A ishte Rama i droguar në konferencën për shtyp?
Shtune, 16 Nentor 2013 21:36
Shkruar nga Rexhep Polisi
Shqiptarët u njohën ditën e premte jo vetëm me tërheqjen e Ramës për të sjellë në Shqipëri 1300 tonë helme kimike, por edhe me Kryeministrin, i cili drejton vendin.
Në 30 minuta të fjalimit të tij, Edi Rama shpalosi mendjen e sëmurë të një njeriu, që urren gjithkënd që i del kundër qoftë edhe qindra mijëra shqiptarë, që për 10 ditë protestuan ndaj mostransparencës së asaj që po ndodhte. Media, opozita, drejtuesit dhe mbështetësit e saj, si dhe shqiptarët që protestuan ishin ata që u sulmuan në fjalimin e gjatë të Kryeministrit. Për Ramën, asgjë nuk ishte e vërtetë dhe lajmi se, Shqipëria po shndërrohej një vend i asgjësimit të armëve kimike ishte një mashtrim i mediave. Në vorbullën e mediave, ai përfshiu edhe ato ndërkombëtare që për ditë me radhë dhanë lajmin se Kryeministri shqiptar ka pranuar asgjësimin e armëve në Shqipëri. Ai i ka cilësuar ato të korruptuara dhe nxitëse të protestave kundër qeverisë. Sipas Ramës, media u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët. “Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman, që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe, që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj, duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e absurditetesh”, tha Rama ditën e premte, ndërsa i referoheshe jo vetëm publikimit të negociatave për armët kimike, por edhe emisioneve ku specialistë dhe ekspertë informonin shqiptarët për efektet vdekjepryrëse të helmeve siriane. Për Kryeminstrin, ato nuk duhet të ishin transmetuar dhe opinioni publik nuk duhej të ushqehej me të ërtetën rreth vdekjes që shkakton Sarina, lënda mustardë, etj. Sipas Kryeministrit, media nuk duhet të fliste fare në mënyrë që armët kimike të Asadit, të hynin në Shqipëri pa u kuptuar nga shqiptarët. Fotot e djeshme të Ramës në konferencën për shtyp që nuk kishin aspak të bënin me një njeri normal, por me një të droguar që kishte marra dozat e një të çmenduri. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve që protestuan ishin të mjaftueshme për të klasifikuar këtë Kryeministër përtfundimisht si një rrezik për shoqërinë.
Protestuesit ndollën antiamerikanizmin
Në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, atakoi me radhë përfaqësuesit e opozitës, mediat dhe protestuesit, duke i akuzuar ata se implikuan një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë. “Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli, duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuat si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë”, tha Rama.
Kundër shqiptarëve
Urrejtja e Ramës u drejtua edhe ndaj qytetarëve që protestuan. Sipas Ramës dalja në shesh kundër asgjësimit të armëve kimike siriane e ul Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai kritikoi edhe thirrjet e të rinjve, të cilët kërkonin një Shqipëri të bashkuar pa armët kimike. “Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat”, theksoi Rama.
Kundër opozitës
Fjalimi i të premtes i Edi Ramës ishte vazhdimi i kërcënimit ndaj opozitës, se “ju skeni parë akoma se çështë dhuna”. Ndërsa, shqiptarët prisnin që Rama t’u thoshte “Jo” armëve kimike, në pjesën më të madhe të fjalimit Kryeministri kërcënonte opozitën, drejtuesit dhe mbështetësit e saj. Rama u përpoq ta vendoste opozitën kundër Shetetve të Bashkuara të Amerikës, duke tentuar rritjen e kredos politike të socialistëve. Me fjalë fyese, kërcënuese dhe ofenduese, ai do t’i drejtohej opozitës “Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun”. migjenianë që sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun”. për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës? Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës?”, tha Rama. Ky reagim erdhi nga Kryeministri pas dështimit të planit për të helmuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky dështim i ka rikthyer atij paranojat e hakmarrjes ndaj kundërshtarëve politikë.
Shqipëria vendi i plehrave
Dështimi i planit që deputetë të Parlamentit Eropian nuk nguruan ta cilësonin dyshues dhe korruptiv, irritoi Kryeministrin Rama, i cili nuk kurrseu ofendimet ndaj vendit të tij. Shqipëria u faktua nga mediat ndërkombëtare, se është vend i plehrave, tha Rama, ndërsa iu referua lajmeve për Shqipërinë ditët e fundit. Sipas Ramës, fakti është se tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta, se duke qenë vërtet e mbushur me plehra. “Jo, kjo pyetje më ka munduar, sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe. Fakti është se, tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se, duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë. E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje”, tha Rama.
“Thashë “jo” se u tërhoqën dy
vende të tjera, jo për shqiptarët”
Vendimi për asgjësimin në Shqipëri të armëve kimike, sipas Kryeministrit Rama nuk u anulua si shkak i protestave apo dëshirës së shqiptarëve, por sepse dy vende të tjera që do të bashkëpunonin në këtë plan u tërhoqën. Këtë fakt e konfirmoi vetë Kryeministri Rama në fjalimin e tij para shqiptarëve. Sipas Ramës, nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, ai do të ishte pro futjes në Shqipëri të 1300 tonë helmeve kimike. “Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë, sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë”, tha Rama ditën e premte, kur po i drejtohej shqiptarëve.
Citimet e fjalimit të Ramës
Mediat e korruptuara
“Në radhë të parë ata, të gjithë ata, që më dhanë besimin e tyre të paçmueshëm në 23 qershor, e që sot janë të frikur e të shqetësuar përpara skenarëve të një apokalipsi mbi Shqipërinë. Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe, që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj, duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e absurditetesh”.
Shqipëria vendi i plehrave
“Jo, kjo pyetje më ka munduar, sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe. Fakti është se, tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se, duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë. E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje”.
Media u bë llogore
“Por as rritja e përgjithshme e tensionit këtu në vend, me ushqimin 24 orë në 24 të një pjese të medias (e cila nuk u mjaftua me pasqyrimin e protestës qytetare, po u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët) dhe as afati që praktikisht skadon sot për një angazhim se qeveria e Shqipërisë do ta konsiderojë rrugën e miratimit ligjor të këtij operacioni, nuk na dhanë më shumë mundësi e kohë për të ezauruar këtë aspekt shumë delikat”.
Rama kundër protestuesve
“Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj. pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat”.
Mediat dhe protestuesit ndollën antiamerikanizëm
“Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli, duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi. E për t’i ndarë gjërat, duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë, ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë”.
Vendimi jo nga protestat, por mospërgjigja e dy vendeve të tjera
Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë, sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do të rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e sotme.
http://ekspres.al/index.php?option=c...12:lajme-kryes
Krijoni Kontakt