Close
Faqja 43 prej 87 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 862
  1. #421
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    pikerisht kete droge perpiqet te perdori ai vendi yt, me shpresen qe pasi te na beje anestezi, te na zhduke pa patur veshtiresi, kur flasin njerez qe as e kane idene e Shqiperise,...,po behet nje eksperiment nga amerika, qe te shohe sa shqiptare do te semuren nga gazi "sarin", sa do ta kalojne me lehte dhe sa do te nderrojne jete,..., amerika eshte nje vend kriminal,..,
    e arritet ju spiunet e greqis me na prish me ameriken, bravo u qoft
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Vetem po te nenshkruaj Llapi me hashimin Bo vaki kjo gje.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    habitem em ty DYDRINS se si ni konservator i djatht si puna jote bohet bashk me hippies kundra zhvillimit industrial

    shqipnia e humi ket rast, me sa duket po e fiton kosova
    Hahaha ka plan b, plan c, plan c pika 1 e Keshtu me radhe, mos Valle keto lloj armesh do te vijne dhe ti shperthejne Ne mes te tiranes Apo ka eksperte qe dine se cfare bejne me keto lloj armesh,,,,,,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga mateo : 14-11-2013 më 14:57
    mateo

  4. #424
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Armët kimike siriane: Te rinjte ne protesta ne mbare vendin, qeveria hesht

    Protestat, Berisha: Optimizëm i të rinjve kundër mashtrimit makbethian të Edi Ramës


    Protestat, Berisha: Optimizëm i të rinjve kundër mashtrimit makbethian të Edi RamësTIRANË-Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në facebook lidhur me protestat e të rinjve që u zhvilluan në të gjithë vendin. Optimizëm i të rinjve kundër mashtrimit të Kryeministrit Edi rama dhe për një Shqipëri pa armë kimike i ka cilësuar Berisha këto protesta.

    “Protestë e fuqishme e nxënësëve dhe studentëve të Tiranës! Vendosmëri, optimizëm i jashtëzakonshëm i të rinjëve kundër mashtrimit makbethian të Edi Ramës dhe për një Shqipëri pa armë kimike. Zoti i bekoftë!”- shkruan Berisha në facebook.

    (a.n/BalkanWeb)

  5. #425
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Replika në Kuvend për armët kimike, Berisha: Rama ja mbathi, Meta: Doni të bëni teatër

    Replika në Kuvend për armët kimike, Berisha: Rama ja mbathi, Meta: Doni të bëni teatërTIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij Rama se është ofruar vullnetarisht në New York për të shkatërruar armët kimike siriane në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se kryeministri “duhet tu japë shpjegime qytetarëve dhe jo t’ja mbathë nëpër vizita zyrtare”.

    “Kryeministri i vendit ka bërë mega mashtrimin më të madh në histori, së pari partnerëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai premtoi në New York vullnetarisht me pasion dhe entuziazëm në 3 takime të veçanta se Shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt, të cilin e refuzoi Rusia, vetë SHBA, Gjermania, Britania, Norvegjia dhe shumë shtete të tjera. I mbeti Shqipërisë që krahasuar me këto shtete në hartë ngjan me një kokërr kikiriku.”- deklaroi Berisha.

    Berisha ju referua edhe deklaratës së ekspertit Walker se Shqipëria ka pranuar ti shkatërrojë armët kimike, duke akuzuar mazhorancën për mashtrimin e qytetarëve.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili duke theksuar se ende nuk është marrë asnjë vendim për çështjen e armëve tha: “ E ka më të lehtë të besojë atë ekspertin që e cilësoi më të mirin në botë se sa të më besojë mua me të cilin ka qeverisur për katër vjet. Si mund të ketë vendim pa dëgjuar dhe zërin tënd në parlament.”

    Ish-kryeministri Berisha vijoi serinë e akuzave, duke thënë se NATO nuk i ka kërkuar asgjë qeverisë shqiptare për armët kimike, por është qeveria ajo që ka kërkuar vullnetarisht t’i shkatërrojë armët e Sirisë.

    “Kërkoj të vijë urgjent kryeministri, të japë llogari pse ka mashtruar shqiptarët. Pse ky amshim makbethian. Një njeri i qytetëruar nuk mund të luajë me një gjë të tillë. Të anulojë vizitën e tij në Beograd, të shkojë më vonë skam kundërshtim, sot është në ditën e mashtrimit të madh dhe duhet të vijë para qytetarëve shqiptarë. Mblidhni kryesinë e parlamentit shqyrtoni çdo ndryshim për referendum. Ju japim si zgjidhje referendumin, përndryshe sheshet dhe rrugët do të jenë parlamenti i Shqipërisë.”- deklaroi Berisha.

    Kryeparlamentari Meta iu përgjigj akuzave të Berishës duke i cilësuar si përpjekje të tij të bërë teatër.

    “Doni të bëni teatror, jua dhashë unë përgjigjen ne emër të kryeministrit. Interpelanca do të bëhet në kuvend për këtë çështje kaq serioze, por nuk do të kundërshtojmë rregulloren. Përjashtim do bëjmë vetëm për një deputet, i cili sot shkëlqeu edhe si ambientalist më në fund dhe kjo është për tu përshëndetur apo jo. Çarmatosuni përpara se të flisni për armët e Sirisë, çarmatosuni vetë. Çdo gjë do zhvillohet në mënyrën më transparente të jeni shumë të qetë.”- tha Meta.

    (er.nu/BalkanWeb)

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    e arritet ju spiunet e greqis me na prish me ameriken, bravo u qoft
    me ameriken te prishin ata qe planifikojne sulme ndaj ushtareve amerikane,etj dhe jo nje individ si Ilia qe shpreh ne menyren me qytetare te mundshme nje opinion personal,ne fund te fundit liria e fjales eshte themelore

  7. #427
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Blushi: Qeveria të tërhiqet nga negociatat për armët kimike

    Blushi: Qeveria të tërhiqet nga negociatat për armët kimikeTIRANË-Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar jashtë sallës së Parlamentit debatin mbi armët kimike.

    “Sot është vendi për të thënë që qeveria duhet të tërhiqet nga ky negocim, krijohet panik, perceptim i keq për Shqipërinë. Pyetja është, Pse Shqipëria? NATO ka vende që kanë kapacitete më shumë se ne dhe e kanë kundërshtuar. Pse Shqipëria? Dhe besoj se është koha që duhet të dëgjohet populli dhe të tërhiqen nga këto negociata. Nuk është koha të dëmtojmë imazhin e Shqipërisë, është koha që të dëgjojmë shqiptarët më shumë se kushdo, nuk kemi ardhur në pushtet të demontojmë armë kimike, por për të ndryshuar vendin”.

    I pyetur rreth vizitës së Edi Ramës jashtë vendit ditën e sotme dhe reagimeve të opozitës për cështjet kimike, Blushi tha: “Koicidencë vizita e kryeministrit jashtë vendit ditën e sotme, jam i bindur se ai do japë përgjigjen e duhur kur të kthehet. Por do ishte e pamundur për shumë deputetë që të votonin një akt që sjell armët kimike në Shqipëri. Opozita po futet kot në këtë çështje, nëse do ishte në pushtet do sillte armë kimike në Shqipëri. Kjo nuk është kauzë e opozitës, opozita po vjedh mitingun e popullit shqiptar”, u shpreh Blushi.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #428
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Armët kimike, Basha: Kundër asgjësimit në Shqipëri, të vendoset me referendum

    TIRANË-Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend.

    Opozita kërkoi sot që cështja e armëve kimike të zgjidhet me një referendum nga populli shqiptar duke vlerësuar si të papranueshëm asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri.

    Pas mbledhjes së grupit të PD, Basha bëri të ditur këtë qëndrim të opozitës ku përfshihet dhe një mocion për debat me kryeministrin Edi Rama.

    “Partia Demokratike do të depozitojë sot kërkesën për mbajtjen e një referendumi popullor për cështjen e armëve kimike. Për një cështje kaq jetike duhet të vendosin shqiptarët me të drejtë vote dhe përmes votës së tyre vendoset e ardhmja për më të vegjlit, dhe të porsalindurit dhe ata që nuk kanë lindur ende, sepse ne kemi detyrim tua lemë vendin më të bukur në të gjitha pikëpamjet”.

    “E cilësojmë të papranueshme asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri. Ne nuk kemi ngurruar dhe nuk ngurrojmë asnjëherë të japim kontributin për sigurinë e fëmijëve tanë, do e bëjmë tani dhe gjithmonë”.

    Basha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si mashtrues për çështjen e armëve kimike.
    “Shqiptarët i madh dhe i vogël po pyesin çpo ndodh, ngrenë zërin përmes protestave dhe duan përgjigje nga kryeministri.
    Që nga dita e parë, PD i kërkoi me forcë kryeministrit të tregojë përgjegjësi, të jetë i hapur me popullin dhe opozitën, por dëgjuam vetëm heshtje. I bëmë thirrje mos bëjë strucin, dhe më në fund foli, por shqiptarët u indinjuan dhe më shumë. Kryeministri foli me gjuhën e mashtrimit, me pozicionin e një kryeministri arbitrar. U dëshmua se Edi Rama është 2 herë gënjeshtar dhe me publikun dhe me ndërkombëtarët që kujton se po u tregon sikur drejton një vend ku ka opozitë dhe qeveri, por në fakt është vetëm ai që drejton”.

    PD vendos që ato që cilëson si mashtrime të Ramës tu kundërvihet me një kërkesë për mocion debati me kryeministrin në Parlament.
    “E nisi me mashtrime, e vazhdoi me mashtrime. Si cdo herë ka vendosur të mos e dëgjojë zërin e qytetarëve të tij, për një javë injoroi zërin e opozitës, të një populli, tani është radha jonë ti tregojmë këtij kryeministri arbitrar çfarë jemi në gjendje të bëjmë.
    Bashkë me kërkesën për referendum, PD depoziton sot dhe mocion për debat për kryeministrin mashtrues që u ka bërë gjakun ujë shqiptarëve dhe i ka përcjellë botës imazh negativ”.

    Dhe njëherë Basha garantoi shqiptarët se opozita do të jetë kurdoherë në gatishmëri të zërit të qytetarëve ndërsa bën betimin solemn se nuk do të lejojë shkeljen e demokracisë në vend.
    “Garantoj gjithë shqiptarët se zëri juaj është gjëja më e shtrenjtë. Jemi të vendosur që bashkë me ju të bëhemi barrierë e pakapërcyeshme për papërgjegjshëmrinë e Edi Ramës.
    Zotimi im solemn, asgjë nuk pengon aplikimin e demokracisë së popullit si kjo çështje kaq e ndjeshme si e armëve kimie apo për sigurine dhe dinjitetin e shqiptarëve”.

    BERISHA: SHQIPËRIA ASNJË LLOJ KUSHTI PËR SHKATËRRIMIN E ARMËVE
    Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e kreut të PD-së Basha, se demokratët janë kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë lloj kushti për të realizuar procesin e shkatërrimit të armëve kimike.

    “Referendumi është një rrugë demokratike, por ndërkohë nuk do pranojmë qoftë edhe një shkrepje të vetme, një mbushje të vetme armë kimike në Shqipëri. Shpresojmë tu përgjigjemi zërit të këtyre të rinjve shqiptarë dhe të gjithë shqiptarëve që janë sot më të fyer dhe poshtëruar se kurrë. Ai që krahason plastikat me armët kimike, ka probleme te mëdha. Ajo është një listë jeshile që qarkullon në vendet më të zhvilluara evropiane. Kurse këtë po e merr një njeri që mund të cilësohet çdo gjë por jo normal. Kjo nuk cënon në mënyrë absolute partneritetin. Do ishte absurde të mendosh që SHBA dhe Rusia të gjejnë zgjidhje në Shqipërinë që ngjan si një kikirik në hartë, krahasuar me territoret e tyre. Nuk ka asnjë lloj kushti në Shqipëri për të bërë këtë proces”,- deklaroi Berisha.


    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  9. #429
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Armët kimike siriane: Te rinjte ne protesta ne mbare vendin, qeveria hesht

    Pushteti sot po dridhet!!

    Rama merr arratine dhe i shmanget interpelances me justifikimin, "vizite" zyrtare! Po shkon te vizitoje psikiatrin qe ti shtoje dozen e qetesuesve, ti japi doze elefanti!

    Ju lumte te gjithe qytetareve per protesten masive! U shtofshin sa me shume!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #430
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Shqiperise do it thote JO! Amerikes per asgjesimin e armeve Siriane!

    Si do të shkatërrohen armët kimike? Laboratorë e specialistë nga SHBA

    Nga: EDVIN PARRUCA

    TIRANE – Nëse armët kimike të Sirisë vijnë për t’u shkatërruar në Shqipëri, procesi i eliminimit të tyre, sipas të gjitha gjasave do të kryhet nga specialistët amerikanë përmes një aparature të sapo prodhuar nga Pentagoni.

    Quhet Field Deployable Hydrolysis System (FDHS), Sistemi Portativ i Hidrolizës dhe është prodhuar nga ushtria amerikane vetëm në muajt e fundit, posaçërisht i menduar për armët kimike të Sirisë.

    Sistemi i ri dhe i paprovuar më parë u mendua nga Pentagoni për t’u dërguar në Siri, me qëllim shkatërrimin në vend të armëve kimike, por tani plani është, sipas artikullit të “Foreign Policy” të cituar në “News 24” disa ditë më parë, që ky sistem portativ të vijë në Shqipëri për të kryer këtu eliminimin e 1 mijë tonëve sarin dhe gazra të tjerë, duke qenë se situata në Siri mbetet e paqëndrueshme.

    Aparatura për të cilën po flasim kërkon 15 punonjës për të operuar dhe ka një kapacitet 5-25 ton kimikate në ditë. Sistemi përdor procesin e hidrolizës, i neutralizon kimikatet duke i përzierë me ujë dhe me reagentë si hidroksidi i sodiumit dhe hipokloriti i sodiumit dhe pastaj përmes nxehjes i kthen ato në përbërës që nuk mund të përdoren në armatime.



    Në zemër të sistemit ndodhet një reaktor titaniumi, me kapacitet 8300 litra, ku kryhen reaksionet kimike, ndërsa dhoma e punës ajroset përmes filtrave speciale për agjentet kimike. E gjithë njësia është autosuficente dhe e transportueshme. Përpara dhomës së reaksioneve ka një dhomë dekontaminimi me ajër të kondicionuar ku kalon fillimisht personeli.

    Sistemi ka edhe një laborator për analizimin e gazit helmues si edhe një sistem ngrohjeje të shpejtë, për të ngrohur ujin deri në temperaturën 90 gradë, pompa, reaktorë, cisterna deri edhe gjeneratorë të energjisë elektrike.

    Por, përveç faktit që ky është një sistem që do të operojë për herë të parë në shkatërrimin e armëve siriane, le të krahasojmë pak zhvillimin e procesit në vendet me të fuqishme ushtarakisht. Vetë SHBA, ashtu si edhe Rusia, e kanë nënshkruar prej vitesh Konventën Kundër Armëve Kimike që u hartua në vitin 1993. Prej asaj kohe të dyja vendet kanë nisur shkatërrimin e armëve të tyre kimike, por asnjë prej dy superfuqive nuk ia ka dalë akoma. Rusia mendon se do të arrijë shkatërrimin e plotë në vitin 2027, ndërsa SHBA thotë tani se do ta përfundojë procesin në vitin 2023.

    SHBA-ve u kanë mbetur 523 ton gaz sarin, vx dhe mustard, që është depozituar në Richmond, Kentaki, aty ku ndodhet një uzinë supermoderne, e quajtur Blue Grass, që ka kushtuar 2 miliardë dollarë, zë një hapësirë prej 323 km katrorë dhe do të nisë nga puna vetëm në vitin 2020. E gjitha kjo për 523 tonë gaz, gjysma e sasisë që disponon Siria.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

Faqja 43 prej 87 FillimFillim ... 33414243444553 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •