Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës.

    Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës

    Flash, Lajmi i Fundit, Speciale e Dielë, 17 Nëntor, 2013 | 12:30 pm

    Raporti i majorit Oliver mbi luftimet e partizanëve në kryeqytet. Majori britanik Oliver ishte ndër të vetmit oficerë të huaj që arritën të futeshin në Tiranë në betejën për marrjen e kryeqytetit në nëntor 1944. Ndonëse ai nuk u lejua nga komunistët të vepronte, fshehurazi ai mblodhi të dhëna me oficerët e tij në lidhje me këtë betejë. Beteja për marrjen e Tiranës dhe çlirimin e saj mbahet si një nga fitoret më me emër të Luftës Nacional-Çlirimtare, por në fakt oficerët britanikë që ishin në Shqipëri tregojnë të kundërtën. Pas çlirimit të Shqipërisë, majori britanik Oliver përgatiti një raport mbi betejën për të marrë kryeqytetin. Ai tregon se Tirana ruhej nga një garnizon me 300 ushtarë gjermanë gjithsej, që kishin vetëm dy tanke dhe disa autoblinda.

    Sipas tyre, komandanti i Divizionit të Parë, Mehmet Shehu, i gënjeu duke u thënë se në Tiranë kishte 3 mijë gjermanë. “Arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë, dhe e vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranë ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin”, raportoi majori Oliver. Nga ana tjetër, sipas raportit të majorit Oliver, partizanët kishin 3 mijë forca dhe nga fundi i tetorit, deri në datën 11 nëntor, dështuan në sulmet e tyre kundrejt 300 gjermanëve.

    Oliver tregon se komunistët e mbikëqyrnin, nuk i dhanë liri veprimi dhe për më tej arrestonin çdo civil që tentonte të shkonte në shtabin e tij. Të dhënat që japin britanikët tregojnë një të vërtetë tjetër për çlirimin e Tiranës, duke nisur që nga operacionet ushtarake, të cilat pothuaj dështuan, ndonëse ishin në supermadhësi numerike, por, nga ana tjetër, tregojnë edhe faktet se regjimi komunist kishte nisur ende pa mbaruar lufta. Britanikët flasin për arrestime të civilëve, ndaj dhe për këtë gjë ata u mbajtën të izoluar në Tufinë të Tiranës së bashku me oficerët amerikanë, në mënyrë që të mos shikonin arrestimet dhe reprezaljet ndaj civilëve që konsideroheshin jo komunistë.

    Nga ana tjetër, ky raport jep një bilanc tjetër të luftës, ku shpjegohet qartë se rreth 1800 gjermanë u vrarë rrugës nga Elbasani për në Tiranë, por kjo falë një bombardimi të fortë që avionët britanikë bënë mbi trupat hitleriane. Për herë të parë jepet një detaj, që forcat partizane në Qafën e Kërrabës kanë therur gjermanë, ndërkohë që Mehmet Shehu, në librin e tij për çlirimin e Tiranës, këto veprime i quan luftime trup më trup. Këtë raport majori britanik e dorëzoi në Ministrinë e Luftës në Britani për të informuar zhvillimet e fundit në Shqipëri.

    Erald KAPRI

    Dokumenti I PLOTË

    Raport nga majori J.P.F Oliver

    Ngjarjet e ndodhura në betejën për Tiranën: Unë isha pranë divizionit të parë të Luftës Nacional- Çlirimtare si oficer ndërlidhës i aleatëve në shtator 1944. Në atë kohë ky divizion komandohej nga Mehmet Shehu dhe ishte i vendosur në Shën Gjergj. Prej tetorit unë u vendosa në Bizë dhe e vizitoja 3-4 herë në javë Shehun. Tek ai ishte ngulitur bindja se qëllimi i oficerëve tanë ishte vetëm furnizimi me materiale për partizanët.

    Gjatë një muaji që vizitova disa herë këtë divizion, shpresoja të kisha një ide të qartë për aksionet që ata kishin ndër mend të bënin. Ishte mëse e qartë për mua se vizitat e mia priteshin me vetulla të vrenjtura dhe shumë shpejt po më fshihnin aksionet që Shehu kërkonte të realizonte. Në këtë atmosferë mosbesimi (kjo për shkak se ne kishim oficerë edhe në opozitën shqiptare), unë tentova të neutralizoja dyshimet e tyre, por pa sukses. Shehu ishte gjithnjë në pozitë mbrojtjeje në çdo bisedë që bënim dhe sa më i paqartë ishte për një përgjigje që i kërkonim, aq më i pakëndshëm bëhej toni i përgjigjes së tij. Unë tentova të bëja të qartë se qëllimi i misionit tonë nuk ishte kënaqja e veseve të tij, por të vazhdojmë përpjekjet në luftë dhe në këtë linjë arritëm njëfarë mirëkuptimi. Në datën 22 tetor erdhën të tjerë oficerë britanike për të asistuar në përgatitjen e mëtejshme të misionit tim. Gjatë kësaj kohe pati një lëvizje drejt perëndimit të Divizionit të Parë bashkë me shtabin e Shehut dhe e kisha të pamundur ta arrija atë pa ndërhyrje nga të tjerë. Në datën 29 tetor, në mbrëmje, arrita të bëja një zbulim duke shkuar në periferi të Tiranës pa dijeninë e partizanëve. Zbulova se trupat e Divizionit të Parë ishin tashmë në lindje të qytetit dhe gjermanët po tërhiqeshin pa ndonjë kundërveprim. Në mëngjes mora një “guidë” për ta vendosur shtabin tim në Tufinë, rreth pesë milje larg Tiranës, pata mundësi të hiqja rreth vetes partizanët dhe hyra në një shtëpi në pjesën lindore të qytetit.

    Zbulova se gjermanët kishin evakuuar këtë pjesë të qytetit, duke përfshirë ushtarakët, pjesëtarët e spitalit të tyre, madje dhe barakat e inxhinierëve gjermanë. Ata kishin formuar një perimetër për mbrojtjen e qendrës së qytetit dhe pjesën e Tiranës së re. Plani i tyre i tërheqjes ishte tepër i lexueshëm. Pas tri ditësh në qytet, arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë. E vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranës ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin.

    Pasi mora pjesë në një apo dy përplasje, u binda së bashku me numrin dy të misionit, lejtnant Hon R. D Winn, se partizanët nuk po bënin asnjë përpjekje reale, as për të sulmuar dhe as për t’u rënë në qafë gjermanëve. (Një fakt: pozicioni që partizanët arritën më 30 tetor mbeti statik deri më 11 nëntor, edhe pse partizanët ishin më shumë në numër, 10 me 1 në raport me gjermanët). Disa herë ne pamë një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz që zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh të pajisur me dhjetëra mitraloza të lehtë. Pavarësisht se partizanët kishin superioritet në fuqi zjarri, ata kishin mungesa në murtaja dhe granata.

    Por unë e dija se këto materiale, si murtaja dhe granata, partizanët i kishin në Bizë, të cilat i kishin marrë ndihma me parashutë nga ne. Më pas, një grup partizanësh erdhën të më merrnin në ditën time të tretë që isha në Tiranë, dhe shkova në shtabin e Brigadës së Parë, ku gjeta Hysni Kapon, komisar dhe shef i shtabit të kësaj komande, që më priste. Nuk më dha asnjë referencë në lidhje për hyrjen në qytet dhe priste komente nga ana ime. E pyetja se kush e ka fajin që mungojnë materialet, si murtaja dhe granata, në luftimet që po bëhen? Mos e kishim fajin ne apo ata që nuk po shpërndaheshin?

    panorama

  2. #2

    Për: Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës.

  3. #3

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës.

    futjani pordhes kot sic ja keni futur per 70 vjet rresht. po as 300 gjermane nuk kane qene se late nam late..ju dhjefsha mehmet shehun tuaj..

  5. #5
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    300 "Spartanet qe 'cliruan' Tiranen"

    Un kam marr pjese ne shume debate rreth se ashtu quajtur Luftes Nacionale Clirimtare te paraqitur tek masat nga komunistet. Ky i fundit duke qene i vetmi version per pothuajse 50 vjet dhe akoma vazhdon te mbahet si nje burim serioz edhe ne librat historike te kohes se Tranzicionit te cilet gjoja jane korrigjuar eshte rrenjosur thell ne psikozen e shume njerezve. Une jam munduar te paraqes versionin tjeter te asaj qe ndodhi gjate luftes se dyte boterore duke perdorur si burim opoziten e komunisteve te kohes. Familjet e te cileve komunizmi i denoj dhe i persekutoj ne menyren me barbare. Edhe pse me kan munguar dokumentat e dores se pare jam munduar te paraqes ate qe une e di si te vertet, ate qe kam degjuar nga goja e shume deshmitareve okular te kohes, megjithate dal nga dal ato qe une kam shkruajtur po vertetohen edhe me dokumenta. Nje nga keto dokumenta eshte edhe ky qe po ju bie te lexoni sote.

    "Dokumenti britanik: E vërteta për çlirimin e Tiranës

    Emri:  parakalimi-ne-tirane.png

Shikime: 600

Madhësia:  109.2 KB
    Foto nga Arkivat britanike me shënimin: Parakalimi në Tiranë më 19 nëntor 1944

    Raporti i majorit Oliver mbi luftimet e partizanëve në kryeqytet. Majori britanik Oliver ishte ndër të vetmit oficerë të huaj që arritën të futeshin në Tiranë në betejën për marrjen e kryeqytetit në nëntor 1944. Ndonëse ai nuk u lejua nga komunistët të vepronte, fshehurazi ai mblodhi të dhëna me oficerët e tij në lidhje me këtë betejë. Beteja për marrjen e Tiranës dhe çlirimin e saj mbahet si një nga fitoret më me emër të Luftës Nacional-Çlirimtare, por në fakt oficerët britanikë që ishin në Shqipëri tregojnë të kundërtën. Pas çlirimit të Shqipërisë, majori britanik Oliver përgatiti një raport mbi betejën për të marrë kryeqytetin. Ai tregon se Tirana ruhej nga një garnizon me 300 ushtarë gjermanë gjithsej, që kishin vetëm dy tanke dhe disa autoblinda.

    Sipas tyre, komandanti i Divizionit të Parë, Mehmet Shehu, i gënjeu duke u thënë se në Tiranë kishte 3 mijë gjermanë. “Arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë, dhe e vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranë ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin”, raportoi majori Oliver. Nga ana tjetër, sipas raportit të majorit Oliver, partizanët kishin 3 mijë forca dhe nga fundi i tetorit, deri në datën 11 nëntor, dështuan në sulmet e tyre kundrejt 300 gjermanëve.

    Oliver tregon se komunistët e mbikëqyrnin, nuk i dhanë liri veprimi dhe për më tej arrestonin çdo civil që tentonte të shkonte në shtabin e tij. Të dhënat që japin britanikët tregojnë një të vërtetë tjetër për çlirimin e Tiranës, duke nisur që nga operacionet ushtarake, të cilat pothuaj dështuan, ndonëse ishin në supermadhësi numerike, por, nga ana tjetër, tregojnë edhe faktet se regjimi komunist kishte nisur ende pa mbaruar lufta. Britanikët flasin për arrestime të civilëve, ndaj dhe për këtë gjë ata u mbajtën të izoluar në Tufinë të Tiranës së bashku me oficerët amerikanë, në mënyrë që të mos shikonin arrestimet dhe reprezaljet ndaj civilëve që konsideroheshin jo komunistë.

    Nga ana tjetër, ky raport jep një bilanc tjetër të luftës, ku shpjegohet qartë se rreth 1800 gjermanë u vrarë rrugës nga Elbasani për në Tiranë, por kjo falë një bombardimi të fortë që avionët britanikë bënë mbi trupat hitleriane. Për herë të parë jepet një detaj, që forcat partizane në Qafën e Kërrabës kanë therur gjermanë, ndërkohë që Mehmet Shehu, në librin e tij për çlirimin e Tiranës, këto veprime i quan luftime trup më trup. Këtë raport majori britanik e dorëzoi në Ministrinë e Luftës në Britani për të informuar zhvillimet e fundit në Shqipëri.

    Erald KAPRI

    Dokumenti I PLOTË

    Raport nga majori J.P.F Oliver
    Ngjarjet e ndodhura në betejën për Tiranën: Unë isha pranë divizionit të parë të Luftës Nacional- Çlirimtare si oficer ndërlidhës i aleatëve në shtator 1944. Në atë kohë ky divizion komandohej nga Mehmet Shehu dhe ishte i vendosur në Shën Gjergj. Prej tetorit unë u vendosa në Bizë dhe e vizitoja 3-4 herë në javë Shehun. Tek ai ishte ngulitur bindja se qëllimi i oficerëve tanë ishte vetëm furnizimi me materiale për partizanët.

    Gjatë një muaji që vizitova disa herë këtë divizion, shpresoja të kisha një ide të qartë për aksionet që ata kishin ndër mend të bënin. Ishte mëse e qartë për mua se vizitat e mia priteshin me vetulla të vrenjtura dhe shumë shpejt po më fshihnin aksionet që Shehu kërkonte të realizonte. Në këtë atmosferë mosbesimi (kjo për shkak se ne kishim oficerë edhe në opozitën shqiptare), unë tentova të neutralizoja dyshimet e tyre, por pa sukses. Shehu ishte gjithnjë në pozitë mbrojtjeje në çdo bisedë që bënim dhe sa më i paqartë ishte për një përgjigje që i kërkonim, aq më i pakëndshëm bëhej toni i përgjigjes së tij. Unë tentova të bëja të qartë se qëllimi i misionit tonë nuk ishte kënaqja e veseve të tij, por të vazhdojmë përpjekjet në luftë dhe në këtë linjë arritëm njëfarë mirëkuptimi. Në datën 22 tetor erdhën të tjerë oficerë britanike për të asistuar në përgatitjen e mëtejshme të misionit tim. Gjatë kësaj kohe pati një lëvizje drejt perëndimit të Divizionit të Parë bashkë me shtabin e Shehut dhe e kisha të pamundur ta arrija atë pa ndërhyrje nga të tjerë. Në datën 29 tetor, në mbrëmje, arrita të bëja një zbulim duke shkuar në periferi të Tiranës pa dijeninë e partizanëve. Zbulova se trupat e Divizionit të Parë ishin tashmë në lindje të qytetit dhe gjermanët po tërhiqeshin pa ndonjë kundërveprim. Në mëngjes mora një “guidë” për ta vendosur shtabin tim në Tufinë, rreth pesë milje larg Tiranës, pata mundësi të hiqja rreth vetes partizanët dhe hyra në një shtëpi në pjesën lindore të qytetit.

    Zbulova se gjermanët kishin evakuuar këtë pjesë të qytetit, duke përfshirë ushtarakët, pjesëtarët e spitalit të tyre, madje dhe barakat e inxhinierëve gjermanë. Ata kishin formuar një perimetër për mbrojtjen e qendrës së qytetit dhe pjesën e Tiranës së re. Plani i tyre i tërheqjes ishte tepër i lexueshëm. Pas tri ditësh në qytet, arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë. E vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranës ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin.

    Pasi mora pjesë në një apo dy përplasje, u binda së bashku me numrin dy të misionit, lejtnant Hon R. D Winn, se partizanët nuk po bënin asnjë përpjekje reale, as për të sulmuar dhe as për t’u rënë në qafë gjermanëve. (Një fakt: pozicioni që partizanët arritën më 30 tetor mbeti statik deri më 11 nëntor, edhe pse partizanët ishin më shumë në numër, 10 me 1 në raport me gjermanët). Disa herë ne pamë një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz që zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh të pajisur me dhjetëra mitraloza të lehtë. Pavarësisht se partizanët kishin superioritet në fuqi zjarri, ata kishin mungesa në murtaja dhe granata.

    Por unë e dija se këto materiale, si murtaja dhe granata, partizanët i kishin në Bizë, të cilat i kishin marrë ndihma me parashutë nga ne. Më pas, një grup partizanësh erdhën të më merrnin në ditën time të tretë që isha në Tiranë, dhe shkova në shtabin e Brigadës së Parë, ku gjeta Hysni Kapon, komisar dhe shef i shtabit të kësaj komande, që më priste. Nuk më dha asnjë referencë në lidhje për hyrjen në qytet dhe priste komente nga ana ime. E pyetja se kush e ka fajin që mungojnë materialet, si murtaja dhe granata, në luftimet që po bëhen? Mos e kishim fajin ne apo ata që nuk po shpërndaheshin?"

    htt
    p://www.panorama.com.al/2013/11/1...min-e-tiranes/
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •