Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata: Kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika, i pafajshëm

    Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun Gjika. Asnjë reagim nga PS-ja

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është marrë i pandehur nga Prokuroria e Rrethit, ndërsa u njoftua zyrtarisht se dosja me tetë të akuzuar do të shkojë për gjykim. Në një deklaratë për mediat Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm bëri me dije se Shpëtim Gjika akuzohet se ka falsifikuar, në bashkëpunim me Specialisten e Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Vlorës, Eleni Dardhaj, procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-se duke favorizuar dy ndërtime në Vlorë.

    “Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha janë akuzuar për veprën penale të falsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 3 dhe neni 25 i Kodit Penal. Kane falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht më datë 24/03/2010 dhe 15/07/2010. Këto dokumenta të prodhuara nga dy të pandehurit kanë në përmbjatjen e tyre rrethana të reja, dy lejet e ndërtimit sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë”, deklaroi Fjorida Ballauri, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në rastin e parë janë prodhuar të dhëna të rreme për një pallat 13-katësh në një zonë ku nuk lejohet. “Në bazë të të dhënave të rreme të prodhuara nga të pandehurit është nxjerrë një leje ndërtimi për kompleks banimi 13-katësh, me parkim nën tokë me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues Deko Systems SHPK dhe përfaqësues ligjor, të pandehurin Blerti Liçaj. Vendi për të cilën sipas këtij dokumenti të rreme ri është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit Petro Marko në vendin e quajtur Tre Rasat. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet”, thuhet në kallëzimin e Prokurorisë.

    Ndërsa në rastin e dytë sipas Prokurorisë është dhënë një leje ndërtimi brenda territorit të Portit Detar, gjë që ka rënë ndesh me ligjin. “Po ashtu, në bazë të të dhënave të rreme është dhënë leje ndërtimi për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate + papafingo dhe një kat nën tokë në lagjen Pavarësia me pronar trualli të pandehurin Gëzim Fetaj dhe subjekt ndërtues Embio SHPK, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj. Vendi për të cilin sipas këtij dokumenti të rremë, është krijuar ndërtimi i mësipërm, ndodhet në lagjen Pavarësia, brenda territorit të Portit Detar. Duhet theksuar se në këtë zonë, nuk lejohet të ndërtohet. Në ndjekje penale do të shkojnë edhe gjashtë drejtuesit dhe pronarët e firmave që kanë përfituar nga lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia Vlorës.

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika I pyetur nga mediat u shpreh se do të kërkojë kohën e mjaftueshme për t’iu përgjigjur akuzave, ndërsa e konsideroi absurd faktin që Prokuroria e Përgjithshme në një ditë pushimi dha një deklaratë të tillë për mediat.

    Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria apo partia në pushtet për kryebashkiakun e saj.


    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun Gjika. Asnjë reagim ng

    Gjika merret i pandehur, i dha leje ndërtimi false vartësit dhe kandidatit të PS

    Tetë persona dërgohen në gjyq, me bashkiakët edhe ndërtuesit e pronarët.

    Shpëtim Gjika nën akuzë, falsifikoi 2 leje ndërtimi.

    Hetimi, KRRT-ja s‘dinte gjë, lejoi ngritjen e dy pallateve.

    Zbulohen ndërtuesit, vartësi i Gjikës dhe kandidati i PS


    Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, merret i pandehur nga Prokuroria dhe dërgohet në gjyq në lidhje me akuzën e falsifikimit të dy lejeve mbi të cilat janë ngritur dy pallate në qytetin bregdetar. Më 25 tetor 2013, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar paraqitjen e Shpëtim Gjikës si person nën hetim të cilit i ka njoftuar akuzën dhe dërgimin e dosjes penale ndaj tij për shqyrtim në Gjykatë. Lajmi është bërë i ditur dje në një deklaratë për median nga Fjorida Ballauri, drejtoreshë e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas burimeve zyrtare, hetimet ndaj Gjikës kanë nisur në datën 19 shkurt 2013, kryesisht nga Prokuroria pa ndonjë kallëzim konkret, ndonëse ka pasur ankesa të disa qytetarëve. Prokuroria e Vlorës e akuzon kryebashkiakun e këtij qyteti se së bashku me punonjësen e Bashkisë, shtetasen Eleni Dardhaj, që kryente detyrën në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datave 24 mars 2010 dhe datës 15 korrik 2010. Në këto dy data, KRRT-ja e Bashkisë Vlorë ishte mbledhur dhe kishte miratuar disa vendime, në të cilat nuk rezultojnë dy pallatet që “janë lejuar” të ngrihen në zona të ndaluara për ndërtim brenda qytetit. Pavarësisht se lejet për pallatet 2-6 kate dhe 13 kate nuk kishin kaluar në KRRT, nuk ishin paraqitur, nuk ishin shqyrtuar dhe as miratuar, sipas Prokurorisë, Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të Këshillit, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010 dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme. Dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja pranë Bashkisë. Nëse verifikohen vendimet zyrtare të mbledhjeve të KRRT-së në datat përkatëse, pra më 24 mars 2010 dhe më 15 korrik 2010, procesverbalet e sakta nuk përmbajnë leje të dhëna për ndërtim pallatesh. Pallati 13-katësh është lejuar brenda vijës së verdhë dhe godina 2-6 kate brenda portit, zona të ndaluara për ndërtim.

    Falsifikimet
    Sipas Prokurorisë, të dyshuarit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj akuzohen se kanë falsifikuar procesverbalin e mbledhjes së KRRT-së së datës 15.07.2010 dhe vendimin e lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë me nr.4/3, datë 15.07.2010. Këto dokumente bëjnë fjalë për miratimin në lagjen “29 Nëntori” të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për kompleks banimi dhe shërbimi 13-katësh, me parkim nëntokë, me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Kjo leje nuk gjendet në procesverbalin zyrtar dhe real të mbledhjes së KRRT-së së Vlorës, thekson Prokuroria. Mbi këtë leje false është ngritur pallati në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tri Racat”, Vlorë. Sipas saj, është falsifikuar edhe procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 24 mars 2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë me nr.1/11, datë 24.03.2010, që bën fjalë për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen “Pavarësia”, me pronar trualli Gëzim Feta e subjekt ndërtues “EN-BJO” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj. Ndërtimi në fjalë ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë.

    Të akuzuarit
    Shpëtim Gjika
    Eleni Dardhaj
    Të akuzuar për “falsifikimi të dokumenteve”,
    nga personi që e ka për detyrë, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë.

    Gëzim Feta
    Gentian Sherifaj
    Blerdi Licaj
    Të akuzuar për: “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”

    Mustafa Tartari
    Artan Ferati
    Aleks Ahmataj
    Të akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”

    Punonjësja e Bashkisë la punën, tani vlerësuese pasurish
    VLORE – Eleni Dardhaj, e cila në vitin 2010 mbante detyrën e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, tashmë nuk është më pjesë e administratës së Bashkisë. Nuk dihet prej sa kohësh është bërë shkëputja e 51-vjeçares nga institucioni i Bashkisë së Vlorës, por mësohet se ajo punon privatisht në një zyrë të sajën në këtë qytet si vlerësuese e pasurive të paluajtshme. Bashkë me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, ajo akuzohet se ka falsifikuar 2 procesverbale të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë në muajt mars dhe korrik të vitit 2010, të cilat përmbanin të dhëna të rreme, duke sjellë leje ndërtimi për dy objekte shumëkatëshe.

    Ja bizneset e ndërtuesve që përfituan lejet false
    TURANE – “DECO System”, kompania që përfitoi lejen e ndërtimit të pallatit 13-katësh në Vlorë, sipas QKR rezulton se e ka selinë në Farkë të Tiranës, te kodra Garunja pranë Liqenit të Thatë. Objekti i saj është aktivitet në fushën e ndërtimit, tregtim materialesh në këtë fushë, nga 2011 deri në 2016. Përfaqësues ligjor i saj është zgjedhur Blerdi Liçaj, ndërsa data e themelimit të kompanisë është 27 shkurt 2004. Kompania “Blenal”, regjistruar në datën 19 qershor 2008, me adresë në Tiranë, Rruga e Kavajës, me objekt lyerje fasadash, apartamente banimi, Blerdi Liçaj ka 51 për qind. Besa GT, projektime, ndërtime, tregti mallrash ndërtimi, regjistruar në 1 janar 2006, përfaqësues ligjor Blerdi Liçaj, zotëron 100 për qind. B&A.D Construction, me seli në Vlorë, lagjja “29 Nëntori”, është themeluar më 5 mars 2013, përfaqësues ligjor Blerdi Liçaj. Kompania përfituese e ndërtimit të pallatit 2-6 katësh+plus papafingo e parkim nëntokë në Vlorë, është En-Bjo. Sipas QKR, kjo kompani është themeluar në 15 tetor 2008, selia e saj është në Vlorë, lagjja “29 Nëntori” pranë Shtëpisë së Oficerëve. Përfaqësuesi ligjor është Gentian Sherifaj, ndërsa objekti i aktivitetit është në fushën e ndërtimit dhe tregtim materialesh ndërtimi.

    TRAZHGIM SOKOLAJ

    Panorama

  3. #3

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun Gjika. Asnjë reagim ng

    Veshtire se do dale i fajshem, por kushedi, mos ka ndonje surprize.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun Gjika. Asnjë reagim ng

    Makineria e propagandes vazhdon punen e perditshme.

    Cfare doni ju te reagoje PS-ja e qeveria, doni te dale e ta mbroje sic ka bere me te gjithe te akuzuarit e saj qeveria e shkuar? Doni te dali ti thote prokurorit b*thq*re lulishtesh (sinonim i lavires se bulevardit per ju qe nuk ju kujtohet ca tha Berisha per Ina Ramen).

    Ja se cfare tha kryeministri meqe e kerkoni juve: Si Kryeministër i këtij vendi, unë mundet vetëm ta inkurajoj Prokurorinë dhe drejtësinë të bëjnë punën e tyre deri në fund dhe ne të mund të presim që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit!


    Rama: Për Gjikën të flasë drejtësia

    Një ditë pasi Prokuroria njoftoi dërgimin si të pandehur në Gjykatë të kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, me akuzat e shpërdorimit të detyrës në dhënien e dy lejeve të ndërtimit në mënyrë të kundraligjshme, vjen prononcimi i parë i Kryeministrit, Edi Rama.

    "Shpëtim Gjika është një mik, përveçse edhe një figurë e lartë politike e Partisë Socialiste, në krye të njërit prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Akuza e Prokurorisë është shumë e rëndë dhe faktet e pretenduara nga Prokuroria janë tejet të rënda. Ne të gjithë ndihemi keq nga artikulimi i tyre dhe të gjithë duam të shpresojmë se akuza për një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron. Ne nuk do të bëhemi mburoja politike e asnjë të akuzuari nga Prokuroria për korrupsion dhe abuzime me detyrën shtetërore, as sot, as kurrë", tha Rama.

    Kryeministri Rama i deklaroi grupit parlamentar socialist se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

    "Ne të gjithë ndjehemi të detyruar ndaj 1 milion shqiptarëve, të cilët na zgjodhën edhe për të luftuar korrupsionin në çdo nivel dhe pa dallime partiake që sot të kërkojmë nga drejtësia të bëjë punën e saj, deri në fund, pa asnjë pengesë politike. Nuk ka pikë dyshimi se dëshira jonë është ta shohim Gjiken të çliruar nga akuza e rëndë dhe ne duam të shpresojmë se kryebashkiaku socialist i Vlorës do të provojë pafajësinë e vet me argumente dhe fakte të besueshme", tha Rama.

    Pas këtij inkurajimi, që drejtësia të përmbushë misionin e saj, Edi Rama tha se ai qëndronte pranë zotit Gjika në këtë situatë.

    "Si socialist dhe si mik i Shpëtim Gjikës, unë ndihem keq për të dhe në çfarëdo situate do të jem njerëzisht pranë tij dhe familjes së tij, edhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë, siç pretendon Prokuroria. Por, si kryetar i PS dhe si Kryeministër i këtij vendi, unë mundet vetëm ta inkurajoj Prokurorinë dhe drejtësinë të bëjnë punën e tyre deri në fund dhe ne të mund të presim që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit", theksoi Rama.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun Gjika. Asnjë reagim ng

    Dosja e plotë e prokurorisë, Gjika rrezikon 7 vjet burg. Kryebashkiaku: Thashetheme

    Dosja e plotë e prokurorisë, Gjika rrezikon 7 vjet burg. Kryebashkiaku: ThashethemeVLORE-Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, do të përballet me drejtësinë, duke rrezikuar një dënim deri në shtatë vite burg dhe gjobë, pasi dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, ka favorizuar dy subjekte të ndërtojnë pa leje në qytetin bregdetar.

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se Gjika, në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar dy procesverbale të mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit, duke u hapur rrugë në këtë mënyrë, ndërtimeve pa leje në zemër të qytetit. “I pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010 dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, pasi dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë”, - deklaroi Fjorida Ballauri, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm. Shpëtim Gjika, i kontaktuar nga “GSH”, tha se do të dalë sot në një komunikim me mediat, për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me akuzat. Veç Gjikës, nën akuzë është dhe një punonjësve e bashkisë, si dhe gjashtë persona të tjerë, drejtues apo pronarë të firmave që kanë përfituar nga lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkia.

    Dosja e prokurorisë
    Hetimet ndaj kryebashkiakut Gjika kanë nisur që në shkurt të 2013-ës, për t’u finalizuar me marrjen e tij dhe disa personave të tjerë si të pandehur. Sipas prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë çështje penale, është arritur në përfundimin se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datës 24.03.2010 dhe të datës 15.07.2010.

    I pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010, dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, pasi dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.

    Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 15.07.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.4/3, datë 15.07.2010, bën fjalë për miratimin në lagjen “29 Nëntori”, të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate, me parkim nëntokë, me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Racat”, Vlorë.
    Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 24.03.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.1/11, datë 24.03.2010, bën fjalë për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen “Pavarësia”, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues “EN-BJO” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.

    Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë.
    Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, si dhe i pandehuri Gëzim Feta, kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, sipas episodeve përkatëse, për kryerjen e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme, duke ditur që nuk kanë marrë në formën e parashikuar nga ligji ndonjë vendim nga organet kompetente për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe vendim për miratimin e lejes së ndërtimit.

    Lidhur me rrethanat e mësipërme, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga personi që e ka për detyrë, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë. Të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa, të pandehurit Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryer në bashkëpunim.

    Hetimet për pasuritë
    Prokuroria ka hetuar edhe lidhur me ligjshmërinë e origjinës së pasurive të paluajtshme, mbi të cilat janë kryer punimet e ndërtimit, të cilat janë fituar mbi bazën e lejeve të legalizimit. Në rastin konkret, të tria pasuritë e paluajtshme të të pandehurve Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj, të kualifikuara për legalizim dhe të cilat janë pajisur më pas me leje legalizimi, të ndodhura në bulevardin Vlorë-Skelë, ndodhen në zonën qendrore të qytetit Vlorë, për të cilin është miratuar Plani i Përgjithshëm Rregullues i qytetit të Vlorës, i miratuar me vendimin nr.5, datë 21.08.2002 të KRRTRSH-së, si dhe Rregullorja e Planit të Përgjithshëm të Zonës Qendrore të Qytetit, e miratuar me vendim të KRRTRSH-së. Ky plan rregullues parashikon në zonën qendrore ndërtime deri në 12 kate, ndërsa lidhur me pasuritë konkrete të mësipërme për të cilat është miratuar leja e legalizimit, në studimin urbanistik është parashikuar që të jetë zonë e gjelbër, që do të thotë se nuk mund të bëhet ndërtim. Në këto rrethana, kanë filluar hetimet edhe për shqyrtimin e këtyre situatave, në të cilat dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të ALUIZNI-it, Vlorë.

    DOSJA E PROKURORISE
    Të pandehur:
    Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë Vlorë
    Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të
    Territorit pranë Bashkisë Vlorë
    Akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”, kryer në
    bashkëpunim
    Gentian Sherifaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues
    “EN-BJO” sh.p.k
    Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues
    “Deco System” sh.p.k
    Gëzim Feta, pronar i truallit në lagjen “Pavarësia” ku
    është ndërtuar godina 6-katëshe
    Akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i
    dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer në
    bashkëpunim
    Mustafa Tartari
    Artan Ferati
    Aleks Ahmataj
    (të tre, pronarë të truallit në vendin e quajtur “Tre Racat”,
    Vlorë, ku është ngritur ndërtimi)
    Akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, të kryer në bashkëpunim

    (GazetaShqiptare)


    Kryebashkiaku Shpëtim Gjika: Thashetheme paszgjedhore

    VLORE – Kryebashkiaku Shpëtim Gjika e ka cilësuar absurde akuzën e ngritur ndaj tij për falsifikim të procesverbaleve të KRT-së së Bashkisë së Vlorës 3 vjet më parë, për të favorizuar dy subjekte ndërtimi që ngritën pa leje dy pallate shumëkatëshe. I pyetur dje nga gazeta “Panorama”, Gjika u shpreh se e gjithë çështja është thashethem para dhe paszgjedhor. “Deklarata e Prokurorisë së Përgjithshme është absurde dhe absurditetin e saj e shton edhe më tepër fakti që bëhet në një ditë pushimi, por jo pushim për bashkinë, e cila është e angazhuar me projektet e saj zhvilluese. Çdokush është i lirë të dyshojë, por dyshimi nuk kthehet në provë me thashetheme para dhe paszgjedhore”, u shpreh kreu i Bashkisë më të madhe në Jug të vendit.

    “Gjithsesi, – shtoi kryebashkiaku vlonjat, – qëndrimi im më i detajuar do të bëhet në ditët në vazhdim”.

    Lajmi i Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e hetimeve dhe shpalljen të pandehur për kreun e Bashkisë së Vlorës u dha për mediat para se të ndodhte shpërthimi me tritol i godinës në zonën e Skelës. Në kohën kur interesimi i qytetarëve dhe medias jo vetëm në Vlorë, por në mbarë vendin, ishte i përqendruar te kjo ngjarje, kryebashkiaku Gjika nuk është parë në publik, ndërkohë që shpërthimin e ka ndjekur nga afër prefekti i Vlorës.

    (d.b/m.s/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun Gjika. Asnjë reagim ng

    Akuzat për kryebashkiakun e Vlorës, Rama: Jam pranë Gjikës, por mbështes Prokurorinë

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama reagoi sot për herë të parë ndaj akuzave të prokurorisë për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.

    Duke i cilësuar si tepër të rënda, kreu i qeverisë theksoi se shpreson që këto akuza të mos qëndrojnë.
    “Akuza e prokurorisë është shumë e rëndë dhe artikulimet e këtyre akuzave janë tepër të rënda. Duam të shpresojmë se një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron”.

    “Ne kërkojmë nga drejtësia të bëjë punën e saj pa asnjë pengesë politike. Dëshira jonë është ta shohim Gjiken të çliruar nga akuza dhe duam të provojë pafajësinë me argumente dhe fakte të besueshme, por duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ne nuk bëhemi mburojë politikë e asnjë të akuzuari për korrupsion e abuzime shtetërore. Duam Shqipëri të drejtë e të barabartë me këdo e për këdo, e kjo vlen në radhë të parë kur akuza drejtohet nga ne drejt njërit prej nesh”,- theksoi më tej Rama.

    Rama theksoi se, si mik dhe si socialist do i qëndrojë Shpëtim Gjikës pranë në këtë moment, por si kryeministër do të inkurajojë prokurorinë të kryejë detyrën e nisur.

    “Prandaj si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës, unë ndihem keq për të dhe në çfarëdo situatë do jem njerëzisht pranë tij dhe familjes së tij dhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë. Por, si kryeministër unë inkurajoj prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund dhe duam që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me të”.

    Balkanweb

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun socialist Shpetim Gjik

    Nje pyetje kam une per kete rast.
    Cdo te ndodhte nese kjo akuze do behej para zgjedhjeve??!
    Shpetim Gjika eshte nje nga kryebashkiaket me te votuar ne Shqiperi.Nese denohet Gjika pikerisht per shkelje ligjshmerie duhet qe ta cojne ne nje burg te ri me kapacitet te pakten 20 mije vende dhe pas nje viti te mbushet plot me kriminele te ketij lloji.Do ishte mire te ndodhte por babagjyshi vitit te ri nuk eshte i vertete.
    Nese prokuroria do funksionoj sic duhet Shqiperia do behet shume shpejt.
    Thone qe nje here ne 100 vjet fluturon nje pate e pjekur nga furri.Meqenese kemi 100 vjet shtet pse mos te funksionoj dhe prokuroria nje here.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun socialist Shpetim Gjik

    Ka mundesi qe Shpetimi ka fallsifikuar dhe dhene leje ne zona ku nuk duhej te jepej leje.
    Nqs ka dhene leje ndertimi te keqia,atehere ai ka thyer ligje duke lejuar okupimin e tokave ne zona
    ku nuk duhet te behen ndertime.Eshte abuzim me pushtetin.
    Ka mundesi qe ai te burgoset pasi mund te vertetohet edhe nga deshmite e Elenit qe jane bere fallsifikime dhe
    ekzistojne dokumenta qe e suportojne akuzen.
    Shpetimiti duhet nje avokat mbrojtes shume,shume i pregatitur,qe ta nxjerre te pafajshem nga gjithe ky mess qe ka rene.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun socialist Shpetim Gjik

    Anëtarët e KRRT “shesin” Gjikën: Nuk miratuam dy lejet e ndërtimit

    Leonard Bakillari

    shpetim-gjika-dhe-pallatet-pa-leje-ne-vlore-300x205Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i akuzuar nga prokuroria për falsifikimin e dy vendimeve të KRRT-së, të cilat janë përdorur për dhënien e dy lejeve të ndërtimit, do të jetë i vetëm në përballjen me drejtësinë. Të gjithë zyrtarët pjesëmarrës në mbledhjet e datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010 të KRRT-së, kanë deklaruar në prokurori se në këto dy mbledhje nuk është diskutuar asnjë propozim për leje ndërtimi. Ky fakt pohohet zyrtarisht nga Prokuroria e Vlorës, e cila në akuzën e ngritur ndaj kryebashkiakut Gjika dhe shtatë personave të tjerë, një nga provat që paraqet janë edhe dëshmitë e anëtarëve të KRRT-së dhe zyrtarëve të Bashkisë Vlorë. Sipas prokurorisë mësohet se pas sekuestrimit të dokumenteve që tregonin se lejet e ndërtimit ishin dhënë një vit përpara se pronarët e tokës të fitonin të drejtën e pronësisë, janë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë marrë pjesë në dy mbledhjet e KRRT-së. Një prej tyre, drejtori i departamentit të Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Teknik të KRRT-së në vitin 2010, ka mohuar në mënyrë kategorike në prokurori se në mbledhje janë diskutuar propozime për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit. “Drejtori i Departamentit të Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Teknik dhe KRRT-së në vitin 2010, ka shpjeguar se miratimi i studimit urbanistik pjesor për lagjen “29 Nëntori” Vlorë, si dhe kërkesa për shesh dhe për leje ndërtimi me pronar trualli Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferati, me subjekt ndërtues shoqërinë “Deco System” sh.p.k, nuk janë marrë në shqyrtim në mbledhjen e KRRT-së, si dhe nuk është shqyrtuar në Këshillin Teknik”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Pas tij, për llogari të hetimit janë pyetur edhe anëtarët e KRRT-së që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 15 korrik 2010, ku sipas dokumentacionit rezulton se është miratuar sheshi dhe leja e ndërtimit për një pallat 13-katësh në bulevardin kryesor në qytetit të Vlorës, në një zonë që ishte përcaktuar si e gjelbër në planin rregullues të qytetit. “Anëtarë të KRRT-së që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 15.07.2010, kanë shpjeguar se miratimi i studimit urbanistik pjesor për lagjen “29 Nëntori” Vlorë, si dhe kërkesa për shesh dhe për leje ndërtimi me pronar trualli Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferati,, me subjekt ndërtues shoqëria “Deco System” sh.p.k, nuk janë marrë në shqyrtim në këtë mbledhje të KRRT-së”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Të njëjtën gjë kanë pohuar në prokurori edhe personat që kanë qenë anëtarë të Këshillit Teknik në Bashkinë Vlorë, të cilët kanë deklaruar se ky organ nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë për leje dhe shesh ndërtimi për pallatin 13-katësh në bulevardin kryesor të qytetit. E njëjta procedurë është ndjekur nga prokuroria edhe për pallatin e dytë që është ndërtuar në brendësi të territorit të Portit të Vlorës, ku zyrtarët e KRRT-së, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik nuk kanë marrë në shqyrtim asnjë propozim për miratimin e sheshit dhe lejes së ndërtimit për godinën e banimit 2-6 kate plus papafingo. Sipas prokurorisë, këto dëshmi dhe provat shkresore të sekuestruara gjatë hetimit tregojnë se kryetari i Bashkisë Vlorë, në cilësinë e kreut të KRRT-së ka paraqitur të dhëna të rreme në dy vendimet e KRRT-së në bazë të të cilave ka miratuar dy leje ndërtimi për dy objekte banimi një vit përpara se pronarët e tokës të merrnin certifikatën e pronësisë.



    Prokuroria: Dy lejet e ndërtimit janë shkruar nga Eleni Dardhaj

    Në kërkesën për gjykim që tashmë i është përcjellë Gjykatës së Vlorës, prokuroria e këtij rrethi sqaron edhe pozicionin e të pandehurës Eleni Dardhaj, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh, kryer në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, e pandehura ka qenë punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, aty ku dyshohet se është bërë falsifikimi i të dhënave në përmbajtjen e vendimeve të KRRT-së. Për të përcaktuar se në cilin kompjuter ishin shtuar pikat që bëjnë fjalë për miratimin e lejes dhe sheshit të ndërtimit, prokuroria ka dërguar dokumentet e sekuestruara për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore. “Duke iu referuar aktit të ekspertimit grafik, datë 31.05.2013 të Drejtorisë së Policisë Shkencore, rezulton se pika (11) e proces-verbalit të mbledhjes së datës 24.03.2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë është shkruar nga i njëjti person që ka shkruar edhe pjesën tjetër të proces verbalit të mbledhjes”- thuhet në dosjen e prokurorisë. Por sipas akuzës, gjatë hetimit të kësaj çështje ka rezultuar se pjesa tjetër e procesverbalit të mbledhjes së KRRT-së është shkruar nga e pandehura Eleni Dardhaj. “Nga hetimi rezulton se është e pandehura Eleni Dardhaj. Ndërsa në anën e majtë të proces verbalit të pikës (11) është ndodhet nënshkrimi i Kryetarit të Bashkisë Vlorë. Si rrjedhim, edhe vendimi i shkurtuar me nr.1/11, datë 24.03.2010 Bashkisë Vlorë, vendim i cili është dorëzuar nga administratori i shoqërisë “EN-BJO” sh.p.k, i pandehuri Gentian Sherifaj, është me përmbajtje të falsifikuar”- thotë prokuroria. Për të dy rastet, prokuroria ka kërkuar edhe ekspertimin teknik në fushën e urbanistikës, në bazë të dokumentacionit të sekuestruar në bashkinë Vlorë, i cili ishte paraqitur nga dy kompanitë që do të kryenin ndërtimin e dy objekteve. “Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se në dokumentacionin e ndodhur në dosjen përkatëse të administruar nga Bashkia Vlorë nuk ka asnjë lloj dokumenti tekniko ligjor, që të mund të çojë në dhënien e lejes dhe sheshit të ndërtimit”, – kanë konkluduar ekspertët. Ky akt, sipas prokurorisë është një tjetër provë që tregon se leja e ndërtimit është dhënë mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar dhe pa përmbushur asnjë kriter ligjor nga ana e ndërtuesve, të cilët kishin shprehur interes pranë Bashkisë Vlorë.



    Zyrtarët e ALUIZNI, të përfshirë në pallatin 13-katësh

    Zyrtarë të ALUIZNI-t të Vlorës, sipas prokurorisë dyshohet se janë përfshirë në aferën që ka të bëjë me njërin prej pallateve. Mënyra e përfitimit të këtyre tokave, sipas prokurorisë implikon zyrtarët e legalizimeve, të cilët kanë përfshirë në proces objektet e ndërtuara në zona që ishin përcaktuar si parqe më parë. Sipas prokurorisë, në rastin e truallit ku është ndërtuar objekti 13-katësh në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës, ALUIZNI ka pajisur me leje tre pronarët e tokës. “Në rastin konkret, të tria pasuritë e paluajtshme të të pandehurve Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj, të kualifikuara për legalizim, janë pajisur me lejë legalizimi”,- thotë prokuroria. Por ky proces kërkon ende verifikime, pasi trualli që ndodhet në bulevardin Vlorë-Skelë, përballë Teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Racat” në Vlorë, është përfshirë në planin e miratuar me vendimin nr.5, datë 21.08.2002 të KRRTRSH-së, si dhe Rregullorja e Planit të Përgjithshëm të zonës qendrore të qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSH-së. “Ky plan rregullues parashikon në zonën qendrore ndërtime deri në 12 kate, ndërsa lidhur me pasuritë konkrete të mësipërme për të cilat është miratuar leja e legalizimit, në studimin urbanistik është parashikuar që të jetë zonë e gjelbër, që do të thotë se nuk mundet të bëhet ndërtim”, – thotë prokuroria. Sipas akuzës, në këto rrethana kanë filluar hetimet edhe për shqyrtimin e këtyre situatave, ndër të cilat dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë të ALUIZNI-t Vlorë.


    MAPO

  10. #10
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Pallate pa leje në Vlorë, prokuroria padit kryebashkiakun socialist Shpetim Gjik

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Nje pyetje kam une per kete rast.
    Cdo te ndodhte nese kjo akuze do behej para zgjedhjeve??!
    Shpetim Gjika eshte nje nga kryebashkiaket me te votuar ne Shqiperi.Nese denohet Gjika pikerisht per shkelje ligjshmerie duhet qe ta cojne ne nje burg te ri me kapacitet te pakten 20 mije vende dhe pas nje viti te mbushet plot me kriminele te ketij lloji.Do ishte mire te ndodhte por babagjyshi vitit te ri nuk eshte i vertete.
    Nese prokuroria do funksionoj sic duhet Shqiperia do behet shume shpejt.
    Thone qe nje here ne 100 vjet fluturon nje pate e pjekur nga furri.Meqenese kemi 100 vjet shtet pse mos te funksionoj dhe prokuroria nje here.
    mos ha shum fara luledilli se nuk te bojn mir per shnetin

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •