Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Fitoret e para ushtarake (1444-1447)[redakto]
    Vendimet e Kuvendit tė Lezhės i dhanė njė bazė tė gjerė e tė fuqishme organizative, juridike e morale forcimit tė aftėsisė mbrojtėse dhe tė gatishmėrisė luftarake tė vendit. Barrėn kryesore pėr realizimin e saj Kuvendi ia ngarkoi Skėnderbeut.
    Pas mbylljes sė Kuvendit Skėnderbeu iu pėrkushtua organizimit tė ushtrisė dhe sistemit mbrojtės tė vendit. Ai udhėtoi nėpėr tė gjitha fshatrat e zotėrimeve tė Kastriotėve pėr tė regjistruar ushtarė, vėzhgoi shtigjet, grykat e luginat nga mund tė sulmonte ushtria osmane, caktoi informatorė qė tė vėzhgonin e tė njoftonin menjėherė lėvizjet e armikut, ndėrmori meremetimin e kėshtjellave dhe pajisjen e tyre me luftėtarė e armatime. Vėmendje tė veēantė i kushtoi mbrojtjes sė ballit lindor tė viseve tė ēliruara, prej nga mund tė futeshin pėr nė thellėsi tė tyre ushtritė osmane. Nė fund tė pranverės sė vitit 1444 mbaruan pėrgatitjet ushtarake dhe Skėnderbeu kishte mobilizuar me mijėra luftėtarė qė ishin tė gatshėm pėr tė mbrojtur vendin.
    Ēlirimi i rajoneve tė gjera tė Shqipėrisė Qendrore e tė Sipėrme, qė formonin njė nga zonat mė strategjike tė Ballkanit Perėndimor, si dhe bashkimi politik dhe ushtarak i fisnikėve shqiptarė, pėrbėnin njė ngjarje shumė tė rėndėsishme, e cila i kalonte kufijtė e botės shqiptare. Zhvillimet politike nė Shqipėri tėrhoqėn kudo vėmendjen e qarqeve drejtuese tė vendeve evropiane dhe shkaktuan shqetėsim nė oborrin osman.
    Pėr tė rivendosur sa mė shpejt pushtetin osman nė tokat shqiptare, tregon Marin Barleci, qė ėshtė burimi kryesor pėr njohjen e kėtyre ngjarjeve, sulltani ngarkoi Ali Pashėn, njė nga komandantėt e tij mė tė shquar. Ky duhet tė ketė qenė subashi i Shkupit, Ali Beu. Nė krye tė disa mijėra vetave, nė qershor tė vitit 1444, ai iu drejtua rajonit mė tė pasur tė ēliruar nga Skėnderbeu dhe qė ishte mė afėr Shkupit, Dibrės sė Poshtme.
    I informuar me kohė pėr lėvizjen e trupave osmane, Skėnderbeu, sipas M. Barlecit, pėrgatiti njė ushtri prej afro 8 mijė kalorėsish e 7 mijė kėmbėsorėsh dhe e drejtoi pėr nė Dibrėn e Poshtme. Nė afėrsi tė tyre erdhėn dhe u vendosėn trupat e Ali Beut. Ishte beteja e parė, guri i provės pėr forcat e bashkuara shqiptare dhe pėr komandantin e tyre.
    Beteja u zhvillua nė formacion tė rregullt luftimi nė njė fushė tė palokalizuar tė Dibrės sė Poshtme. Qysh nga shek. XVIII nėpėrmjet veprės sė Xh. Biemit, ajo njihet nė historiografi me emrin simbolik beteja e Torviollit dhe po kėshtu si datė tė saj ai pėrmend 29 qershorin e vitit 1444.
    Skėnderbeu e vendosi ushtrinė nė fushė tė hapur dhe e rreshtoi nė formė harku tė ndarė nė tri pjesė. Nė rreshtat e parė tė ēdo grupimi vendosi kalorėsinė dhe pas tyre kėmbėsorinė. Pėr tė drejtuar zhvillimin e betejės, ai qėndroi me luftėtarėt e grupimit tė qendrės. Forcat e grupimit tė djathtė i komandonte Moisi Arianiti (Golemi), kurse ato tė grupimit tė majtė Tanush Topia. Mbrapa trupave tė qendrės ishin vendosur edhe dy grupime luftėtarėsh nėn drejtimin e Ajdin Muzakės dhe tė Kont Uranit. Nė pyjet aty pranė qėndronin tė fshehura forcat e rezervės tė komanduara nga Gjin Muzaka e Hamza Kastrioti.
    Beteja filloi me sulmin e luftėtarėve shqiptarė tė dy grupimeve anėsore, tė cilėt u pėrpoqėn ta ēanin ushtrinė osmane nė dy pjesė, nė kohėn kur forcat e grupimit tė qendrės me Skėnderbeun nė krye sulmuan trupat e Ali Beut. Kur armiku ende nuk kishte hedhur nė betejė tė gjitha forcat, trupat e tij u sulmuan befasishėm nga pas prej luftėtarėve tė Gjin Muzakės e tė Hamza Kastriotit. E goditur nga tė gjitha anėt, sė fundi edhe nga forcat e freskėta tė komanduara nga Kont Urani, ushtria osmane u copėtua, pėsoi humbje tė rėnda dhe u shpartallua plotėsisht. Ajo la nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e robėr. Shqiptarėt luftuan heroikisht dhe arritėn njė fitore tė shkėlqyer. Nė atė betejė, shkruante M. Barleci, "luanėt komanduan luanėt".
    Fitorja e Torviollit pati jehonė tė thellė nė Shqipėri si dhe nė vendet e tjera. Ajo pėrforcoi besimin e shqiptarėve te Skėnderbeu e ushtria e Besėlidhjes dhe te lufta e drejtė e tyre pėr mbrojtjen e lirisė. Ajo i dha shtysė luftės antiosmane tė popujve tė Ballkanit, qė filloi tė fuqizohej, dhe shkaktoi shqetėsim tė madh nė oborrin e sulltanit.
    Nė kėto rrethana Murati II u pėrpoq tė rregullonte marrėdhėniet me mbretin e Hungarisė e tė Polonisė, Vladislavin IV, tė cilit i kėrkoi paqe, dhe mė 12 korrik 1444 u nėnshkrua nė Seged traktati i saj me njė afat dhjetėvjeēar. Por paqja vazhdoi vetėm gjashtė javė, sepse, i nxitur nga papa dhe forca tė tjera antiosmane, Vladislavi IV e shkeli traktatin e paqes. Ky pėrgatiti njė ushtri prej 14 000 vetash dhe nė krye tė tyre marshoi nė thellėsi tė Ballkanit deri nė Varna. Vladislavi IV e filloi betejėn nė kundėrshtim me mendimin e Janosh Huniadit dhe mė 10 nėntor 1444 ushtria e tij u shpartallua prej trupave osmane. Vladislavi mbeti i vrarė nė kėtė betejė, kurse J. Huniadi mundi tė shpėtonte me mbeturinat e ushtrisė hungareze. Fitorja pranė Varnės i dha mundėsi sulltanit t`i pėrdorte ushtritė e veta pėr tė shtypur lėvizjet antiosmane tė Ballkanit.
    Nė vjeshtė tė vitit 1445, sipas M. Barlecit, kundėr Shqipėrisė u sulėn njėra pas tjetrės dy ushtri osmane, tė cilat u pritėn prej shqiptarėve nė njė luginė tė ngushtė nė rajonin e Mokrės, me sa duket nė luginėn e lumit Treskė, pėrgjatė tė cilit kalonte traseja e njė prej rrugėve mė tė shkurtra pėr lėvizjen e ushtrive osmane nga Shkupi nė thellėsi tė tokave tė lira shqiptare. Skėnderbeu lejoi ushtrinė e parė osmane, qė sipas M. Barlecit e komandonte Ferizi, tė hynte nė luginė dhe pastaj e sulmoi befasisht dhe e shpartalloi. Pa kaluar shumė kohė erdhi po nė atė luginė njė ushtri e dytė e komanduar nga Mustafai. Pasi ngritėn fushimin, trupat osmane filluan plaēkitjen dhe shkretimin e vendit. Nė kohėn kur njė pjesė e tyre ishte larguar pėr tė plaēkitur, Skėnderbeu goditi kampin armik, ku ndodhej shumica e ushtarėve osmanė dhe arriti njė fitore tė re tė shkėlqyer. Po kėtė fat pėsoi nė vitin 1447 njė ushtri tjetėr osmane, e komanduar po nga Mustafai, tė cilėn forcat e Skėnderbeut, tė radhitura pėrballė saj, e thyen nė Oronik tė Dibrės sė Sipėrme, nė lindje tė Strugės, dhe zunė rob komandantin osman.
    Fitoret e para ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut patėn rėndėsi tė madhe pėr jetėn politike tė vendit. Ato forcuan besimin e shqiptarėve se tė bashkuar mund tė pėrballonin me sukses fuqinė ushtarake tė Perandorisė Osmane, rritėn autoritetin e Skėnderbeut si komandant i talentuar, si dhe dashurinė e shqiptarėve ndaj tij. Nė rrafsh ndėrkombėtar ato i dhanė Skėnderbeut dhe qėndresės sė tij njė rol tė veēantė nė luftėn kundėr pushtuesve osmanė dhe e vunė atė nė lidhje me forcat e tjera antiosmane tė kohės, si me Hungarinė, me shtetet italiane dhe me vende tė tjera. Jehona e luftės fitimtare tė shqiptarėve filloi tė ndihej kudo, duke zėnė vend edhe nė letėrkėmbimin e personaliteteve politike tė larta tė kohės, si papa Nikolla V, mbreti Alfonsi V i Napolit etj.
    Konflikti me Venedikun (1447-1448)[redakto]
    Republika e Venedikut ishte njė nga shtetet mė tė fuqishme detare e tregtare nė tėrė pellgun e Mesdheut dhe zotėronte njė numėr qytetesh e qendrash tė rėndėsishme ekonomike tė Ballkanit e mė gjerė. Nė kėtė kuadėr njė vend tė veēantė e rol parėsor kishin zotėrimet e Republikės sė Venedikut nė Shqipėri.
    Rėndėsia ekonomike, politike dhe strategjike e zotėrimeve qė kishte nė tokat shqiptare, bėnte qė Republika e Venedikut t`i kushtonte nė ēdo kohė vėmendje tė veēantė ruajtjes sė kėtyre zotėrimeve dhe forcimit tė pozitave tė veta nė to. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi gjendjen politike tė krijuar nė Shqipėri pas vitit 1443. Nga fundi i kėtij viti e mė pas, Senati i Venedikut shqyrtoi mundėsinė e kalimit nė duart e Republikės tė Gjirokastrės, tė Janinės e tė Kaninės, qė ende mbaheshin nga osmanėt. Duke shfrytėzuar rrethanat e krijuara nga vdekja e sundimtarit tė kėshtjellės sė Dejės, Lekė Zaharisė, nėpėrmjet nėnės sė kėtij, Boksės, qė ishte motėr e Tanush Dukagjinit, nė shtator tė vitit 1444 Venediku mori Dejėn, Shasin si dhe ndonjė kėshtjellė tjetėr tė paidentifikuar tė tij. Zotėrimi i Dejės kishte pėr Venedikun rėndėsi tė shumanshme. Nga ana ekonomike jepte tė ardhura jo tė pakta si qendėr doganore nė kryqėzim tė rrugėve tė rėndėsishme tregtare. Nė plan strategjik e ushtarak, si kėshtjellė ajo mbronte zotėrimet veneciane nė rajonin e Shkodrės dhe ishte pėr Republikėn, siē shprehej vetė Senati, "hapi i parė" pėr tė hyrė nė viset e ēliruara shqiptare.
    Pėr tė mėnjanuar kėrkesat e herėpashershme tė zotėrve vendas pėr dėbimin e Venedikut nga viset shqiptare, Republika lejoi mbajtjen e Kuvendit Shqiptar nė qytetin e Lezhės, qė e kishte nėn zotėrim, dhe nė vitin 1445 Skėnderbeut dhe tė vėllait, Stanishės, i dha tė drejtat e privilegjet e qytetarisė veneciane. Interesat ekonomikė, politikė, ushtarakė e strategjikė tė Republikės sė Venedikut nė Shqipėri ishin pjesė e interesave jetikė tė saj nė tėrė pellgun e Mesdheut Lindor, ku kishte njė numėr tė madh zotėrimesh dhe qė vazhdimisht ishin nėn kėrcėnimin e pushtimit osman. Prandaj marrėdhėniet me sulltanėt osmanė kishin pėr Republikėn e Venedikut rėndėsi tė dorės sė parė dhe herė pas here ajo nėnshkruante traktate paqeje me ta, si mė 1446 etj. Njė politikė e tillė inkurajonte veprimtarinė pushtuese tė sulltanėve dhe dėmtonte luftėn e ballkanasve kundėr pushtuesve osmanė. Prandaj ishin tė pashmangshme kundėrshtitė midis Besėlidhjes sė Lezhės dhe Venedikut.
    Pasi ēliroi Krujėn dhe viset e tjera shqiptare, Skėnderbeu qysh nė fund tė vitit 1443, deklaroi se "ishte trashėgimtar i Balshės dhe donte vendet qė kishin qenė tė tij", njė pjesė e tė cilave tashmė ishin nėn zotėrim venecian. Qė nė fillim tė shek. XV interesat e Kastriotėve ishin shtrirė edhe nė rajonin verior tė bregdetit shqiptar. Krahas qendrės tregtare e doganore tė Shufadasė, Gjon Kastrioti zotėroi nė bregdet Shėngjinin, si dhe shtėpi nė Ulqin. Prandaj ai e martoi njė vajzė tė tij me sundimtarin e rajoneve tė Kotorrit e tė Gentės, Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin). Gjoni tregtonte drithė nė Kotorr. Nė kuadrin e kėtyre interesave, Skėnderbeu do t’i kėrkonte mė pas Venedikut Shėngjinin e Velipojėn dhe, bashkė me to, rajonin bregdetar pėrkatės, qė tė ishte sa mė afėr zotėrimeve tė kunatit tė tij. Nė kėtė kohė zotėrimet e Stefan Gjurashit njohėn njė zgjerim tė madh dhe shtriheshin nga rrethinat e Kotorrit deri nė Medun. Dėbimin e Venedikut prej kėtyre viseve nuk e kėrkonte vetėm Skėnderbeu, por pėrgjithėsisht e gjithė lėvizja politike shqiptare e kohės. Nevojat e luftės antiosmane pėr mjete ekonomike, pėr forca njerėzore e pėr zotėrimin e kėshtjellave, qė kishin rol parėsor nė mbrojten e vendit, kėrkonin qė edhe qytetet e kėshtjellat shqiptare, tė cilat ishin nėn Venedikun, tė integroheshin me viset e lira shqiptare.
    Skėnderbeu u pėrpoq tė shfrytėzonte kundėr Venedikut edhe rrethanat ndėrkombėtare. Pėr fillimin e konfliktit me tė ai zgjodhi kohėn kur forcat ushtarake tė Venedikut luftonin nė Lombardi kundėr trupave tė dukės sė Milanos, qė ishte aleat i mbretit tė Napolit, Alfonsit V. Nė kuadrin e pėrgatitjeve ushtarake, Skėnderbeu i kėrkoi Alfonsit V, nė vitin 1447, anije lufte qė t'i pėrdorte pėr rrethimin e qyteteve bregdetare qė ishin nėn zotėrimin e Venedikut, si tė Durrėsit etj., por kėrkesa e tij nuk u plotėsua.
    Si shkas pėr fillimin e luftės kundėr Venedikut duhet tė ketė shėrbyer kėshtjella e Dejės. Ajo kishte qenė nėn zotėrimin e Lekė Zaharisė dhe me vdekjen e kėtij nė fund tė vitit 1444, Deja kaloi nė duart e Venedikut. Ēėshtja e zotėrimit tė Dejės kishte futur nė mosmarrėveshje Nikollė Dukagjin, qė pėrkohėsisht e mori atė gjatė kryengritjeve tė viteve 30 tė shek. XV, me Lekė Zaharinė, qė e mori atė mė pas, dhe me nėnėn e kėtij, Boksėn e dy nipėrit e saj, Pal e Lekė Dukagjinin, qė ia dorėzuan kėshtjellėn Venedikut. Qysh nė verė tė vitit 1446 Nikollė Dukagjini ndėrmori sulme tė ashpra pėr pushtimin e Dejės, gjė qė ēoi nė acarimin e marrėdhėnieve me Venedikun. Ai mori Shasin. Nė kėto rrethana, nė vjeshtė tė vitit 1447, Skėnderbeu mblodhi Kuvendin e Besėlidhjes Shqiptare dhe u kėrkoi anėtarėve tė saj qė t'i shpallej luftė Republikės sė Venedikut nė rast se nuk dorėzonte Dejėn. Anėtarėt e Besėlidhjes e miratuan kėrkesėn e Skėnderbeut. Nė nėntor tė vitit 1447 "ushtria e fuqishme e Skėnderbeut", siē shpreheshin qeveritarėt venecianė, filloi luftėn dhe sulmoi Durrėsin, Dejėn dhe kėshtjella tė tjera nė rajonin e Shkodrės. Aksioni i tyre qe i fuqishėm dhe e detyroi Senatin e Venedikut qė, pėr tė pėrballuar gjendjen, tė vinte nė pėrdorim mjete tė shumta. Ai dėrgoi pėrforcime ushtarake nė zotėrimet e veta nė Shqipėri dhe shpalli se, personit qė mund tė vriste Skėnderbeun, do t'i jepte njė shpėrblim tė lartė e tė pėrjetshėm. Gjithashtu udhėzoi qeveritarėt e vet tė pėrēanin forcat vendase, sidomos tė shkėpusnin Pal e Lekė Dukagjinin nga Skėnderbeu dhe tė nxitnin ushtrinė osmane tė sulmonte shqiptarėt pėr t'i futur kėta nė njė luftė nė dy fronte njėkohėsisht.
    Gjatė verės sė vitit 1448, duke mbajtur tė rrethuar Durrėsin e Dejėn, forcat ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare iu drejtuan zonės sė Shkodrės, qė ishte zotėrimi mė i rėndėsishėm i Venedikut nė tokat shqiptare. Nė sulmin mbi rajonin e Shkodrės mori pjesė edhe Gjergj Arianiti me forcat e tij. Pasi kaluan lumin Drin, nė brigjet e tij shqiptarėt u ndeshėn me ushtrinė mercenare veneciane tė komanduar nga Daniel Juriē Sebenēini dhe korrėn njė fitore tė shkėlqyer. Pas kėsaj ata iu drejtuan Shkodrės dhe Drishtit. Pėr tė mbėshtetur vazhdimin e veprimeve luftarake shqiptarėt ndėrtuan njė kėshtjellė mbi gėrmadhat e Ballecit, qė gjendej nė rrėzė tė malit Maranaj.
    Kalimi i ushtrisė shqiptare nė thellėsi tė zotėrimeve veneciane, u pėrkrah fuqishėm nga banorėt e kėtyre viseve, tė cilėt shpėrthyen nė kryengritje dhe u bashkuan me ushtrinė e Lidhjes. Zotėrimet veneciane nė Shqipėri, siē shprehej Senati i Venedikut pėr situatėn e krijuar, ishin nė "flakėn mė tė madhe". Kjo i dha mundėsi ushtrisė shqiptare t'i shtrinte veprimet luftarake dhe tė futej nė thellėsi tė kėtyre zotėrimeve.
    Nė kohėn qė vazhdonin veprimet luftarake nė zonėn e Shkodrės, rreth 10 mijė luftėtarė shqiptarė kaluan lumin e Bunės dhe sulmuan nė drejtim tė qytetit tė Tivarit, duke bashkėrenduar veprimet me disa mijėra ushtarė tė Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēi), si dhe tė mbretit tė Bosnjės, Stefan Tomasheviqit, tė komanduara nga Stefan Maramonti.
    Skėnderbeu me pjesėn kryesore tė ushtrisė nuk qėndroi gjatė nė zonėn e Tivarit. Ai kaloi nė krahinat lindore tė vendit pėr tė pėrballuar ushtrinė osmane qė, edhe nėn nxitjen e Venedikut, erdhi nė kėto ēaste nė Shqipėri pėr t'i vėnė forcat shqiptare midis dy zjarreve. Nė zonėn e Shkodrės Skėnderbeu la Hamza Kastriotin me njė pjesė tė forcave pėr tė vazhduar rrethimin mbi Dejėn e Drishtin. Pas largimit tė tij Venediku nxiti mosmarrėveshjet ndėrmjet Stefan Maramontit dhe Stefan Gjurashit dhe arriti tė ruante pushtetin e vet mbi qytetet qė shtriheshin nė bregun e djathtė tė lumit tė Bunės.
    Kalimi i forcave ushtarake kryesore tė Skėnderbeut nė lindje tė vendit e lehtėsoi Venedikun nga trysnia ushtarake e shqiptarėve dhe i dha mundėsinė tė pėrforconte mbrojten nė zotėrimet e veta.
    Lufta e shqiptarėve pėr mbrojtjen e Sopotnicės (Sfetigradit) gjatė verės sė vitit 1448[redakto]
    Disfatat e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane nė Shqipėri gjatė viteve 1444-1447 shkaktuan shqetėsim tė madh nė oborrin osman. Pėr kėtė arsye sulltan Murati II vendosi tė vihej vetė nė krye tė ushtrisė osmane pėr shkatėrrimin e forcave shqiptare. Me nxitjen e Venedikut, ai e filloi fushatėn nė njė ēast shumė tė pėrshtatshėm pėr tė, kur shqiptarėt ishin tė zėnė nė luftėn me Republikėn e Shėn Markut.
    Me pjesėn kryesore tė ushtrisė shqiptare, Skėnderbeu bashkė me Gjergj Arianitin kaluan nga zona e Shkodrės nė krahinat lindore dhe pėrforcuan me tė shpejtė kėshtjellat e vendit, si dhe grykat nga mund tė vinte armiku.
    Nė qershor tė vitit 1448 ushtritė osmane tė Rumelisė dhe tė Anadollit, tė komanduara nga vetė sulltan Murati II, tė cilin e shoqėronte edhe i biri 21-vjeēar, sulltani i ardhshėm Mehmeti II, iu afruan brezit kufitar tė viseve lindore me qėllim qė tė hynin nė thellėsi tė viseve tė lira shqiptare, tė rivendosnin nė to pushtetin osman dhe t'i jepnin fund njėherė e mirė qėndresės shqiptare.
    Ushtria e sulltan Muratit II i pėrqendroi operacionet e saj mbi kėshtjellėn e Sopotnicės (Stefigradit), qė ishte baza kufitare mė e rėndėsishme nė pjesėn jugore tė ballit lindor tė viseve shqiptare tė ēliruara, e cila do hapte rrugėn pėr ripushtimin e Ohrit. Osmanėt qysh nė fillim, kur nė fund tė shek. XIV e pushtuan pėr herė tė parė Sopotnicėn, e riemėrtuan Demir Hisar.
    Nėpėrmjet zotėrimit tė kėshtjellės sė Sopotnicės shqiptarėt kishin futur nėn kontrollin e tyre rrugė ndėrkrahinore shumė tė rėndėsishme (qė lidhnin luginėn e Vardarit dhe rajonet e Pėrlepit e tė Manastirit, tė cilat ishin nėn pushtimin osman, me viset e lira shqiptare nė perėndim tė tyre) si rruga Velesh - Kėrēovė - Rahovnik (Dibėr) - Deti Adriatik, rruga Pėrlep - Kėrēovė - Rahovnik - Deti Adriatik, rruga Pėrlep - Resnjė - Ohėr - Strugė - Lugina e Shkumbinit, si dhe rruga Manastir - Resnjė - Ohėr - Strugė - Lugina e Shkumbinit. Gjithashtu Sopotnica gjendej jo larg rrugės Shkup -Kėrēovė.
    Pozicion gjeografik kyē i Sopotnicės pėr zotėrimin e rrugėve ndėrkrahinore bėri qė sulltan Murati II tė pėrdorte gjithė fuqinė e vet ushtarake pėr rimarrjen e saj. Prandaj lufta pėr Sopotnicėn ėshtė pasqyruar gjerėsisht nė veprėn e M. Barlecit pėr Skėnderbeun, si dhe nga kronistė e historianė bizantinė e osmanė, madje edhe nė kėngėt popullore shqiptare e sllave. Kronisti bizantin Laonik Halkokondili, si burimi mė i hershėm qė flet pėr kėtė ngjarje, e pėrmend kėshtjellėn me emrin Sfeti, qendėrbanim mesjetar (Sveta) pranė kėshtjellės sė Sopotnicės. Kurse M. Barleci e emėrton Sfetigrad (sllavisht: Qytet i Shenjtė), emėr qė lidhej me manastiret e kishat e shumta qė ishin nė rajonin e Sopotnicės. Kurse tek Oruēi, e nėn ndikimin e tij edhe te kronistėt e historianėt e tjerė osmanė, emri i kėshtjellės ėshtė ngatėrruar me atė tė Koxhaxhikut. Kėshtjella e Koxhaxhikut gjendej nė rrugėn pėrgjatė rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Drini i Zi dhe ruante njė rrugė dytėsore krahinore, atė Strugė - Rahovnik (Dibėr) dhe pėr marrjen e njė kėshtjelle tė tillė, pa rėndėsi strategjike, nuk mund tė angazhoheshin tė gjitha forcat ushtarake tė Perandorisė Osmane. Ngatėrrimi i emrit tė Demir Hisarit me atė tė Koxhaxhikut nga Oruēi e autorė tė tjerė osmanė nuk ėshtė thjesht vetėm njė rastėsi, por ky ngatėrrim ėshtė bėrė sepse emrin e Demir Hisari e mbante edhe njė vilajet e kėshtjellė tjetėr qė ishin nė afėrsi tė kryeqytetit tė Perandorisė Osmane, Edrenesė. Nuk duhet pėrjashtuar mundėsia qė nė fillim me emrin e Koxhaxhikut osmanėt tė kenė emėrtuar pėrkohėsisht edhe vetė kėshtjellėn e Sopotnicės.
    Pasi trupat osmane rrethuan kėshtjellėn e Sopotnicės, sulltan Murati II u kėrkoi mbrojtėsve dorėzimin e saj. Por garnizoni i kėshtjellės, i drejtuar nga prifti matjan Pjetėr Perlati, hodhi poshtė kėrkesėn pėr dorėzimin e saj dhe e mbrojti atė me heroizėm, duke i thyer sulmet e njėpasnjėshme tė trupave osmane.
    Detyrėn luftarake tė mbrojtėsve tė kėshtjellės e lehtėsoi shumė ushtria shqiptare, e cila nėn komandėn e Skėnderbeut e tė Gjergj Arianitit vepronte nė rrethinat e saj. Skėnderbeu organizoi sulme tė befasishme e tė vazhdueshme kundėr rrethuesve tė kėshtjellės dhe luftėtarėt shqiptarė depėrtuan edhe nė kampin e ushtrisė osmane, duke i shkaktuar asaj humbje tė ndjeshme.
    Qėndresa e garnizonit tė Sopotnicės vazhdoi pėr aq kohė, sa osmanėt arritėn tė zbulonin dhe tė prishnin kanalin e furnizimit tė kėshtjellės me ujė tė pijshėm, gjė qė e pėrkeqėsoi gjendjen e tė rrethuarve. Etja e detyroi garnizonin e kėshtjellės tė hynte nė bisedime me sulltanin dhe tė pranonte ofertėn e tij pėr t'u larguar i lirė bashkė me armėt, me kusht qė tė dorėzonte kėshtjellėn. Pas gati tre muaj rrethimi, nė gusht tė vitit 1448 Sopotnica kaloi nė duart e osmanėve. Sipas kronistit bizantin L. Halkokondili, banorėt e Sopotnicės u masakruan, prandaj, rrėfen ai, Getia iu dorėzua vetė osmanėve, pa bėrė qėndresė. Emri i Getias nuk gjendet nė burimet e tjera historike, prandaj duhet tė jetė Ohri. Ky qytet disa herė ka kaluar nė duart e shqiptarėve dhe tė osmanėve gjatė shek. XV dhe vetėm nė fund tė viteve 60 do tė pushtohej pėrfundimisht nga sulltan Mehmeti II, i cili do t'u njihte banorėve tė tij disa privilegje.
    Rėnia nė duart e osmanėve e Sopotnicės, e bashkė me tė e Ohrit, ishte njė humbje e rėndė pėr shqiptarėt dhe dobėsonte sistemin e fortifikimeve mbrojtėse tė viseve tė lira. Megjithatė, bllokimi pėr njė kohė relativisht tė gjatė i trupave osmane nė Sopotnicė dhe lajmet pėr pėrgatitjen ushtarake kundėr osmanėve, qė kishte filluar J. Huniadi, e detyruan Muratin II tė ndėrpriste luftėn kundėr shqiptarėve. Ai u largua pa realizuar synimin e fushatės sė vet ushtarake, marshimin nė drejtim tė Shqipėrisė Perėndimore dhe mposhtjen e qėndresės shqiptare.
    Lufta pėr mbrojtjen e Sopotnicės la gjurmė tė pashlyeshme nė vetėdijen historike tė shqiptarėve qė banonin nė zotėrimet e Arianitėve. Toponimia dhe antroponimia e kėngės “Gjorgj Golemi” (Gjergj Arianiti) dhe e tregimeve popullore pėr kėtė personazh tė lavdishėm tė shek. XV dėshmojnė se sfondi i pėrgjithshėm historik i tyre pėrkujton luftėn e Sopotnicės. Mishėrimi i saj nė krijimtarinė popullore ėshtė njė pėrmendore pėr luftėn heroike tė shqiptarėve gjatė shek. XV.

    Paqja me Venedikun (tetor 1448)[redakto]
    Pas largimit tė trupave osmane, Skėnderbeu u kthye nė frontin e luftės kundėr Venedikut.
    Pėr tė shqyrtuar qėndrimin qė duhej tė mbanin ndaj pėrgatitjeve ushtarake antiosmane tė J. Huniadi, anėtarėt e Besėlidhjes Shqiptare mblodhėn Kuvendin dhe vendosėn qė njė ushtri e fuqishme e tyre tė bashkohej me forcat e Huniadit pėr tė organizuar njė fushatė ushtarake tė pėrbashkėt kundėr pushtuesve osmanė. Pėr realizimin e kėtij projekti tė pėrbashkėt, ushtria e J. Huniadit do tė marshonte drejt viseve verilindore shqiptare, ku tė bashkohej me rreth 20 mijė luftėtarė shqiptarė qė do t`i komandonte vetė Skėnderbeu.
    Pėrballė perspektivės qė hapte zhvillimi me sukses i njė fushate ushtarake tė pėrbashkėt shqiptaro-hungareze, Skėnderbeu hyri nė bisedime me Republikėn e Venedikut pėr t'i dhėnė fund konfliktit tė armatosur dhe pėr tė normalizuar marrėdhėniet me tė.
    Bisedimet me pėrfaqėsuesit e Venedikut u zhvilluan nė kampin ushtarak tė Skėnderbeut, tė vendosur pranė Lezhės. Besėlidhjen Shqiptare e pėrfaqėsonin Skėnderbeu dhe Nikollė Dukagjini, ndėrsa Republikėn e Venedikut e pėrfaqėsonte qeveritari i Shkodrės, Paulo Loredani, dhe i dėrguari i posaēėm i saj, Andrea Venerio.
    Nė pėrfundim tė bisedimeve u nėnshkrua mė 4 tetor 1448 traktati i paqes. Sipas tij Republika e Venedikut do tė mbante zotėrimet e saj nė tokat shqiptare, duke pėrfshirė edhe Dejėn, me disa kushte: Skėnderbeut do t'i paguante ēdo vit 1 400 dukate, disa anėtarė tė Besėlidhjes Shqiptare do tė kishin prej Republikės privilegje e favore tė ndryshme, si p.sh. pėrjashtimin e Skėnderbeut e tė Gjergj Arianitit nga taksat doganore pėr kripėn e stofrat qė mund tė blinin nė Durrės etj.
    Por disa pika tė kėtij traktati nuk u respektuan nga Venediku. Kėshtu, Skėnderbeut nuk iu dhanė 1 400 dukatet e vitit tė parė, qė sipas traktatit do t'i merrte brenda 15 ditėve qė tė pėrgatitej pėr fushatėn ushtarake tė pėrbashkėt me J. Huniadin. Ai iu drejtua edhe Raguzės pėr njė hua nė tė holla qė tė pėrgatitej ushtarakisht, por kėrkesa e tij nuk u plotėsua.
    Me gjithė pėrgatitjet intensive pėr luftė tė pėrbashkėt me hungarezėt kundėr osmanėve, forcat shqiptare nuk arritėn tė merrnin pjesė nė betejė. Despoti serb, Gjergj Brankoviēi, nuk lejoi ushtrinė shqiptare qė tė kalonte nėpėr rrugėt e zotėrimeve tė tij. Rrjedhimisht trupat e J. Huniadit u gjendėn vetėm pėrballė ushtrisė osmane nė betejėn qė u zhvillua mė 18 tetor 1448 nė afėrsi tė Prishtinės, tė cilėn e humbėn.
    Pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes tė 4 tetorit 1448 konflikti ndėrmjet shqiptarėve e Venedikut nuk u shua. Ai u rindez nga Lekė Dukagjini nė mesin e viteve 50. Forcat e L. Dukagjinit, duke pasur mbėshtetjen e pashpallur tė Skėnderbeut (i cili ndėrkohė, sipas qeveritarėve venecianė nė Shqipėri, synonte pėr vete Drishtin dhe Tivarin), arritėn tė merrnin kėshtjellėn e Dejės dhe atė tė Shasit dhe i mbajtėn ato pėr disa vjet, deri kur L. Dukagjini dhe Venediku nėnshkruan traktatin e paqes tė 19 shkurtit 1459.
    Mbrojtja e Krujės gjatė Rrethimit I (korrik-tetor 1450)[redakto]
    Fushata ushtarake e sulltan Muratit II kundėr Shqipėrisė gjatė vitit 1448 nuk dha pėrfundimet e dėshiruara prej tij. Ishte e natyrshme qė, pas fitores sė vitit 1448 kundėr ushtrisė sė Huniadit, sulltani do tė kėrkonte shkatėrrimin e forcave shqiptare. Nė mars tė vitit 1449 ai pushtoi qytetin e Artės dhe zotėrimet e despotit tė Artės, Leonardit I (IV) Toko (1448 - 1479), qė kishte lidhje me Skėnderbeun, u reduktuan nė Shqipėrinė e Poshtme nė Angjelokastėr, Vonicė e Varnacė, si dhe nė ishujt Leukadė, Qefaloni e Xantė. Prandaj Skėnderbeu i pėrshpejtoi masat pėr forcimin e mbrojtjes sė vendit. U riparuan kėshtjellat, tė cilat u pėrforcuan edhe me luftėtarė e armatime.
    Pėr fuqizimin e mbrojtjes sė viseve lindore, ushtria shqiptare e komanduar nga Skėnderbeu u pėrpoq tė ēlironte kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradin). Nė kėtė aksion morėn pjesė me repartet ushtarake tė tyre edhe Gjergj Arianiti, Moisi Arianiti (Golemi) e Zahari Gropa. Sopotnica u sulmua nga forcat shqiptare gjatė vitit 1449, por nuk e morėn dot. Pėrpjekjet e sundimtarėve shqiptarė pėr tė rivendosur pushtetin e tyre nė rajonet e Sopotnicės e tė Ohrit nuk reshtėn.
    Pėr forcimin e aftėsisė mbrojtėse tė vendit, rėndėsi kishin edhe marrėdhėniet me Venedikun. Nė prill tė vitit 1449 Skėnderbeu dėrgoi nė Venedik pėrfaqėsuesit e vet pėr t`i kėrkuar Senatit tė Republikės ratifikimin e traktatit tė paqes tė tetorit 1448, si dhe autorizimin qė ai tė mobilizonte luftėtarė nga banorėt e zotėrimeve veneciane nė Shqipėri. Gjithashtu Skėnderbeu i kėrkoi Republikės sė Shėn Markut tė pėrforconte Shkodrėn e zotėrimet e tjera pėr tė penguar kalimin nėpėr to tė ushtrive osmane qė tė mos sulmonin prapa krahėve forcat shqiptare. Kėto kėrkesa Senati i Venedikut i pranoi, kurse nuk pranoi bashkėpunimin ushtarak me Skėnderbeun, qė do tė ēonte nė prishjen e traktatit tė paqes sė nėnshkruar me sulltan Muratin II.
    Sulmi i trupave osmane kundėr Shqipėrisė nuk vonoi. Nė vitin 1450 sulltan Murati II ndėrmori njė fushatė ushtarake shumė tė fuqishme, duke angazhuar nė tė gjithė ushtrinė e Perandorisė. Sipas burimeve tė kohės, qė pėrmendin Rrethimin I tė Krujės, numri i trupave osmane arrinte nė l00 mijė veta. Por, sipas rrėfimeve tė bashkėkohėsve qė kanė njohur nga afėr organizimin e ushtrisė osmane, numri maksimal i trupave tė rregullta qė mund tė merrte pjesė nėpėr beteja larg viseve tė tyre ishte rreth 30 mijė veta. I njoftuar me kohė pėr lėvizjen e ushtrisė armike, Skėnderbeu pėrfundoi masat mbrojtėse. Nė vende tė sigurta malore dhe nė qytetet e fortifikuara bregdetare ai strehoi popullsinė e paaftė pėr luftė, grumbulloi bagėtinė dhe prodhimet bujqėsore nė vende tė sigurta. Nė vjeljen, grumbullimin dhe transportimin e prodhimeve bujqėsore nė ndihmė tė popullsisė vuri ushtrinė. Prodhimet bujqėsore tė paarrira u asgjėsuan, qė armiku tė mos kishte mundėsi furnizimi me to.
    Skėnderbeu mobilizoi popullsinė e aftė pėr luftė dhe organizoi njė ushtri tė fuqishme. Forcat ushtarake ai i ndau nė tri pjesė. Nėn komandėn e Kont Uranit vendosi nė kėshtjellėn e Krujės 1 500 luftėtarė vullnetarė tė sprovuar. Mijėra tė tjerė i organizoi nė formė ēetash qė tė vepronin nė tė gjithė vendin, sidomos pranė rrugėve pėr tė penguar furnizimin e trupave armike me ushqime e mallra tė tjera, duke sulmuar sidomos karvanet e furnizimit tė tyre. Nga kėto mė tė rėndėsishmet ishin forcat e Gjergj Arianitit, qė do tė vepronin kryesisht pėrgjatė Rrugės Mbretėrore (Egnacia). Detyra mė e rėndėsishme iu caktua 8 mijė luftėtarėve qė u vunė nėn komandėn e drejtpėrdrejtė tė Skėnderbeut. Kėta do tė qėndronin kryesisht nė rrethinat e Krujės dhe do tė sulmonin pa ndėrprerė ushtrinė osmane qė tė mos e lejonin atė tė pėrqendrohej me tė gjitha forcat kundėr mbrojtėsve tė kėshtjellės sė saj.
    Gjatė verės sė vitit 1450 u grumbulluan nė Manastir rreth 30 mijė veta, qė ishte numri maksimal i tė gjitha forcave ushtarake tė Rumelisė e tė Anadollit, tė cilat mund tė grumbulloheshin dhe tė merrnin pjesė nė luftime larg vendbanimeve tė tyre. Ata u vunė nėn komandėn e sulltan Muratit II, i cili, ashtu si para dy vjetėsh nė Sopotnicė, kishte me vete edhe tė birin 23-vjeēar, sulltanin e ardhshėm, Mehmetin II. Nė fund tė muajit korrik 1450, sulltan Murati II iu drejtua viseve tė lira shqiptare. Trupat osmane ishin tė pajisura me mjete ushtarake tė shumta e nga mė modernet pėr kohėn, duke pėrfshirė edhe metal pėr derdhjen e topave.
    Ushtria osmane ndoqi Rrugėn Mbretėrore (Egnacia). Gjatė marshimit nė drejtim tė viseve perendimore trupat osmane u gjendėn nėn sulmet e pandėrprera tė luftėtarėve tė Gjergj Arianitit qė vepronin nė formėn e ēetave. Ushtria osmane kudo ku kaloi, vinte nė dukje kronisti bashkėkohor bizantin L. Halkokondili, "dogji, duke i vėnė zjarrin ēdo gjėje qė takonte". Ajo depėrtoi nė thellėsi tė vendit, iu drejtua Krujės dhe i ngriti ēadrat nė fushėn qė shtrihej nė perėndim tė saj. Nėnkuptohet se njė pjesė e viseve lindore tė zotėrimeve tė Kastriotėve e tė Arianitėve, nėpėr tė cilat lėviznin ushtritė pushtuese, pėrkohėsisht kaloi nėn kontrollin osman.
    Pėrballė ushtrisė sė fuqishme osmane, sulltan Murati II mendoi se shqiptarėt ishin ligėshtuar, prandaj u kėrkoi mbrojtėsve tė kėshtjellės sė Krujės dorėzimin e saj pa luftė. Ai i propozoi Kont Uranit njė shumė tė madhe tė hollash dhe mbrojtėsve paprekshmėri gjatė largimit nga kėshtjella. Por kėto oferta u refuzuan prej shqiptarėve. Atėherė Murati II urdhėroi pushtimin me luftė tė kėshtjellės sė Krujės. Pranė mureve tė saj osmanėt derdhėn topa tė fuqishėm. Me to u rrahėn muret kėshtjellės, njė pjesė e tė cilave sė bashku me portėn e hyrjes u dėmtua. Pas bombardimit osmanėt u vėrsulėn drejt mureve tė dėmtuara, por ndeshėn nė "murin" e pamposhtur tė mbrojtėsve tė saj, tė cilėt me luftėn dhe qėndresėn e tyre, nuk i lanė tė hynin nė kėshtjellė.
    Nga jashtė Skėnderbeu me luftėtarėt e vet godisnin pareshtur dhe befasishėm ushtrinė armike, nga drejtime tė ndryshme, ditėn e natėn, dhe shpesh e sulmonin atė njėkohėsisht nė disa drejtime. Me ta bashkėvepronin edhe mbrojtėsit e Krujės. Shpesh kėta dilnin nga kėshtjella dhe sulmonin befasishėm ose u kundėrpėrgjigjeshin goditjeve tė trupave osmane.
    Duke parė humbjet e mėdha tė ushtrisė sė tij prej luftėtarėve tė Skėnderbeut, sulltan Murati II urdhėroi asgjėsimin e tyre, duke i ndjekur kudo edhe nėpėr male. Por ekspeditat malore u shkaktuan trupave osmane humbje tė rėnda. Gjendja e tyre filloi tė pėrkeqėsohej gjithnjė e mė shumė edhe nga mungesa e ushqimeve dhe e mallrave tė tjera, sepse karvanet e furnizimit qė vinin nga Lindja nuk mund tė qarkullonin pėr shkak tė sulmeve shfarosėse tė ēetave tė shumta shqiptare. Nevojat e ushtrisė pėr ushqime e mallra tė tjera, sulltan Murati II u pėrpoq t'i plotėsonte duke u furnizuar prej tregtarėve venecianė nėpėrmjet Durrėsit e Shkodrės. Skėnderbeu protestoi pranė qeveritarėve tė Republikės sė Venedikut dhe, pasi tregtarėt e saj vazhduan tė furnizonin me mallra trupat osmane, atėherė ushtria shqiptare nisi sulmet kundėr karvaneve tė tyre.
    Lufta nėn muret e Krujės vazhdoi gjatė katėr muajve. Osmanėt e mbajtėn vazhdimisht tė rrethuar kėshtjellėn e Krujės dhe e sulmuan shumė herė atė pėr ta pushtuar, por mbrojtėsit e saj qėndruan deri nė fund. Ushtria osmane, sipas burimeve historike, pati me mijėra tė vrarė. Pasi humbi shpresat pėr mposhtjen e shqiptarėve, Murati II kėrkoi tė arrinte njė marrėveshje paqeje me Skėnderbeun, por ajo u refuzua. Duke pasur njė ushtri tė demoralizuar dhe tė lodhur, nė mesin e muajit tetor 1450, me fillimin e stinės sė shirave dhe afrimit tė dimrit, sulltan Murati II e ndėrpreu fushatėn ushtarake. Gjatė rrugės sė kthimit, derisa kaluan tokat shqiptare, ushtritė osmane u shoqėruan nga goditjet e pandėrprera tė luftėtarėve shqiptarė. Me disfatėn e rėndė ushtarake qė pėsoi nėn muret e Krujės, mbylli jetėn nė vitin 1451 Murati II, njė nga sulltanėt mė tė shquar, qė me luftėra tė vazhdueshme zgjeroi mjaft kufijtė e Perandorisė Osmane.
    Lufta pėr mbrojtjen e Krujės mė 1450 ishte njė nga fitoret mė tė shkėlqyera tė shqiptarėve kundėr fuqisė ushtarake mė tė madhe e mė agresive tė kohės. Fitorja pati jehonė tė madhe nė Shqipėri dhe nė vende tė ndryshme tė Evropės. Brenda vendit ajo forcoi mė tej besimin e shqiptarėve pėr vazhdimin me sukses tė luftės ēlirimtare dhe ndikoi nė rritjen autoritetit tė Skėnderbeut si udhėheqės ushtarak e politik i vendit qė po mbronte lirinė e tyre. Nga ana tjetėr, ajo tregoi domosdoshmėrinė e zgjerimit tė frontit tė luftės antiosmane, duke pėrfshirė edhe shtetet e tjera evropiane. Nė rrafsh ndėrkombėtar ngjarjet e vitit 1450 ndikuan nė rritjen e vlerėsimit pėr rolin e shqiptarėve si faktor parėsor nė kuadrin e pėrgjithshėm tė luftės antiosmane qė zhvillohej nga vende tė ndryshme. Nė opinionin e pėrgjithshėm evropian Skėnderbeu vlerėsohej si njė nga personalitetet mė tė shquara tė kohės. Ky opinion gjendet i shprehur edhe nė njė letėr qė, me rastin e fitores sė vitit 1450, Senati i Raguzės i dėrgoi heroit shqiptar: "nuk gjejmė fjalė tė mjaftueshme pėr tė lavdėruar e admiruar madhėshtinė e pabesueshme tė shpirtit tuaj, menēurinė e burrėrinė tuaj tė pashoqe ... Ju qėndruat me forca tė pakta kundėr njė armiku tė panumėrt turqish ... Qofshi pasqyrė e shembull pėr tė gjithė princat, pėr tė gjithė kombet e emri juaj le tė konsakrojė njė famė tė pėrjetshme!"
    Pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve jugperėndimore nė bashkėpunim me Mbretėrinė e Napolit[redakto]
    Beteja e Beratit (26 korrik 1455)[redakto]
    Luftimet e vitit 1450 pėr mbrojtjen e Krujės sollėn dėme e vėshtirėsi tė ndryshme, tė cilat duheshin kapėrcyer. Pas largimit tė ushtrive osmane, Skėnderbeu ndėrmori masa pėr rivendosjen e pushtetit tė tij nė viset lindore tė vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerėzor. Realizimi i njė detyre tė tillė kėrkonte mbėshtetjen e gjithanshme tė Gjergj Arianitit dhe bashkėrendimin e veprimeve ushtarake me tė. Prandaj Skėnderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij nė vitin 1451.
    Skėnderbeu i kushtoi vėmendje forcimit tė mėtejshėm tė sistemit mbrojtės tė vendit. U ndėrmorėn punime pėr riparimin e pėrforcimin e kėshtjellave. Pėrpara hyrjes kryesore tė kėshtjellės sė Krujės u bėnė ndėrtime tė veēanta parapritėse pėr tė mbrojtur muret e saj prej goditjeve tė artilerisė. Nė vijim tė punimeve nė sistemin mbrojtės dhe rreth 20 km (30 mijė hapa sipas M. Barlecit) larg Sfetigradit, diku nė rajonin e Mokrės, ndoshta nė rrjedhjen e mesme tė lumit Treska dhe nė jug tė krahinės sė Poreēes, shqiptarėt ndėrtuan kėshtjellėn e Modrishės (Modrishta) pėr tė penguar kalimin e trupave osmane nė thellėsi tė vendit nėpėrmjet rrugės Shkup-Kėrēovė. Ndėrkaq shqiptarėt kishin arritur tė rimarrin qytetin e Ohrit dhe rajonin e tij. Gjatė periudhės sė Skėnderbeut, mė tė shumtėn e viteve Ohri ka qenė nėn zotėrimin e shqiptarėve, prandaj njė lagje e tij pėr shekuj ka mbajtur emrin e Skėnderbeut. Ekspeditat ushtarake osmane kundėr Shqipėrisė nuk vonuan tė rifillonin. Sulltan Mehmeti II qė hipi nė fronin osman nė vitin 1451, pas vdekjes sė babait tė tij, dėrgoi kundėr Shqipėrisė dy ushtri gjatė vitit 1452.
    Ushtria e parė e pėrbėrė prej disa mijė luftėtarėsh nėn komandėn e Hamza Beut, pasi kaloi Mokrėn u fut nė luginėn e Modrishės dhe filloi tė ngjitej e lodhur nė drejtim tė kėshtjellės, lartėsitė rreth sė cilės ishin zėnė natėn nė fshehtėsi prej ushtrisė shqiptare. Kur pjesa kryesore e ushtrisė osmane ishte nė ngjitje, Skėnderbeu urdhėroi kėmbėsorinė e vet qė ta sulmonte. Pozicioni i favorshėm i luftimit pėr shqiptarėt, qė sulmonin nga lart poshtė, i dėmtoi rėndė forcat armike. Ndėrkohė kalorėsia shqiptare me Skėnderbeun nė krye dhe Hamza Kastriotin kaloi me tė shpejtė nė luginė dhe u ndėrpreu rrugėn e tėrheqjes forcave armike, tė cilat pėsuan njė katastrofė tė vėrtetė. Shumica e tyre u vranė dhe shumė tė tjerė ranė robėr bashkė me komandantin e tyre Hamza Beun.
    Disa muaj mė vonė kundėr Shqipėrisė u dėrguan mijėra ushtarė tė tjerė osmanė tė komanduar nga Debrea. Skėnderbeu vendosi t'i sulmonte befasisht. I shoqėruar nga Hamza Kastrioti e Moisi Golemi (Arianiti), nė krye tė 6 mijė kalorėsve marshoi gjatė natės me shpejtėsi drejt vendndodhjes sė kampit armik. Meqė forcat osmane diktuan afrimin e shqiptarėve, Skėnderbeu i sulmoi ato menjėherė e nga drejtime tė ndryshme dhe i shpartalloi keqas, duke vrarė dhe komandantin e tyre, Debrenė. M. Barleci rrėfen se beteja u zhvillua nė fushėn e Pollogut qė, sipas tij, kufizohej me qytetin e Shkupit dhe me Mokrėn. Sipas pėrshkrimit tė tij, vendbeteja duhet kėrkuar diku nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Treskė ose nė pjesėn veriperėndimore tė fushės sė Shkupit qė kufizohet me Dervenin. Nė burimet historike tė shek. XV emri i Pollogut ndeshet vetėm pėr njė fshat tė vilajetit tė Manastirit.
    Mbrojtja e viseve shqiptare tė ēliruara dhe e ardhmja e tyre vareshin nė njė farė mase nga situata politike dhe ushtarake nė Shqipėrinė e Poshtme dhe Lindore, qė ishin nėn pushtimin osman. Dėbimi i pushtuesve nga kėto rajone ishte njė kėrkesė e domosdoshme dhe e pėrbashkėt e tė gjithė shqiptarėve, kudo qė banonin nė vise tė ēliruara apo edhe tė pushtuara.
    Pas luftimeve tė vitit 1450, Skėnderbeu dhe fisnikėt e tjerė shqiptarė u pėrpoqėn energjikisht tė gjenin rrugėt sa mė tė frytshme pėr tė pėrballuar kėrcėnimin osman. Nė kėtė drejtim ata u pėrpoqėn tė forconin lidhjet me vendet e tjera, qė t`i angazhonin kėta nė luftėn antiosmane. Skėnderbeu i kėrkoi Republikės sė Venedikut qė, nėn komandėn e tij, tė vendoste nė Krujė njė numėr ushtarėsh tė saj. Por kjo kėrkesė, qė e angazhonte Venedikun nė luftėn antiosmane, nuk u pranua prej Senatit tė tij, i cili, pėr mė tej, mė 1451 ripėrtėriu me sulltanin e ri, Mehmetin II, traktatin e paqes qė ishte nėnshkruar me Muratin II.
    Synimi i shqiptarėve pėr ēlirimin e viseve jugore tė vendit, gjeti mbėshtetjen e mbretėrisė sė Napolit, e cila nėpėrmjet tokave shqiptare mund tė sulmohej lehtėsisht prej trupave osmane. Prandaj mbreti Alfonsi V synonte tė shtrinte influencėn e vet nė Ballkanin Perėndimor. Ai u lidh me shumė sundimtarė tė kėtyre viseve dhe u premtoi atyre pėrkrahje materiale, me kusht qė tė njihej si kryezot i krahinave qė do tė ēliroheshin me ndihmėn e tij.
    Si forcė kryesore pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani, Alfonsi V shihte shqiptarėt. Nė njė projekt drejtuar Papės nė vitin 1451, ai e konsideronte tė mjaftueshėm dėrgimin prej tij tė njė mijė ushtarėve pėr tė ndihmuar Skėnderbeun e fisnikėt e tjerė shqiptarė pėr ēlirimin e viseve jugperėndimore qė ishin nėn pushtimin osman. Shqiptarėt u pėrpoqėn tė siguronin nga mbreti Alfonsi V ndihma nė ushtarė dhe nė mjete luftarake tepėr tė nevojshme sidomos pėr marrjen e kėshtjellave dhe ēlirimin e viseve tė pushtuara.
    Pėr tė konkretizuar bashkėpunimin shqiptaro-napolitan, fisnikėt shqiptarė nėnshkruan me oborrin napolitan disa traktate bashkėpunimi, siē ishte ai i 26 marsit 1451, i nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Skėnderbeut, traktati i 7 qershorit 1451, i nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e Gjergj Arianitit, si dhe traktate tė tjera tė nėshkruara nga pėrfaqėsuesit e Muzak Topisė, tė Gjon Muzakės etj. Nė tė gjitha kėto traktate si problem qendror ishte ēlirimi i viseve tė Shqipėrisė sė Poshtme. Sipas tyre, viset qė do tė ēliroheshin me ndihmėn e trupave napolitane, do tė njihnin si kryezot tė tyre mbretin Alfonsi V (traktati i 26 marsit). Nė traktatin e 7 qershorit ishin shėnuar gjithashtu mėnyra se si do tė ndaheshin viset shqiptare, pasi tė ēliroheshin. Gjergj Arianiti do tė merrte Kaninėn, Vlorėn me rrethinat dhe do tė gėzonte njė sėrė tė drejtash mbi qytetin dhe krahinėn e Beratit. Pėrfaqėsuesi i Gjergj Arianitit, qė nėnshkroi traktatin, do tė merrte krahinėn e Vagenetisė (Ēamėrisė). Nė kuadrin e kėtyre pėrpjekjeve u pėrfshinė edhe Simon Zenebishi me tė birin, Alfonsin, tė cilėt qenė kthyer nga emigracioni dhe u vendosėn nė zonėn bregdetare pranė Butrintit.
    Shqiptarėt qė banonin nė viset e pushtuara e vazhduan nė forma tė ndryshme luftėn kundėr osmanėve edhe nėn ndikimin e fuqishėm tė ngjarjeve qė zhvilloheshin nė pjesėn e ēliruar tė vendit. Nė dokumentet osmane tė atyre viteve pėrmenden nė rajonet e pushtuara fshatra tė tėra shqiptare si kryengritėse e rebele, spahinj tė zhdukur e qė kishin braktisur timaret, spahinj qė nuk pranonin tė merrnin pjesė nė fushatat ushtarake kundėr tokave tė lira shqiptare, spahinj shqiptarė tė cilėsuar si "tradhtarė" qė ishin bashkuar me luftėtarėt dhe me prijėsat shqiptarė, si me Gjergj Arianitin etj.
    Si rrjedhojė e qėndresės qė zhvillohej nė Shqipėrinė e Poshtme, disa krahina malore si Kurveleshi, Himara, Kėlcyra, Leskoviku e ndonjė tjetėr, prej kohėsh qėndronin thuajse krejtėsisht tė lira. Nė vitet 50 u ēlirua zona bregdetare pranė Butrintit, me qendėr kėshtjellėn e Kastrovilės (Ēamėri). Nė tė u vendosėn trashėgimtarė tė familjes sundimtare tė Zenebishėve qė pėrpiqeshin tė zgjeronin zonėn e lirė. Gjatė viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) organizoi disa aksione tė suksesshme kundėr ushtrisė sė Gjergj Brankoviēit, zgjeroi zotėrimet e tij deri nė Moraēė dhe shtiu nė dorė Medunin.
    Pėr tė lehtėsuar zbarkimin e trupave napolitane, qė do tė merrnin pjesė nė luftė pėr ēlirimin e viseve shqiptare, u krijua njė lidhje detare e veēantė me mbretėrinė e Napolit. Pėr kėtė qėllim nė jug tė Durrėsit u rindėrtua kėshtjella e Kepit tė Lagjit (kalaja e Turrės). Pas disa vitesh, po pėr tė lehtėsuar komunikimin nėpėrmjet detit me vendet e tjera, Skėnderbeu ndėrtoi njė kėshtjellė nė Kepin e Rodonit.
    Si qendėr e parė pėr t`u ēliruar nė bashkėpunim me forcat napolitane u mendua jo rastėsisht Berati, qė ishte kufitar me krahinat e lira. Ēlirimi i tij, si qendėr shumė e fortifikuar, krijonte rrethana shumė tė favorshme pėr dėbimin e pushtuesve nga krahinat e tjera nė lindje, nė perėndim e nė jug tė Beratit dhe do tė sillte izolimin e njė baze tjetėr shumė tė rėndėsishme ushtarake e administrative tė pushtuesve, Kaninėn, duke i prerė kėsaj rrugėt e komunikimit tokėsor me viset e tjera qė ishin nėn pushtimin osman.
    Aksioni pėr ēlirimin e Beratit jo rastėsisht pėrkoi dhe u zhvillua i ndėrvarur me pėrpjekjet energjike tė sulltan Mehmetit II dhe tė administratės qendrore osmane pėr shtrirjen e konsolidimin e pushtimit osman nė rajonet lindore e veriore tė viseve tė lira shqiptare, si dhe nė rajonin e Fushė-Dardanisė dhe tė pjesės jugore tė luginės sė Moravės. Pėrpjekje intensive pėr pushtimin e kėtyre rajoneve osmanėt i ndėrmorėn sidomos gjatė viteve 1454-1455, pasi ata kishin marrė mė 29 maj 1453 Konstandinopojėn, e cila konsiderohej e papushtueshme prej fortifikimeve tė fuqishme qė kishte. Rėnia e saj tronditi forcat antiosmane tė kohės, kudo qė ato vepronin, dhe shėnoi fundin e Perandorisė Bizantine. Pėrkrah forcave osmane nė luftėn pėr pushtimin e Konstandinopojės mori pjesė edhe ushtria e Gjergj Brankoviēit.
    Nė vitin 1454 sulltan Mehmeti II rrethoi qytetin mė tė rėndėsishėm e mė tė fortifikuar tė Kosovės pas Shkupit, Novobėrdėn, emri i sė cilės njihej mirė nė vendet e tjera pėr prodhimin e arit e tė argjendit. Pas njė bombardimi 40-ditor me topa tė mėdhenj dhe premtimit se mbrojtėsve e banorėve tė saj u garantohej jeta, Novobėrda u dorėzua mė 1 qershor 1455 dhe me kėtė mori fund periudha e lulėzimit tė saj si qytet. Novobėrda u braktis masivisht dhe njė pjesė e banorėve ndoshta u vranė. Sipas njė regjistri osman tė vitit 1455, nė roje tė fortesės sė Novobėrdės si specialistė armėsh tė ndryshme, si hekurpunues, marangozė e muratorė, qė kujdeseshin pėr mirėmbajtjen e saj, ishin gjithsej 27 kryefamiljarė tė krishterė dhe 60 familje myslimane. Kėta tė fundit ishin vendosur nė Novobėrdė, duke ardhur nga rajone tė ndryshme tė Rumelisė, pėr tė garantuar praninė e pushtetit osman aty. Lajmi pėr rėnien e Novobėrdės, njė qytet ky qė njihej shumė edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, qe tronditės dhe u prit me shqetėsime edhe nė vende tė tjera, si nė Hungari, nė Itali etj. Pas marrjes sė Novobėrdės, osmanėt pushtuan edhe qytete tė tjera tė Fushė-Dardanisė.
    Gjatė verės sė vitit 1455, 12 mijė luftėtarė shqiptarė dhe 500 ushtarė tė mbretėrisė sė Napolit rrethuan Beratin dhe nisėn sulmet pėr marrjen e tij. Forcat osmane, qė gjendeshin nė kėshtjellė, hynė nė bisedime me shqiptarėt pėr dorėzimin e saj dhe kėrkuan paraprakisht njė armėpushim prej njė muaji, kėrkesė qė u pranua vetėm pėr 15 ditė. Ata shpresuan jo mė kot qė ushtritė osmane do t'u vinin nė ndihmė, sepse ato tashmė ishin tė lira pas marrjes sė Novobėrdės.
    Duke vlerėsuar pozitėn kyēe tė Beratit dhe rrjedhimet qė do tė kishte humbja e tij, sulltani largoi nga Fushė-Dardania mijėra ushtarė osmanė dhe i nisi pėr tė sulmuar forcat shqiptare qė kishin rrethuar kėshtjellėn e Beratit. Nė krye tė tyre vuri tre komandantė tė shquar, njohės shumė tė mirė tė viseve shqiptare, tė cilėt mė parė kishin qenė kėtu si sanxhakbejlerė: Isa Beun, Hamza Beun dhe Sebalian. Pėr tė mos u diktuar prej luftėtarėve shqiptarė qė mbanin tė rrethuar kėshtjellėn e Beratit, ata nuk i kaluan trupat nga rruga e zakonshme e luginės sė Shkumbinit, por u grumbulluan nė Manastir dhe ndoqėn rrugėn qė tė ēonte nė fushėn e Korēės. Duke udhėtuar nėpėr lugina e rrugė qė ishin larg qendrave kryesore tė banimit dhe qė thuajse nuk pėrdoreshin mė, trupat osmane u futėn natėn nė kėshtjellėn e Beratit, pa u vėnė re prej luftėtarėve tė Muzak Topisė dhe ushtarėve napolitanė qė ishin vendosur nė atė drejtim nga kalonte rruga e marshimit tė osmanėve.
    Nė pasditen e 26 korrikut 1455 pesė mijė luftėtarėt e Muzak Topisė dhe 500 ushtarėt napolitanė, kur ishin fare tė shkujdesur e tė shpėrndarė, u sulmuan prej ushtrisė osmane dhe u asgjėsuan thuajse tėrėsisht. Sapo u njoftuan pėr sulmin e papritur tė ushtrisė osmane, Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti, qė me 7 mijė luftėtarėt e tyre ishin larg e nė drejtimin e kundėrt me vendin e betejės, shkuan menjėherė nė ndihmė tė Muzak Topisė, por, kur ata arritėn nė fushėn e luftės, gjithēka kishte pėrfunduar. Pėr mė tepėr trupat e Skėnderbeut e tė Gjergj Arianitit u gjendėn tė rrethuara dhe beteja rifilloi. Nė sajė tė heroizmit masiv tė luftėtarėve tė tyre dhe sidomos tė Skėnderbeut, qė u sul i pari mbi rrethuesit dhe veproi nė betejė njėkohėsisht si komandant e si ushtar, shqiptarėt pėrballuan sulmin osman, arritėn tė ēanin rrethimin dhe u larguan nga fusha e betejės. Shfarosja e ushtrisė sė Muzak Topisė nė betejėn e Beratit ishte humbja mė e rėndė qė pėsuan shqiptarėt gjatė luftės 25-vjeēare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut.
    Edhe pas ngjarjeve tė Beratit, shqiptarėt nuk hoqėn dorė nga synimet pėr ēlirimin e viseve tė pushtuara. Nė dokumentet e vitit 1456 del se Skėnderbeu i vazhdoi lidhjet me Zenebishėt, qė pėrpiqeshin tė zgjeronin zonėn e ēliruar nė viset bregdetare tė Shqipėrisė sė Poshtme, me qendėr Kastrovilėn, ndėrkohė qė forcat e Mbretėrisė sė Napolit, pasi dėbuan osmanėt, morėn Himarėn. Skėnderbeu ndėrmori aksione pėr ēlirimin e kėshtjellave tė tjera, qė kanė mbetur anonime nė dokumentet e kohės. Dy vjet pasi e kishte humbur, Skėnderbeu u rimori osmanėve me forcėn e armėve, nė vitin 1457, qendrėn e rėndėsishme doganore e tregtare tė Myzeqesė, Pirgun, qė gjendej nė grykėderdhjen e lumit Seman. Bashkėpunimi i Skėnderbeut me banorėt e viseve tė pushtuara ishte tepėr i ngushtė dhe vazhdoi deri nė fund. Nė mesin e viteve 60 pėrmenden lidhjet e Skėnderbeut me despotin e Artės. Marrėdhėnie tė tilla Skėnderbeu vendosi edhe me shqiptarėt e viseve tė largėta, duke pėrfshirė edhe ata tė Moresė (Peloponezit), tė cilėt, kur kaluan nė Italinė e Jugut e nė Sicili edhe kėtu, nė vendbanimet e reja, ruajtėn ndėr shekuj kujtimin pėr Heroin Kombėtar dhe pėr ngjarjet e lavdishme tė shek. XV, dėshmi kjo e lidhjeve tė tyre me luftėn e bashkėkombėsve tė udhėhequr nga Skėnderbeu.

    Fitorja e ushtrisė shqiptare nė Ujėbardhė (1457)[redakto]
    Pas betejės sė Beratit tė vitit 1455, gjendja e brendshme politike e Shqipėrisė u keqėsua pėrkohėsisht. Asgjėsimi i forcave tė Muzak Topisė nė Berat shkaktoi lėkundje e frikė te disa fisnikė shqiptarė, ndonjė prej tė cilėve kaloi edhe nė anėn osmane, siē ishte rasti i Moisi Golemit (Arianitit) dhe i Hamza Kastriotit.
    Moisi Golemi (Arianiti) i kishte zotėrimet nė Dibrėn e Sipėrme dhe kufitare me viset e pushtuara. I trembur nga disfata e Beratit dhe i bindur se bashkėpunimi me pushtuesin nuk do tė mbėshtetej prej banorėve tė zotėrimeve tė veta, ai iku fshehurazi nė oborrin osman. Pėr kėtė akt Moisiu u shpronėsua dhe zotėrimet e pasuria e tij kaluan nė duart e Skėnderbeut. Sulltan Mehmeti II i ngarkoi atij drejtimin e njė ushtrie pėr t`i dhėnė Skėnderbeut goditjen pėrfundimtare pas ngjarjeve tė Beratit, tė cilat ishin dobėsuar fuqinė ushtarake tė shqiptarėve. Nė fund tė pranverės sė vitit 1456, ushtria osmane e drejtuar nga Moisiu arriti nė fushėn e Oronikut pranė Ohrit dhe nė betejėn qė u zhvillua aty, u thye keqas prej forcave tė Skėnderbeut. Pa kaluar shumė kohė, i penduar pėr bashkėpunimin me osmanėt, Moisiu u kthye nė Shqipėri pėr tė luftuar besnikėrisht deri nė vdekje pėrkrah Skėnderbeut, i cili e fali dhe i riktheu menjėherė pronat e pasuritė e konfiskuara.
    Lėkundje tė tilla u shfaqėn edhe tek anėtarė tė rrethit familjar tė Skėnderbeut, tė cilėt ky i ndėshkoi ashpėr. Ai shpronėsoi Gjergj Stres Balshėn, djalė i motrės sė tij, i akuzuar pėr bashkėpunim me osmanėt. Kulmin kjo veprimtari e arriti me bashkėpunėtorin e ngushtė e nipin e Skėnderbeut, Hamza Kastriotin. Me sa duket, nė kėtė qėndrim ndikoi edhe humbja e shpresave prej tij pėr tė qenė trashėgimtari i Kastriotėve, meqenėse Skėnderbeut i lindi djalė. Hamzai kaloi nė anėn e osmanėve nė njė nga vitet mė kritike tė periudhės sė luftėrave tė Skėnderbeut.
    Me vdekjen e J. Huniadit nė vitin 1456 u shua qėndresa e hungarezėve, njė nga vatrat mė tė fuqishme tė luftės antiosmane nė Ballkan. I ēliruar nga presioni hungarez, sulltan Mehmeti II e pėrqendroi vėmendjen kundėr Shqipėrisė, i nxitur edhe nga premtimi i Hamza Kastriotit se me njė ushtri tė fuqishme mund t'i jepte grushtin pėrfundimtar Skėnderbeut.
    Nė korrik tė vitit 1457 u fut nė tokat shqiptare njė ushtri e fuqishme osmane (pėr tė cilėn burimet e kohės japin njė numėr tė ekzagjeruar prej 80 mijė vetash) nėn komandėn e Isa bej Evrenozit, i cili sapo kishte fituar njė pozitė krejt tė veēantė administrative pėr kontrollin e drejtpėrdrejtė tė rajoneve periferike lindore e veriore tė viseve qė ishin nėn kontrollin e Skėnderbeut dhe tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė. Nė kėtė fushatė atė e shoqėronte Hamza Kastrioti, qė ishte njė njohės shumė i mirė i ushtrisė shqiptare dhe i artit tė saj luftarak. Prandaj Heroi shqiptar ndoqi kėsaj here njė taktikė krejt tė re.
    Skėnderbeu me luftėtarėt e vet si zakonisht zuri shtigjet nė trevat lindore tė Dibrės, ku priti afrimin e ushtrisė osmane. Pas disa ndeshjeve tė parėndėsishme me tė, ai e shpėrndau pėrkohėsisht masėn kryesore tė luftėtarėve shqiptarė dhe u tėrhoq nė mėnyrė tė tillė qė armiqtė tė bindeshin se i kishin shpartalluar shqiptarėt dhe se Skėnderbeu ishte braktisur prej luftėtarėve tė vet. Kjo manovėr e tij pati sukses tė plotė aq sa, mė 31 korrik 1457, qeveritari venecian i Durrėsit e njoftonte dukėn e Republikės se: "i madhėrishmi Skėnderbe ka marrė malet pėr tė shpėtuar kokėn dhe e kanė braktisur tė gjithė".
    Trupat osmane u futėn nė thellėsi tė vendit, zbritėn nė zonėn e Matit dhe nuk ranė nė gjurmėt e luftėtarėve shqiptarė, gjė qė i bindi se ushtria shqiptare vėrtet ishte shpartalluar. Mė 2 shtator tė vitit 1457, kur ushtarėt osmanė po pushonin tė shkujdesur nė fushėn e Ujėbardhės, pranė Mamurasit, Skėnderbeu, pasi grumbulloi dhe organizoi me shpejtėsi forcat e veta, e goditi befasisht ushtrinė armike nė disa drejtime. Tė ndodhura nė gjumin e mesditės, pa armė e me kuaj tė pashaluar, trupat osmane pėsuan njė katastrofė tė plotė. Shumica e tyre u vranė e ranė robėr nė duart e shqiptarėve.
    Fitorja i befasoi bashkėkohėsit, tė cilėt shkruanin ato ditė se "Skėnderbeu me njė grusht ushtarėsh theu, mposhti dhe dėrrmoi njė ushtri tė pamasė turqish", "thuhet se mė tepėr se 30 mijė turq u vranė ose u zunė rob prej tij" etj., etj. Midis robėrve tė shumtė ishte edhe Hamza Kastrioti, tė cilin Skėnderbeu e futi nė burgjet e Italisė dhe mė vonė e lejoi qė tė shkonte pėr tė banuar nė Turqi.
    Fitorja nė betejėn e Ujėbardhės pati rrjedhime pozitive tė shumanshme politike dhe ushtarake nė Shqipėri. Ajo ishte njė goditje vendimtare kundėr lėkundjeve nė gjirin e aristokracisė shqiptare dhe ndikoi nė forcimin e pushtetit politik tė Skėnderbeut mbi gjithė viset e lira shqiptare. Pas disfatės sė rėndė tė vitit 1457 nė betejėn e Ujėbardhės, sulltan Mehmeti II ndėrpreu pėrkohėsisht sulmet kundėr Shqipėrisė dhe vetėm nė vitet 60 do tė dėrgonte kundėr saj ushtri tė fuqishme.
    Regjistrimet kadastrale osmane tė viteve 50[redakto]
    Angazhimi gjatė viteve 1448 dhe 1450 kundėr Skėnderbeut i tė gjithė potencialit ushtarak tė Perandorisė Osmane nėn drejtimin e vetė sulltan Muratit II bashkė me tė birin e tij, sulltanin e ardhshėm Mehmetin II, synonte nėnshtrimin me ēdo kusht tė viseve tė lira shqiptare. Nė kėto rrethana ai ngriti mbi lumin Vardar urėn e gurtė tė Shkupit. Masa energjike ndėrmori nė kėtė drejtim, pas ardhjes nė pushtet, sulltani i ri, Mehmeti II.
    Ekspeditat ushtarake kundėr viseve tė lira shqiptare gjatė viteve 1452-1455, ky sulltan i bashkėshoqėroi edhe me regjistrimet kadastrale tė rajoneve tė gjera shqiptare. Madje nė luftėn pėr nėnshtrimin e viseve shqiptare gjatė vitit 1455 u angazhua edhe vetė sulltan Mehmeti II, kampi i tė cilit, nė mesin e muajit qershor 1455, ishte vendosur nė fshatin Reēan tė Prizrenit, por kėtė qytet nuk e mori dot. Nė fillim tė vitit 1456 osmanėt pushtuan pėrkohėsisht Medunin.
    Pėr tė mbajtur viset e lira shqiptare nėn goditje ushtarake tė pandėrprerė, sulltan Mehmeti II krijoi njė njėsi administrative tė veēantė nė njė pjesė tė konsiderueshme tė tyre me afro 240 hase e timare pėrgjithėsisht tė mėdha dhe i shėnoi nė njė regjistėr kadastral tė veēantė. Nė tė u pėrfshinė rajonet e Gostivarit e tė Tetovės, tė Kaēanikut bashkė me njė pjesė tė rajonit tė Shkupit, tė Rrafshit tė Dukagjinit (pa qytetet e Prizrenit e tė Pejės, sepse osmanėt nuk kishin mundur t’i pushtonin), tė Zveēanit (Mitrovicės), tė Plavės e Gucisė, tė Jeliēes (Sanxhaku) etj., duke pėrfshirė edhe njė pjesė tė Bosnjės Jugore. Me kėtė organizim tė veēantė, qė nuk pati jetė tė gjatė, synohej tė shkėputeshin e nėnshtroheshin rajonet lindore e veriore tė viseve tė lira shqiptare, duke ia dhėnė ato nėn zotėrim Isa Beut, qė ky tė vepronte energjikisht pėr zotėrimin e tyre.
    Zeameti i Isa Beut prej rreth 150 fshatrave shtrihej nė tė gjitha krahinat e njėsisė administrative tė drejtuar prej tij, qė duhej t`i jepnin afro 800 000 akēe. Me zeamete tė tjera u pajisėn familjarėt e tij, madje edhe gruaja. Pjesa dėrrmuese e timareve iu shpėrnda personave tė afėrm me Isa Beun dhe qė i shėrbenin atij. Ky ishte apogjeu zyrtar i fuqisė ekonomike, politike e ushtarake tė Isa Beut si funksionar i lartė osman.
    Faktikisht pushteti i tij nuk u shtri mbi viset e sipėrpėrmendura, madje as nė vilajetin e Kalkandelenit (Tetovės) qė ishte mė afėr Shkupit dhe mė i begati nga rajonet e tjera, popullsia e tė cilit i paguante afro 500 000 akēe tatime Isa Beut e njerėzve tė tij. Nė kėtė vilajet, ndėr tė tjerė, kishin haset e tyre gruaja e tij dhe djali i tyre, Mehmet Ēelebiu, si dhe pėrfaqėsues tė famijeve tė njohura fisnike shqiptare, si Hasan bej Zenebishi, qė ishte subash i vilajetit tė Kalkandelenit, Jusuf ēelebi Muzaka (tė cilit pėr pak kohė iu dha nė zotėrim hasi i djalit tė Isa Beut), Kasem Dukagjini etj. Megjithėkėtė detyrat e tyre si funksionarė osmanė ata nuk i ushtruan dot pėr ndonjė kohė tė gjatė, sepse ai rajon mbeti thuajse vazhdimisht nėn kontrollin e Skėnderbeut. Banorėt e rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar kanė ruajtur nė kujtesė faktin se osmanėt i pushtuan kėto vise pas shumė luftimesh qė zgjatėn vite tė tėra. Mbrojtėsit e kėshtjellės sė Sobrit, qė kontrollonte rrugėn Shkup-Tetovė, pėrmenden vazhdimisht si tė vrarė. Si rrjedhojė, edhe numri i familjeve myslimane tė qytetit tė Tetovės erdhi duke u pakėsuar, ndėrkohė qė rritej numri i tyre nė Shkup, i cili mbeti nėn pushtimin e pandėrprerė osman. Nė kėtė kohė nė Shkup u bėnė shumė ndėrtime, midis tė cilave u dalluan mjaft vepra tė rėndėsishme arkitekturore dhe artistike. Gjatė shek. XV u ndėrtuan vepra monumentale tė gjinive tė ndryshme, si ndėrtime mbrojtėse dhe inxhinierike, ndėrtimet e kultit dhe ndėrtime tė arkitekturės popullore si ēarshi, hane, banesa etj. Midis kėtyre veprave shquhen Ura e gurtė nė lumin Vardar (Shkup), xhamitė e sulltan Muratit II, tė Isa Beut, Mustafa Pashės etj., banjat publike tė Isa Beut e tė Daut Pashės, ujėsjellėsi i Mustafa Pashės, hanet e Sulės e tė Kapanit etj.
    Pėr tė kompensuar pozitėn administrative, politike dhe ekonomike tė projektuar pėr Isa Beun, por qė nuk pati sukses, ai u emėrua subash i vilajetit tė Shkupit, siē e tregon njė shėnim i shkruar nė muajin qershor tė vitit 1457 nė regjistrin kadastral pėrkatės. Ndėrsa subashi i mėparshėm i Shkupit kishte njė has qė i jepte mė pak se 100 000 akēe tė ardhura vjetore, Isa Beut iu dha njė has qė i siguronte afro 240 000 akēe nė vit, tė ardhura kėto shumė mė tė vogla nga ato tė postit tė mėparshėm.
    Krahas njėsisė administrative nė zotėrim tė Isa Beut, sulltani krijoi gjatė vitit 1455 nė rajonin e Fushė-Dardanisė e mė gjerė njė njėsi administrative tė dytė, tė emėrtuar "Vilajeti i Vukut", sipas emrit tė ish-sundimtarit, Vuk Brankoviēit. Ky vilajet kishte 8 nahije dhe afro 180 timare. Nahijet mė tė mėdha pėr nga numri i fshatrave ishin Labi (Llapi) me 229 fshatra, Vuēiterni me 137, Morava me 128, Topolnica me 81, Klopotniku me 42 dhe Prishtina me 40 fshatra. Gjatė vitit 1455 u ndėrmorėn regjistrime kadastrale osmane edhe nė rajone tė tjera, si nė Sanxhakun Shqiptar etj.
    Regjistrimet e mėsipėrme mbetėn pėr shumė vjet akte formale. Prandaj mė 1458, 1459 dhe 1463 u angazhua sėrish vetė sulltan Mehmeti II pėr nėnshtrimin e rajoneve tė mėsipėrme, duke pushtuar, ndoshta pėrkohėsisht, Prizrenin nė vitin 1458, mė pas Lipjanin, Vuēiternin dhe nė vitin 1463 Pejėn.
    Gjatė viteve 1454-1456 pushtohet thuajse krejtėsisht Despotati serb i Gjergj Brankoviēit, i cili ishte lidhur ngushtėsisht me oborrin osman, si nėpėrmjet vasalitetit ashtu edhe lidhjeve martesore. Nė dhjetor tė vitit 1456 vdiq si i mėrguar nė Hungari Gj. Brankoviēi dhe pas dy vjetėsh, nė janar tė vitit 1458, vdiq edhe djali e trashėgimtari i tij Llazari. Nė mars tė vitit 1458 osmanėt pushtuan kryeqytetin e Rashės, Smederevėn, por po atė muaj banorėt i dėbuan pushtuesit nga qyteti i tyre. Djali i mbretit Thoma Tomasheviq tė Bosnjės, Stefani, u martua me vajzėn e Llazar Brankoviēit dhe, me ndihmėn e oborrit hungarez e si vasal i tij, u shpall despot i Rashės nė mars tė vitit 1459. Kundėrveprimi osman qe i menjėhershėm dhe despoti Stefan nė qershor tė atij viti e braktisi pėrfundimisht shtetin serb tė Rashės dhe nė vitin 1461 u bė mbret i Bosnjės.
    Gjatė vitit 1463 sulltan Mehmeti II ndėrmori fushata ushtarake shumė tė fuqishme pėr nėnshtrimin e Ballkanit; pushtoi Bosnjėn, Morenė (Peloponezin) dhe emėroi masivisht timarlinj tė rinj nė viset shqiptare pėr t`i rivendosur ato nėn pushtetin e tij. Pėr tė mbajtur tė nėnshtruar Bosnjėn, sulltani u pėrpoq tė vendoste nėn kontrollin e tij kėshtjellat pranė rrugėve kryesore qė tė ēonin nė Bosnjė, si Zveēanin, Jeliēėn (Pazarin e Ri) etj. Edhe pse pėr ruajtjen e kėtyre kėshtjellave sulltan Mehmeti II caktoi spahinj tė rinj, ai realisht nuk arriti t`i fuste nėn kontroll tė plotė rajonet e ish-njėsisė administrative, qė nė vitet 50 ia kishte dhėnė Isa Beut pėr t`i administruar.
    Skėnderbeu vazhdoi tė pėrkujdesej pėr viset veriore shqiptare. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 1464, ai i nisi trupat e veta nė drejtim tė Sjenicės, nė viset e ish-Despotatit tė Rashės, dhe u ndesh me trupat osmane, tė cilat i shpartalloi pėrfundimisht. Ky aksion ushtarak i suksesshėm i Skėnderbeut u ndėrmor nė kuadrin e rigjallėrimit tė bashkėpunimit tė tij me Hungarinė. Nga fundi i vitit 1463 deri mė 1465 mbreti Matia Korvini i Hungarisė ndėrmori njė varg aksionesh luftarake kundėr osmanėve nė Bosnjė dhe arriti tė ēlironte Bosnjėn Veriore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga maratonomak : 30-10-2013 mė 10:18

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar maratonomak pėr postimin:

    cool_shqype (30-10-2013)

  3. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Epoka e Skėnderbeut 03

    ORGANIZIMI ADMINISTRATIV OSMAN NĖ SHQIPĖRI

    Organizimin mė tė hershėm administrativ tė Shqipėrisė, tė bėrė nga pushtuesit osmanė, e njohim nėpėrmjet regjistrimit tė vitit 1431 - 1432 dhe vetėm pėr njė pjesė tė viseve shqiptare. Sipas kėtij regjistrimi osman, u formua Sanxhaku shqiptar me kryeqendėr Gjirokastrėn. Sanxhaku ishte njėsi feudale-administrative mė vete, qė varej drejtpėrsėdrejti nga administrata qendrore e Perandorisė. Nė krye tė sanxhakut ishte sanxhakbeu, komandant i ushtrisė sė sanxhakut. Pranė tij ishte kadiu, i cili kryente funksionet administrative civile, gjyqėsore e fetare. Sanxhaku ishte i ndarė nė njėsi mė tė vogla, nė vilajete (qė mė pas u quajtėn kaza) dhe kėto, nė disa raste, nė njėsi edhe mė tė vogla, nė nahije. Nė krye tė vilajetit ishte subashi, komandant ushtarak i ushtrisė sė vilajetit, dhe pranė tij ishte kadiu.
    Nga tė dhėnat e regjistrit tė vitit 1431-1432 (i cili nuk ėshtė i plotė, prandaj edhe kryeqendra e sanxhakut del nė zonėn mė jugore tė tij dhe kjo presupozon se edhe vise tė tjera shqiptare mė nė jug duhet tė ishin pėrfshirė nė tė) del se Sanxhaku Shqiptar pėrfshinte Ēamėrinė dhe vise tė tjera deri nė brigjet e lumit Mat. Vilajetet e tij ishin: 1.Vilajeti i Gjirokastrės; 2.i Kėlcyrės; 3.i Kaninės; 4. i Beratit; 5. i Tomoricės; 6. i Skraparit; 7. i Pavėl Kurtikut (viset qė shtriheshin kryesisht nė tė djathtė tė rrjedhės sė mesme e tė poshtme tė lumit Shkumbin); 8. i Ēartallozit (viset qė shtriheshin nė tė majtė tė rrjedhės sė lumit Shkumbin deri te lumi i Devollit); 9. i Krujės; 10. i Pėrmetit dhe 11. Vilajeti i Korēės.
    Vilajetet ishin tė ndara nė prona feudale ushtarake, nė timare, qė formoheshin nga shumė fshatra, nga njė fshat ose nga njė pjesė tė njė fshati. Sipas madhėsisė qė kishin, kėto prona emėrtoheshin timare, ziamete dhe hase. Feudali qė zotėronte timarin quhej spahi ose timarli. Ai qė mbante kėtė pronė me kusht qė tė shkonte vetė nė luftė si kalorės dhe kur prona ishte e madhe, nė varėsi tė saj, duhej tė merrte njė numėr tė caktuar ushtarėsh xhebelij. Kur nuk shkonte nė luftė, spahiu e humbiste timarin dhe kur dallohej nė tė, ai mund tė merrte njė timar mė tė madh. Toka konsiderohej pronė e shtetit (mirie), prandaj spahiu nuk mund ta shiste e ta blinte timarin dhe as ta trashėgonte. Kurse fshatari, me lejen e spahiut, mund ta shiste tokėn duke i dhėnė spahiut taksėn e tapisė. Fshatari i paguante spahiut tė dhjetėn (yshyri) pėr ēdo prodhim tė tokės e veprimtari tjetėr ekonomike. Krahas sė dhjetės, fshatari paguante taksėn pėr familje (ispenxha) dhe gjobat e ndryshme (nijabeti). Kurse ndaj shtetit paguhej nga tė gjithė banorėt detyrimi pėr Kėshillin e Lartė tė Shtetit (avarizi divan), taksa e bagėtive (xhelepi) dhe vetėm tė krishterėt paguanin taksėn e nėnshtrimit (xhizjen).

    USHTRIA OSMANE

    Nė kohėn e sulltan Osmanit (1282-1326) u krijua ushtria e spahinjve (kalorėsve), e pėrbėrė prej klasės feudale osmane. Pasardhėsi i tij, sulltan Orhani (1326-1360), krijoi korpusin e jeniēerėve (ushtri e re), tė pėrbėrė nga ushtarė tė stėrvitur qė nė vegjėli me artin ushtarak nė shkolla tė veēanta dhe tė edukuar me frymėn e luftėtarėve pushtues. Krahas tyre ishin edhe repartet e akėnxhijve (sulmuesve) qė grumbulloheshin kur kishte luftė pėr pushtime tė reja. Ata pasuroheshin duke grabitur pasuri dhe njerėz (fėmijė e tė rritur) qė i shisnin pastaj nėpėr tregjet e veēanta tė Perandorisė Osmane.

    GJON MUZAKA PĖR BETEJĖN E FUSHĖ KOSOVĖS (1389)
    (Nga vepra e tij ,Gjinealogji e familjes Muzaka’’ 1510)
    ,,...E pastaj Murati iu turr Serbisė e Bullgarisė, por Llazari, despoti i Serbisė, Markoja, mbreti i Bullgarisė, Teodor Muzaka, pinjolli i dytė i shtėpisė sonė, e bashkė me tė sundimtarė tė tjerė tė Shqipėrisė, u ndeshėn me turqit. Aty u thyen tė krishterėt e mbeti i vrarė edhe Teodori ynė, qė kishte sjellė me vete njė ushtri tė madhe me shqiptarė. Po aty u zu rob Llazari i Serbisė qė mė vonė turqit e vranė. Paskėtaj filluan luftėrat e paprera tė turqve nė Shqipėri, nė tė cilat humbėn jetėn aq shumė bujarė e luftėtarė trima’’.

    Pjesė nga fjala e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut mė 28 Nėntor 1443, mbajtur para banorėve tė Krujės (sipas M. Barlecit, ,,Historia e Skėnderbeut’’)
    ,, ... Lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta kėtu! Sapo mė shkeli kėmba truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m’u derdhėt me vrap tė gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė kishit dėgjuar se u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur kėtu gjithė perėnditė ... Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur! Lirinė e pashė se e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat’’.

    Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak

    Nė Kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve tė tij tė krijohej njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishun karakter federal, sepse princat shqiptarė mbanin njė numėr tė ndjeshėm forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.
    Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt qė mobilizoheshin vetėm gjatė kohės sė luftės.Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 - 3 mijė kalorėsve tė armatosur lehtė,tė cilėt i stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin kufitar nė viset lindore. Masėn kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit ,,burrė pėr shtėpi’’. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin.Nė rast mobilizimi tė pėrgjithshėm , forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20-30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn. Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandant i pėrgjithshėm. Pėr t’u konsultuar gjatė veprimeve ushtarake, pranė tij qėndronte Kėshilli i luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve. Nė plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat ushtarake ishte moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes i veēantė. Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit dhe rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, me tė cilėt qėndronte vetė heroi. Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė sė rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato tė pusive, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė, ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė. Vėmendje Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė saj me ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave me karakter strategjik, operativ e taktitk qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė, organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.

    Beteja e Torviollit (29 qershor 1444)

    I vetmi burim qė jep tė dhėna pėr kėtė betejė ėshtė Marin Barleci. Ai tregon se beteja u zhvillua nė njė fushė tė Dibrės sė poshtme. Historianėt e mėvonshėm e kanė emėrtuar atė si ,,Beteja e Torviollit’’ dhe si datė tė saj kanė vėnė 29 qershorin e vitit 1444.Sipas Barlecit, ushtria osmane e Ali Pashės numėronte 25 mijė ushtarė, kurse ushtria shqiptare kishte 8 mijė kalorės dhe 7 mijė kėmbėsorė. Beteja u zhvillua nė formacion tė rregullt luftimi. Skėnderbeu e vendosi ushtrinė shqiptare nė fushė tė hapur, nė formė harku, tė ndarė nė tri grupime. Nė radhėn e parė tė ēdo grupimi vendosi kalorėsinė dhe pas tyre kėmbėsorinė. Pėr tė drejtuar zhvillimin e betejės, ai qėndronte me luftėtarėt e grupimit tė qendrės. Forcat e grupimit tė djathtė i komandonte Moisi Arianiti, kurse ata tė grupimit tė majtė Tanush Topia. Pas trupave tė qendrės ishin vendosur edhe dy grupime luftėtarėsh nėn drejtimin e Ajdin Muzakės dhe tė Vrana Kontit.Beteja filloi me sulmin e luftėtarėve shqiptarė tė dy grupimeve anėsore, tė cilėt u pėrpoqėn ta ndanin ushtrinė osmane nė dy pjesė, nė kohėn kur forcat e grupimit tė qendrės, me Skėnderbeun nė krye, sulmonin trupat e Ali Pashės. Kur armiku ende nuk i kishte hedhur nė betejė tė gjitha forcat, u sulmua nga pas prej luftėtarėve tė Gjin Muzakės e tė Hamza Kastriotit, tė fshehur nė pyjet aty pranė.E goditur nga tė gjitha anėt, sė fundi edhe nga forcat e freskėta shqiptare tė rezervės tė komanduara nga Vrana Konti, ushtria e Ali Pashės u shpėrnda plotėsisht. Osmanėt lanė nė fushėn e betejės me mijėra tė vrarė e robėr.

    PĖRGĖZIME PĖR MBROJTJEN E KRUJĖS MĖ 1450

    ,,Nuk gjejmė fjalė tė mjaftueshme pėr tė lavdėruar ose pėr tė admiruar madhėshtinė e pabesueshme tė shpirtit tuaj, urtėsinė dhe burrėrinė tuaj tė pashoqe... Ju qėndruat me forca tė pakta kundėr njė armiku tė panumėrt turqish ... Qofshi pasqyrė e shembull pėr tė gjithė princat, pėr tė gjithė popujt!’’
    Pjesė nga njė letėr e Senatit tė Raguzės drejtuar Skėnderbeut

    SHTETI I SKĖNDERBEUT

    Kėrcėnimi i vazhdueshėm osman ndikoi qė nė procesin e formimit tė njė shteti tė vetėm shqiptar nė tė gjitha viset e lira (qė shtriheshin nga rrjedhja e lumenjve Devoll e Seman nė jug, deri nė Malėsinė e Dukagjinit nė veri, e nga brigjet e detit Adriatik nė perėndim deri pėrtej Drinit tė Zi nė lindje) tė veproningjithnjė e mė shumė faktorėt e mirėkuptimit dhe tė interesit tė pėrbashkėt. Nė kėtė drejtim ndikonin pozitivisht lidhjet martesore ndėrmjet familjeve fisnike, dukuri kjo mjaft e njohur nė shoqėrinė feudale. Martesa tė tilla me karakter politik ishin bėrė qė nė kohėn e Gjon Kastriotit, i cili vetė ishte i martuar me Vojsavėn, familja e sė cilės jetonte nė viset lindore shqiptare, nė krahinėn e Pollogut. Po kėshtu, motrat e Skėnderbeut u martuan me familjet mė tė fuqishme shqiptare tė kohės : Mara me Stefan Gojēinin (Cernojeviēin) e Zetės, Vllajka me Gjon Muzakėn, Angjelina me vėllanė e Gjergj Arianitit, Vlendan Arianiti, dhe Jella me Pal Stres-Balshėn. Skėnderbeu, nga ana e tij, bėri lidhje tė tjera martesore. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn, e martoi me Muzak Topinė. Shteti shqiptar i Skėnderbeut personifikonte bashkimin e familjeve tė mėdha shqiptare, jo vetėm nėpėrmjet lidhjeve martesore, por edhe nėpėrmjet simboleve shtetėrore, qė lidheshin me ta dhe me traditėn e lashtė kombėtare. Kėshtu, krahas evokimit tė lavdisė sė epirotėve(sinonim i emrit arbėr), Skėnderbeu pėrdori simbolin e njohur tė Pirros sė Epirit, pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhije, kurse nė vulėn zyrtare tė heroit shqiptar dhe nė stemėn e Kastriotėve, u pėrdorėn si simbole shqiponja dykrenare, qė e kishin Muzakajt, dhe ylli me gjashtė cepa, qė e kishte Principata e Balshajve. Nėpėrmjet kėtyre simboleve shprehej uniteti i viseve tė lira shqiptare nga jugu (shqiponja dykrenare e Muzakajve) deri nė veri (ylli gjashtėcepash i Balshajve) dhe duke pėrdorur flamurin e Perandorisė Bizantine (fushėn e kuqe me shqiponjėn e zezė dykrenare nė mes), tregohej se pas pushtimit tė Kostandinopojės prej turqve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane nė Ballkan, qė dikur ishin pėrfshirė nė Perandorinė Bizantine.

    Nga letra e Skėnderbeut e 31 tetorit 1460 dėrguar princit tė Tarentit, Johanes Antonius de Ursinis
    ,,Fort i kthjellti princ e zot i nderuar,
    Mora letrėn e zotit Tuaj e cila mė ēuditi mė fort se sa do mė hidhėronte, duke parė mėnyrėn me tė cilėn ju shkruani. Dhe mė sė pari thoni, qė kur keni marrė lajmin se ne i paskemi dėrguar fjalė fort tė kthjelltit Madhėri, mbretit Ferrant (Ferdinand) se po tė na dėrgonte galera ne do tė kishim ngarkuar nė to njerėz qė tė shkonin pėr t’i dhėnė zjarr Brindizit edhe pėr tė plaēkitur vendin tuaj, nuk paskeni mundur ta besoni, mbasi mė njihni pėr tė urtė e tė matur ... Kur morėm vesh se ju kishit ngritur krye kundėr Madhėrisė sė tij,i ēuam fjalė qė tė na dėrgonte nė kėto anė galera dhe anije tė tjera pėr tė marrė njerėz, kėmbėsorė e kalorės, sepse aq sa tė donte do t’i kishim dėrguar pėr shėrbim tė Madhėrisė sė tij. Po ta kishte bėrė kėtė dhe tė na kishte besuar, ne mbase Brindisin nuk do ta kishim djegur, por vendet qė u rebeluan nė Pulje nuk do tė kishin ngritur krye. Ju, nė atė rast do ta kishit patur tė vėshtirė tė mbronit gjėnė tuaj dhe jo mė tė mendonit qė tė shtinit nė dorė shtetin e Madhėrisė sė tij, i cili ėshtė zot i juaj e si zot duhet ta njhni sepse jeni betuar ... Nė qoftė se unė do tė thyhesha, Italia do ta ndjente dhe, si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė i juaji, do tė ishte i turqve ... Por a e mbani mend sa e madhe ishte fuqia e sulltanit sa nuk ėshtė as e juaja as e zotėrisė qė pėrkrahni dhe, kur mė pat mbetur vetėm qyteti i Krujės, dhe kur u gjeta aty i rrethuar unė e mbrojta kundėr gjithė asaj fuqie dhe e mbajta gjersa turqit, me dėm e me turp u hoqėn, dhe unė nė njė kohė tė shkurtėr e me pak veta, shtiva prapė nė dorė atė qė shumė armiq e nė shumė kohė kishin fituar. Kėshtu, qė aq mė tepėr duhet shpresuar pėr pėrtėritjen e shtetit tė mbretit Ferrant, i cili, edhe vetėm Napolin tė ketė, tė jeni tė sigurtė se do tė dalė ngadhnjimtar. Dhe mbase thoni se me shqiptarėt unė nuk do tė mundem ta ndihmoj, as ta mbroj, as t’i dėmtoj armiqtė e tij tė fuqishėm, po ju pėrgjigjem: ka ndryshuar puna, e nėse kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė, dhe duhet tė kini nė dijeni se nė kohė tė tjera paraardhėsit tanė kaluan nė vendin qė ju mbani sot dhe patėn luftime tė mėdha me romakėt, dhe ne e dimė se mė tė shumtėn e herėve u ndanė me nder se sa me turp. Unė do tė pėrdor tė gjitha fuqitė me cilėsitė e mija si edhe me tė gjithė miqtė e tė besėlidhurit qė kam, pėr tė ndihmuar e pėr ti dhėnė dorė zotit tim, mbretit Ferrant, dhe po munda ta kryej detyrėn time pėr nderin tim, do tė mėsoj atė qė duhet tė mėsoj. Kur ju mė nxitni t’i tėrheq njerėzit e mij e mė thoni se po pata dėshirė tė luftoj, ja ku i kam turqit, me tė cilėt mund tė korr lavdi e nder mė tė madh, po ju pėrgjigjem: unė prej jush nuk dua nxitje, as kėshilla; njerėzit tanė nuk i kemi dėrguar qė tė kthehen kaq shpejt, por qė t’i shėrbejnė mbretit Ferrant gjersa tė kenė bashkuar Mbretėrinė e tij. Dhe janė nga ata burra qė, po tė jetė nevoja, vullnetarisht pėrballojnė vdekjen nė shėrbim tė Madhėrisė sė Tij. Por ata qė kemi dėrguar s’janė hiē gjė kundrej atyre qė kemi vullnetin tė dėrgojmė, nėse i pėlqen Madhėrisė sė Tij, e po qe nevoja do tė vij unė personalisht me aq njerėz sa jo vetėm me ndihmėn e Zotit besojmė se do ta shtiejmė nė dorė Puljen, por do tė mjaftonin ta popullonim tė gjithė mbasi ėshtė e shpopulluar...’’

    KRONISTĖ DHE HISTORIANĖ BASHKĖKOHĖS MBI LUFTĖN DHE HEROIZMIN E SHQIPTARĖVE GJATĖ RRETHIMIT TĖ KRUJĖS (1466 - 1467)
    ,, Skėnderbeu me forca dhe me ushtri tė fuqishme e sulmonte ēdo ditė ushtrinė e Mehmetit dhe nuk i linte pėr asnjė ēast tė qetė... lėshohej pa pushim mbi tė si njė pėrrua qė zbret nga malet pas shirave tė mėdha dhe pėrmbytėse dhe qė rrėmben ēdo gjė me vete, poashtu edhe Skėnderbeu lėshohej pa pushim herė nga njėra anė, herė nga ana tjetėr, e trondiste atė kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dėme dhe humbje shumė tė mėdha’’.
    Marin Barleci

    ,, Shqiptarė janė nga natyra trima e guximtarė sa nuk ka tė jetė mė. Nė sulm e nė qėndresė janė shumė tė rrėmbyeshėm e tė patundshėm. Shigjetat e vuajtjeve e tė fatkeqėsive ata i presin me kraharorėt e tyre tė hapur dhe nuk e vėnė kurrė pėrpara armikut mburojėn e dobėsive e tė pėruljes’’.
    Idriz Bitlisi, historian osman

    ,,Luftėtari mė i dobėt i shqiptarėve ėshtė nga mė trimat e fushės sė luftės, tamam sikur tė ishte kalorės i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalė, as mjet lufte, por ka nė vend tė kuajve shtiza qė fluturojnė si vetėtima, ka ushta, maja e tė cilave ėshtė plot helm si thumbi i grerėzave, ka edhe njė hark prej druri e bashkė me tė edhe disa shigjeta, por megjithatė ai ėshtė mė i fortė se hekuri’’.
    Kemal Pasha Zade, historian osman

    BASHKĖKOHĖSIT MBI LUFTIMET E ZHVILLUARA GJATĖ RRETHIMIT III TĖ KRUJĖS (1467)
    [Beteja e Byshekut ]
    ,,Shqiptarėt e ndezėn zjarrin e luftės, morėn nė duart e tyre ushtat, tė cilat i ngjanin gjarpėrinjve helmues, dhe qėndruan nė grykat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrėmjes ... kur lufta pushoi, ata u grumbulluan tė gjithė nė njė vend dhe nė mėngjes dolėn si njė lumė nga lugina dhe u vėrsulėn menjėherė mbi ushtrinė e Anadollit’’.
    Ibn Kemal, historian osman

    ,,Sulltani pasi urdhėroi ushtarėt qė tė grabisnin e tė plaēkisnin ... la maleve pjesėn mė tė madhe dhe mė luftarake tė ushtrisė ... kurse ai, duke qėndruar me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, plaēkiste vise tė tėra tė vendit’’.
    Kritobuli, historian bizantin

    Mizori tė pashembullta tė sulltanit, i cili as pėr siguri, as pėr dhimbje nuk tė fal dhe nuk ka mėshirė ... Po bėn nė Shqipėri njėmijė dhunime, vrasje e mizori dhe po djeg e shkatėrron njė popull tė tėrė’’.
    Nga letra tė bashkėkohėsve

    NGA PĖRSHKRIMI I PAPA PAVLIT II (1467) PĖR EKSODIN E SHQIPTARĖVE DREJT ITALISĖ
    ,,Shqiptarėt pjesėrisht u vranė nga shpata,pjesėrisht u skllavėruan. Ato kėshtjella qė pėr tė mirėn tonė frenuan me vendosmėri vėrshimin e turqve, u detyruan mė nė fund tė dorėzoheshin. Popullsitė fqinje tė bregdetit Adriatik, tė kapura nga tmerri, dridhen gjithė ankth. Kudo frikė, kudo zi, para syve tanė vetėm vdekje e skllavėri. Njė pamje vėrtet e trishtueshme ... Ėshtė e dhimbshme tė shohėsh barkat e tė ikurve, qė hidhen nė brigjet e Italisė, pasi kanė lėnė vatrat e tyre. I sheh tė shtrirė nė breg, me duart ngritur nga qielli’’.

    NGA VENDIMI I SENATIT TĖ VENEDIKUT I 13 SHKURTIT 1468 PĖR SITUATĖN NĖ SHQIPĖRI PAS VDEKJES SĖ SKĖNDERBEUT

    ,,Vdiq i madhėrishmi, i ndjeri Skėnderbe. Me vdekjen e tij i gjithė ai vend ka rėnė nė njė ngashėrim dhe tronditje tė madhe, prandaj ėshtė e nevojshme tė merren masat e duhura pėr sigurimin si tė vendeve tė tė ndjerit Skėnderbeut tė lartpėrmendur, ashtu dhe tė zotėrimeve tona, pėr kėtė arsye merret vendim qė, sa mė shpejt tė jetė e mundur, tė niset prej kėtej pėr nė atė vend i nderuari zot arkipeshkvi i Durrėsit (Pal Ėngjėlli), i cili qėndroi shumė kohė pranė nesh si pėrfaqėsues nė emėr tė tė ndjerit zotit Skėnderbe tė lartpėrmendur dhe ėshtė njė person shumė i urtė dhe besnik i bindur ndaj nesh e shtetit tonė.’’

    RRETHIMI I SHKODRĖS

    ,,Mė 15 maj 1474 arritėn ndėr kėto fusha 7 sanxhakbejlerė me 60 mijė kalorės...mė 4 qershor arriti pashai i Rumelisė me njė ushtri tė fortė dhe nguli shatoret rrėzė malit pėrballė qytetit. Mė 17 qershor vendosen 2 topa...Mė 28 qershor edhe dy topa tė tjerė... Nuk kalonte ditė qė tė mos shtinin 22,23 dhe 25 herė njėri, gjithsejt 893 tė shtėna. Mė datė 18 korrik, nė orėn 24, mė trimat e atyre qenėve vijnė rrėzė mureve tė kėtij qyteti me njė tėrbim tė jashtėzakonshėm dhe luftojnė gjithė natėn... Nė orėn tre tė ditės i thyem me humbje, me dėme e pėr faqen e zezė tė tyre... Njė kėrdi e madhe u bė mbi ta, mbetėn tė vrarė edhe shumė njerėz me rėndėsi... Atė ditė ishin vrarė 7 020 turq... Ata u larguan nė heshtje tė madhe, mė 8 gusht natėn, duke gdhirė 9 gushti.’’
    Nga letra e 13 gushtit 1474 e qeveritarit venedikas tė Shkodrės, Anton Loredanit

    PĖRKUJTIMI I FIGURĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT - SKĖNDERBEUT NGA SHQIPTARĖT PAS VDEKJES

    ,,Pas vdekjes sė Skėnderbeut, thonė se shqiptarėt, tė habitur nga trimėria e kėtij burri, zunė tė shihnin tek ai diēka qė kalonte pėrtej kufijve njerėzorė dhe tė kujtonin princin e dashur me kėngė madhėshtore. Disa burra tė besueshėm mė kanė treguar se nė valėn e luftės, dhe pikėrisht atėherė kur ēdo gjė shungullonte e oshėtinte nga armėt barbare, grupe vajzash kishin zakon tė mblidheshin ēdo tetė ditė ndėr sheshet, ku kryqėzoheshin tri rrugė, nė qytetet qė kish sunduar, dhe tė kėndonin lavdinė e tė ndjerit princ, siē bėnin burrat e lashtė nė gostitė e heronjve.’’
    Nga Historia e Venedikut e humanistit venedikas Anton Sabeliko (1436-1506),
    bashkėkohės i Heroit tonė Kombėtar

    MARIN BARLECI DHE VEPRAT E TIJ

    Pėr jetėn e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė viteve 50 tė shek. XV nė Shkodėr, qytet me tradita arsimore pėr formimin e shkollimin e klerikėve tė besimit katolik. Ai i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė vendlindjes sė tij, Shkodrės, gjatė viteve 70 tė shek. XV. Gjatė rrethimit tė I tė saj prej turqve, mė 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshėn pėr tė rrėmbyer armėt, kurse mė 1478, gjatė rrethimit tė II tė Shkodrės, ai u rreshtua pėrkrah luftėtarėve qė me heroizėm mbronin qytetin e tyre. Me rėnien e Shkodrės nė duart e ushtrive osmane, si shumė bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėn e mėrgimit dhe u vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė njohės i thellė i letėrsisė antike dhe i gjuhės latine dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit e kohės. Ai fitoi titullin e lartė ,,Doktor shkencor i diturive teologjike dhe i sė drejtės kanonike’’. Qė nė fund tė shek. XV, Marin Barleci ishte figurė e njohur nė jetėn kishtare tė Padovės dhe nė atė mėsimore shkencore tė Universitetit tė kėtij qyteti. Nuk dihet me saktėsi viti i vdekjes sė M. Barlecit. Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė arritur nė pėrfundim se ai ka vdekur mė 1512 ose mė 1513.
    Vepra e parė e Marin Barlecit ėshtė ,,Rethimi i Shkodrės’’ e botuar latinisht mė 1504 nė Venedik. I mbėshtetur nė shėnimet e kujtimet e veta, si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e ushtarake gjatė Rrethimit II tė Shkodrės mė 1478. Deri nė mesin e shek. XVII kjo vepėr njohu 17 ribotime nė gjuhė tė ndryshme si latinisht (5), italisht (7), frėngjisht (4) dhe polonisht (1). Vepra qė e ngriti figurėn e Marin Barlecit nė piedestalin e pavdekėsisė ėshtė ,,Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut’’, e shkruar latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508 - 1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr voluminoze njohu jo mė pak se 21 ribotime nė disa gjuhė tė Europės si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe, nėpėrmjet tė njė pėrkthimi tė lirė dhe pėrshtatjeje edhe nė frėngjisht (4) e anglisht (1). Vepra e fundit e M. Barlecit ,,Shkurtore e jetės sė papėve dhe tė perandorėve’’ u botua nė Venedik, pas vdekjes sė tij, mė 1555.
    Veprat e M. Barlecit janė fryt i njė pune tė gjatė shumėvjeēare. Pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve dhe tė dėshmitarėve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen. Ky material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė M. Barlecit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e tė pazėvendėsueshme. Dėshmitė qė mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirėfilltė, M. Barleci i shoshiti, i plotėsoi dhe i zgjeroi me literaturėn e kohės. Fryma panegjerike, fjalimet qė u vihen nė gojė heronjve nė veprat e M. Barlecit janė karakteristike pėr historiografinė humaniste europiane nė pėrgjithėsi dhe pėrbėjnė anėn e dobėt tė saj. Por vlerat pozitive tė veprave tė M. Barlecit si burime historike janė shumė mė tė mėdha se dobėsitė e tyre.
    Ngjarjet politike e ushtarake tė Shqipėrisė sė shek. XV, jetėn e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik. Megjithėkėtė, nė veprat e tij nuk mungojnė edhe digresionet pėr tė pasqyruar e pėr tė treguar psikologjinė e botės shpirtėrore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore tė banuara prej shqiptarėve nė Ballkan, veprimtarinė e tyre ekonomike etj. Krahas pėrshkrimit tė portretit fizik e moral tė Heroit tonė Kombėtar te ,,Historia e Skėnderbeut’’ M. Barleci ka dhėnė edhe njė gravurė me portretin e tij. Padyshim ky portret paraqet karakteristikat e fytyrės sė Skėnderbeut, sepse vepra u hartua nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve tė heroit dhe tė pasardhėsve tė familjes sė Kastriotėve.

    DHIMITĖR FRĖNGU (1443 - 1525)

    Lindi nė qytetin e Drishtit mė 1443 dhe u brumos gjatė epopesė legjendare tė Skėnderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion qė e ushtroi gjatė gjithė jetės sė tij. Dh. Frėngu u lidh ngushtė me heroin shqiptar dhe e shoqėroi atė nė udhėtimin qė bėri gjatė vitit 1466 - 1467 nė Romė e nė Napoli. Me pushtimin e Drishtit prej turqve mė 1478, Dh. Frėngu emigroi nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famullitar i nderuar nė fshatin Braina, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr arsye tė moshės sė shtyrė, ia la detyrėn nipit tė tij, Pjetėr Engjėllit. Dh. Frėngu vdiq mė 1525, nė moshėn 82 vjeēare.
    Tė vetmen vepėr qė shkroi, ai ia kushtoi figurės sė Skėnderbeut ,,Komentar pėr punėt e turqve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbe, princ i Epirit’’. Kjo vepėr e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes sė tij, i nipi, Pal Engjėlli, e pėrktheu italisht dhe e botoi atė mė 1539. Deri mė 1679 vepra e Dh. Frėngut njohu 18 botime italisht. Nė mesin e shek. XVI ajo u pėrkthye dhe u botua edhe nė frėngjisht dhe nė angisht. Nė krahasim me ,,Historinė e Skėnderbeut’’ tė M. Barlecit, vepra e Dh. Frėngut u pėrhap shumė nė Itali (sidomos nė Venedik ku u shtypėn tė gjitha ribotimet e saj), sepse ishte shumė mė e shkurtėr se vepra e parė.
    Te pinjollėt e familjes Engjėlli qė ishin vendosur nė Itali, ashtu si te shumė shqiptarė tė emigruar, u ruajt ndėr breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe dėshira pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Ishin kėto motive qė nxitėn pjesėtarėt e kėsaj familjeje qė kishte njė pozitė tė rėndėsishme nė rrethet intelektuale e kishtare tė Venedikut, tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptare tė shek. XV, si dhe vepra tė hartuara prej tyre nė formėn e gjeneologjive familjare mbi tė drejtėn e trashėgimisė.

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan maratonomak pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    dias10 (08-12-2013),Gentian_gr (30-10-2013)

  5. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak

    Nė Kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve tė tij tė krijohej njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishun karakter federal, sepse princat shqiptarė mbanin njė numėr tė ndjeshėm forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.
    Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt qė mobilizoheshin vetėm gjatė kohės sė luftės.Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 - 3 mijė kalorėsve tė armatosur lehtė,tė cilėt i stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin kufitar nė viset lindore. Masėn kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit ,,burrė pėr shtėpi’’. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin.Nė rast mobilizimi tė pėrgjithshėm , forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20-30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn. Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandant i pėrgjithshėm. Pėr t’u konsultuar gjatė veprimeve ushtarake, pranė tij qėndronte Kėshilli i luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve. Nė plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat ushtarake ishte moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes i veēantė. Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit dhe rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, me tė cilėt qėndronte vetė heroi. Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė sė rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato tė pusive, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė, ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė. Vėmendje Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė saj me ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave me karakter strategjik, operativ e taktitk qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė, organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.



    ushtria e Skenderbeut kishte karakter sulmues dhe mbrojtes , ishte nje ushtri malore dhe kishte nje taktike qe ne gjuhen ushtarake ne kohet tona quhet taktike partizane , e keq armatosur dhe me nje logjistike te dobet , por me nje koordinim , mareveshje ,disipline dhe besnikeri shembullore ;

    nuk ka pasur kembesori te rende per shkak te sulmeve dhe terheqjeve taktike gjate betejave dhe ndjekjeve te armikut

    nuk besoj se Skenderbeu ka pasur nje flote ushtarake dhe kursesi fabrika per derdhjen e topave artiliere , pervec armeve personale te ushtareve prej te cilat sigureoheshin prej zanatxhinjve vendas .

    ia vlen per te permendur edhe nderlidhja dhe rjeti informativ qe Skenderbeu krijoi , fortifikimi i kalave kufitare dhe bashkepunimi me banoret e viseve te okupuara

  6. 2 antarėt mė poshtė falenderuan maratonomak pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    cool_shqype (30-10-2013),Gentian_gr (30-10-2013)

  7. #14

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    asnje diskutim, asnje informacion dhe asnje debat per kete teme vertet mbreselenese;

    sa keq
    Sepse ti qė zotėron kėto info,nuk janė tė sakta pa hapur edhe arkivat otomane.Kur kihet parasysh se kėtė histori tė Skėndėrbeut na kanė servuar sipas rrenave tė njianshme sllave me urrejtje ndaj katolicizmit dhe venedikase.Sllave sepse ai ishte me fe ortodokse,kurse venedikase sepse i pėrkiste krishterizmit.
    Nė shkollė kėtė version qė lexojmė neve,patjetėr janė reviduar sipas interesave sllave,
    Se ēka ka fakte nė kėto gjėra tani pėr tani nuk dihet.Por besojmė nė nji tė ardhme tė afėrt kur do ti lirojnė edhe arkivat e stambollit,atėher do tė rishqyrtohet historia drejtė,Deri atėherė kot po lodheni,
    Dhe kjo mbahet peng nga vetė perėndimi.
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  8. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Sepse ti qė zotėron kėto info,nuk janė tė sakta pa hapur edhe arkivat otomane.Kur kihet parasysh se kėtė histori tė Skėndėrbeut na kanė servuar sipas rrenave tė njianshme sllave me urrejtje ndaj katolicizmit dhe venedikase.Sllave sepse ai ishte me fe ortodokse,kurse venedikase sepse i pėrkiste krishterizmit.
    Nė shkollė kėtė version qė lexojmė neve,patjetėr janė reviduar sipas interesave sllave,
    Se ēka ka fakte nė kėto gjėra tani pėr tani nuk dihet.Por besojmė nė nji tė ardhme tė afėrt kur do ti lirojnė edhe arkivat e stambollit,atėher do tė rishqyrtohet historia drejtė,Deri atėherė kot po lodheni,
    Dhe kjo mbahet peng nga vetė perėndimi.

    dreqi ta mare , a nuk mund te kemi edhe ne nje version te vertete historik ?

    pse historia jone ndikohet nga ndikime fetare , politike madje edhe krahinore ?

    nuk na mjafton dyshimi mbi identitetin fene politiken shoqerine , e gjithcka tjeter qe na ben nje komb kaq paradoksal ,kaq te vecante dhe kaq te cuditshem, tashme duhet te kemi edhe mbi historine qe na eshte mesuar dyshime , dyshime se eshte ndikjuar nga sllavizimi , katolicizmi, ortodokzosmi , turqizmi oooooooooooh dreqi ta mare kete corbe qe quhet shqiperi

  9. #16

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    dreqi ta mare , a nuk mund te kemi edhe ne nje version te vertete historik ?

    pse historia jone ndikohet nga ndikime fetare , politike madje edhe krahinore ?

    nuk na mjafton dyshimi mbi identitetin fene politiken shoqerine , e gjithcka tjeter qe na ben nje komb kaq paradoksal ,kaq te vecante dhe kaq te cuditshem, tashme duhet te kemi edhe mbi historine qe na eshte mesuar dyshime , dyshime se eshte ndikjuar nga sllavizimi , katolicizmi, ortodokzosmi , turqizmi oooooooooooh dreqi ta mare kete corbe qe quhet shqiperi
    Jo dreqi ta marrė por kėto dreqnillėke dueht me i pasur parasysh sepse jemi nė ballkan dhe ka qen i sunduar nga shum popuj,ideologji fe,,etj.Secili sundimtar ka lėnė edhe ideologjin e tij.
    Pa dyshim se ndikimi ma i madh ėshtė ai sllav qė po vazhdon edhe sot,dhe kjo ėsht realiteti dhe jo tė lodhemi duke lexuar rromane fantastiko shkencore.
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  10. #17
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Sepse ti qė zotėron kėto info,nuk janė tė sakta pa hapur edhe arkivat otomane.Kur kihet parasysh se kėtė histori tė Skėndėrbeut na kanė servuar sipas rrenave tė njianshme sllave me urrejtje ndaj katolicizmit dhe venedikase.Sllave sepse ai ishte me fe ortodokse,kurse venedikase sepse i pėrkiste krishterizmit.
    Nė shkollė kėtė version qė lexojmė neve,patjetėr janė reviduar sipas interesave sllave,
    Se ēka ka fakte nė kėto gjėra tani pėr tani nuk dihet.Por besojmė nė nji tė ardhme tė afėrt kur do ti lirojnė edhe arkivat e stambollit,atėher do tė rishqyrtohet historia drejtė,Deri atėherė kot po lodheni,
    Dhe kjo mbahet peng nga vetė perėndimi.
    Mjaft vajte ne xhami se ja u bene trurin llalle! Arkivat osmane cfare mund te thojne per Gjergj Kastriotin, sipas teje?
    Historia e Gjergjit eshte shume e dokumentuar, dhe dihet qarte veprimtaria e tij anti islamike.

  11. #18
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Teme shume interesante. Eshte shume e vertet qe historianet shqiptar nuk flasin fare per organizimin ushtarak te Skenderbeut. Edhe veprimtaria e tij, pershkruhet duke anashkaluar karakterin fetar qe kishte rezistenca e arberve kundrejt osmaneve. Madje kam degjuar historian nga kosova qe thojne se lufta ka qene nje lufte etnike e shqiptareve kunder turqeve!!! Imagjinoni ku ka arritur niveli i historianeve tone! Nuk thojne qe ka qene nje lufte fetare e botes se krishtere kunder asaj myslimane.

  12. #19
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Sepse ti qė zotėron kėto info,nuk janė tė sakta pa hapur edhe arkivat otomane.Kur kihet parasysh se kėtė histori tė Skėndėrbeut na kanė servuar sipas rrenave tė njianshme sllave me urrejtje ndaj katolicizmit dhe venedikase.Sllave sepse ai ishte me fe ortodokse,kurse venedikase sepse i pėrkiste krishterizmit.
    Nė shkollė kėtė version qė lexojmė neve,patjetėr janė reviduar sipas interesave sllave,
    Se ēka ka fakte nė kėto gjėra tani pėr tani nuk dihet.Por besojmė nė nji tė ardhme tė afėrt kur do ti lirojnė edhe arkivat e stambollit,atėher do tė rishqyrtohet historia drejtė,Deri atėherė kot po lodheni,
    Dhe kjo mbahet peng nga vetė perėndimi.
    Po more refer po ... prape me sllavet ti ... kjo teme ben fjale si populli im ka luftuar me turqit e felliqur nen udheheqjen e te madhit Skenderbe ... si me pak forca ai arrinte i shkaterronte dhe vriste turqit ne permasa te frikshme ... aq sa sot ne pasardhesit e tij perdorim edhe pas 500 vjetesh shprehjen > iku per lesh kot,si koke turku ... leri sllavet se nuk na e ndjen per ta te kjo teme ... po lexo e meso si Skenderbeu e ka luftuar racen e felliqur turke ...

    Njeri me antishqiptar nga ky referi nuk kam pare ... lexoni arkivat turke thote per historine e Skenderbeut ... ky eshte turqeli 100% ... i erren syte ketij dhe sorrollopit te tij kur permendet Skenderbeu ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KNFC pėr postimin:

    Ura e Cekajve (06-11-2013)

  14. #20
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Pėr: Ushtria e Skender-Beut

    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    dreqi ta mare , a nuk mund te kemi edhe ne nje version te vertete historik ?

    pse historia jone ndikohet nga ndikime fetare , politike madje edhe krahinore ?

    nuk na mjafton dyshimi mbi identitetin fene politiken shoqerine , e gjithcka tjeter qe na ben nje komb kaq paradoksal ,kaq te vecante dhe kaq te cuditshem, tashme duhet te kemi edhe mbi historine qe na eshte mesuar dyshime , dyshime se eshte ndikjuar nga sllavizimi , katolicizmi, ortodokzosmi , turqizmi oooooooooooh dreqi ta mare kete corbe qe quhet shqiperi
    Po pse o shoku ... mjafton nje shkrim i nje antishqiptari tru-shpelare si ky referi qe ti te shohesh me dyshim c'do gje shqiptare dhe ta quash Shqiperine corbe ??? Vetem qarqeve antishqiptare u intereson te perkufizojne vendin tone me tema te tilla dhe ta paraqesin me klime te mjegullt ...

    Qe Skenderbeu ja theu kockat turqve sa ishte gjalle kete e di tere bota ... edhe Stambolli i ketij tru-shpelarit ... pavaresisht se njerezit antishqiptare e kane zakon te hedhin dyshime dhe mjegull per c'do vlere shqiptare ... sidomos soji i ketyre stambollinjve,qe karakterizohen ashtu si para ardhesit e tyre nga pabesia,hileja,intriga e pislliku !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KNFC pėr postimin:

    Ura e Cekajve (06-11-2013)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •