Close
Faqja 12 prej 87 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 862
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kjo eshte per tu verifikuar ..... fakti eshte qe ka disa vite qe flitet per importin e "mbeturinave" prej vendeve te huaja .... do te doja shume qe debati i nisur prej te pakten 8 (tete) viteve te mos ishte e lidhur fare me kete histori ..... te shohim se "cirku" vazhdon ....

    Ka shume mundesi qe te jete e lidhur me punen e mbetjeve kjo pune, por me 23 Dhjetor me Referendumi,n do te morin pergjigje te mire keta......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri


  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Ambjentalistet, proteste ne Tirane kunder armeve kimike nga Siria.

    Emri:  AKIP_Peticion2_2013.png

Shikime: 573

Madhësia:  115.8 KB

    Aktualisht jane arritur 18,175 nenshkrime...
    Mungojne edhe rreth 2000.

    Nenshkruani ketu...

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Luftuan ashper per te hequr plehrat.....per te sjelle armet kimike!!!
    Ti je thjeshte nje viktime mediatike...

    -------------------

    Njeri thote erdhen armet, tjetri thote nuk i bejme dot ti cojme mbrapsht, keta te tjeret thone oburra te emigrojme jashte Shqiperise se do vdesim...

    Avashni o te uruar se ska thene njeri qe do vije gje ne Shqiperi, po i fryn media budalliqet qe qarkullojne verdalle edhe oburra zjarr ju si pushka jevgut.

    Po ta financojne dhe ndertojne impiantin sipas parametrave te duhur atehere ska perse te mos shkaterrohen ne Shqiperi sic behet ne te gjithe boten, nese nuk e ndertojne, qe eshte edhe gjasa me e madhe duke marre parasysh koston dhe kohen qe duhet per kete gje, atehere asgje ska per te ndodhur. Per me teper derimetani Rama ka marre vendime teper populiste, ska perse te ndryshoje drejtim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 10-11-2013 më 19:40

  5. #115
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ambjentalistet, proteste ne Tirane kunder armeve kimike nga Siria.

    Mos hapni websajte vari lesht me reputacion zero qe nuk i njeh as i lexon kush.
    =====

    Ankesat dhe peticioni per kimikatet duhen bere te dy organizatat me te fuqishme ambjentale internacionale.
    1.Greenpeace international
    Greenpeace began in 1971 when a group of activists put themselves directly in harm’s way in order to protest nuclear testing off the coast of Alaska. Believing that concerted action from ordinary people is the best way – according to their signature quote from Margaret Mead, the only way – the organization has helped to stop whaling, nuclear testing, as well as leading efforts to protect Antarctica. Over 2.8 million members worldwide.
    http://www.greenpeace.org/international/en/
    Kontakt Greenpeace
    http://www.greenpeace.org/international/en/ (Klik ne butonin jeshil Email dhe postohet peticioni)

    2.Worldwatch Institute
    The largest and most respected environmental news research service, this environmental organization publishes online as well as providing science-based environmental information and news to over 100 countries. Founded in 1974, the mission statement notes that “Worldwatch research is the gold-standard for sustainability analysis for decision makers in government, civil society, business, and academia.”
    http://www.worldwatch.org/
    Kontakt:dega Europe
    Worldwatch Institute Europe
    Strandgade 12 B
    1401 København K
    Copenhagen, Denmark
    Tel: (+45) 2087 1933
    E-mail: info@worldwatch-europe.org
    Opening hours: Monday-Friday 10:00-15:00
    Website: www.worldwatch-europe.org
    For media enquiries, please contact:
    Katerina Batzaki, Press Officer
    kbatzaki@worldwatch-europe.org
    tel: (+30) 697 296 0578
    Duhen kontaktuar keto dy organizata dhe te njihen me problemin e kimikateve te Sirise.
    Pasi keto te njihen me problemin keto mund te botojne ne websajtet e tyre informacionin,peticionin,news per kimikatet nga gazeta shqiptare,video,foto etj
    E cfare ndodh pastaj?Keto dy websajte kane miliona abonente dhe u dergon email ne forme newsletter te gjithe abonenteve
    Pjesa me e madhe e aboneneteve jane intelektuale,inxhinjere doktore punonjes te shkencave institucioneve kerkimore biologe,punonjes akademish,punonjes agjensish qeveritare.
    Cfare ndodh pastaj?Keto persona do shkruajne per situaten e kimikateve ne Shqiperi ne blogjet/forume websajte te tyre dhe do sensibilizhet opinioni ne gjithe boten dhe kjo do ndikoje ne nderhyrje nga qeverite,organizata ne Europe te ndalojne transportin e kimikateve ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-11-2013 më 19:55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e genti11
    Anëtarësuar
    20-02-2013
    Postime
    22

    Për: Ambjentalistet, proteste ne Tirane kunder armeve kimike nga Siria.

    Nuk e kuptoj perse keto arme kimike nuk shkaterrohen ne Siri??!!
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pse, s'mjaftuan prurjet e "kultures" islamike nga vellezerit osmane, tani kerkojne te na "ushqejne" mbeturinat ruse te lyf Asadit kta vellezerit e tjere?! Xhaj Sem, ju mucho lloko bruh!

  8. #118

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Intelektualët, kundër SHBA: “Jo” armëve siriane në Shqipëri

    Emrat më të njohur në fushën e letrave, historisë, muzikës e teatrit dalin kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Në një forum në “Gazeta Shqiptare”, Robert Ndrenika, Flutura Açka, Luan Rama, Agim Krajka, Amik Kasoruho, Arben Puto, Muzafer Korkuti, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Aurel Plasari dhe Dom Gjergj Meta i thonë “Jo” kërkesës amerikane ndaj qeverisë shqiptare. Intelektualët, sqarojnë arsyet e këtij refuzimi, teksa i kërkojnë SHBA-së të mos ushtrojë ‘presion’. Ka prej tyre, që bëjnë thirrje për protestë, ashtu sikundër bëhet thirrje për të mos e shndërruar tokën dhe ajrin shqiptar në një laborator eksperimentesh. Secili prej intelektualëve i është përgjigjur kësaj pyetjeje: A jeni kundër apo pro ardhjes së armëve kimike siriane në vendin tonë? Më poshtë reagimet.

    Luan Rama
    Sigurisht që jam kundër! Cili shqiptar mund të jetë aq miop sa të mos kuptojë se s’kanë vend armët kimike në Shqipëri?! Bota ka plot shkretëtira ku mund t’i shkatërrojë armët kimike, duke filluar së pari nga vetë Siria, që i ka këto armë... Të pranosh armët kimike, është jo vetëm një akt kundër interesave dhe integritetit të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, por dhe interesave evropiane. Evropa do të habitej dhe do të kishte shumë pikëpyetje ndaj Shqipërisë nëse kjo gjë do të pranohej nga qeveria shqiptare. Nëse kërkojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të jemi në unison me principet e kësaj Evrope. Asnjë vend nga demokracitë e Evropës nuk do të pranonte të asgjësonte armët kimike të Sirisë në vendin e tij.

    Agim Krajka
    Jam një milion herë kundra. Nuk na duhen armët kimike, prej tyre nuk na vjen asnjë e mirë. Janë të dëmshme, për shëndetin e shqiptarëve dhe për vendin.

    Flutura Açka
    Nëse dëshirojmë një Shqipëri të sigurt, për vete, për fëmijët dhe brezat që vijnë, duhet të protestojmë kundra ardhjes së armëve. Të shkojmë para Kryeministrisë, pa parulla, pa organizim, thjesht duke parë nga Kryeministria në lulishte! Populli ka mësuar si t’ua presë biletën pushtetarëve. Madje po të fusë edhe armët kimike të Sirisë, nuk do t’i shpëtojë gjykimit. Nuk besoj se protestoi për plehrat në opozitë, për të sjellë helmin tani në pozitë. Mjafton të flasin specialistët, siç kanë folur. Të tjerët i besojnë dhe i bashkohen protestës së tyre. Mua së paku më mjafton fjala e tyre, por mbi të gjitha, kundërshtitë e vendeve të civilizuara. Mendo, Norvegjia, me male e ujëra pafund, e refuzoi kategorikisht... Mungesa e transparencës mbi këtë çështje nuk më pëlqen. Ku i mbetën oficerët madhorë kësaj të mjere ushtri, e shkuakan majtas e djathtas që t’i bëjnë më lehtë zullumet..

    Arben Puto
    Është një opinion i tërë i shqetësuar për çështjen e këtyre armëve, pasi rreziqet janë të mëdha. Kam lexuar opinione kundra dhe pro ardhjes së armëve kimike. Disa thonë se do krijohet teknologjia e duhur për t’i asgjësuar, e nga ana tjetër kam lexuar edhe ekspertë që njohin fushën, të cilët thonë se ardhja e tyre është e rrezikshme. Kam dëgjuar edhe deklaratën e kreut të Parlamentit, Ilir Metës, i cili tha se nuk kemi shpatulla për këtë punë. Unë, si njeri i thjeshtë, jam kundër ardhjes së tyre në Shqipëri. Njerëzit e thjeshtë janë; bashkohem me mendimin e tyre se nuk duhet të bëhemi servilë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne, kemi parë në media, dëmin që këto armë kanë bërë në Siri. Vetë Obama atë kohë pati thënë: “Është llahtar, e tmerrshme!” Besoj se qeveria shqiptare do ta gjykojë si duhet këtë rast. Nuk na vjen mirë që na duhet të jemi “kundër” SHBA-së për këtë çështje, por edhe SHBA nuk duhet t’i bëjë ‘presion’ qeverisë përderisa opinioni publik po reagon kundër.

    Aurel Plasari
    ARMET KIMIKE NE SHQIPERI DO TE VIJNE
    Nëse ndokush dallon ironi ose sarkazëm në postimet e mia, kjo nuk do të thotë se jam nga ata që çështjen e ardhjes në Shqipëri për asgjësim të armëve kimike e marrin me çiqitëmizëm. Jo. Por arsyetimi më nxjerr në përfundimin që këto armë do të vijnë në Shqipëri ose kështu, ose ashtu, pra si rrjedhojë e të dyja mundësive.
    Mundësia e parë që deri tani është dukur: Pushtetari i sotëm e pranon ardhjen e tyre - në mos e lyp vetë - si një ‘yesman’ i Vëllait të Madh, duke llogaritur që rrit kështu autoritetin e vet ndërkombëtar, çfarë edhe i jep sigurinë për jetëgjatësi në pushtet.
    Mundësia e dytë që e ëndërron gjindja: Pushtetari i sotëm nuk e pranon ardhjen e tyre, d.m.th. guxon e i thotë “Jo” Vëllait të Madh, dhe në këtë mënyrë detyrohet të heqë dorë nga pushteti për t’ia lënë “një Tjetri”.
    Në të dyja mundësitë, armët kimike në Shqipëri do të vijnë, sepse edhe në rastin e mundësisë së dytë vetëkuptohet se, “Tjetri” që do të vijë në pushtet për të zëvendësuar pushtetarin kundërshtues nuk do të jetë veçse një ‘yesman’.
    “Tertium non datur”: Mundësi e tretë nuk ekziston. Kjo formulë, që dëfton në filozofi parimin e mundësisë së tretë të përjashtuar, na vjen qysh nga Logjika aristotelike. Madje, që gjindja ta mbledhë mendjen dhe ta kuptojë, po zbres në terren real, duke e zbatuar formulën si një shkrimtar i lashtë latin: “Aut amat aut odit mulier, nil est tertium”. D.m.th.: “Një grua ose dashuron ose urren, mundësi të tretë nuk ka”. Afërmendsh, ky variant i fundit nuk ka aspak lidhje me pushtetarin, ishte thjesht një ilustrim.
    (Ky është postimi i profesorit në rrjetin social “Facebook”, nën emrin: Anonimi i Mjekësit)

    Robert Ndrenika
    Jam kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Nuk kam asnjë koment tjetër, thjesht nuk dua të vijnë këtu.

    Muzafer Korkuti
    Besoj se kjo është një gjë shumë e qartë, qoftë si qytetar e qoftë si kryetar i Akademisë së Shkencave: Ardhja e armëve kimike siriane në Shqipëri është e papranueshme. Ato do të sjellin vetëm dëme për vendin tonë. Për aq sa i njoh unë fushën dhe lëndët toksike, mund të them se përgjigjja jonë për to është “Jo”. Shteti shqiptar, duhet të gjejë rrugë tjetër për këtë çështje dhe nuk duhet të pranojë ardhjen e tyre.

    Amik Kasoruho
    Në këtë rast, ka vlerë fjala e çdo njeriu. Unë jam absolutisht kundër. Nëse e ngritëm zërin për tri pemë e gjysmë që u prenë pranë Liqenit Artificial, nëse e ngritëm zërin në qiell për plehrat, më thoni pak, si mund të jemi dakord për ardhjen në Shqipëri të armëve kimike?!

    Dritëro Agolli
    Jam kundër ardhjes së armëve kimike siriane. Nuk duhen sjellë në Shqipëri.

    Kristo Frashëri
    Jam absolutisht kundër asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

    Dom Gjergj Meta
    Më së pari jam kundër armëve kimike në përgjithësi. Armët kimike duhet të shkatërrohen, por pyetja është: Pse në Shqipëri? Ne nuk mund të rrezikojmë popullsinë dhe ekologjinë shqiptare në raste gabimesh që mund të bëhen, duke qenë se nuk kemi ndonjë përvojë të madhe në këtë kahje. Nëse pastaj këtu hyjnë edhe çështje përfitimesh ekonomike, si një shkak për të pranuar këtë gjë, atëherë, sa ia vlen të rrezikosh për një dollar më shumë, kur mund të bëhen dëme që nuk ka dollar që i paguan më?! Kam shkruar edhe në “Pregrinues.al” (uebsajt) se kemi të bëjmë me një eksperiment. Si duket, oferta e majme, apo “haraçe” të tjera që duhet t’u paguajmë aleatëve tanë, po e kthejnë tokën dhe ajrin shqiptar në një laborator eksperimentesh. Qeveritë e Turqisë, Norvegjisë e Jordanit nuk e kanë pranuar një gjë të tillë e duket që qeveria shqiptare është “përulur” përballë kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dje është zhvilluar një protestë në Tiranë. Kësaj proteste dhe të tjerave për armët kimike duhet t’u shtohen zërat e faktorëve të tjerë civilë e gjithashtu edhe faktorët religjiozë, që kanë për zemër të mirën e përbashkët të njerëzve dhe të ardhmen e ekologjisë së dheut shqiptar.

    Fatmira Nikolli - G.SH

    Dhe shume te tjere kane dhene mendimin e tyre kunder ... Ku eshte Kadare ne kete liste?!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Ka vite e vite qe kritikohet Enver Hoxha per kundershtite dhe injorimin qe kishte qysh ne vitet 50-60 kunder "imperializmit amerikan". Tani po e bejme ne vet nje gje te tille....
    E thash kete sepse me beri pershtypje nje thenie te njerit me lart ku kishte thene se nuk duhet te behemi servil te SHBA-se. Sa te mjere qe "jemi"..."bejme" nje kundershtim apo miratim dhe nuk e "dijme" se per cfare e bejme. Apo sepse "jemi" opozitar te pozites dhe anasjelzas (miratimi)????!!!!

    P.S.Fjalet te futura nen thonjeza; eshte nje pergjithesim i ironizuar.

  10. #120
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ambjentalistet, proteste ne Tirane kunder armeve kimike nga Siria.

    Citim Postuar më parë nga genti11 Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj perse keto arme kimike nuk shkaterrohen ne Siri??!!
    U arrit marreveshja me ruset qe lendet kimike te largoheshin nga Siria per te evituar
    nderhyrjen me trupa ushtarake nga amerikanet.Europa dhe Amerika nuk u besojne Sirianeve.
    Thone qe sirianet nuk dijne si te bejne shkaterrimin.
    Ekziston rreziku i incidenteve,ndotjes dhe vdekjeve me pasoja katastrofike,nqs do i lihej Sirianeve ta benin vete.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 12 prej 87 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •