Close
Faqja 21 prej 87 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 862
  1. #201

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Vetë qeveria është një armë kimike !
    Ashtu dakort. Thashe se kishe hallin te shendeti i shqiptareve, por nese e paske politike eshte pune tjeter.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Shume je ngaterruar Xinxerfill,ndoshta nga nxitimi per t'u pergjigjur ke zhvilluar nje mendim shume ''filozofik'' por nuk na ke shpjeguar asgje.
    eshte shume e thjeshte,ministri jot eshte shprehur: ''cdo vendim qe do te marrim do ta bejme per te miren e popullit'',mundesite jane vetem dy po ose jo e thene me fjale te thjeshta.''JO'' eshte ne te mire te popullit duke pare qe populli eshte kunder ardhjes se armeve kimike.Deri ketu jemi dakord,por nese qeveria do vendose ''PO'' ne te mire te kujt popull eshte!??????
    PO-ja kundershton JO-ne, kaq e veshtire eshte per ty ta pranosh,besoj se jo.


    Kjo eshte ajo qe ka thene krieministri,duket sikur po i paraprin vendimit qe po merr.
    Urrojme te jete e kunderta. (ne kete rast do i themi bravo se veproi ne te mire te popullit)



    Armet kimike te Sirise nuk kane te bejne fare me sigurine e Usa,aq me teper me interesin e familjeve shqiptare.

    ps; me ate deklarate ministri tregon vetem injorance asgje me teper,ose mendon se shqiptaret jane te gjithe te ceket (dhe per kete mund t'i jap te drejte,e kemi treguar shume here) dhe mjafton t'i thuash qe po e bejme per te miren e popullit dhe.... ''parti enver jemi gati kurdoher''
    E ke thene vete o i zgjuari dheut. Ministri vetem sa nuk ta ka thene me goje qe JO! eshte pergjigja... Po ta ka lene te nenkuptohet sepse politika nuk eshte forum. Gjerat thuhen dhe behen me delikatese dhe dipllomaci...

    Te jeni 10000% te sigurte sa jam edhe une, asnje arme kimike nga Siria nuk do te vije ne Shqiperi as hapur ne driten e djellit e as fshehurazi ne terrin e nates sic i futi Berisha ato te Serbeve...

  3. #203

    Për: Armët kimike? le të dëgjojmë SHBA, por Jo disa kukuvajka te ish-komunizmit

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    E ke thene vete o i zgjuari dheut. Ministri vetem sa nuk ta ka thene me goje qe JO! eshte pergjigja... Po ta ka lene te nenkuptohet sepse politika nuk eshte forum. Gjerat thuhen dhe behen me delikatese dhe dipllomaci...

    Te jeni 10000% te sigurte sa jam edhe une, asnje arme kimike nga Siria nuk do te vije ne Shqiperi as hapur ne driten e djellit e as fshehurazi ne terrin e nates sic i futi Berisha ato te Serbeve...
    pse flet kot? armet kimike do vijne ne shqiperi me kerkese te rames, ndersa ky i fundit ka per tu vra.

  5. #205
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ashtu dakort. Thashe se kishe hallin te shendeti i shqiptareve, por nese e paske politike eshte pune tjeter.
    Nëse do ti pranojë armë kimike ta kisha llafin.. dhe nuk kam hall politik aspak sepse nuk i përkas asnjërës anë !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    pse flet kot? armet kimike do vijne ne shqiperi me kerkese te rames, ndersa ky i fundit ka per tu vra.
    Ju PeDe-istat keni patur gjithmone imagjinate te shfrenuar

  7. #207
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Sapo degjova intervesten e Rames.
    Tha qe do informoje publikun per vendimin qe do marre qeveria, dhe patjeter qe do jete nje vendim qe do na beje krenare...

    Publik eee.... aaa qearrata o qerrata...

    2 muj qeveri edhe na qun publik...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Armët kimike? le të dëgjojmë SHBA, por Jo disa kukuvajka te ish-komunizmit

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Mos u bashko me korin e kukuvajkave te ish-komunizmit qe derdhin lot krokodili.
    As mos mbaj iso-n e histerise kolektive anti-amerikane.
    Askush -as NATO dhe as SHBA nuk kerkon ndotjen e tokes shqiptare.
    Armet kimike siriane jane dy tipesh: Sarin dhe NAPALM. Napalmin Shqiperia mund ta shkaterroje. por NATO DO TE NA DERGOJE TEKNOLOGJINE DHE ASISTENCEN E VET. Cfare e gjeti SHQIPERINE NGA NATO/ vetem te mira.
    Prandaj duhet te heshtesh kur partneret strategjike te kerkojne ndihme. Turp per Ty qe shprehesh mos i ndy temat. Temen po e ndyn i ju - qe po merrni anen e anti-amerikaneve. dy here turp per ju qe nuk po kuptoni kush eshte i eqi ketu. Cfare hajri ke pare nga ata llafazanet komuniste qe kane zaptuar mediat shqiptare? vetem kuje, zi dhe frikesim te popullates. Asgje e tille nuk ka per te ndodhur.
    O Piro eksperti,qe ju a fut dhe eksperteve te ushtrise mbi njohjet e Sarin-it,tani na doli dhe Napalm,se neser do dale Salce Domate...per ty dhe per cdo Kungull tjeter.....
    1-shqiperia KURRE nuk ka Shkateruar Lende Kimike,por ka bere C'aktivizim ose demontin,nuk e di e kupton ndryshimin nga Demontimi dhe Shkaterimi,dhe mbetjet jane akoma aty ne shqiperi.
    2-Shqiperia leshte e CURRES ka perfituar nga NATO,aq sa do perfitoje nga Komiteti i Hajduteve me emrin BE,qe shqiptaret po shqyejne sy e veshe se cdo thote BE-ja,por do ta kuptojne kur nje buke qe sot e Blejne diku te 100 lek ose 1000 lek(nuk e di sakte) nneser do ta blejne 1 Euro.
    3-Deshiroj qe ta shoh LIVE ne TV kur Shkaterimi i Ketyre lendeve e filloje nga Shpia jote e para
    4-Rastet me Kancer ne Albanistan nga 1990 deri ne 2013 jane shtuar deri me 37%,R.Alia vellai shpirteror i Saliut,Nanos,Edit etj,solli mijera litra me mbetje Toksike ne vitet 1990 - 1993,nje pjese duke u lene hapur neper stacione treni e qyteteve te Albanistanit,derisa nje pjese u derguan ne Gjermani,qe SKIPETARET KUNGUJ,mos te vdisnin si ne SIRI sot.
    5-Duke pare qe je i vogel ne moshe,ose ke mungese te heksuar informacioni,mos fol kot pa lidhje,se po te ishe mes shokeve e te flisje keshtu,do haje ndonje Shapulle qe te vinte mendja verdalle.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 12-11-2013 më 18:23

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Alti Elezi për postimin:

    Gentian_gr (12-11-2013)

  10. #209
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Helmet e Sirisë, zyrtarisht në Shqipëri


    Miratimi i helmeve kimike është bërë në 15-18 tetor, por deputetët janë informuar para 3 ditësh në fshehtësi dhe me dyer të mbyllura

    Ajo prej së cilës kemi pasur më shumë frikë, ka ndodhur qysh në javën e tretë të tetorit, por situata është mbajtur e fshehtë, për shkak të reagimit popullor dhe frikës nga zhvillimet ardhshme brenda vendit. Vendimi për pranimin e helmeve kimike të Sirisë, në vendin tonë është dhënë rreth datave 15-18 tetor të muajit të kaluar dhe për këtë ngjarje kanë pasur dijeni vetëm tre vetë, të cilët kanë qenë, Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ministrja e Mbrojtjes. Vendimi është marrë në mënyrë të shpejtë, të çuditshme dhe të njëanshme, sepse për këtë qëndrim nuk ka pasur dijeni as presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili përveçse është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ai mban njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Sigurisë Kombëtare. Aq e vërtetë është kjo, saqë ende nuk dihet roli dhe mendimi i presidentit për këtë problem madhor. Nga ana tjetër, zhvillimi i mëtejshëm apo përhapja e lajmit në radhët e deputetëve socialistë është bërë në mënyrë “top sekret”, duke u kërkuar atyre të mos kundërshtojnë asnjë premtim, të bërë në mesin e tetorit.

    Deputetët

    Deputetët socialistë janë informuar 3-4 ditët e fundit, duke ua shpjeguar situatën, sikur kjo punë duhej bërë patjetër dhe njëkohësisht duheshin mbajtur sekrete detajet e tjera. Është thënë gjithashtu se, “kemi qenë të detyruar ta bëjmë miratimin”, dhe se nuk kishim rrugë tjetër”. Nga ana e vet deputetët rozë kanë dëgjuar të traumatizuar variantin e rrëfimit që u thuhej duke u befasuar nga mënyra e shpërfilljes që është bërë ndaj tyre.

    Protesta dhe ambientalistët

    Një pjesë e drejtuesve të ambientalistëve janë paguar nga segmente shtetërore që të vihen në krye të protestave dhe në një moment të caktuar, ta lënë përgjysmë atë, duke e lënë qeverinë të qetë. Pra një pjesë e atyre që zënë vendet e para në rreshtat e protestuesve, janë njerëz të paguar që do të veprojnë sipas skenarit shtetëror, kundrejt pagesave apo peshqesheve të ndryshme që do të marrin për strategjinë e tyre në këto protesta. Ndërsa intelektualët e ndershëm dhe populli i thjeshtë janë hedhur në këto protesta me ndershmërinë dhe sinqeritetin maksimal, duke mbrojtur me zjarr të ardhmen e fëmijëve të tyre. Në këtë radioskopi të gjendjes së krijuar është zbuluar, se ky problem është mbështjellë me mashtrim dhe falsitet, deri edhe tek liderët që do të drejtojnë protestat popullore, kundër qeverisë. Pra, këta përfaqësues të protestave po bëjnë lojë të dyfishtë duke çorientuar krejtësisht opinionin publik, në një moment të caktuar, kur atyre do t’u vijë urdhri të tërhiqen nga protestat dhe ta ndërpresin atë.

    Ambasadori i SHBA-ve

    Disa burime të tjera sqarojnë se kjo ngjarje është një fitore e punës diplomatike të ambasadorit Arvizu, ku padyshim kontributi i tij, pati rolin e vet në miratimin e futjes së helmeve siriane në Shqipëri. Përpara kësaj ngjarjeje, Arvizu nuk kishte shumë alternativa për të zgjedhur, por tanimë rruga e tij diplomatike duket e do të vazhdojë nga kjo fitore e madhe që ai arriti me lidershipin e qeverisjes së shqiptarëve. Ky është një sukses si përsosur dhe personal i ambasadorit Arvizu, që e rrit ndjeshëm imazhin e tij në postet e ardhshme që e presin. Nga ana tjetër duhet thënë se të gjitha debatet për pagesat janë qesharake dhe thuajse inekzistente në shifrat që përfliten, sepse specialistëve që merren me këto punë u nevojitet vetëm vendi, apo toka ku ato do të neutralizohen.

    Si do të shkatërrohen armët kimike me laboratorë e specialistë nga SHBA-të

    Nëse armët kimike të Sirisë vijnë për t’u shkatërruar në Shqipëri, procesi i eliminimit të tyre, sipas të gjitha gjasave do të kryhet nga specialistët amerikanë përmes një aparature të sapo prodhuar nga Pentagoni. Quhet Field Deployable Hydrolysis System (FDHS), Sistemi Portativ i Hidrolizës dhe është prodhuar nga ushtria amerikane vetëm në muajt e fundit, posaçërisht i menduar për armët kimike të Sirisë. Sistemi i ri dhe i paprovuar më parë u mendua nga Pentagoni për t’u dërguar në Siri, me qëllim shkatërrimin në vend të armëve kimike, por tani plani është, sipas artikullit të “Foreign Policy” të cituar në “Nevvs24” disa ditë më parë, që ky sistem portativ të vijë në Shqipëri për të kryer këtu eliminimin e 1 mijë tonëve sarin dhe gazra të tjerë, duke qenë se situata në Siri mbetet e paqëndrueshme. Aparatura për të cilën po flasim kërkon 15 punonjës për të operuar dhe ka një kapacitet 5-25 ton kimikate në ditë. Sistemi përdor procesin e hidrolizës, i neutralizon kimikatet duke i përzierë me ujë dhe me reagentë si hidroksidi i sodiumit dhe hipokloriti i sodiumit dhe pastaj përmes nxehjes i kthen ato në përbërës që nuk mund të përdoren në armatime. Në zemër të sistemit ndodhet një reaktor titaniumi, me kapacitet 8300 litra, ku kryhen reaksionet kimike, ndërsa dhoma e punës ajroset përmes filtrave speciale për agjentet kimike. E gjithë njësia është autosuficente dhe e transportueshme. Përpara dhomës së reaksioneve ka një dhomë dekontaminimi me ajër të kondicionuar, ku kalon fillimisht personeli. Sistemi ka edhe një laborator për analizimin e gazit helmues si edhe një sistem ngrohjeje të shpejtë, për të ngrohur ujin deri në temperaturën 90 gradë, pompa, reaktorë, cisterna deri edhe gjeneratorë të energjisë elektrike. Por, përveç faktit që ky është një sistem që do të operojë për herë të parë në shkatërrimin e armëve siriane, le të krahasojmë pak zhvillimin e procesit në vendet me të fuqishme ushtarakisht. Vetë SHBA-të, ashtu si edhe Rusia, e kanë nënshkruar prej vitesh Konventën Kundër Armëve Kimike që u hartua në vitin 1993. Prej asaj kohe të dyja vendet kanë nisur shkatërrimin e armëve të tyre kimike, por asnjë prej dy superfuqive nuk ia ka dalë akoma. Rusia mendon se do të arrijë shkatërrimin e plotë në vitin 2027, ndërsa SHBA thotë tani se do ta përfundojë procesin në vitin 2023. SHBA-ve u kanë mbetur 523 ton gaz sarin, vx dhe mustard, që është depozituar në Richmond, Kentaki, aty ku ndodhet një uzinë supermoderne, e quajtur Blue Grass, që ka kushtuar 2 miliardë dollarë, zë një hapësirë prej 323 km katrorë dhe do të nisë nga puna vetëm në vitin 2020. E gjitha kjo për 523 tonë gaz, gjysma e sasisë që disponon Siria.

    http://gazetatelegraf.com/helmet-e-sirise-zyrtarisht-ne-shqiperi/

  11. #210
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Armët kimike? le të dëgjojmë SHBA, por Jo disa kukuvajka te ish-komunizmit

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Nato nuk ka te beje fare ne kete ceshtje,llogjet tregoja ndonje tjetri,nuk eshte histeri aanti amerikane sic mundohesh ta trajtosh ti apo dikush tjeter por eshte histeria me e qelluar qe shqiptaret (ata qe jane kapur nga histeria) po realizojne ndonjehere.Te heshtesh...hahaha na bere te qeshim o pirro.

    Shprehja ''mos i ndy temat'' ka dhe nje vazhdim qe ti nuk e sheh sepse je i zene me shkrimet e tua, ''no name'' eshte vazhdimi dhe eshte firma ime,nuk ka te beje fare me ju apo me shkrimin tuaj,tregohu me i kujdesshem me karakteristikat e forumit,mos mendo vetem te shkruash ''socializma rilindesish''.

    Llafazanet komuniste kane zaptuar mediat ndersa bujte e komunisteve shtetin.
    Vella mos u ngut me etiketime pasi nuk kemi qitur ne drite asgje me etiketime. Vertete kjo do te ishte nje padrejtesi qe do tu behej shqiptareve dhe ne kete rast ndotjes qe do te behej ne Shqiperi e qe do te mund te kalonte edhe ne Kosove ku do te demtoheshin njerezit. Edhe 7 miliarde euro te ofroheshin si kompenzim nuk do te duhej te pranoheshin pasi ndotin ambientin, nuk jemi kafshe qe te tallen me ne, edhe ne jemi njerez, jeta e shqiptarit eshte e barabarte me ate te amerikanit, kerkojme respekt per jetet tona dhe te familjeve tona ne pergjithesi, megjithese momentalisht nuk gjendem ne Kosove. Krejt kjo eshte nje politike e felliqur ne dem te qytetareve. Do te duhej te kishte referendum e jo te vendosin nje grup i vogel njerezish, por kjo nuk ndodhe tek ne.

    Shok te kam por nuk mund te te detyroj qe ta marresh nje bombe e ta shkatrrosh ne oborrin tend, aq me teper kur ne te gjenden helme kimike.

Faqja 21 prej 87 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •