Close
Faqja 0 prej 87 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 862
  1. #1

    Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqipëri

    Luftuan ashper per te hequr plehrat.....per te sjelle armet kimike!!!


    Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë për të shkatërruar armët kimike siriane në territorin shqiptar. Lajmi i publikuar në “National Journal” e rëndit Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalin kimik sirian. Gjithashtu, po negociohet edhe me vendet e tjera si: Norvegjia, Belgjika, Rusi, SHBA, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

    Por Ministria e Jashtme e Norvegjisë e ka kundërshtuar idenë e shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj, me pretendimin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë.

    Sipas Iniciativës për Kërcënimet Bërthamore, Uashingtoni ka kërkuar që aleatët e tij të Evropës perëndimore të marrin në konsideratë shkatërrimin e armëve kimike në vendet e tyre përkatëse. Duke u bazuar në vendimet e ndërmarra me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë javëve të kaluara, Paul Walker, drejtor i sigurisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë në organizatën “Green Cross International” u shpreh se Shqipëria, Belgjika dhe Franca, por duke theksuar këtu Shqipërinë dhe Belgjikën, janë opsionet më të mundshme për ta realizuar shkatërrimin e armëve kimeve të Sirisë. Shqipëria thuhet se është më e interesuar të pranojë disa ose të gjithë arsenalin e armëve kimike të Sirisë.

    “Shqipëria në vitin 2007 ishte vendi i parë në botë që shkatërroi të gjithë arsenalin e saj të armëve kimike në mënyrë të verifikueshme gjatë një periudhe 6 mujore, duke përdorur furrë djegie gjermane por duke i ardhur në ndihmë edhe teknika zvicerane”,- është shprehur Walker.
    “Shqipërinë ma kanë përshkruar entuziaste lidhur me këtë çështje” tha Charles Duefles, i cili ka shërbyer në vitet 1990’ si zëvendës kryetarë i Komisionit Special të Kombeve të Bashkuara.

    “Ka gjasa që Shqipëria të fitojë shumë para nga shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë dhe një sipërmarrje e tillë do t’i bëjë ata qytetarë të mirë ndërkombëtarë”-u shpreh Richard Butler, i cili më parë ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i komisionit special të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin e Irakut.

    Megjithatë Shqipëria duke ndërmarrë një përgjegjësi të tillë do të përballet edhe me sfida të mëdha si sigurimi dhe logjistika. Gjithashtu, disa ekspertë janë shprehur se Shqipëria njihet si një vend shumë i korruptuar në sektorin publik dhe shton mundësinë se disa armë kimike nga arsenali i Sirisë mund t’i çojë në treg të zi ose tek ekstremistët.

    Ambasada Shqiptare në Uashington nuk e ka komentuar këtë çështje. Sipas Walker, Shqipëria mund të jetë një opsion i mundshëm por ekspertiza e dobët e teknikës dhe sigurimit mund të paraqesë probleme duke shtuar se këtë çështje mund ta realizojë ashtu siç duhet një vend i zhvilluar mirë. Mbetet ende e paqartë nëse ligjet e mjedisit të Shqipërisë mund të jenë më tolerante se ato të kombeve të Evropës Perëndimore. Megjithatë, çdo shenjë paralajmëruese që procesi i shkatërrimit mund të sjellë tym helmues apo kontaminim të ujërave nëntokësorë përbën jo vetëm problem serioz për shëndetin publik, por gjithashtu edhe një përgjegjësi politike për Uashingtonin dhe aleatët e saj, pasi janë ata që po mbikëqyrin këtë përpjekje”-u shpreh Walker.

    Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë kimike.

    Momentalisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare për lajmet e përhapura në mediat e huaja. Ndërkohë ambientalistët shqiptarë i kanë bërë thirrje qeverisë që të refuzojë kërkesën e OKB-së për transferimin e një pjesë të arsenalit të armëve kimike të Sirisë për t’u shkatërruar në Shqipëri.

    Aleanca Kundër Importit të Plehrave, është shprehur se transferimi i armëve kimike të regjimit të Bashar Al Assad është kundër ligjeve dhe interesave të vendit.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    do dalin tani edi rama dhe do thoj - jo po gjerat kane ndryshuar, kemi kerkese nga aleati yne me i madh, amerika.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pse armet kimike duhen shkaterruar jashte Sirise nuk e kuptoj?
    Nje lajm ketu nga CNN thote qe po shkaterrohen ne Siri.
    http://www.cnn.com/2013/10/31/world/...-weapons-opcw/
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Artikullin ne origjinal mund ta lexoni me poshte

    http://www.nationaljournal.com/globa...ction-20131030

    Po sipas burimit te mesiperm, sugjerimi fillestar thuhet se ka ardhur nga Rusia

    Of the countries still mulling a possible role, Albania is said to be most keen on accepting some or all of Syria's chemical arsenal. One U.N. source said the Southeastern European nation may have been initially approached by the Russian government about taking on the project.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 01-11-2013 më 00:15
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    asgje te keqe nuk ka..nuk e di pse ka kaq frike nga gjera te tilla..nese keto arme shkaterrohen sipas parametrave bashkohore pse duhet te shqetesohemi..ne kemi shkaterruar qindra ton mbetje kimike te regjimit komunist dhe askush nuk tha obobo cka po behet..plus tonelata te tera armatimesh te tjera qe vashdojne te shkaterrohen edhe sot..edhe plehrat le te vijne ne shqiperi sipas parametrave mjedisore..ska asgje te keqe..shqiperia vetem fiton..

    politikanet e dine qe keto gjera jane te ndjeshme dhe e bejne gogol..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Do kerkoj ndere Amerika patjeter. Shpresoj mos ndodhe

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pse pranoi Shqipëria që të bëhet pjesë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë?

    Publikuar më 01.11.2013 |

    Në vitin 2007, Shqipëria u bë vendi i parë në botë që shkatërroi të gjitha armët kimike, ku në mënyrë të verifikueshme eliminoi 16 ton gaz mustard dhe agjentë të tjerë toksikë. E bëri këtë në një periudhë 6-mujore duke përdorur furrë djegieje gjerman dhe asistencë teknike zvicerane.

    Bjorn Arne Johnson, kimist që është marrë me çështjen e armëve kimike prej më shumë se 30 vitesh, thotë në një intervistë për “Voice of Russia”, arsyet se pse Shqipëria vendosi të jetë pjesë e procesit për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

    Kur flasin për planin e shkatërrimit të armëve kimike, pse pikërisht Shqipëria? A e shihni si racional një vendim të tillë për të shkatërruar armët siriane në tokën shqiptare?

    Shqipëria së fundmi ka shkatërruar të gjitha armët e saj, kështu që mendoj se për këtë arsye e kanë përzgjedhur si vend të mundshëm.

    A mendoni se Shqipëria është i vetmi vend që teknikisht mund ta bëjë një gjë të tillë?

    Jo, jam i sigurt që ka edhe vende të tjera. Por për momentin janë katër vende, të cilave iu është kërkuar një gjë e tillë: Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Norvegjia. Prandaj kanë përfunduar tek Shqipëria, besoj.

    A mund të na flisni për pasojat? Njerëzit kanë nisur që të bëhen nervozë kur dëgjojnë se armët kimike do shkatërrohen në vendin e tyre. Po ju pyes se sa e rrezikshme është një gjë e tillë? Çfarë pasojash ka për mjedisin? A ka rrezik për njerëzit që janë pranë vendeve të demontimit?

    Natyrisht që është e rrezikshme. Por mendoj se siguria rreth vendeve të demontimit është gjithmonë e mirë dhe procedura është e njohur. Nuk mendoj se nëse bëhet në një vend me siguri, duhet të ketë probleme. Kështu që mendoj se askush nuk duhet të jetë i frikësuar.

    Pyetja tjetër është se Shqipëria ka shkatërruar vetëm 16 ton, kurse Siria ka mijëra ton me gaz sarin? Si mund të transportohet diçka e tillë?

    Ata kanë diskutuar për ta bërë diçka të tillë me anije. Por më duket se Suedia ka thënë se mund ta transportojë me avion. Dhe mendoj se kjo është e mundur që të bëhet nga Siria për në Shqipëri, për shkak se nuk duhet të kalojnë vende të tjera. Për shkak se kjo metodë është përdorur në Norvegji, mendoj se do jetë e pamundur për shkak se duhet të kalosh shumë vende dhe mendoj se do nuk do ketë një leje për ta bërë këtë. Por nga Siria në Shqipëri mendoj se kjo është e mundur.

    Por nga pikëpamja teknike sa e mundur është që kjo të bëhet në mënyrë të sigurt? Duhet të kemi parasysh edhe presionin e ajrit, ndryshimet. A është e rrezikshme?

    Nëse këto armë vendosen në kontejnerë të sigurt dhe futen në një avion si “Hercules”, mendoj se është e mundur që të bëhet një gjë e tillë. Nuk ka ndonjë presion të madh në një avion të tillë.

    Mirë. Le të flasim për mundësinë që një gjë e tillë të bëhet në Siri, sa e vështirë mund të jetë për të krijuar një sistem të ngjashëm me atë në Shqipëri? A është e shtrenjtë kjo? Kërkon shumë për ta krijuar? Mund të duhet shumë kohë për të krijuar furra djegieje që mund të shkatërrojnë në mënyrë të sigurt këto armë në Siri?


    Read more: http://voiceofrussia.com/2013_11_01/...truction-3989/

    Ndoshta do të duhet kohë për të bërë një gjë të tillë. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse nuk e bëjnë. Natyrisht Siria nuk është një vend i sigurt për ta bërë këtë gjë. Por kemi edhe një rezolutë që kërkon që Siria të largojë armët kimike nga vendi përpara fundit të vitit. Është një afat që askush nuk do ta shkelë.

    Kjo ndoshta është një çështje më shumë politike: A mendoni se Shqipëria dhe shqiptarët do të pranojnë të merrnin pjesë në këtë proces? Qytetarët mund ta kundërshtojnë këtë gjë? Nuk mendoj se do të isha i lumtur që një gjë e tillë të ndodhte afër meje…


    Read more: http://voiceofrussia.com/2013_11_01/...truction-3989/

    Sërish, është shumë e rëndësishme të kesh informacion për këtë gjë. Sepse siç e thashë, vetëm fakti që janë armë kimike i terrorizon njerëzit. Prandaj duhet një shpjegim dhe një garanci për atë që duhet bërë.

    Mendoj se rreziku më i madh mund të jetë gjatë transportit. Sepse mund të mos jetë e frikshme në furrën e djegies por kur avion të kalon mbi krye...


    Read more: http://voiceofrussia.com/2013_11_01/...truction-3989/

    Mendoj se duhet bërë me anije, por sërish do ketë diskutime. Suedia thotë se mund t’i largojë me avion. Por mendoj se këto gjëra do diskutohen, edhe pse unë preferoj anijen.

    "Shekulli"

  8. #8
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Prapaskenat e negociatave për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

    Publikuar më 01.11.2013

    Rusia do të jetë vendi që do të mbikëqyrë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Përveç asistencës në transportim dhe shkatërrim, Rusia do t’i paguajë Shqipërisë për këtë proces afërsisht 2 milionë dollar. Marrëveshja është arritur me negocimin e SHBA-ve.

    Lajmi raportohet nga gazeta ruse “Kommersant”. “Ka arsye të besohet se vendi për shkatërrimin e është gjetur, dhe do të jetë Shqipëria”, ka thënë një burim diplomatik për gazetën.

    SHBA-të kërkuar për të gjetur një vend me pagesë për shkatërrimin e këtyre armëve kimike, pas nuk u ofrua asnjë vend vullnetar. Fillimisht SHBA-të negociuan me Turqinë dhe Jordaninë por këto vende nuk pranuan. Më pas u arrit një marrëveshje me Norvegjinë për të marrë në konsideratë kërkesën, por në fund edhe ata refuzuan.

    Faza e parë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë nis sot më 1 nëntor, ndërsa faza e dytë më 15 nëntor. Organizata për ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) ka rënë dakord me autoritetet siriane që këto armë të shkatërrohen jashtë territorit të Sirisë. Kushti i vetëm i Sirisë është që transporti i armëve të mos kryhet nga SHBA-të.

    Në këtë situatë, Shqipëria mbetet e vetmja zgjidhje reale. Sipas ekspertëve, Tiranë është tërësisht e orientuar nga SHBA-të dhe Uashingtoni nuk mund ta refuzojë. Krahasuar me fqinjët Shqipëria ka një infrastrukturë më pak të zhvilluar, por ka një eksperiencë të mirë në këtë fushë gjashtë vite më parë, kur u bë vendi i parë në histori që shkatërron plotësisht armët kimike. Në 2007, Shqipëria shkatërroi rreth 16 tonë gaz mustardë dhe substanca të tjera toksike të akumuluara gjatë periudhës së Enver Hoxhës.

    Shekulli

  9. #9
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    do zoti dhe e bejne trasportin me avion duke kaluar nga greqia, dhe per fat te mire bie avioni ne greqi, pasojat................
    Nese lajmi eshte i vertete...do zoti dhe keto arme kimike nuk i bien Greqise sepse populli nuk ka faj, po atyre qe e bene te mundshme nje gje te tille.
    Qytetaret nuk duhet te heshtin rreth kesaj po te protestojne me te gjitha mjetet demokratike.
    Ato 2 milion dollare do te shperndahen tek kreret partiak dhe qeveritar,populli do t'i vuan pasojat.

  10. #10

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    2 milion eshte shume qesharake

Faqja 0 prej 87 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •