Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Qeveria Rama i kalon doganat kompanisë "Crown Agents", mban sekret kontratën

    Qeveria vendos kalimin e Doganave te “Crown Agents”

    Doganat shqiptare do të kalojnë “në menaxhimin” e Crown Agents, një agjenci e specializuar në konsulenca të ndryshme, mes të tjerash edhe për financat publike me qendër në Britani. Me një vendim të veçantë, i cili mori dje miratimin e Këshillit të Ministrave, Crown Agents do të ketë një kontratë me qeverinë për dhënien e asistencës në shërbimin doganor. Tri janë drejtimet ku do të punohet në Dogana dhe ku do të ofrohet asistenca. E para lidhet me përmirësimin e performancës, e dyta me rritjen e të ardhurave, dhe e treta me zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore.

    Crown Agency
    Kompania “Crown Agents” operon sot në rreth 100 vende, duke ofruar shërbimet e saj në fusha të tilla si shërbimet financiare, konsulencë, rritje ekonomike, forcim i sistemit shëndetësor dhe menaxhim i financave publike. Kryesisht janë vendet me probleme të thella ekonomike dhe politike ato që kanë kontraktuar në vitet e fundit shërbimet e kësaj kompanie, ose më saktë vendet e botës së tretë. Shqipëria është e fundit pas Zimbabvesë, Ganës, Pakistanit, Sudanit apo Nigerisë që ka kërkuar ndihmë në lidhje me menaxhimin e të ardhurave.

    Pagesa
    Kontrata që qeveria shqiptare do të nënshkruajë me Crown Agents ka në bazë pagesën me “tarifë suksesi”, (success fee), e cila është një praktikë që ka filluar të ndiqet rëndom nga kompanitë që ofrojnë konsulenca. Por si përcaktohet pagesa me këtë mënyrë? Ka disa mënyra aplikimi, por ende nuk dihet se kë ka zgjedhur qeveria shqiptare në bashkëpunim me kompaninë. Rëndom në botë aplikimi i parë i tarifës së suksesit lidhet me përqindjen e një shifre që paracaktohet, pra është fikse. E dyta është një tarifë e përshkallëzuar, pra që në bazë të masës së suksesit të arritur bëhet edhe pagesa, por kjo ndryshon nëse nuk përmbush gjithë parashikimet e planit. Kurse e treta është sipas vlerësimit me kolona të ndara, pra në bazë të realizmit të secilit shërbim të marrë përsipër, bëhet një vlerësim i veçantë dhe caktohet pagesa.

    Si punon “Crown Agents”
    Rasti më tipik që i afrohet rastit të Shqipërisë është ai që Crwon Agents ka aplikuar në Sudan. Projekti në Sudanin Jugor u zbatua në vitin 2011. Asistenca e Crown Agents ishte në disa drejtime. E para, rishikimi i politikave ekzistuese dhe procedurave duke prodhuar manuale në ndihmë të uljes së burokracisë dhe rritjes së transparencës. E dyta, në trajnimin e stafit për të zhvilluar aftësitë e tyre teknike. E treta, hapja e një zyre koordinimi për pagesën e taksave specifike. Dhe më e rëndësishmja ishte e katërta, që lidhej me asistencën në caktimin e taksave. Crown Agents në atë kohë do t’i propozonte Sudanit që të ndryshonte mënyrën e taksimit të mallrave duke i sugjeruar rritjen e tarifës doganore për mallrat e luksit dhe uljen për ato të përdorimit të përditshëm.

    Berisha: “Crown Agents”, në listën e zezë të BB
    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e djeshme lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë asistencën e kompanisë “Crown Agents” pranë Doganave shqiptare. Në një reagim në Facebook, Berisha thekson se kjo kompani është në listën e zezë të Bankës Botërore. “Sot qeveria ‘Rama-Meta’ vendosi dorëzimin e Doganave të vendit Crown Agents, e cila është një agjenci private e futur në listë të zezë nga Banka Botërore dhe thuhet e përzënë nga Bullgaria”, shprehet Berisha. Sipas tij, ky vendim është i dyti në dëm të financave pas votimit të aktit normativ, që ul të ardhurat. “Me këtë dekret, qeveria, në vend që katër muajt e fundit të vitit të ruante më së paku nivelin mesatar mujor të mosrealizimit të të ardhurave në Tatime dhe Dogana, të njëjtë me nivelin e muajve të fushatës elektorale dhe atyre pas zgjedhjeve, rriti me katër herë mosrealizimin e tyre”, shprehet Berisha.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Qeveria vendos kalimin e Doganave kompanise “Crown Agents”

    Qeveria: “Crown Agents Limited”, asistencë për shërbimin doganor

    TIRANE- Qeveria ne mbledhjen e sotme, drejtuar nga Kryeministri Edi Rama miratoi marreveshjen e asistencës së shërbimit doganor.
    “Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet Kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore”- thuhet ne njoftimin per shtyp, qe njofton vendimet e marra sot ne mbledhjen e kabinetit Rama.

    Po ne mbledhjen e sotme, qeveria vendosi lirimin nga detyra të z. Basir Çollaku dhe emërimin në detyrë drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të z.Gëzim Podgorica.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Qeveria vendos kalimin e Doganave kompanise “Crown Agents”

    “Crown Agents Limited”, Berisha: KE kundër, BB dhe FMN kanë shprehur mosaprovim

    TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se vendimi i qeverisë Rama-Meta për të kontraktuar shoqërinë “Crown Agents Limited” në shërbimin doganor është kundërshtuar nga Komisioni Evropian. Sipas ish kryeministrit, për këtë vendim të qeverisë kanë shprehur mosaprovim edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
    “Vendet partnere kane protestuar per kete vendim dhe kane bere te qarte se do te nderpresin shkembimin e dokumentave doganore me Shqiperine ( mbasi nuk pranojne te dorezojne dokumenta shteterore nje kompanie private). Mosaprovim per Croën Agents kane shprehur edhe Banka Boterore dhe FMN dhe me se fundi mesojme se Komisioni Europian, departamenti respektiv, ka shprehur qarte kundërshtit e tij per kete vendim absurd te qeverise Rama -Meta.”- shkruan Berisha në Facebook.
    Berisha thekson se kjo shoqëri është e futur ne listën e zezë nga Banka Boterore dhe thuhet e përzënë nga Bullgaria.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Qeveria vendos kalimin e Doganave kompanise “Crown Agents”

    Banka Botërore: “Crown Agents” u ndëshkua për mashtrim

    Administrimi i doganave nga kompania britanike “Crown Agents” ka krijuar debate ditët e fundit në lidhje me integritetin e kompanisë, për shkak se ajo ka në Cv-nëleonard mccarthy e saj një aferë korruptive në një nga projektet e Bankës Botërore. Ky pretendim i ngritur nga opozita rezulton të jetë i vërtetë, ndaj dhe “Crown Agents” ka marrë një ndëshkim të përkohshëm nga Banka.

    Dënimi

    Banka Botërore njoftoi më 19 tetor të vitit 2011 se kishte përjashtuar për gjashtë muaj “Crown Agents” dhe filialet e saj, për shkak të praktikave mashtruese. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës Botërore të asaj kohe, ky vendim u mor pas një hetimi nga zv/presidenti i Bankës për integritetin, Leonard Mc- Carthy, i cili tregoi se në vitin 2006 kompania britanike “Crown Agents” kishte keqinterpretuar disponueshmërinë e një konsulenti kryesor mbi një kontratë të dhënë sipas një projekti që Banka tashmë e kishte ekzekutuar. Vendimi pasoi të gjitha filialet e kompanisë në 24 vende ku kompania kishte bashkëpunim me BB. Përveçse të qenit e përjashtuar për të bërë biznes me BB, “Crown Agents” u detyrua nga Banka të rishqyrtojë dhe të amendojë integritetin dhe programin e etikës në përputhje me standardet e Bankës Botërore. “Banka Botërore është e angazhuar për të siguruar se burimet e pakta të zhvillimit janë përdorur për qëllimet e destinuara”, – tha Leonard Mc- Carthy, zëvendëspresidenti për integritetin e Bankës Botërore. “Kur zbulojmë një mashtrim, ne ngarkojmë me përgjegjësi keqbërësin dhe punojmë për të siguruar integritetin e madh dhe pëlqimin për të shkuar përpara”.

    Akuzat

    Partia Demokratike e ka denoncuar vendimin e qeverisë për dhënien e doganave të vendit, agjencisë private ‘Crown Agents’, si një akt të dyshimtë, jotransparent dhe që bëhet në shërbim të interesave klienteliste. “A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se CA nuk ka përvojën e duhur në krahasim me projektet e BE-së që asistojnë prej kohësh falas doganat shqiptare? A ju është komunikuar nga zyrtarë të Bashkimit Europian se konsulenti CA është me kosto të lartë? A ka praktikë ndonjë vend i Bashkimit Europian me CA për një shërbim të ngjashëm dhe nëse po, a është vlerësuar negativisht performanca në këtë fushë? A është kontrata me CA, arsyeja e vërtetë e nxjerrjes së Aktit normativ, ku zvogëluat të ardhurat nga doganat dhe rritët borxhin publik? A do të përfitojë CA nga paratë e shqiptarëve?”- këto janë pyetjet që opozita pret të zbardhen nga qeveria. Administrimi i doganave nga një kompani e huaj ishte lajmëruar me herët nga kryeministri Rama qysh në ditët e para të qeverisjes. Qëllimi me të cilin u shpall kjo marrëveshje është rritja e eficencës në grumbullimin e të ardhurave nga doganat. Por ekspertët e fushës gjykojnë më të domosdoshme një reformë administrimi në tatime, për shkak se doganat janë informatizuar tashmë në të gjitha degët dhe të gjitha informacionet me vendet nga ku bën tregti Shqipëria gjenden online.

    MAPO

  5. #5

    Për: Qeveria vendos kalimin e Doganave kompanise “Crown Agents”

    PD: Crown Agents do të marrë 1.3 miliardë dollare, qeveria të bëjë publike kontratën për doganat

    Marrëveshja me kompanine “Crown Agents” për doganat do t’i kushtojë Shqiperise 1.3 mialiarde dollarë, nje shifer kjo e dhene nga Partia Demokratike, e cila i kerkoi qeverise te beje publike kontraten me kete kompani.
    “Dy ditë më parë, Partia Demokratike bëri publikisht disa pyetje që i kanë në mendje të gjithë shqiptarët e shqetësuar për fatin e doganave shqiptare. Deri tani asnjë përgjigje nga Kryeministri. I vetmi reagim është se Qeveria e ka nxjerrë si lajm dorëzimin e doganave tek Croën Agent, por nuk ka zbardhur asnjë detaj të këtij vendimi dhe të kësaj kontrate.
    Në faqen e këshillit të ministrave në datën 28 tetor janë hedhur dy vendime, por mungon vendimi i qeverisë për kontratën 1.3 miliard dollar që qeveria ka për kompaninë. Ftojmë Ramën të japë përgjigje”- deklaropi Rushaj.
    Për demokratët ky akt është në shërbim të interesave klienteliste të kryeministrit Rama, ne dem te taksapaguesve shqiptare. Demokratet i kerkuan kreut te qeverise te jape pergjigje nese zyrtaret e Bashkimit Europian i kane komunikuar se Croën Agents nuk ka përvojën e duhur në krahasim me projektet e BE-së që asistojnë prej kohësh falas doganat shqiptare dhe qe ky konsulent është me kosto të lartë. Po keshtu, sipas demokrateve, kryeministri duhet te sqaroje nese kontrata me kete kompani arsyeja e vërtetë e nxjerrjes së aktit normativ qe zvogëloi të ardhurat nga doganat dhe rritët borxhin publik.

    Klan
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Crown Agents do te marre 1.3 miliarde dollare per doganat ne Shqiperi

    Akoma merreni me thashetheme gazetash anti-qeveritare ju te dy?

    Si nuk u lodhet me shpifje aman.

    Jo vetem kaq por kontrata eshte depozituar ne kuvend tek cdo deputet.

    €8.5 mln euro per dy vjet neto me mundesi reduktini 25% nese nuk relizohet qellimi i rritjes te se ardhurave nga doganat.

    Kur konsideron milionat e hedhura tej per gjoja permiresim imazhi te Shqiperise kjo kontrate duket lule

    Nuk thone kot nuk behet Shqiperia ke Shqiptare!! E vetmja menyre per te c'rrenjosur korrupsionim qe ka ngulitur deri ne palce te cdo punonjesi te doganave Bodja e Berisha eshte mbikqyrja dhe menaxhimi nga nje kompani e huaj, e cila nuk do t'ia dije se miku i kujt eshte filani apo ca ngjyre kane tufat e lekeve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 02-11-2013 më 12:05

  7. #7

    Për: PD: Crown Agents do te marre 1.3 miliarde dollare per doganat ne Shqiperi

    Kontrata me "Crown Agents", Qeveria do paguajë 8.5 mln euro kompaninë

    Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave. Kontrata së fundmi është shndërruar dhe në një çështje e nxehtë të debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet, nga 4 milionë e 250 mijë euro në vit.

    Zbardhet se në draft është parashikuar se kjo pagesë mund të ulet deri në 25 për qind, nëse kompania britanike nuk sjell rezultatet në rritjen e të ardhurave, për të cilat palët kanë rënë dakord. Qeveria ka vendosur gjithashtu që pagesa për “Crown Agents” të jenë neto, duke e përjashtuar kompaninë britanike nga cdo detyrim tatimor, përfshirë tatimin mbi fitimin, atë mbi dividentit, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, por edhe sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat për ekspertët e huaj që do vijnë në Tiranë.

    Në kontratë janë përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve. Sipas saj, “Crown Agents” do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore. Po kështu kompani britanike do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontroll dhe verifikimi. Veç kësaj kjo kompani do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to, duke përfshirë edhe ato në të cilat janë të implikuar edhe punonjësit e doganave.

    Marrëveshja do të ketë një afat prej dy vitesh, me opsion rinovimi për vitin e tretë. Kontraktimi i “Crown Agents” nga Qeveria shqiptare është sulmuar ditët e fundit nga opozita, që e ka quajtur atë si një marrëveshje të dyshimtë.

    OPOZITA
    Nderkohe dy dite me pare opozita zbardhi projektligjin përmes të cilit Këshilli i Ministrave i jep shoqërisë britanike "Crown Agents" të drejtën të asistojë Doganat shqiptare. Në faqen e tij në rrjetin "Facebook", deputeti Genc Pollo ka zbardhur draftin për lidhjen e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar me shoqërinë britanike, e cila do të fitojë 4.25 milionë euro në vit nga kjo kontratë. Gjithsesi, deputeti sqaron se draftit që u ishte dorëzuar parlamentarëve i mungonte shtojca mjaft e rëndësishme C, me informacion kritik për shpërblimin e agjencisë private. "Nisma e qeverisë 'Rama' për 'Crown Agents'; mungon shtojca C me informacion kritik për shpërblimin e agjencisë private!", shkruante Pollo në "Facebook", ku publikoi edhe faksimilen e projektligjit për marrëveshjen me "Crown Agents".
    VLERA
    "Sot (dje) në Kuvend na u dorëzua nisma e përfolur e qeverisë 'Rama' për menaxhimin e Doganave shqiptare përmes agjencisë private 'Crown Agents'", shkruante Pollo në "Facebook". Agjencia do të shpërblehet nga buxheti me 4.250.000 Euro në vit (maks.) për dy vjet, ndërkohë që vitin e parë qeveria do t'i paguajë agjencisë "Crown Agents" edhe 400 000 euro për blerjen e 10 automjeteve. Por afati i kontratës mund të zgjatet edhe vite të tjera. "Vlera totale e tarifave dhe shpenzimeve të drejtpërdrejta për vitin e parë nuk do të kalojë shumën 4,250,000 euro, plus koston e furnizimit dhe vënies në përdorim të 10 automjeteve operacionale (deri në një shumë limit prej 400 mijë eurosh)", shkruhet në dokumentin e publikuar në faqen e "Facebook"-ut nga Pollo.
    SHTOJCA C
    Pollo akuzoi qeverinë se jo pa qëllim nuk u ka dorëzuar deputetëve shtojcën C të projektligjit, përmes së cilës, llogaritet saktësisht përfitimi mujor i "Crown Agents". Sipas tij, kjo hap dyshime se përllogaritja e përfitimit do të bëhet në bazë të performancës së Doganave, shkak për të cilin edhe qeveria uli pak ditë më parë artificialisht planin e të ardhurave të administratës doganore. "Por modalitetet e llogaritjes së shumës mujore finale janë në shtojcën C, e cila nuk i është dorëzuar Kuvendit nga ana e qeverisë. Me sa kuptohet nga kontrata, shpërblimi do të kalkulohet sipas performancës. Pra p.sh., nëse Doganat rrisin të ardhurat me 100 milionë, "Crown Agents" përfiton xx% nga kjo shumë", - vërente Pollo. Dyshimi i opozitës është se ulja artificiale e të ardhurave doganore me Aktin Normativ për Buxhetin do të pasohet nga një rritje normale e tyre dhe kjo do të konsiderohet fryt i punës së agjencisë private, ndërkohë që nuk është fare kështu. "Por 'Crown Agents' do të arkëtojë paratë e majme gjithsesi. Nuk duket si gjë e mbarë!", shkruante Pollo.

    (m.s/BalkanWeb)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8

    Për: PD: Crown Agents do te marre 1.3 miliarde dollare per doganat ne Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Kontrata me "Crown Agents", Qeveria do paguajë 8.5 mln euro kompaninë

    Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar te asistencës që ajo do u ofrojë doganave. Kontrata së fundmi është shndërruar dhe në një çështje e nxehtë të debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet, nga 4 milionë e 250 mijë euro në vit.

    Zbardhet se në draft është parashikuar se kjo pagesë mund të ulet deri në 25 për qind, nëse kompania britanike nuk sjell rezultatet në rritjen e të ardhurave, për të cilat palët kanë rënë dakord. Qeveria ka vendosur gjithashtu që pagesa për “Crown Agents” të jenë neto, duke e përjashtuar kompaninë britanike nga cdo detyrim tatimor, përfshirë tatimin mbi fitimin, atë mbi dividentit, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, por edhe sigurimet shoqërore dhe tatimin mbi të ardhurat për ekspertët e huaj që do vijnë në Tiranë.

    Në kontratë janë përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve. Sipas saj, “Crown Agents” do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore. Po kështu kompani britanike do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontroll dhe verifikimi. Veç kësaj kjo kompani do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to, duke përfshirë edhe ato në të cilat janë të implikuar edhe punonjësit e doganave.

    Marrëveshja do të ketë një afat prej dy vitesh, me opsion rinovimi për vitin e tretë. Kontraktimi i “Crown Agents” nga Qeveria shqiptare është sulmuar ditët e fundit nga opozita, që e ka quajtur atë si një marrëveshje të dyshimtë.

    ********
    (m.s/BalkanWeb)
    Deklarata e plotë e ish zëvendësministrit të Financave, Alfred Rushaj:

    Qeveria ka dërguar para pak ditësh në Kuvend këtë dokument që është i pjesshëm për atë që përmban. Ne kemi kërkuar disa herë transparencën por deputetëve u paraqitet ky dokument i cunguar duke u fshehur transparencën, për shumë elementë të kontratës.
    Kjo kontratë e paraqitur në formën e një projektligji përmban disa fakte që opinioni publik do të duhet t’i vlerësojnë nëse janë transparente dhe në dobi të tij.
    E fillojmë me pagesën. Crown Agent do të paguhet çdo vit 4.5 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Do ti paguhet kësaj kompanie më shumë se 13 milionë euro për 3 vite. Po për të bërë çfarë? Për të bërë atë që administrata doganore thotë këto ditë që e bëjnë më së miri. Por kjo nuk mbaron këtu.
    Do të na duhet që nga paratë që po marrim borxh, jo vetëm që do të paguajmë këtë kompani Crown Agent, por t’i paguajmë atyre shtesë edhe 400 mijë euro për të blerë makina me sirena që do t’i përdorin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
    Do të na duhet që të bëjmë edhe gjëra të tjera. Republika e Shqipërisë ka firmosur shumë marrëveshje me shumë kompani të mirënjohura në botë. Ka firmosur jo vetëm marrëveshje konsulence, siç është rasti konkret që janë marrëveshje rutinë, por ka firmosur edhe marrëveshje që kanë sjellë miliardë dollarë të investuara, dhjetëra mijë vende pune, kanë sjellë mundësi që Shqipëria të kthehet në nyje strategjike për rajonin.
    Sidoqoftë këto kompani shumë të mirënjohura që veprojnë në Shqipëri, vendase apo të huaja, kanë paguar tatim-fitimet, kanë paguar dividentet kur ka qenë rasti, kanë paguar tatimin mbi të ardhurat personale, kanë paguar taksat vendore sipas ligjit.
    Po çfarë kemi në këtë kontratë? Në këtë kontratë qeveria i ka dhënë të drejtën kësaj kompanie që të mos paguajë tatim-fitimin, i ka dhënë të drejtën që të mos paguajë TVSH-në, i ka dhënë të drejtën që të mos paguajë taksat vendore, i ka dhënë të drejtë të mos paguajë tatimin mbi dividendin.
    Vazhdojmë më tutje. I ka dhënë të drejtën me kontratë që të mos paguajë asnjë taksë përfshirë edhe akcizën, edhe taksat dhe tarifat e tjera që mund të jenë të ngjashme. Por nuk ndalohet këtu.
    Kompania është treguar e kujdesshme por edhe qeveria ka pranuar që punonjësit e Crown Agent të mos paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, të mos paguajnë asgjë për ato që sjellin në Republikën e Shqipërisë.
    Me këtë mënyrë sjellje, jo vetëm që kjo kompani favorizohet në mënyrë të paprecedentë, por jemi të bindur se e vendosin vendin tonë dhe qeverisë e Republikës së Shqipërisë në një pozitë shumë të vështirë përballë kompanive të tjera që kanë investuar dhe investojnë miliarda dollarë në vendin tonë.
    Fakti që kjo kontratë është e shtrenjtë nuk e themi ne. Këtë fakt e thotë Bashkimi Europian.
    Po japim përgjigje për pyetjet që bëmë për qeverisë por që nuk morëm përgjigje, dhe asnjë transparencë.
    Po themi që Bashkimi Europian u ka komunikuar zyrtarëve të qeverisë që kjo kontratë është e shtrenjtë. Por nuk mbaron me kaq. Bashkimi Europian gjithmonë u ka komunikuar zyrtarëve të Republikës së Shqipërisë që janë marrë me këtë çështje se konsulenti nuk ka as eksperiencën e duhur në zhvillimet e fundit përsa i përket tatimeve dhe doganave.
    Kjo është përgjigja e një tjetër pyetje të bërë nga ne. Po, Banka Botërore e ka përjashtuar për 6 muaj këtë kompani sepse është vërtetuar nga ana e saj se kjo kompani ka përdorur praktika mashtruese në projekte të Bankës Botërore.
    Ajo çka është e rëndësishme në këtë fazë është transparenca e mëtejshme e këtij procesi. Ne i kërkojmë qeverisë të dorëzojë dokumentet e munguara të këtij dokumenti, të dorëzojnë shtojcat e munguara të këtij dokumenti që nuk i ka dorëzuar në Kuvend. Në ditët në vijim do të vazhdojmë transparencën për këtë çështje.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: PD: Crown Agents do te marre 1.3 miliarde dollare per doganat ne Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Akoma merreni me thashetheme gazetash anti-qeveritare ju te dy?

    Si nuk u lodhet me shpifje aman.

    Jo vetem kaq por kontrata eshte depozituar ne kuvend tek cdo deputet.

    €8.5 mln euro per dy vjet neto me mundesi reduktini 25% nese nuk relizohet qellimi i rritjes te se ardhurave nga doganat.

    Kur konsideron milionat e hedhura tej per gjoja permiresim imazhi te Shqiperise kjo kontrate duket lule

    Nuk thone kot nuk behet Shqiperia ke Shqiptare!! E vetmja menyre per te c'rrenjosur korrupsionim qe ka ngulitur deri ne palce te cdo punonjesi te doganave Bodja e Berisha eshte mbikqyrja dhe menaxhimi nga nje kompani e huaj, e cila nuk do t'ia dije se miku i kujt eshte filani apo ca ngjyre kane tufat e lekeve...



    Edhe po te jete aq 8.5 mln euro per 2 vjet , te duken pak ? N jemi vendi me superfuqi ekonomike dhe s'kemi ku ti cojme leket e po ja falim nje kompanie . Duke mos mjaftuar, kompania ka te drejte te mos pagoje taksat si cdo kompani qe paguajne ne Shqiperi. Taksat shkojne per qytetaret , por qeveria ka vendosur qe kjo kompania s'do paguaje asnje lloj takse , vetem do marre nga taksat e shqiptareve


    Per ju cdo gje qe ben partia eshte e mire, cdo gje qe ben armiku eshte e keqe. Kjo mendesi komuniste nuk ju ndahet kurre
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 04-11-2013 më 06:37
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Crown Agents do te marre 1.3 miliarde dollare per doganat ne Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Edhe po te jete aq 8.5 mln euro per 2 vjet , te duken pak ? N jemi vendi me superfuqi ekonomike dhe s'kemi ku ti cojme leket e po ja falim nje kompanie . Duke mos mjaftuar, kompania ka te drejte te mos pagoje taksat si cdo kompani qe paguajne ne Shqiperi. Taksat shkojne per qytetaret , por qeveria ka vendosur qe kjo kompania s'do paguaje asnje lloj takse , vetem do marre nga taksat e shqiptareve


    Per ju cdo gje qe ben partia eshte e mire, cdo gje qe ben armiku eshte e keqe. Kjo mendesi komuniste nuk ju ndahet kurre
    A e di ti cfare humbje pesojme ne si shtet nga korrupsioni ne dogana?

    Kur ta mesosh hajde ver ne peshore qindra milionat e eurove ne vit me 4.5 milion eurot qe do marri Crown Agents.

    Gjithashtu me trego kush eshte me e rendesishme, kontraktimi i nje kompanie per rritjen e te ardhurave doganore dhe rrjedhimisht te shteti Shqiptar, apo pagesa per permiresimin e imazhit te shtetit te perdhosur nga injoranca dhe babezia e qeveritareve?

    Kjo eshte nje risi ne Shqiperi. Nuk kemi pse ta sulmojme perpara se te shohim efektet e saj. Ndoshta mund te jete nje vendim i drejte, ndoshta i gabuar. Nuk mund te gjykojme pa pare bilancin qe do te sjelle. Ajo per te cilen jemi te sigurte eshte qe mundesia e perfitimit te shtetit nga kjo kontrate eshte reale, ndersa per milionat e Patton Boggs dhe Podesta e dime qe jane hedhur kot me kot...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •