Mbi ikonografine e Jezusit, te Shenjterve apo te Marise ka studime ne gjuhe te ndryshme, nga autor me fame boterore, qe shpjegojne historikisht, neper epoka te ndryshme, Artin shenjt.
Arti i ikonave fillimisht u zhvillua me gjuhen e simboleve, qe ilustronin shkrimet e Beselidhjes se Vjeter. Format e para te artit te krishtere i gjejme ne katakombet e Romes apo Sinagogat e Eufratit.
Me poshte do te kesh mundesine te shikosh nje shembull te qarte te nje ikone antike si duket:
http://www.watra.pl/parafiakoscielis...ue14/ikona.JPG
Ne vitin 691/2 Koncili i Trullanit urdheroi qe ne vend te simboleve te Krishtit, qe perdoreshin deri ne ate kohe, ketej e tutje te paraqitej imazhi njerezor i tij. Gjithashtu, ky Koncil hodhi themelet e kanonit ikonografik, duke percaktuar nje kriter te qarte se kur mund te thuhej se nje imazh eshte liturgjik - ashtu sikurse ne fushen e fjaleve apo te muzikes kanoni percakton se kur himni apo teksti eshte liturgjik. Arti i ikonave duke u zhvilluar njekohesisht me sherbesat liturgjike u shnderrua ne nje mjet me ane te te cilit shprehej fjala e Shkrimeve te Shenjta. Ashtu si sherbesat liturgjike edhe ikona u be nje lloj instrumenti per te njohur Zotin. Kete rol te ikones si art liturgjik e sanksionoi perfundimisht Koncili VII ekumenik i mbajtur me 787 ne Nice. Formulimi i Koncilit VII ekumenik shtjellohet duke iu referuar figures se Shen Marise, cka perben edhe argumentin baze ne doktrinen e imazhit. Sipas Eterve te Shenjte, eshte pikerisht fakti qe Zoti-Njeri. Jezu Krishti, kishte nje Nene te paraqitshme, e cila beri te mundur imazhin e Tij. "Per aq kohe sa Ai vinte nga nje Ate, qe nuk mund te paraqitej, Krishti nuk mundi kete imazh te paraqitshem ne art... Por qe nga momenti qe Ai u lind nga nje Nene e paraqitshme, Ai ka nje pamje qe korespondon me imazhin e Nenes se Tij", thote Teodor Studiti (vdekur ne vitin 826). Pra qe nga momenti qe Krishti u be Njeri, del e nevojshme paraqitja e Krishtit dhe Nenes se Tij. Prej ketej edhe figura e Shen Marise me nje rendesi te vecante ne mbare Kishen Katolike (dhe ate Ortodokse), duke e konsideruar Ate me te madhe se qiejt, se Ajo mbajti ne mitren e saj vete Perendine dhe e beri Ate te paraqitshem.
Gjithashtu, Koncili VII ekumenik urdheroi qe nderimi i ikonave te jete ne te njejtin nivel me Kryqin dhe Ungjillin. Kryqin si simbol dallues te Krishterimit, ndersa Ungjillin per te krijuar nje lidhje te plot midis imazhit verbal dhe atij vizual. Ne formulimin e tij thuhet: "pikturimi i ikonave i korrespondon asaj cka predikojne e thone ungjijte... Pasi, ne qofte se njeri tregohet nga tjetri, ky pa kundershtim qartesohet nga i pari". Kjo tregon se Kisha nuk sheh tek ikonat nje art te thjeshte, qe sherben vetem per te ilustruar shkrimet e shenjta, por nje korrespondence te plote midis tyre. Prandaj edhe Kisha i atribuon ikones (imazhit) po ate rendesi e kuptim dogmatik, qe i atribuon edhe Shkrimeve te Shenjta. Sikurse fjala e Shkrimit shenjta eshte nje imazh, ashtu edhe imazhi eshte nje fjale, ose sic thote Shen Bazili i Madh: "Ate, qe fjala e transmeton nepermjet veshit, piktura e tregon heshturazi nepermjet imazhit dhe me anen e ketyre dy menyrave ne marrim njohuri per te njejten gje".
Ikona sikurse edhe fjala eshte pjese perberese e besimit Krishtere, nje nga mjetet per te njohur Zotin dhe nje nga rruget e komunikimit me te. Por duhet kuptuar se ikona nuk eshte objekt nderimi ne vetvete, pasi ajo nuk ka fuqi magjike. Kur paraqitet Krishti ne nje ikone aty nuk paraqitet asnje nga natyrat e Tij - Hyjnore apo Njerezore. Aty paraqitet imazhi i Personit te Tij ku qendrojne sebashku keto dy natyra. "Homazhi qe i kushtohet imazhit transmetohet tek origjinali" - thote perseri Shen Bazili i Madh. Pra ikona eshte mediumi nepermjet te cilit besimtari komunikon me Krishtin apo shenjtin e paraqitur aty. Duke nderuar ikonen besimtari nuk nderon materialet e perdorura per te bere kete ikone, por shenjtin, qe ajo paraqet. Ketu qendron edhe ndryshimi themelor midis ikonoduleve dhe ikonoklasteve, pasi keta te fundit e konsiderojne imazhin si te njejte me origjinalin qe ai paraqet. Gjate historise se saj Kisha ka zhvilluar nje imazh krejt te vecante, te ndryshem nga realiteti dhe qe eshte ne perputhje me natyren e saj si "mbreteri jo e kesaj bote" (Gjn 18,36). Kjo vecanti bazohet ne qellimin final te Kishes dhe vete Trinise se Shenjte, qe eshte lartesimi shpirteror i njeriut per te qene i denje te marre pjese ne jeten Hyjnore. Me pak fjale ikona sikurse Bibla transmeton formulen: "Zoti u be Njeri ndaj dhe njeriu duhet te behet zot". Per te arritur kete qellim ikona perdor nje gjuhe dhe principe teknike te caktuara, te cilat bejne qe personi apo ngjarja e paraqitur ne te, te dallohet se i perket nje bote supernatyrale dhe jo botes sone te zakonshme. Keshtu per te dalluar nje shenjt nga njerezit e zakonshem (meqenese shenjteria nuk ka shenja te jashtme) ikona perdor simbolet, sic jane breroret ose aureolat, si dhe disa forma, linja dhe ngjyra specifike, etj. Brerorja, p.sh., simbolizon driten - ate lloj rrezatimi te brendshem diellor, qe vjen ne fytyrat e shenjterve ne momentet e ekzaltimit dhe glorifikimit te larte shpirteror.
Ne paraqitjen e shenjterve ikona synon ti paraqese ata ne momentin e kontaktit te tyre me boten e Miresise Hyjnore. Ne kete moment, apo kontakt, gdo gje merr nje kuptim. Prandaj edhe imazhet paraqiten thjesht, me levizje te qarta, pa gjestikulacione, ose levizje te rastesishme e te pakontrolluara. Ata kryejne detyren dhe cdo levizje e tyre mbart nje karakter te shenjt liturgjik. Po ashtu edhe veshjet e tyre apo bota, qe i rrethon: peisazhi, natyra, arkitektura, vegjetacioni, kafshet.. cdo gje humb karakterin e saj te rastesishem. Se bashku me formen e vet shenjtit ato i nenshtrohen rregullit Hyjnor, paqes, rregullit te nje qeverisjeje jo sipas logjikes tokesore e moralit njerezor, por nga Miresia Hyjnore. Ne kete menyre ikona fiton karakteristika kosmike, duke u shnderruar ne nje imazh te bashkimit te te gjithe Krijimit ne te ardhmen, ne nje imazh te mbreterise se Shpirtit Shenjt. Per besimtarin ajo shnderrohet dhe behet vete lutja. Megjithate, duhet te kihet parasysh se ikona nuk ka per qellim te shkaktoje kete apo ate emocion te besimtarit. Qellimi i saj eshte qe te gjitha emocionet e tij se bashku me arsyen t'i drejtoje drejt shperfytyrimit te tij, duke e lidhur ate me ekzistencen jashte kohe. Per arritjen e ketij qellimi nje rol te rendesishem luan edhe arkitektura. Nga njera ane, sikurse peisazhi, arkitektura sherben per te treguar se ndodhia e paraqitur ne ikone eshte vertet e lidhur historikisht me nje vend te caktuar. Nga ana tjeter ajo ka nje vecori qe nuk e mban kete ndodhi brenda vetes se saj.
Keshtu per shembull, ngjarjet qe zhvillohen brenda nje ndertese, paraqiten gjithnje duke dhene edhe vete kete ndertese ne sfond. Kjo menyre paraqitjeje qe duket e veshtire per artistin e sotem, ishte dicka normale per artistin e asaj kohe. Gjithashtu arkitektura lidhet me figurat njerezore nepermjet nje kompozimi kuptimi te pergjithshem dhe ndodh shpesh qe ka nje lidhje logjike midis tyre. Por ne qofte se krahasohet menyra se si nje ikone paraqet nje figure njerezore dhe se si paraqet nje ndertese, atehere verehet diference e madhe midis tyre. Ndersa figura njerezore ndertohet gjithmone e rregullt.
Nga sa u tha me siper duket qarte se detyra e ikones, ndryshe nga artet e tjera humane, nuk eshte te krijoje nje iluzion subjektiv, por t'i kundervihet iluzionit. Sipas thelbit te ikones, perpara shikuesit nuk qendron personi, ngjarja, apo objekti ne vetvete, por imazhi i tyre. Kjo perjashton edhe mundesine per te krijuar nje iluzion te hapesires dhe volumit real. Ne ikone hapesira dhe volumi nuk duhet te krijojne iluzionin artificial te shkuarjes mbrapa saj. Ne fakt, megjithese kompozimi i ikones eshte gjithmone hapesinor, kjo hapesire ka nje thellesi te kufizuar. Ajo i shpreh te tre dimensionet, por ne nje menyre te tille qe keto dimensione te mos dhunojne planin e panelit. Shpesh per te ruajtur kete plan nje rol te rendesishem luan ajo, qe quhet perspektiva inverse. Ne kete lloj perspektive, pika ndarese (apo e takimit) nuk qendron ne thellesi te imazhit, ne vijen e horizontit, por perpara tij, duke te krijuar pershtypjen sikur kjo pike eshte vete shikuesi, ose ndodhet ne kembet e tij. Kjo perspektive, nga ana vizuale te pengon per te hyre drejt thellesise se imazhit, dhe e perqendron vemendjen e shikuesit vetem tek imazhi qe kerkon te paraqese ikona. Jane pikerisht keto principe, qe e diferencojne ikonen aq shume nga artet e tjera dhe nga realiteti vizual qe jemi mesuar te shikojme vazhdimisht. Se fundi nuk duhet harruar se ana materiale e pikturimit te ikones i nenshtrohet nje dallimi karakteristik per objektet historike: piktori dashur padashur le ne ikone gjurmet e nje periudhe te caktuar historike, idealet, shijet estetike dhe vete kohen e tij. Gjithashtu, influencat qe kane ikonat nga njera tjetra, flasin per aventurat politike te vendeve ku prodhoheshin ato, per lidhjet e tyre te dobta apo te forta me Perendimin Latin, Bizantin apo Turqine. Prandaj mjafton qe te dish si ta lexosh dhe ikona shnderrohet ne nje liber qe mund te tregoje shume.
Terhequr nga forumikatolik.net
Krijoni Kontakt