-
Rrexhina Antoni
Endrra e zhgjëndërrt e rinisë së tretë
Shkenca ndihet se po bën çudira dhe befasues për njerëzimin ishte dhe lajmi se njeriu i nesërm, [përmes arritjeve të mbështetura edhe nga Google mund të jetojnë afro 170 vjet. Zgjatet rinia dhe pjekuria por shtetet duke larguar sëmundjen e plakjes shkurtojnë dhe shpenzimet për pensionet. Tingëllon tepër e bukur për të qenë e vërtetë, por mbase vetë Krijuesi besoj se dëshiron të na kthej në parametrat e Adamit për disa shekuj.
Meqë përmenda bukuritë ekstreme, dua të sjellë në kujtesë një grua jo vetëm shumë të bukur por të vlersuar si profesioniste në kostumin që diti të mbajë denjësisht për shumë vite . Rexhina Antoni pati fatin të jetojë ndërmjet dy sistemeve dhe të njohë vlerat e liris si dhe të ndjejë zhvlerësimin e kontributeve ndaj vendit që nuk e braktisi kurrë.
Silueta e laborantes që garantoi për 30 vjet kualitetin e qumshtit në tryezat e bashkombasve më përvijohet përmes fotove të vjetra në albumin e familjes. E bukur dhe kryelartë Rexhina më e para e katër motrave dhe dy vëllezërve të familjes shkodrane të njohur (Ndrekë)Gjergji, u rrit në kapërcyellin e luftës botërore dhe vendosjes së komunizmit duke lëvizur nga Kuçova, në Durrës e më vonë pas martese në Tiranë.
Në duar prek medalje të ndryshme pune të saj , që kuptohet për kohën nuk është se t’I dhuronte ndokush. Krenohej në shtëpi para fëmijëve se i kurseu shtetit tonelata gjalpi dhe qumshti dhe nuk solli të paktën njëherë në tryezën e familjes produktet natyrale sot bio por që shpesh përfundonin në kosh nga tepria në Kombinatin Ushqimor.
Për më tepër në përpjekjen për të sterilizuar dhe mbrojtur popullatën nga infeksionet pësoi sëmundjen e brucelozës dhe njëri nga veshët e saj u sëmur. Bukuria mori goditjen e parë të jashtme që me vonë i krijoi një asimetri të ndjeshme në portret.
Dua të tregoj pak pa e tepruar apo mbivlersuar se Rexhina edhe pse nënë e tre fëmijëve dhe bashkshorte e nderuar e studjuesit Dhimitër Antoni, përfaqsonte një nga bukuritë e krahasaueshme me aktore si Sofia Loren apo modele arketipale si mbretëresha egjiptiane Nefertiti.

Fotoja ku Figura e saj së toku me koleget e kombinatit ushqimor në moment pune , bëhej shpesh ilustrimi i gruas së arrirë në profesion dhe një ndër ikonat e Revistës mondane për kohën “Shqiptarja e Re”.

Udhëtoj në kohë jo më larg se vitet ’90, ku për të gjithë vec ndryshimit politik të sistemit ndodhi dhe mrekullia ekonomike e një nate kur si me shkop magjik vlefta e aseteve dhe mimeve u rrit me disa zero ndërsa pagat dhe pensione mbetën në vend numëro. Korifejtë e munguar të ekonomisë shqiptare do kenë fjetur gjatë atë ditë ose do kenë qenë me pushim në ndonjë vend ekzotik.
Drama e zhvleftësimit të profesionistit e bashklidhur me drama të tjera familjare e personale në përballjen me shpërthimin e kufijve landor të pas komunizmit, kur roli i burrit dhe prindit u zbeh menjëherë si kryefamiljarë, vërej se është e pandryshuar në kohë.
Në të vërtetë historia që rrnova për me ju tregue i takon gjyshes time e cila nuk jeton më si një Nënë që më ngjason me shumë zonja të fisme që ndiej në ecejaket e këputua nga njëri trotuar në tjetrin e që ndajnë peshën e papasjes me djemtë e rritur apo njëra tjetrën. Ndryshimi që shoh në këtë histori është se Rexhina Antoni energjike si rrallkush diti të fshehë artistkisht përgjatë viteve të punës me kolegët një dhembje gjigande .
Në maskën e urtësisë dhe bukurisë femërore Rexhina mbajti të ndrymun dramën e dënimit të parlindurit të saj , njërit nga djemtë më të bukur në Broduejin e Tiranës viti 1970-71, i sakatuar me shpejtësi rrufeje nga diktatura për vlerat intelektuale.
Duke bashkjetuar prej disa vitesh me të çdo fundmuaji kujtoj skenën komike me pamjen e postierit të buzqeshur të pensioneve, që kundrejt një pagese simbolike trokiste në apartamentin e saj ku pata fatin e mirë të jetoj, për ia sjellë vlerësimin qesharak dhe të shumpritur.
Disa trofe medalje që përkthehen në grada ose tituj shkencorë, shumë vite pune dhe orë jashtë orarit, mbrojtje e përgjegjshme e shëndetit kombtar dhe vetëm 100 dollarë (10 mijë lek) në zarf me të cilat këtë dhjetë vjecar pa frikë nuk ushqeheshe dot për dy tre ditë jo më tridhjetë, pa harruar ilacet, shërbimet apo pushimet e bekuara pa të cilat “rinia e tretë” ose pleqëria duket e pakuptimtë.
Si Rexhina janë me mijëra zonja profesioniste që dita ditës ndjejnë në kockë brejtjen e zhvlerësimit. Në biseda me ta shoh sesi në mënyrë kontradiktore janë të gatshëm të dhurojnë, ndihmojnë të afërmin dhe vlerat kombtare apo kauzat shqiptare por vetëm të mos ndihen për atë që u takon.Nuk po flas për pensionet e posçme që duhet të ishin normë për të gjithë apo kur Dikush ka fëmijë donator pranë ose në emigracion, por më të shumtët ndajnë me njëri tjetrin gotën e ujit me kafen në baret e Tiranës.
Sa e varfër paska qenë në dy dekada kjo arka e bombarduar e shtetit modern, që nuk u çel një herë të vetme pa bërë Sikur për të moshuarit. Po sa shoqëri e pasur qënkemi për t’i flakur në kosh profesionistët, njerzit që ngritën institucionet në Shqipërinë e këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë kokulur si pasuria më e gjallë kombtare.
Po kujtoj dhe diçka si në nisje mbi mrekullinë e jetgjatësisë në kohrat postmoderne;
Dikur gjyshe Rexhina sa herë që prezantohej me ndonjë të panjohur si “alkimiste” i tregonte legjendën e Princeshës së Japonisë që kishte zbuluar balsamin e jetgjatsisë përmes çajit të një luleje të rrallë ndaj sekush mahnitej me sekretin e rinisë dhe bukurisë së përhershme. Mendoj se këtë lule në shpirt ende asnjë thatësirë ekonomike nuk ka arritur dot t’ua dot tua shkulë zonjave që na lanë vepra arti tek mëmësia.
Nga Andi Bica
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-10-2013 më 08:52
-
-
ëndrra adamike e rinisë së tretë

Shkenca po bën çudira dhe befasues për njerëzimin ishte dhe lajmi se njeriu i nesërm, përmes arritjeve të mbështetura edhe nga Google mund të jetojnë afro 170 vjet. Zgjatet rinia dhe pjekuria por shtetet duke larguar sëmundjen e plakjes shkurtojnë dhe shpenzimet për pensionet. Tingëllon tepër e bukur për të qenë e vërtetë, por mbase vetë Krijuesi besoj se dëshiron të na kthej në parametrat e Adamit për disa shekuj.
Meqë përmenda bukuritë ekstreme, dua të sjellë në kujtesë një grua jo vetëm shumë të bukur por të vlersuar si profesioniste në kostumin që diti të mbajë denjësisht për shumë vite . Rexhina Antoni pati fatin të jetojë ndërmjet dy sistemeve dhe të njohë vlerat e liris si dhe të ndjejë zhvlerësimin e kontributeve ndaj vendit që nuk e braktisi kurrë.
Silueta e laborantes që garantoi për 30 vjet kualitetin e qumshtit në tryezat e bashkombasve më përvijohet përmes fotove të vjetra në albumin e familjes. E bukur dhe kryelartë Rexhina më e para e katër motrave dhe dy vëllezërve të familjes shkodrane të njohur (Ndrekë)Gjergji, u rrit në kapërcyellin e luftës botërore dhe vendosjes së komunizmit duke lëvizur nga Kuçova, në Durrës e më vonë pas martese në Tiranë.
Në duar prek medalje të ndryshme pune të saj , që kuptohet për kohën nuk është se t’I dhuronte ndokush. Krenohej në shtëpi para fëmijëve se i kurseu shtetit tonelata gjalpi dhe qumshti dhe nuk solli të paktën njëherë në tryezën e familjes produktet natyrale sot bio por që shpesh përfundonin në kosh nga tepria në Kombinatin Ushqimor.
Për më tepër në përpjekjen për të sterilizuar dhe mbrojtur popullatën nga infeksionet pësoi sëmundjen e brucelozës dhe njëri nga veshët e saj u sëmur. Bukuria mori goditjen e parë të jashtme që me vonë i krijoi një asimetri të ndjeshme në portret.
Dua të tregoj pak pa e tepruar apo mbivlersuar se Rexhina edhe pse nënë e tre fëmijëve dhe bashkshorte e nderuar e studjuesit Dhimitër Antoni, përfaqsonte një nga bukuritë e krahasaueshme me aktore si Sofia Loren apo modele arketipale si mbretëresha egjiptiane Nefertiti.
Fotoja ku Figura e saj së toku me koleget e kombinatit ushqimor në moment pune , bëhej shpesh ilustrimi i gruas së arrirë në profesion dhe një ndër ikonat e Revistës mondane për kohën “Shqiptarja e Re”.
Udhëtoj në kohë jo më larg se vitet ’90, ku për të gjithë veç ndryshimit politik të sistemit ndodhi dhe mrekullia ekonomike e një nate kur si me shkop magjik vlefta e aseteve dhe çmimeve u rrit me disa zero ndërsa pagat dhe pensione mbetën në vend numëro. Korifejtë e munguar të ekonomisë shqiptare do kenë fjetur gjatë atë ditë ose do kenë qenë me pushime në ndonjë parajsë ekzotike.
Drama e zhvleftësimit të profesionistit e bashklidhur me drama të tjera familjare e personale në përballjen me shpërthimin e kufijve landor të pas komunizmit, kur roli i burrit dhe prindit u zbeh menjëherë si kryefamiljarë, vërej se është e pa larguar në kohë.
Në të vërtetë historia që rrnova për me ju tregue i takon gjyshes time e cila nuk jeton më si një Nënë që më ngjason me shumë zonja të fisme që ndiej në ecejaket e këputua nga njëri trotuar në tjetrin e që ndajnë peshën e papasjes me djemtë e rritur apo njëra tjetrën. Ndryshimi që shoh në këtë histori është se Rexhina Antoni energjike si rrallkush diti të fshehë artistkisht përgjatë viteve të punës me kolegët një dhembje gjigande.
Në maskën e urtësisë malsore dhe bukurisë femërore, ajo mbajti të ndrymun dramën e dënimit të parlindurit të saj , njërit nga djemtë më të bukur në Broduejin e Tiranës viti 1970-71, i sakatuar me shpejtësi rrufeje nga diktatura për vlerat intelektuale.
Duke bashkjetuar prej disa vitesh me të çdo fundmuaji kujtoj skenën komike me pamjen e postierit të buzqeshur të pensioneve, që kundrejt një pagese simbolike trokiste në apartamentin e saj ku pata fatin e mirë të jetoj, për ia sjellë vlerësimin qesharak dhe të shumpritur.
Disa trofe medalje që përkthehen në grada ose tituj shkencorë, shumë vite pune dhe orë jashtë orarit, mbrojtje e përgjegjshme e shëndetit kombtar dhe vetëm 100 dollarë (10 mijë lek) në zarf me të cilat këtë dhjetë vjeçar, pa diskutim se nuk ushqeheshe dot për dy tre ditë jo më tridhjetë, pa harruar ilaçet, shërbimet apo pushimet e bekuara pa të cilat “rinia e tretë” ose pleqëria duket e pakuptimtë.
Si Rexhina janë me mijëra zonja profesioniste që dita ditës ndjejnë në kockë brejtjen e zhvlerësimit. Në biseda me ta shoh sesi në mënyrë kontradiktore janë të gatshëm të dhurojnë, ndihmojnë të afërmin dhe vlerat kombtare apo kauzat shqiptare por vetëm të mos ndihen për atë që u takon. Nuk po flas për pensionet e posçme që duhet të ishin normë për të gjithë apo kur dikush ka fëmijë donator pranë ose në emigracion, por më të shumtët ndajnë me njëri tjetrin gotën e ujit me kafen në baret e Tiranës.
Sa e varfër paska qenë në dy dekada kjo arka e bombarduar e shtetit modern, që nuk u çel një herë të vetme pa bërë Sikur për të moshuarit. Po sa shoqëri e pasur qënkemi për t’i flakur në kosh profesionistët, njerzit që ngritën institucionet në Shqipërinë e këtyre ‘70 viteve, prindërit dhe gjyshërit tanë duke i lënë të shkojnë kokulur si pasuria më e gjallë kombtare.
Po kujtoj si në nisje të tregimit diçka mbi mrekullinë e jetgjatësisë në kohrat postmoderne. Dikur gjyshe Rexhina sa herë që prezantohej me ndonjë të panjohur si “alkimiste” i tregonte legjendën e Princeshës së Japonisë që kishte zbuluar balsamin e jetgjatsisë përmes çajit të një luleje të rrallë ndaj sekush mahnitej me sekretin e rinisë dhe bukurisë së përhershme. Mendoj se këtë lule në shpirt ende asnjë thatësirë ekonomike nuk arrin dot t’ua dot tua shkulë zonjave që na lanë vepra arti tek Mëmësia.
Nga Andi Bica
-
-
-
-
Për: ëndrra adamike e rinisë së tretë
Terri Nun ka kenduar kengen e famshme"take my breath away"
Ajo eshte 50 vjece dhe ne video ketu duket si 30 vjece.Edhe duket e bukur si princeshe
E habitshme
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt