Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Ayn Rand

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Ayn Rand

    Ne tė gjallėt


    Ayn Rand



    Petrogradi vinte erė acidi fenik.

    Njė flamur i zbėrdhulėt, dikur i kuq, varej mbi morinė e traversave tė hekurta. Trarė tė tjerė ngriheshin drejt njė ēatie me panele qelqi, tė cilat, nga pluhuri i shtresuar prej vitesh, ishin bėrė gri si hekuri. Disa nga panelet ishin tė thyera, tė biruara nga tė shtėna tashmė tė harruara, me thepat e mprehtė qė ngriheshin nė njė qiell tė hirtė si qelqi. Nėnė flamur, varej njė grumbull rrjetash merimangash; nėn rrjetat e merimangave – njė orė e stėrmadhe stacionesh hekurudhore, me numra tė zinj mbi njė fushė tė verdhė, por pa akrepa. Nėn orė, njė turmė me fytyra tė zbehta dhe pallto tė lerosura priste trenin. Kira Argunova po hynte nė Petrograd nė pragun e njė vagoni mallrash. Ajo qėndronte drejt, si e ngrirė, me mospėrfilljen elegante tė njė udhėtareje tė njė transatlantiku luksoz, me njė kostum tė rimtė tė dalėboje, kėmbėt hollake, pa ēorape, tė nxira nga dielli. Njė copė mėndafshi e vjetėr me kuadrate i qarkonte qafėn, flokėt e shkurtėr e tė shpupuritur i kish mbledhur nė njė kėsulė tė thurur me shtiza, e cila pėrfundonte me njė xhufkė tė verdhė e tė ndezur. Buzat e saj ishin tė qeta, sytė gjysmė tė mbyllur, shikimi provokues e i magjepsur i kish humbur i tėri nė pritjen solemne e plot drojė, si ai luftėtari qė hyn nė njė qytet tė huaj dhe s’ėshtė i sigurt nėse hyn si pushtues apo si rob.

    Pas saj ishte njė vagon cit mė cit me njerėz e dengje; dengjet ishin mbėshtjellė me ēarēaf, gazeta, thasė mielli. Njerėzit ishin mbledhur kruspull nėn pallto tė rreckosura dhe shalle. Dengjet kishin shėrbyer si shtretėr dhe kishin humbur ēdo formė. Pluhuri kish brazduar lėkurėn e thatė dhe tė plasaritur tė fytyrave qė kishin humbur ēdo shprehje.

    Ngadalė, i lodhur, treni u ndal, ndalesa e fundit e njė udhėtimi tė gjatė pėrmes fushave tė shkretuara tė Rusisė. Ishin dashur dy javė pėr tė bėrė njė udhėtim treditor nga Krimea nė Petrograd. Nė vitin 1922, hekurudhat, si ēdo gjė tjetėr nuk ishin organizuar ende. Lufta civile kish mbaruar. Gjurmėt e fundit tė Ushtrisė sė Bardhė ishin fshirė nga faqja e dheut. Por, teksa dora e regjimit tė kuq po vinte vendin nėn fre, rrjeti i shinave tė hekurta dhe telave tė telegrafit ende varej si i pajetė, jashtė kontrollit tė tij.

    Nuk kishte as njoftime, as orare. Askush nuk e dinte se kur niseshin apo mbėrrinin trenat. Sa qarkullonte ndonjė fjalė se po vinte treni, turma udhėtarėsh suleshin me ankth nė stacionet e qyteteve nga do tė kalonte ai. Ata prisnin me orė e ditė tė tėra, pa guxuar tė largoheshin nga vendi ku, pas njė ēasti apo pas njė jave, mund t’ia behte treni. Dushemetė e ndotura tė sallave tė pritjes mbanin erėn e trupave tė tyre, ata kishin vėnė dengjet mbi dysheme, trupat mbi dengje, dhe flinin. Pėrtypnin me durim kore tė thata buke dhe fara luledielli; rrobat s’i kishin ndėrruar prej javėsh. Kur, mė nė fund, treni mbėrrinte,duke shfryrė e gulēuar, njerėzit suleshin me grushte e shqelma, me njė dėshpėrim tė egėr. Si gafore u qepeshin shkallėve, ganxhave, ēative tė vagonėve. Nga ankthi, humbnin bagazhet, humbnin fėmijėt, treni pas asnjė fėrshėllimė bilbili apo njoftim, nisej papritur, duke marrė me vete ata qė kishin mundur tė hipnin.

    Kira Argunova s’e kish nisur udhėtimin nė vagon mallrash. Nė fillim kishte zėnė njė vend tė mirė; tryeza e vogėl ishte qendra e kupesė dhe Kira qendra e vėmendjes sė udhėrtarėve. Njė oficer i ri i sovjetėve e maste me sy duke ia ēmuar linjėn qė krijonte silueta e trupit tė saj nė kuadratin e ndriēuar tė dritares sė thyer. Njė zonjė trashaluqe me peliēe vėshtronte e indinjuar atė qėndrim provokues tė vajzės, qė tė sillte ndėrmend disi ato kėrcimtaret e kabareve, kapardisur kėmbė mbi kėmbė midis gotave tė shampanjės; por njė kėrcimtare me fytyrė aq tė ashpėr e arrogante, saqė zonja s’po dinte mė nėse i sillte ndėrmend njė tryezė kabareje apo njė piedestal. Pėr milje tė tėra, udhėtarėt e kėtij vagoni shihnin fushat dhe stepat e Rusisė teksa rrotulloheshin tutje si sfond pėr profilin kryelartė, me flokė tė dendur gėshtenjė, qė zbulonin njė ballė tė lartė, teksa era i hidhte pas, duke fėrshėllyer jashtė, mes telave tė telegrafit.

    Meqė s’kish vend, kėmbėt e Kirės qėndronin mbi gjunjėt e tė atit. Aleksandėr Dimitreviē Argunov, i lodhur, i strukur nė njė qoshe, me duart e lidhura mbi barkun e tij banak, me sytė e skuqur, tė ėnjtur e gjysmė tė mbyllur, dremiste e shkundej kohė pas kohe me psherėtimė, kur e ndiente se i qe lėshuar goja. Kishte veshur njė pallto ngjyrė kaki, tė arnuar, ēizme tė gjata fshatarėsh mė thembra tė ngrėna dhe njė kėmishė prej cohe thesi, nė pjesėn e prapme tė sė cilės mund tė lexoheshin ende fjalėt “Patate ukraine”. Nuk ishte veshur tebdil me qėllim, por vetėm kėto i kishin mbetur Aleksandėr Dimitreviē. Megjithatė, druhej shumė se mos ndonjėri e pikaste qė skeletin e syzeve e kishte safi.

    Strukur pas bėrrylit tė tij, Galina Petrovna, e shoqja, pėrpiqej ta mbante trupin drejt dhe librin lart mbi majėn e hundės. Kur kish luftuar me thonj e me dhėmbė pėr t’i siguruar njė vend nė vagon familjes sė vet, ajo kish mundur tė shpėtonte librin, por i kish humbur tė gjitha karficat e flokėve. Tani bunet ē’ishte e mundur qė bashkudhėtarėt e saj tė mos e shihnin qė libri qė po lexonte, ishte nė frėngjisht.

    Kohė pas pakohe, lėvizte kėmbėn me kujdes nėn ndenjėse pėr t’u siguruar qė dengu mė me vlerė,ai i mbėshtjellė me sofrabezin e qėndisur me kryqe, ishte ende aty. Nė atė bohēe, ishin gjithė ē’kishin mbetur nga tė linjtat e saj prej dantelle tė punuar me dorė, blerė nė Vjenė para luftės, si dhe takėmet e argjendta me inicialet e familjes Argunov. Ajo po ziente nga inati, por nuk mund tė bėnte asgjė pėr tė lejuar qė pikėrsisht kjo bohēe t’i shėrbente si jastėk njė ushtari qė flinte e gėrhiste nėn ndenjėse, me ēizmet qė i zgjateshin deri nė korridor.

    Lidia, vajza e madhe e Argunovėve, edhe ajo e ulur mbi njė deng, ish detyruar tė zinte vend nė korridor, pranė ēizmeve, pior i kish vėnė vetes detyrė t’u tregonte bashkudhėtareve tė saj se nuk ish mėsuar tė udhėtonte kėshtu. Lidia nuk e ulte veten t’i fshihte shenjat e jashtme tė epėrsisė shoqėrore, madje po nxirrte nė pah me krenari tre syresh: njė dantellė tyli tė praruar, por tė nxirė, mbi njė kostum kadifeje tė dalėboje, njė palė dorashka tė mėndafshta tė arnuara me kujdes dhe njė shishkė kolonje. Ndonjėherė, nė tė rrallė e nxirrte shishkėn, hidhte nja dy pika dhe i fėrkonte nė duart e mbajtura shumė mirė, dhe pastaj e fshihte menjėherė sapo vinte re vėshtrimin plot lakmi qė i hidhte nėnė qė pas romanit francez.

    Kishin kaluar katėr vjet qė kur familja Argunov ishte larguar nga Petrogradi. Katėr vjet qė nga koha jkur fabrika e tekstileve nė rrethinat e qytetit ishin shtetėzuar nė emėr tė popullit. Po ne emėr tė popullit, bankat ishin shpallur kombėtare. Kasafortat e Argunovėve ishin shpėrthyer e zbrazur. Gjerdanėt vezullues me rubinė e diamante, me tė cilėt Galina Petrovna kapardisej plot salltanet nė sallonet e shndritshme tė ballos dhe, paskėtaj i kyēte me aq kujdes, kishin pėrfunduar nė duar tė panjohura, ishin zhdukur pėrgjithmonė.

    Pėrktheu: Saverina Pasho (Botimet “Pegi”)

    http://www.standard.al/ne-te-gjallet/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •