam përsëri shumë prej shokëve tanë që të na bashkoheshin.
    (Me gjeresisht intervisten e lexoni ne numrin e sotem print te Gazetes Panorama)

    http://www.panorama.com.al/2013/11/1...uan-telefonat/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #795
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Ministri belg i Mbrojtjes kundërshton shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë

    Ministri belg i Mbrojtjes kundërshton shkatërrimin e armëve kimike të SirisëBRUKSEL - Ministri belg i Mbrojtjes, Pieter De Crem kundërshton shkatërrimin e armëve kimike siriane në Belgjikë.

    "Do të dëshiroja të bëja një përpjekje për të kontribuar në këtë drejtim, por kjo gjë tek ne, në pamje të parë dhe për një afat të gjatë, nuk jam dakord", bëri të ditur De Crem për radion flamande VRT.

    Ministri shtoi se Belgjika do të ishte e gatshme të kontribuonte në inventarizimin e armëve kimike. "Ne mund të propozojmë ndihmën tonë për t'i neutralizuar ato, por mendoj se kjo duhet të zhvillohet më mirë në rrethinat e largëta të territorit sirian. Zhvendosja e këtyre armëve është në vetvete një mision i vështirë", - deklaroi ministry De Crem .

    Belgjika ka qenë një nga vendet, bashkë me Francën, që është kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në asgjësimin e arsenalit kimik sirian. Shqipëria, që gjithashtu është kontaktuar nga Uashingtoni, e përjashtoi të premten mundësinë për shkatërrimin e një pjese të arsenalit kimik në territorin e saj.

    Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC) miratoi të premten planin e shkatërrimit të arsenalit kimik sirian deri në mes të vitit 2014. Ai parashikon që armët të transportohen jashtë vendit, për të siguruar shkatërrimin e tyre në mënyrën më të sigurt dhe më të shpejtë të mundshme.

    (er.nu/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...se-159333.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #796
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Protestuan kundër armëve kimike, penalizohen 200 nxënës: Na u cënua liria

    Protestuan kundër armëve kimike, penalizohen 200 nxënës: Na u cënua liriaTIRANE - Rreth 200 nxënës të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet janë penalizuar nga drejtoria e shkollës pasi kanë bojkotuar mësimin pak ditë më parë, për të marrë pjesë në protestat kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Sipas nxënësve, drejtori u ka vendosur masë disiplinore dhe disa prej tyre rrezikojnë të humbasin provimet e maturës.

    Për këtë arsye, nxënësit kanë bojkotuar sot mësimin dhe kanë firmosur një peticion, për t’i kërkuar drejtorit të shkollës të rishikojë masat ndaj tyre, me pretendimin se e kanë lënë mësimin për të marrë pjesë në një protestë për të drejtën e jetës. Nxënësit deklarojnë se do të vijojnë protestat në oborrin e shkollës, deri sa tu hiqet penalizmi.

    “Më është cenuar liria ime, unë kam të drejtë të bëj 6 mungesa pa arsye dhe nuk mund të më vendoset thyerje të notës. Duhet të dal në komision që të më vlerësojnë. Këshilli i Etikës nuk është mbledhur. Drejtori na ka shtyrë përgjigjen, nuk na ka dhënë përgjigje për peticionin”,- deklaroi një prej maturanteve të shkollës.

    Organizatorët e protestës së të rinjve bënë të ditur se drejtori i shkollës “Çajupi” nuk e ka pranuar peticionin e nxënësve. Ata bëjnë apel për heqjen e masave disiplinore ndaj nxënësve, pasi të gjithë kanë të drejtë të protestojnë.

    “Janë mbi 200 nxënës që janë penalizuar sepse ishin pjesëmarrës në proteste. Kanë kërkuar të hiqen të gjitha vërejtjet në regjistër, por drejtori i ka larguar. Peticioni i është dërguar drejtorit, stafit pedagogjik dhe këshillit të prindërve”,- deklarojnë organizatorët e protestës.

    Ndërkohë drejtori i shkollës, Vladimir Bodeci deklaroi për mediat se qëllimi i vërejtjes ndaj nxënësve ka qenë forcimi i disiplinës në institucion, ndërsa siguroi se asnjë nxënësi nuk i është thyer nota në sjellje.

    “Nuk do të marrim masa dhe nuk do të vëmë as mungesë për atë ditë. Asnjë nxënësi nuk u është thyer nota në sjellje. Masat që kemi menduar ne kanë qenë vetëm qortim, vërejtje.”- u shpreh drejtori Bodeci, duke u përpjekur të rikthejë nxënësit nëpër klasa.

    (er.nu/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ia-159314.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #797
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    sipas CNN

    Albania rejects plan

    In a televised address, Albania's Prime Minister Edi Rama said the country had "no capacity of any kind pertaining to the transport and technological processes involved."

    Crowds of protesters erupted in cheers outside the address, where hundreds were demonstrating against the request, which they claimed would put Albania at risk of pollution or accidents.

    Rama had originally been in favor of the plan, which would have had the roughly 1,300 metric tons of sarin, mustard gas and other chemical weapons from Syria shipped to NATO-member Albania for destruction. ( RAMA ISHTE NE FAVOR TE DEMONTIMIT TE ARMEVE KIMIKE TE CILAT KISHIN PERAFERSISHT 1300 TON GAZ SARIN, MUSTARD, DHE TE TJERA ARME KIMIKE SIRIANE DO TE NGARKOHESHIN NE ANIJE TE NATOS PER TU DEMONTUAR NE SHQIPERI )



    "There was an inclination to say 'yes' initially as an obligation to our big allies, but how can the U.S. take the chemical weapons from the hands of a killer only to kill other people on the planet," said Rama, the new prime minister of the normally stalwart U.S. ally.

    "We respect the prime minister's decision," the U.S. Embassy in Tirana said in a statement. "We remain confident that we will complete elimination of the program within the timeline agreed upon."
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 18-11-2013 më 09:33
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  8. #798
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Armet kimike duhet te ishin pranuar per shume arsye dhe faktor te ndryshem:
    Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s qe nga 2009,eshte vend mesdhetar shume afer me Sirine, por jo kufitar me te, si Turqia dhe Greqia dhe, mbi te gjitha, jo pale ne konflikt. Shqiperia ka nenshkruar pas renies se diktatures konventen kunder armeve kimike dhe i ka shkaterruar ato nepermjet programit Lugar 2003-2007.Shqiperia, si ish-vend komunist dhe si ish-vend militarist, i ka kapacitetet per tu bere i mundur transporti dhe depozitimi i ketyre armeve ne reparte te sigurta ushtarake nen mbrojtjen dhe monitorimin e NATO-s. Shqiperia ka detyrimin nderkombetar qe, ne
    rast se i kerkohet te zbatoje rezolutat e OKB, perfshire dhe Rezoluten e OKB-se te 28 shtatorit, si dhe nenet 4-5 te NATO-s.
    Se fundi, Shqiperia ka nevoje te ngreje prestigjin dhe besueshmerine e vet nderkombetare nepermjet berjes pjese e zgjidhjes se nje nga krizave me serioze nderkombetare te viteve te fundit. Shqiperia nuk mund te kerkoje te jete pjese vetem e tryezave nderkombetare ne te cilat kerkohet ndonje qyl, a ndonje kredi me shume, apo ndonje fond grant me teper per rrogat dhe
    pensionet. Pas 100 vjeteve histori shteterore dhe konsolidimit te shtetit, ka ardhur koha qe Shqiperia te beje detyrat e veta per paqen dhe sigurine e botes.
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  9. #799
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Modele të mbrapshta


    Arbana Xharra


    Dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama përpiqen të shfaqen në opinion sa më shpesh me flamurin e BE-së në duar dhe gjithnjë thirren në interesat e përbashkëta drejt integrimeve euroatlantike. Kur përfshihen në skandale, për të nënshtruar opinionin e përmendin aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n, me botën perëndimore në përgjithësi.


    Të dy përfaqësojnë dy shtete me imazh të keq, por të cilat kanë fat:
    gjenden gjeografikisht afër Evropës, ndërsa në aspekte të tjera ndodhen tepër larg standardeve evropiane. Korrupsioni, krimi, prostitucioni, droga dhe shumë krime të tjera njollosin vazhdimisht imazhin e errët që kanë Kosova dhe Shqipëria. Të dy këta kryeministria përfaqësojnë qeveritë ku grupe interesi të lidhura me shtetin kanë më shumë fuqi sesa vet pushteti e ku fuqia financiare grupet e tilla i pozicionon edhe mbi ligjin.

    Edhe pse Rama rishtazi erdhi në pushtet, ai po shfaq mbështetje të madhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.
    Dhe jo vetëm nga pozicioni i homologut, por edhe në disa raste të tjera Rama ka bërë përpjekje të sforcuar të jetë në krah të Thaçit në momente kur i është dashur këtij të fundit për interesa kryekëput personale, siç ndodhi me fushatën elektorale në Prizren.


    Bile me këtë rast na u shfaq një e përbashkët që kanë Rama e Thaçi:
    admirimi i të dyve ndaj kryeministrit autoritar turk Rexhep Taip Erdogan. Një risi ishte kur kryeministri i Shqipërisë bashkë me Thaçin gati sa nuk iu gjunjëzuan Erdoganit me përpjekjen e tyre për t’u bërë vëllezër me të javë më parë në Prishtinë, kur u bë përurimi i aeroportit të Prishtinës. Ndërkohë që Thaçi duke spekuluar me traditën e miqësisë po tenton të fsheh adhurimin real për autoritarizmin, demokracinë e kontrolluar dhe qeverisjen në dorë të fortë.


    Kurse Ramën e pamë ndryshe nga ai politikan që erdhi në pushtet me flamurin e Evropës në duar. Nënshtrimi i tij politikë karshi figurave me mangësi serioze demokratike nuk dallonte nga sjellja e Thaçit.

    Mund të shtrohet pyetja se çfarë e lidhë partinë e Thaçit me partinë e Ramës.
    Në kongresin e fundit të PDK-së, i cili hyri në histori si kongresi i përçarjes, kjo parti u shndërrua në djathtiste – si me shkop magjik. Mjaftuan urdhrat e shefit për të ndryshuar në dokumente profilizimin e partisë brenda pak minutash.

    Në fakt PDK nuk ishte e majtë asnjëherë dhe nuk do të arrijë të bëhet e djathtë dot. PDK është vetëm një ndërmarrje për menaxhim të resurseve të shtetit dhe mbajtjes së pushtetit me metoda klienteliste.

    Shumë mbështetës të Thaçit gjatë luftës kanë përshëndetur dhe pozuar me grusht në stilin e Stalinit dhe të Enver Hoxhës dhe rregullisht i kanë raportuar liderit socialist të Shqipërisë Fatos Nano. Se ç’kishte të bënte Enver Hoxha me të majtën socialdemokrate dhe ç’kishte të bënte Fatos Nano i kazinove kapitaliste të Selanikut dhe Vjenës me të majtën, këtë me gjasë mund ta shpjegojë vetëm Thaçi.

    Në fakt PDK nuk përfaqëson asnjë shtresë shoqërore pos zhvatësve, atyre që janë pasuruar jashtëligjshëm dhe disave që janë pjesë e krimit. PDK sot ka vështirësi të mëdha të ruajë shumicën parlamentare. Sistemi i sundimit është në nivel të pazarit dhe kjo është parë sërish këto ditë kur Thaçi vraponte në Prizren, duke tentuar ta mashtrojë Zafir Berishën me premtime të llojllojshme dhe politikisht të pamoralshme.

    Me këtë mënyrë të qeverisjes Thaçi e ka dëmtuar rëndë demokracinë parlamentare, e cila sot është vetëm një dekor pa asnjë përmbajtje. Nga ky sistem politik kosovar, Edi Rama nuk ka çka të mësojë, derisa në Shqipëri ai gjendet para detyrave të mëdha për të ndrequr gabimet e qeverive paraardhëse.



    E udhës është që Rama e Thaçi të mos mësonin gjë nga Erdogani dhe të mos përpiqen të kopjojnë përvojat e deritanishme politike në të dy vendet. Asnjëra palë nuk ka me çfarë të krenohet. Të arriturat e mëdha (pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO) nuk do të kishin ndodhur pa mbështetjen thelbësore perëndimore.

    E Kosova ashtu sikurse edhe Shqipëria, për të qenë perëndimore e kanë të nevojshme të jenë demokratike.

    http://www.zeri.info/artikulli/20859...e-te-mbrapshta

  10. #800
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga DiGiTeX Lexo Postimin
    Armet kimike duhet te ishin pranuar per shume arsye dhe faktor te ndryshem:
    Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s qe nga 2009,eshte vend mesdhetar shume afer me Sirine, por jo kufitar me te, si Turqia dhe Greqia dhe, mbi te gjitha, jo pale ne konflikt. Shqiperia ka nenshkruar pas renies se diktatures konventen kunder armeve kimike dhe i ka shkaterruar ato nepermjet programit Lugar 2003-2007.Shqiperia, si ish-vend komunist dhe si ish-vend militarist, i ka kapacitetet per tu bere i mundur transporti dhe depozitimi i ketyre armeve ne reparte te sigurta ushtarake nen mbrojtjen dhe monitorimin e NATO-s. Shqiperia ka detyrimin nderkombetar qe, ne
    rast se i kerkohet te zbatoje rezolutat e OKB, perfshire dhe Rezoluten e OKB-se te 28 shtatorit, si dhe nenet 4-5 te NATO-s.
    Se fundi, Shqiperia ka nevoje te ngreje prestigjin dhe besueshmerine e vet nderkombetare nepermjet berjes pjese e zgjidhjes se nje nga krizave me serioze nderkombetare te viteve te fundit. Shqiperia nuk mund te kerkoje te jete pjese vetem e tryezave nderkombetare ne te cilat kerkohet ndonje qyl, a ndonje kredi me shume, apo ndonje fond grant me teper per rrogat dhe
    pensionet. Pas 100 vjeteve histori shteterore dhe konsolidimit te shtetit, ka ardhur koha qe Shqiperia te beje detyrat e veta per paqen dhe sigurine e botes
    .
    MARREZINE E MADHESHTISE E PANE KUR QENE FANAR NDRICUES I SOCIALIZMIT NE BOTE, NE BUZE TE ADRIATIKUT.



    ska pse te jete edhe fanar helmues ne brigjet e BISHTIT TE PALLES.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 80 prej 87 FillimFillim ... 30707879808182 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •