Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet nė Bllog
    22

    Piktori Gjergj Pali: Si thyem kufirin me kamion nė vitin 1988

    Piktori Gjergj Pali: Si thyem kufirin me kamion nė vitin 1988

    Rikthehet pas 26 vitesh mungesė me ekspozitėn “Udhėtimi”

    Biri i Zef Palit, autorit tė tekstit tė kėngės “Luleborė”, tregon dėnimin e tė atit dhe heqjen e autorėsisė.

    Emri:  gjergj-pali-1-262x300.jpg

Shikime: 1372

Madhėsia:  21.2 KB
    Pas arratisė sė bujshme nė janar tė vitit 1988, qė vuri nė alarm gjithė shtetin shqiptar, njėri prej 12 shqiptarėve, qė u bėnė pjesė e kėsaj aventure, rikthehet nė atdhe. Jo se nuk ka ardhur mė parė, por kėsaj here George (Gjergj) Pali kthehet artistikisht. Kthehet me njė ekspozitė, tė titulluar “Udhėtimi”, kuruar nga artisti Vladimir Myrtezai, qė rrėfen rrugėtimin e tij si artist nė kėto 26 vite mungese. Ceremonia e hapjes u zhvillua mbrėmė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ku mes tė ftuarve ishte edhe kryeministri Edi Rama, sė bashku me bashkėshorten. Si njė shqiptar i suksesshėm jashtė vendit, Palit iu dorėzua edhe trofeu i “Albanian Excellence”. Nė ekspozitė janė paraqitur rreth 70 vepra, plot ngjyra tė gjalla, qė ngėrthejnė bashkė tė shkuarėn dhe tė tashmen e tij. Kujtimet e fėmijėrisė, lidhja me muzikėn, imazhi i zadrimoreve qė i kalonin para porte, atje tej nė Amerikė, ku jeton, ngrenė krye dhe pėrthyen nė forma dhe ngjyra. Po kaq e gjallė pėr tė ėshtė edhe ajo ditė e ftohtė janari e vitit 1988, kur bashkė me kunatin e tij, asokohe shef i prapavijės nė Degėn e Brendshme nė Shkodėr, Minella Andoni, vajzėn e tij tė vogėl, nėnė Florencėn e tė tjerė njerėz tė afėrt, plot 12 veta, thyen kufirin me Malin e Zi. Njė njeri plot humor dhe me njė optimizėm tė lexueshėm lehtė, Gjergji, i biri i Zef Palit, qė ka shkruar tekstin e kėngės “Luleborė”, nuk do tė ndalet shumė nė detaje. “Nuk ishte edhe aq e tmerrshme, mjaft tė mposhtej frika”, thotė ai.

    Z. Gjergj (po ju thėrres me emrin shqiptar dhe jo George si ju thėrrasin nė Amerikė), ktheheni nė Shqipėri pas 26 vjetėsh mungesė, pse pritėt kaq gjatė?

    Kam ardhur nė Shqipėri gjithnjė pėr sebepe familjare, por tani ėshtė hera e parė artistikisht. Ika me zhurmė dhe po pėrpiqem tė vij sėrish me njė farė zhurme. Ėshtė kėnaqėsi tė kthehesh nė vendin ku ke nisur rrugėn… Sigurisht qė njė ditė do tė vija, por kjo periudhė 26-vjeēare mori kohė pėr t’u kthyer denjėsisht si artist. Qė tė hapėsh njė ekspozitė tė kėtyre dimensioneve me rreth 70 punė duhet pak kohė. Kjo ėshtė arsyeja e “vonesės”. Por m’u duk normale. Zhvillimi im i 5 viteve tė fundit i ka kaluar caqet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Dhe, kur e kalon kėtė cak, do vish patjetėr nė vendin ku ke lindur, pėr tė treguar se kush je, ēfarė ke bėrė dhe pėr tė dhėnė edhe lajmin e mirė qė “unė jam njė nga ju”. Nuk mendoj se jam njeri special, por besoj se kushdo me shkollim dhe me shumė punė mund tė arrinte ku kam arritur edhe unė.

    A e shoqėroi kthimin tuaj njė lloj droje artistike, pėr shkak edhe viteve tė shumta tė largimit?

    M’u duk sikur e kisha lėnė Shqipėrinė vetėm njė ditė mė parė. Takova kėtu shokėt e mi, Ladin, Sadikun dhe nuk pata kurrfarė droje dhe asnjė lloj pengese, pėr shkak tė viteve tė largimit. Madje, kjo tė bėn edhe mė mirė, se shton kuriozitetin. Kjo periudhė “mungese” kaloi mė shpejtė nga ē’e mendoja.

    Nė shumė punė tuajat ndihet lidhja e fortė qė keni me muzikėn…

    ga klasa e parė deri nė tė tetėn kam studiuar nė shkollė muzike dhe mė vonė fillova t’i shpreh reagimet e mia pėrmes ngjyrave. Por muzika do tė mė ndiqte pas nė tė gjithė udhėtimin tim (ashtu si edhe quhet ekspozita “Udhėtimi”). Pasi vendosa kalimin tim drejt pikturės, fillova tė merresha seriozisht me tė dhe tė merrja pjesė nė ekspozita tė kohės. Njė shtysė tė fortė mė kanė dhėnė Danish Jukniu e Ismail Lulani. Mė pas do tė konkurroja nė Institutin e Lartė tė Arteve… Por lidhja ime me muzikėn vazhdoi tė mbetej e fortė, vazhdimisht kujtesa ime mė sillte imazhe nga e shkuara, kur i bija violinės nė Shtėpinė e Pionierit dhe shkonim pėr koncerte nėpėr fshatra e kooperativa. Janė kujtime shumė tė bukura qė kanė zėnė vend tek unė. Ashtu si zadrimoret e veshura me veshjet karakteristike e me gjerdanė nė kraharor, qė vazhdimisht unė i rimarr nė tablotė e mia.

    Njė tjetėr temė e parapėlqyer duket edhe ajo qė lidhet me pėrmbytjen e madhe, nė Bibėl, mendoni se ėshtė koha pėr njė “ripėrmbytje”?

    U bėnė katėr vjet qė unė e trajtoj kėtė temė, qė lidhet shumė me librin e Gjenezės, nė Bibėl, qė ka tė bėjė me korrigjimin e botės dhe pėr mua piktura ėshtė njė lloj korrigjimi, pasi ti i kthehesh, e ripunon, derisa ajo vjen aty ku e do ti. Kėshtu edhe shoqėria njerėzore. Nė Dhiatėn e Vjetėr thuhet se bota kishte shumė agresivitet dhe Zoti tha: duhet ta rregullojmė kėtė problem. Kėshtu ndodhi pėrmbytja e madhe. Tanimė e dimė tė gjithė historinė e arkės sė Noes, por unė nuk doja tė bėhesha njė ilustrues i kėsaj fabule, por shpesh kam menduar: janė 16 mijė specie, si kanė hyrė tė gjitha kėto nė njė arkė? Ēfarė ka ndodhur me tė vėrtetė? Unė e lė tė hapur pėrgjigjen, duke i dhėnė udhė fantazisė dhe duke e pėrfytyruar ashtu si e mendoj unė. Artistėt mundohen t’i gjuajnė kėto mundėsi dhe mua mė duket se kam “gjuajtur mirė”.

    Fakti qė ju ndoqėt rrugėn e artit nuk ėshtė edhe aq rastėsore, babai juaj ka qenė poet dhe pėrmes njė tabloje tuajėn na tregoni se ėshtė autori i tekstit tė kėngės sė famshme “Luleborė”. Shumė variante ka pėr kėtė kėngė, cila ėshtė historia?

    Ishte viti 1947. Asokohe tė gjithė ishin tė entuziazmuar pėr ēlirimin e vendit. Tė gjithė kishin ėndrra dhe shpresa tė mėdha pėr tė nesėrmen. Simon Gjoni i thotė babait tim: “Zef, a mundesh tė ma bėsh njė tekst? Im at ishte korrespondent i Shkodrės, gazetar e poet. Kur shkonte tė ēonte lajmin nė Tiranė (vetėm dy makina nė vit kalonin pėr nė Shkodėr), mbi zarfin ku mbyllej shkrimi, njė nga ato zarfet kafe, lidhur me spango, shkroi tekstin e Luleborės, qė unė e kam imituar nė punėn time. Kėshtu lindi teksti, i cili u pėlqye shumė dhe mbeti njė perlė e kulturės sonė, e gėzimeve tona.

    Po “Lulebora” i kushtohej njė vajze, apo jo?

    Kėnga i kushtohet nėnės sime. Ajo ishte daktilografiste nė atė kohė dhe njė nga arsyet pse i kishte bėrė pėrshtypje tim eti, ishte se nuk bėnte asnjė gabim nė tė shkruar. Gjithmonė kishte pyetur veten se kush ishte ajo vajzė, qė s’i hiqje dot asnjė presje… Kėshtu lindi idili mes tyre.

    Pėrse autorėsia e tij u mbulua nga harresa?

    Sigurisht, kjo pėr shkak tė burgosjes sė tij nė vitin 1980. Iu hoq emri dhe thuhej “popullore”. Pas njė periudhe tė gjatė, emri i tij u pėrmend sėrish si autor teksti.

    Pėrse u burgos babai juaj?

    Isha nė vitin e parė tė Institutit tė Arteve, kur ai u arrestua. U dėnua me 4 vjet me akuzėn “pėr shpėrdorim tė postit zyrtar”, edhe pse atėherė nuk kishte post zyrtar. Ishte mė shumė njė eliminim i shpejtė i tij, e gjitha njė farsė politike. Nė vitet ’80 filloi njė eliminim i tė gjithė atyre qė kishin dalė nga lufta dhe zėvendėsimi i tyre me njerėz tė tjerė. Kur filloi tė ngrihej pyetja se cilėt janė kėta qė po na zėvendėsojnė, nisi edhe eliminimi i tyre. Pas kėsaj ndodhi njė thyerje dhe represioni sa vinte dhe shtohej edhe ndaj ne fėmijėve. Ne tė gjithė ishim tė shkolluar. Vėllai i madh ishte doktor, shef i Radiologjisė nė Shkodėr, motra, ekonomiste kėtu nė Tiranė, vėllai i dytė kishte mbaruar Matematikė-Fizikė dhe unė piktor… Mua mė ēuan nė njė fshat tė thellė si arsimtar, por kjo nuk ishte ndonjė tragjedi e madhe. Vazhdova tė punoja dhe nuk hoqa dorė nga piktura…

    Kėtu lindi edhe ideja juaj pėr t’u larguar nga vendi?

    Pas viteve ’80 filloi njė lloj degradimi i sistemit. Njė sistem qė familja ime kishte ndihmuar pėr ta sjellė, por jo qė tė transformohej nė kėtė mėnyrė. Jo mė kot thonė se revolucioni ha fėmijėt e vet dhe ai filloi tė na hante ne, qė e ndihmuam atė pushtet tė mbahej nė kėmbė dhe e ndėrtuam. Ishin kushtet sociale e politike tė kohės qė ne na detyruan tė arratiseshim. Ndiheshim tė kėrcėnuar. Unė nuk do kisha dashur kurrė tė largohesha nga vendi im, tė mėsoja njė gjuhė tjetėr, tė mėsoja zakone tė tjera, t’ia nisja shkollėn nga fillimi…

    Dhe largimi juaj nuk ishte i zakontė, madje u bė shumė bujė. Jeni larguar bashkė me familjen mbi njė kamion, apo jo?

    Jam larguar nė janar tė vitit 1988 mė njė mėnyrė drastike, dramatike. Shumė njerėzve u duket njė aventurė, por ėshtė njė tragjedi, tė lėsh vendin tėnd, tė vėsh nė rrezik kokėn tėnde, familjen. Gjithė gjėrat mė tė shtrenjta tė miat i kisha nė atė kamion qė theu postėn e kufirit, vajzėn, nėnėn, gjithēka… Ishim 12 veta. Shumė lehtė mund tė ishim pėrshkuar nga plumbat, por falė Zotit tashmė jemi mirė tė gjithė. Kemi kaluar njė provė shumė tė vėshtirė, aq sa as mua s’mė besohet dhe shpesh mė duhet tė pickoj veten e tė them: A jam unė?

    Si u organizua arratia dhe si arritėt tė mos dekonspiroheshit, pasi siē dihej Sigurimi i Shtetit kishte gjithēka nėn mbikėqyrje…?

    Ishte njė pėrgatitje speciale pėr tre muaj e gjysmė. Ishte edhe njė mesazh, qė kur njerėzit lidhin fjalėt, atėherė mund tė bėhet gjithēka. Por nuk ishte ndonjė gjė shumė e tmerrshme (kėtė mund ta them vetėm tani qė jam gjallė). Pėr thyerjen e kufirit ishte krijuar njė mit mė shumė. Ishte mė shumė njė frikė qė duhej hequr. Kunati im, Minella Andoni, ishte shef i Prapavijės nė Degėn e Brendshme tė Shkodrės nė atė kohė dhe kishim materialet e duhura, kishim armė, makinė. Pra, ishte gjithēka e pėrgatitur dhe jo nga njerėz tė rastėsishėm, qė nuk kishin asnjė mjet pėr ta kryer kėtė punė. E kishim menduar mirė dhe arritėm ta ekzekutonim, sepse plane mund tė kesh shumė, por duhen edhe mjetet.

    Ē’ndodhi mė pas?

    Mė pas kaluam nė Malin e Zi pėrmes Hanit tė Hotit. Kemi ndenjur plot 4 muaj nė Jugosllavi.

    Pati pėrpjekje pėr t’ju kthyer pas, pasi Sigurimi mund tė ndėrhynte kudo…?

    Nuk patėm asnjė lloj problemi. Megjithatė, kujdesi ishte shumė i madh.

    Mė pas u vendosėt nė Shtetet e bashkuara tė Amerikės…

    U vendosėm fillimisht nė Miēigan, ku menjėherė fillova pėrpjekjet pėr tė rimarrė studimet. U interesova dhe u regjistrova nė Universitetin Shtetėror tė Miēiganit. Atje studiova artin bashkėkohor tė shek. XX, ēka kėtu tek ne nuk ekzistonte fare. Rashė nė kontakt me artistėt bashkėkohorė dhe shkolla qė kisha bėrė nė Shqipėri dhe ajo nė Amerikė, u bėnė njė konglomerat, qė shprehet nė punėt e mia.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Piktori Gjergj Pali: Si thyem kufirin me kamion nė vitin 1988

    Raporti i Beogradit pėr arratisjen e Minella Andonit

    Emri:  minella-andoni-.jpg

Shikime: 1484

Madhėsia:  42.4 KB
    Njė relacion me tė dhėna nga Beogradi ėshtė dokumenti mė interesant i dosjes sė Sigurimit tė Shtetit pėr ngjarjen e 16 janarit 1988. Veē siglės “Tepėr sekret” nė krye (dokumentet e tjerė mbajnė emėrtimin “Sekret”), e bėn tė tillė informacioni i veēantė i vjelė nė rrugė agjenturore nga burime tė huaja. I koleksionuar si njė komunikim midis Drejtorisė sė Parė (kundėrzbulimit) dhe Drejtorisė sė Tretė (zbulimit politik), relacioni pėr arratinė e Minella Andonit dhe 11 tė tjerėve pėrmban kronikėn e ngjarjes zbardhur sipas autoriteteve jugosllave, vlerėsimet e kėtyre tė fundit pėr arratinė e pazakontė dhe tė dhėnat e pėrditėsuara rreth tė deportuarave nga Shqipėria.
    “Familja qė u arratis nė Jugosllavi nė datėn 16 janar 1988, ka pasur me vete 6 automatikė dhe 12 pistoleta. Nė momentin e kalimit tė kufirit, ata kanė pėrdorur bomba tymuese, ndėrsa oficeri ka qėlluar me automatik nė ajėr. Nė automjetin me tė cilin realizuan arratisjen, kishin ngarkuar mobilie tė vjetra druri, si dhe sende tė tjera, me qėllim pėr t’u mbrojtur nga goditjet e mundshme me armė tė rojeve tė kufirit. Njė fėmijė i tyre ishte gjetur pa ndjenja, mbasi para kalimit tė kufirit ai kishte filluar tė qajė dhe ėshtė goditur nga oficeri me dorezėn e pistoletės. Nė anėn tjetėr tė kufirit, tė arratisurit janė pritur pa ndonjė reagim tė veēantė. Pasi ėshtė njoftuar Sekretariati i Punėve tė Brendshme tė Titogradit, ėshtė dhėnė alarmi dhe janė kontrolluar tė gjitha automjetet qė lėvizin nga kufiri nė drejtim tė Titogradit, sepse kanė dyshuar se mund tė ketė edhe shkelės tė tjerė kufiri nga pika tė tjera. Ky kontroll ka vazhduar pėr disa ditė rresht. Pėr kėtė ngjarje organeve tė kufirit jugosllav u ėshtė tėrhequr vėmendja qė nuk kanė mundur tė reagojnė nė momentin e shkeljes sė kufirit me forcė dhe pėrdorimit tė armėve nga tė arratisurit shqiptarė. Aktualisht tė arratisurit ndodhen nė burgun e Spuzhes nė afėrsi tė Titogradit dhe, me pėrfundimin e hetimeve, do tė dėrgohen nė kampin e Beogradit. Lidhur me kėtė ngjarje, pėrveē njoftimit tė shkurtėr tė dhėnė nė radio, televizionin dhe shtypin jugosllav, komente tė veēanta deri tani nuk janė bėrė. Nga njė e dhėnė tjetėr e Drejtorisė III thuhet se: “Grupin prej 12 vetash tė arratisur me Minella Andonin ditėt e fundit i kanė ēuar nė Beograd. I kanė vendosur nė periferi tė qytetit dhe i mbajnė gjysmė tė izoluar. Mendohet qė atje tė qėndrojnė rreth 30 ditė dhe pastaj t’i ēojnė nė hotel ‘Trim’ ose nė ndonjė vend tjetėr nė qytet, ku ka edhe tė arratisur tė tjerė. Ndėrsa nga familja e arratisur prej Vermoshit, pesė vetave u ka dalė viza pėr tė shkuar nė SHBA”.

    Emri:  minella-faks4.jpg

Shikime: 1103

Madhėsia:  127.6 KB
    Faksimile e raportit tė Beogradit pėr arratisjen e vitit 1988
    Panorama

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Refleksion nga ekspozita e piktorit Gjergj Pali “Udhėtimi” nė G.K.A.

    Emri:  Papeshje.jpg

Shikime: 2290

Madhėsia:  47.9 KB
    Pėrkundje nė flatra tingujsh.
    Nga Andi Bica.


    Po udhėtoj nė shtegun pėrtej pyllit tė ėndėrrt thurur me dashuri prej ngjyra-tingujsh. Ndalem tek njė shtėpi sa e gurtė po kaq e avullt nė formė zemre nga shoh tek pėrkund tezgjahun dhe djepin stėrgjyshja ose nanėdaja mollza qeshur e malsive tė buta tė Razmės, jetėsuar nga bjeshkėt e Shkrelit, pėrmbi rrafshinėn pjellore tė luginės sė Cemit. Filli i saj argjendit end njė tjetėr melodi zgjuese, ėshtė Muzika e rėndė e feminisė sė Gjergj Palit. Jaret shndėrrohen nė simfoni xhazi dhe nė qiellin e ulur nga artisti mė lėvizin shumė dritėza tė ngjyrta plot yje vezullimesh.

    Kolazhi nderet nė profil si i fshehur nga sytė e parė tė vizitorėve dhe kėtu preket dromca e shpirtit (Muzikė e rėndė, 122*80, 2013, vaj nė telajo, kolazh) qė dlirsohet si njė luleje livadhi mu poshtė kėmbėve tė drurėve tė harlisur dhe pak kush prej kalimtarve ul kokėn pėr t’a shijuar.
    Shėtitja nė parkun natyror tė ngrehur prej ėndrrave artistike tė piktrorit Gjergj Pali nė Galerinė Kombtare tė Arteve; tė bėn tė ndalesh para njė qėnieje mitike si Mbretėresha e Pilivesave.

    Thuhet se alfabeti ėshtė shkruar prej Krijuesit nė krahėt e fluturave, por flatrat e pilivesave bartin meloditė e dashurive tė prekura.
    Feminiliteti i krijesės artistike mė fton ta rishoh nė realen brenda vetes Mbretėreshėn me tiparet e Gruas totemike.

    Pėr tė kuptuar kėtė hartė udhėtimi imagjinar, e pėr tė parė nga lart mė mirė, mė duhet tė ngjis njė kodėr si mal vullkanik nė fjetje. Vepra qė ripėrtėrihet hera herės si motiv ėshtė emėrtuar “Nė krahėt e Dashurisė “ (132*107, vaj, 2013).

    Brenda saj tek flatrat e shpendit tė bardhė e tė tingullt si helikopter flatrova tek tė dashuruarit energjinė e plotėsimit poetic mes Unit dhe Ti-sė tė njėsuar nė ajri. Ēastit u kap dhe u pėrjetsua me parfumin e trandafilit tė bardhė.

    Para se tė mbėrrija der tek motivi sipėror “Pėrkundje me flatrat e Dashurisė”, zbritja mu hijeshua dhe mendja u pėrndez nga shpirti i qeshur. Tek motivi i rimarrun, Peshkut ēiklist piktura Ėndrra e Peshkut (50*61 vaj nė telajo), dhe tek Ėndrra e Artė e Peshkut (61*76 , vaj nė telajo) , dėgjova simfoninė e bejteve komike, vargje tė muzikuara shkruar mbi telajo si mbi luspat e peshkut. Ndiej se u lehtsova nga peshat e frikės duke ndjekur kėtė mendim tė lumtur.

    Hyra nė pyll duke kėnduar si fjalkalim i kodit tė etėrve shqiptar dhe mu bė se ndigjova dhe zėrin e drurit qė ikėndon gazit tė jetės tek Pema Fushėkuqe e autorit.


    Ekuilibri si harmoni njollash dhe botndjesimi ndihet natyrshėm brenda kuadratit tė Palit ndėrmjet tė ftohtave dhe tė ngrohtave, tė errtave dhe ēeltinave. Tej vlersimeve kritike me njė pamje tė ekspozitės si i lehtė ose ilustrues ; nė kėtė Papeshje, Gjergji mė befason me risi nė formėn e ēlirėt si pėrgjigje ndaj parabolės tek Pikaso se “nuk mė doli njė jetė pėr tė pikturuar si fėmijė”. Kopshtin e fėminisė ai e ruan tė paprekur ndaj dhe nuk ka harruar nga loja e kohės me kenė artist.

    Shija e tamblit tė lisit amėsor dhe geni i vendlindjes (genis patria) manifestohen si orkestėr simfo xhazi qė nga muzika ninullore e stėrgjyshes deri tek britma e njeriut si shumėsi instrumentash. Kėshtu duke kėrcyer brenda vetes me frymėn e gėzueshme qė sjell festa muzikore mes pikturave tė Gjergjit, ndjeva tė prekur ėndrrėn e disa breznive rinore pėr t ‘u realizuar si artist .


    Pėrmbushja e kėsaj amanetsie familjare, ėshtė njė tjetėr gjėndje qetėsie tė mirė qė pėrftova si polen drite nė kėtė itinerar tė fisėm. Tek lirishta pėrmes fantazive tė sinqerta, ndjeva mėrmėritjen e Tingullit nė Vetvete, tė endur bukurisht prej udhėtarit romantik Gjergj Pali.


    (pikturat nga www.georgepali.net)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga abica : 09-11-2013 mė 12:10 Arsyeja: korrektim i titullit, te hiqet fjala Galeri.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •