Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Njeriu qan, nganjehere na vijne lotet pa kuptuar nese ndodh per ndonje arsye. Ndersa kur nje ikone loton, ajo nuk eshte njeri, nuk ka vleren e nje njeriu te thjeshte mekatar te zakonshem, prandaj edhe i atribohet respekti qe ta kundrosh, te krijosh idene se cfare eshte ajo ikone dhe si mund te jete shembelltyra e nje engjelli dhe kur njeriu te lutet te kujtoje me ane te mendimi te krijuar duke pare ikonen, te kerkoje engjellit Gabriel ndihme ne veshtiresite e tij dhe ti beje te mundur qe engjelli ti kerkoje Zotit ate qe eshte e nevojshme qe besimtari ta kete ne rrugtimin e perditshem pelegrin tokesor.

    Per ata qe nuk e dinin nga data 29 shtator deri me 5 tetor ishte java e engjejve.

    Kur fatmiresisht keni shpetuar nga nje aksident, kur shpetoni nje njeri tjeter apo per cfaredo arsye keni bere nje veper te mire, dijeni se aty prane jush ka qene engjelli qe ju ruan, sepse ne kishen katolike ne te cilen bej pjese pershembull une, thote, se cdo njeri ka engjellin e tij qe e ruan.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Ne fakt komentet jane te teperta derisa te gjithe qe komentojne kunder cudive qe ndodhin ne ikona nuk shkojne per t'i vizituar ato. Krishti beri mrekullira, te njejten gje bene dhe apostujt me Hirin e Zotit, kete vazhdojne te bejne dhe sot sherbetoret e Zotit te ketij komuniteti, por natyrisht dhe objektet qe jane pjese e ketij besimi e kane kete mundesi te jene pjese e mrekullise. A nuk u be shkopi i Aronit i cili lulezonte, a nuk kemi shembullin e pervitshem ne 15 gusht ne Qefaloni ku gjarperinjte dalin ne kishe dhe jane te bute, sa e sa shembuj te tjere keni dhe me poshte ne kete forum te ortodokseve, por vetem nje gje ju mungon ate qe te krishteret ortodokse e kane kuptuar mire shembullin e Shen Thomait, kerkoje te verteten deri ne fund, pra keni mundesi t'i vertetoni personalisht shume nga keto mrekulli, dhe besoj se mundeni per t'i verifikuar.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shikon sa mire, keshtu si ty mendojne edhe muslimanet. As ata nuk i kane qejf "ikonat" bile quajne bllasfemi edhe te pikturosh fytyren e profetit Muhamed. Valle nuk ka qene njeri e nuk ka patur nje fytyre profeti i madherishem?


    Dhiata e Vjeter = LIGJ

    Dhiata e Re = Zoti Krisht

    Nese Zoti yne Krisht, do te ecte ne rruge balle perballe me ty, a do te bije permbys qe te adhuroje ate e kerkoje falje e meshire per mekatet e tua? Apo do te sillje nder mend kete ligjin e Dhiates se Vjeter e nuk do te beje "idhujtari"?

    Sic te kam thene shpesh, lexo e meso ne forumin orthodhoks, se ti nuk di:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ne-Orthodhokse

    Albo



    Mateu:5:

    " 18 Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Guri Filozofal

    IKONA FLET SHQIP

    02/10/2010

    Mira Meksi


    Kupton ai qė mundet.
    Sheh ai qė ka sy tė vėshtrojė.
    Dėgjon ai qė ka veshė tė dėgjojė…

    Kur ndodhesh nė poēarinė e krijimit tė njė vepre letrare, kur i ke duart deri nė bėrryl me baltė krijuese dhe e di se fati yt pėr kohė tė tėra ka pėr tė qenė ngujimi aty, dhe ndonėse s’ėshtė aspak e lehtė, sėrish ke ēaste ngazėllimi tė epėrm, sepse me hundėn nė re, tė ngjan vetja pak si Zotat qė ngjizin botė… dhe pėr kėto ēaste tė vogla ia vlen barra qiranė. E pra, kur ndodhesh nė njė proces krijimi dhe lėviz, si brenda njė labirinti, nėpėr njė shumėsi realitetesh, hapėsirash dhe kohėsh, njė nga gjėrat mė tė bukura, mė tė lehta dhe mė ēlodhėse, mendoj, ėshtė nevoja qė tė del ngaherė pėr tė bredhur pas njė fjale, njė koncepti a diēkaje qė ka nevojė tė hulumtohet, tė pėrndiqet, tė zhbirilohet enciklopedive, internetit, gojėdhėnave a kujtesės sė gjallė njerėzore, dhe qė ti e bėn pa e vrarė mendjen pėr kohėn qė ikėn dhe s’ke shkruar dot njė rresht nė kompjuter (sepse nė fund tė fundit ia faturon kėtė shpezė dorėlėshuar kohe vetė procesit krijues dhe justifikohesh paq) dhe kur nga njė fjalė a koncept a diēka qė kėrkon, tė hapet pėrpara njė botė e tėrė, tė cilėn as qė e kishe imagjinuar se ekzistonte…


    Nė romanin E kuqja e Demave rol thelbėsor si nyje lidhėse pėr rrėfimin, luajnė murgjit e bardhė tė Manastirit tė famshėm tė Veruela-s (manastirit ku punoi dhe jetoi romantiku mė i madh spanjoll, Adolfo Gustavo Becker) nė Tarazona tė Spanjės, tė Urdhrit tė Cister-it, tė cilėt merren me simbolikėn e ngjyrave tė Ikonės dhe prej kėtej dilet tek e kuqja e Onufrit tonė, interpretimi i saj etj., njė nga gjėrat e rėndėsishme tė romanit. Kėshtu u nisa nė pėrndjekje tė Ikonės, pėr tė cilėn mendoja se dija shumė gjėra, mė tepėr doja tė mėsoja pėr gjuhėn e ngjyrave tė saj; dhe pėrndjekja qė s’kishte fund, u kthye nė njė proces tė tėrė njohjeje. Gjatė kėtij procesi njohjeje mėsova edhe pėr debatin mes ikonoklastėve dhe ikonografėve nė lidhje me Ikonėn dhe shpejt murgjit e mi tė Urdhrit tė Cister-it nė roman u kthyen nė Luftėtarėt kundėr harresės sė Ikonės. Por pėrpara se tė shpjegoj se pėrse u dhashė kėtė rol tė paparashikuar murgjve tė bardhė, mė duhet tė shpjegoj se pėrse Ikona rrezikon tė harrohet dhe mė e rėndėsishmja, se pėrse nuk duhet harruar, e ca mė parė akoma, lipset tė tregoj pėr debatin mes ikonoklastėve dhe ikonografėve nė lidhje me Ikonėn, - nėpėrmjet tij do mundohem tė sjell nė vėmendje tė lexuesit vetė cilėsitė qė pėrmban Ikona – apo imazhi, siē quhet ndryshe.

    Ikonoklazėm, (partizanėt e saj janė ikonoklastėt) mund tė pėrkthehet si “urrejtje e imazhit” dhe nga ana teologjike, bazohet nė moslejimin, nė ndalimin e kthimit nė idhull jo vetėm tė Zotit, i cili pa dyshim, mbetet i paarritshėm, i paemėrtueshėm, i padukshėm, i pashfaqshėm, por edhe tė ēdo forme tjetėr tė realitetit (nė qiell, mbi tokė, nė ujė). Ikononografia (ikonografėt janė jo vetėm ata qė e “shkruajnė” ikonėn, por edhe qė e “lexojnė” atė) qė ėshtė pothuaj “e kundėrta” e ikonoklazmės merret me studimin e paraqitjes imazhore tė njė subjekti (personazhe tė shquara, epoka, religjion etj.), por ėshtė edhe vetė kjo paraqitje. Tė parėt janė kundėr Ikonės, tė dytėt jo vetėm mbrojnė Ikonėn, porse hedhin tezėn se ajo ēka paraqet Ikona, nuk ėshtė nė kundėrshtim me tezėn e Ikonoklazmės, pėrkundrazi. Sipas tyre, moslejimi, apo ndalimi pėr tė cilin flasin Librat e Shenjtė dhe qė pėrbėn bazėn teologjike tė Ikonoklazmės, nuk ėshtė pėr imazhin, por pėr idhullin, ėshtė pėr faktin e shndėrrimit tė njė forme a paraqitje tė thjeshtė nė njė perėndi. Pėrkundrazi thonė ata, ne quajmė Ikonė njė imazh qė nuk pretendon tė paraqesė realitetin, por t’i japė kuptim dhe ta simbolizojė atė, duke ruajtur kėshtu tė paprekur karakterin e paarritshėm dhe tė padukshėm tė personit tė paraqitur. Ajo nuk tregon se ē’ėshtė Zoti (e si mund ta tregojė “Atė qė nuk ekziston?” (Zoti nuk ekziston: Ai Ėshtė, dhe Ai nuk ėshtė Asgjė e asaj qė Ai ėshtė Shkaku). Ikona nuk tregon se kujt i ngjan Krishti apo njė shenjt, ajo nuk ėshtė pėrshkrim, por EVOKIM. Nėse do t’i viheshim tė bėnim dallimin midis Ikonės dhe Idhullit, nuk do ta kishim fort tė vėshtirė, pasi Idhulli (statuja e Athinasė p.sh. shkėlqente qė nga Akropoli deri te vėshtrimi i marinarėve tė Pireut) ėshtė krijuar pėr t’iu shfaqur vėshtrimit tė njeriut, pėr ta tėrhequr, tejmbushur dhe mbėrthyer atė e nė kėtė mėnyrė pėr t’i dhėnė nė dorė njohjen; mjafton t’i hedhėsh veē njė vėshtrim Idhullit, pėr ta njohur menjėherė. Ndryshe nga Idhulli, Ikona tėrhiqet, shuhet, pėrpara asaj qė paraqet, ajo ėshtė shenja e dukshme e Tė Padukshmes. Fytyra apo imazhi qė Ikona i paraqet vėshtrimit apo soditjes nuk mbyllet tek e dukshmja, por ėshtė e mbushur me tė padukshme; ajo ėshtė si njė derė a njė dritare pėr tė shkuar tek ajo qė format dhe vėshtrimi rrėfejnė. Njėlloj siē ka mėnyra tė ndryshme pėr tė vėshtruar botėn, ekzistojnė mėnyra tė ndryshme pėr tė “lexuar” njė ikonė dhe pėr ta interpretuar atė. Ka lexime estetike, teologjike, liturgjike, tradicionale, por edhe antropologjike, pasi ēdo ikonė ėshtė pėr shpirtin syzgjuar apo pėr vėshtrimin, njė zbulim apo njė pėrshfaqje e njeriut nė thellėsinė e tij dhe tė ardhmen e tij…

    “Leximi” i ikonės ka pėr qėllim edhe tė na mėsojė praktikėn vizionare qė i ka frymėzuar, tė na lejojė tė integrojmė nė lėndėn e ekzistencės sonė, elementet nga tė cilat ėshtė kompozuar: ngjyrat dhe format qė e strukturojnė, praninė e matur dhe tė fuqishme, tė cilėn ajo e evokon me efektshmėri…

    Ikona nuk pėrshkruan njė histori (atė tė momenteve tė ndryshme tė jetės sė Krishtit apo shenjtorėve) ajo e rrėfen atė duke e interpretuar, duke e simbolizuar, duke e transfiguruar. Ajo nuk ėshtė tablo me temė fetare, ėshtė njė vizion i botės sė transfiguruar, d.m.th., tė banuar nga “energjia hyjnore”, pėr tė cilėn flasin Gregoire Palamas dhe teologėt ortodoks. Ikona ėshtė njė engjėll: mė shumė se njė mesazh, ajo ėshtė vetė lajmėtari – ajo ėshtė vepėr e njė “ imagjinate kreative”. Ikona, nėpėrmjet proceseve tė ēuditshme tė ngjyrave, simboleve dhe perspektivave tė pėrmbysura, ka si funksion hapjen ndaj transendencės. Ėshtė njė shkollė vėshtrimi qė, duke u nisur nga e dukshmja, na fut me durim tek e padukshmja – na fton nė takim me “tė shenjtėn”


    Kupton ai qė mundet.
    Sheh ai qė ka sy tė vėshtrojė.
    Dėgjon ai qė ka veshė tė dėgjojė...


    Kėto fjalė lidhen me njė tjetėr mėnyrė njohjeje, tė ndryshme nga “mendja mashkullore” racionale, ajo ka tė bėjė me njė njohje tė tipit profetik apo vizionar, qė i pėrket dimensionit femėror apo intuitive (qė mund ta cilėsojmė si engjėllor apo oriental) tė njohjes njerėzore. Ikona i pėrket botės sė vizionit, ikonografi shkruan njė “vizion” qė nuk ėshtė i tiji, por ai i njė tradite tė ndriēuar nga tėrė vėshtrimet qė e kanė pararendur nė soditjen e tė Parrėfyerės; pėr tė, ashtu si edhe pėr kėtė traditė, ajo qė “mungon” tek ikona, ėshtė Personi qė i shfaqet atij qė e vėshtron, dhe ėshtė drejt kėsaj tė tashme tė padukshme qė kthehet inteligjenca, zemra dhe format e ndryshme tė adhurimit tė tyre.

    Ikona nuk ėshtė as abstrakte dhe as figurative, ajo ėshtė abstrakte dhe figurative. Pėr vėshtrimin “e jashtėm” Ikona konsiderohet si njė objekt estetik me forma tė pėrsėritura madhėrisht tė fiksuara. Nė realitet, ajo nuk ėshtė njė objekt i zakonshėm, qoftė ky edhe i shenjtė, por njė objekt i banuar, “i subjektivizuar”. Nė njė farė mėnyre ajo kthehet nė njė person qė mund tė bėjė edhe mrekullira kur evokohet, njėlloj si njė Engjėll. Ikona ėshtė e hapur ndaj interpretimit tonė, kjo ėshtė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė hasa gjatė hulumtimit tim. Lufta e gjatė midis ikonoklastėve dhe ikonografėve mund tė shpjerė nė ndalimin e Ikonės, apo, ca mė keq akoma, nė harresėn e saj, ēka do tė thotė ta privosh njeriun nga njė fytyrė qė na vėshtron, njė fytyrė e destinuar tė jetė tempulli i shpirtit dhe i qartėsisė – andaj murgjit e mi tė bardhė nė roman u kthyen nė Luftėtarėt kundėr harresės sė Ikonės. Porse zbulimi nė poēarinė e romanit “E kuqja e Demave” vjen paskėtaj: vėrtet Ikona pėrkthehet rėndom “imazh”, por Heidegger-i thotė: “Emėrimi ikon, qė vjen nga greqishtja, ka njė kuptim mė tė thellė, e cila i ka rrėnjėt te folja eiko, qė do tė thotė shkoj praptazi, lėshoj vendin duke u tėrhequr pėrpara Kėsaj qė duhet tė zėrė tėrė vendin…” E pra, a nuk do tė ishte shumė mė racionale shpjegimi i fjalės IKON, me foljen shqip IK, e cila shpreh ku e ku mė mirė se folja e greqishtes sė vjetėr (pasi sot ajo as qė ekziston nė greqishten moderne) atė qė Ikona shpreh: pra ik, largohu, lėsho vendin? Me siguri Heidegger-i nuk e ka ditur kėtė folje tė bekuar e tė drejtpėrdrejtė tė gjuhės shqipe.

    Kur ndodhesh nė poēarinė e krijimit tė njė vepre letrare, kur i ke duart deri nė bėrryl me baltė krijuese dhe e di se fati yt pėr kohė tė tėra ka pėr tė qenė ngujimi aty, dhe ndonėse s’ėshtė aspak e lehtė, sėrish ke ēaste ngazėllimi tė epėrm, sepse me hundėn nė re, tė ngjan vetja pak si Zotat qė ngjizin botė… dhe pėr kėto ēaste tė vogla ia vlen barra qiranė…

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Mateu:5:

    " 18 Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka.

    Mbi ikonografine e Jezusit, te Shenjterve apo te Marise ka studime ne gjuhe te ndryshme, nga autor me fame boterore, qe shpjegojne historikisht, neper epoka te ndryshme, Artin shenjt.

    Arti i ikonave fillimisht u zhvillua me gjuhen e simboleve, qe ilustronin shkrimet e Beselidhjes se Vjeter. Format e para te artit te krishtere i gjejme ne katakombet e Romes apo Sinagogat e Eufratit.

    Me poshte do te kesh mundesine te shikosh nje shembull te qarte te nje ikone antike si duket:

    http://www.watra.pl/parafiakoscielis...ue14/ikona.JPG

    Ne vitin 691/2 Koncili i Trullanit urdheroi qe ne vend te simboleve te Krishtit, qe perdoreshin deri ne ate kohe, ketej e tutje te paraqitej imazhi njerezor i tij. Gjithashtu, ky Koncil hodhi themelet e kanonit ikonografik, duke percaktuar nje kriter te qarte se kur mund te thuhej se nje imazh eshte liturgjik - ashtu sikurse ne fushen e fjaleve apo te muzikes kanoni percakton se kur himni apo teksti eshte liturgjik. Arti i ikonave duke u zhvilluar njekohesisht me sherbesat liturgjike u shnderrua ne nje mjet me ane te te cilit shprehej fjala e Shkrimeve te Shenjta. Ashtu si sherbesat liturgjike edhe ikona u be nje lloj instrumenti per te njohur Zotin. Kete rol te ikones si art liturgjik e sanksionoi perfundimisht Koncili VII ekumenik i mbajtur me 787 ne Nice. Formulimi i Koncilit VII ekumenik shtjellohet duke iu referuar figures se Shen Marise, cka perben edhe argumentin baze ne doktrinen e imazhit. Sipas Eterve te Shenjte, eshte pikerisht fakti qe Zoti-Njeri. Jezu Krishti, kishte nje Nene te paraqitshme, e cila beri te mundur imazhin e Tij. "Per aq kohe sa Ai vinte nga nje Ate, qe nuk mund te paraqitej, Krishti nuk mundi kete imazh te paraqitshem ne art... Por qe nga momenti qe Ai u lind nga nje Nene e paraqitshme, Ai ka nje pamje qe korespondon me imazhin e Nenes se Tij", thote Teodor Studiti (vdekur ne vitin 826). Pra qe nga momenti qe Krishti u be Njeri, del e nevojshme paraqitja e Krishtit dhe Nenes se Tij. Prej ketej edhe figura e Shen Marise me nje rendesi te vecante ne mbare Kishen Katolike (dhe ate Ortodokse), duke e konsideruar Ate me te madhe se qiejt, se Ajo mbajti ne mitren e saj vete Perendine dhe e beri Ate te paraqitshem.

    Gjithashtu, Koncili VII ekumenik urdheroi qe nderimi i ikonave te jete ne te njejtin nivel me Kryqin dhe Ungjillin. Kryqin si simbol dallues te Krishterimit, ndersa Ungjillin per te krijuar nje lidhje te plot midis imazhit verbal dhe atij vizual. Ne formulimin e tij thuhet: "pikturimi i ikonave i korrespondon asaj cka predikojne e thone ungjijte... Pasi, ne qofte se njeri tregohet nga tjetri, ky pa kundershtim qartesohet nga i pari". Kjo tregon se Kisha nuk sheh tek ikonat nje art te thjeshte, qe sherben vetem per te ilustruar shkrimet e shenjta, por nje korrespondence te plote midis tyre. Prandaj edhe Kisha i atribuon ikones (imazhit) po ate rendesi e kuptim dogmatik, qe i atribuon edhe Shkrimeve te Shenjta. Sikurse fjala e Shkrimit shenjta eshte nje imazh, ashtu edhe imazhi eshte nje fjale, ose sic thote Shen Bazili i Madh: "Ate, qe fjala e transmeton nepermjet veshit, piktura e tregon heshturazi nepermjet imazhit dhe me anen e ketyre dy menyrave ne marrim njohuri per te njejten gje".

    Ikona sikurse edhe fjala eshte pjese perberese e besimit Krishtere, nje nga mjetet per te njohur Zotin dhe nje nga rruget e komunikimit me te. Por duhet kuptuar se ikona nuk eshte objekt nderimi ne vetvete, pasi ajo nuk ka fuqi magjike. Kur paraqitet Krishti ne nje ikone aty nuk paraqitet asnje nga natyrat e Tij - Hyjnore apo Njerezore. Aty paraqitet imazhi i Personit te Tij ku qendrojne sebashku keto dy natyra. "Homazhi qe i kushtohet imazhit transmetohet tek origjinali" - thote perseri Shen Bazili i Madh. Pra ikona eshte mediumi nepermjet te cilit besimtari komunikon me Krishtin apo shenjtin e paraqitur aty. Duke nderuar ikonen besimtari nuk nderon materialet e perdorura per te bere kete ikone, por shenjtin, qe ajo paraqet. Ketu qendron edhe ndryshimi themelor midis ikonoduleve dhe ikonoklasteve, pasi keta te fundit e konsiderojne imazhin si te njejte me origjinalin qe ai paraqet. Gjate historise se saj Kisha ka zhvilluar nje imazh krejt te vecante, te ndryshem nga realiteti dhe qe eshte ne perputhje me natyren e saj si "mbreteri jo e kesaj bote" (Gjn 18,36). Kjo vecanti bazohet ne qellimin final te Kishes dhe vete Trinise se Shenjte, qe eshte lartesimi shpirteror i njeriut per te qene i denje te marre pjese ne jeten Hyjnore. Me pak fjale ikona sikurse Bibla transmeton formulen: "Zoti u be Njeri ndaj dhe njeriu duhet te behet zot". Per te arritur kete qellim ikona perdor nje gjuhe dhe principe teknike te caktuara, te cilat bejne qe personi apo ngjarja e paraqitur ne te, te dallohet se i perket nje bote supernatyrale dhe jo botes sone te zakonshme. Keshtu per te dalluar nje shenjt nga njerezit e zakonshem (meqenese shenjteria nuk ka shenja te jashtme) ikona perdor simbolet, sic jane breroret ose aureolat, si dhe disa forma, linja dhe ngjyra specifike, etj. Brerorja, p.sh., simbolizon driten - ate lloj rrezatimi te brendshem diellor, qe vjen ne fytyrat e shenjterve ne momentet e ekzaltimit dhe glorifikimit te larte shpirteror.

    Ne paraqitjen e shenjterve ikona synon ti paraqese ata ne momentin e kontaktit te tyre me boten e Miresise Hyjnore. Ne kete moment, apo kontakt, gdo gje merr nje kuptim. Prandaj edhe imazhet paraqiten thjesht, me levizje te qarta, pa gjestikulacione, ose levizje te rastesishme e te pakontrolluara. Ata kryejne detyren dhe cdo levizje e tyre mbart nje karakter te shenjt liturgjik. Po ashtu edhe veshjet e tyre apo bota, qe i rrethon: peisazhi, natyra, arkitektura, vegjetacioni, kafshet.. cdo gje humb karakterin e saj te rastesishem. Se bashku me formen e vet shenjtit ato i nenshtrohen rregullit Hyjnor, paqes, rregullit te nje qeverisjeje jo sipas logjikes tokesore e moralit njerezor, por nga Miresia Hyjnore. Ne kete menyre ikona fiton karakteristika kosmike, duke u shnderruar ne nje imazh te bashkimit te te gjithe Krijimit ne te ardhmen, ne nje imazh te mbreterise se Shpirtit Shenjt. Per besimtarin ajo shnderrohet dhe behet vete lutja. Megjithate, duhet te kihet parasysh se ikona nuk ka per qellim te shkaktoje kete apo ate emocion te besimtarit. Qellimi i saj eshte qe te gjitha emocionet e tij se bashku me arsyen t'i drejtoje drejt shperfytyrimit te tij, duke e lidhur ate me ekzistencen jashte kohe. Per arritjen e ketij qellimi nje rol te rendesishem luan edhe arkitektura. Nga njera ane, sikurse peisazhi, arkitektura sherben per te treguar se ndodhia e paraqitur ne ikone eshte vertet e lidhur historikisht me nje vend te caktuar. Nga ana tjeter ajo ka nje vecori qe nuk e mban kete ndodhi brenda vetes se saj.

    Keshtu per shembull, ngjarjet qe zhvillohen brenda nje ndertese, paraqiten gjithnje duke dhene edhe vete kete ndertese ne sfond. Kjo menyre paraqitjeje qe duket e veshtire per artistin e sotem, ishte dicka normale per artistin e asaj kohe. Gjithashtu arkitektura lidhet me figurat njerezore nepermjet nje kompozimi kuptimi te pergjithshem dhe ndodh shpesh qe ka nje lidhje logjike midis tyre. Por ne qofte se krahasohet menyra se si nje ikone paraqet nje figure njerezore dhe se si paraqet nje ndertese, atehere verehet diference e madhe midis tyre. Ndersa figura njerezore ndertohet gjithmone e rregullt.

    Nga sa u tha me siper duket qarte se detyra e ikones, ndryshe nga artet e tjera humane, nuk eshte te krijoje nje iluzion subjektiv, por t'i kundervihet iluzionit. Sipas thelbit te ikones, perpara shikuesit nuk qendron personi, ngjarja, apo objekti ne vetvete, por imazhi i tyre. Kjo perjashton edhe mundesine per te krijuar nje iluzion te hapesires dhe volumit real. Ne ikone hapesira dhe volumi nuk duhet te krijojne iluzionin artificial te shkuarjes mbrapa saj. Ne fakt, megjithese kompozimi i ikones eshte gjithmone hapesinor, kjo hapesire ka nje thellesi te kufizuar. Ajo i shpreh te tre dimensionet, por ne nje menyre te tille qe keto dimensione te mos dhunojne planin e panelit. Shpesh per te ruajtur kete plan nje rol te rendesishem luan ajo, qe quhet perspektiva inverse. Ne kete lloj perspektive, pika ndarese (apo e takimit) nuk qendron ne thellesi te imazhit, ne vijen e horizontit, por perpara tij, duke te krijuar pershtypjen sikur kjo pike eshte vete shikuesi, ose ndodhet ne kembet e tij. Kjo perspektive, nga ana vizuale te pengon per te hyre drejt thellesise se imazhit, dhe e perqendron vemendjen e shikuesit vetem tek imazhi qe kerkon te paraqese ikona. Jane pikerisht keto principe, qe e diferencojne ikonen aq shume nga artet e tjera dhe nga realiteti vizual qe jemi mesuar te shikojme vazhdimisht. Se fundi nuk duhet harruar se ana materiale e pikturimit te ikones i nenshtrohet nje dallimi karakteristik per objektet historike: piktori dashur padashur le ne ikone gjurmet e nje periudhe te caktuar historike, idealet, shijet estetike dhe vete kohen e tij. Gjithashtu, influencat qe kane ikonat nga njera tjetra, flasin per aventurat politike te vendeve ku prodhoheshin ato, per lidhjet e tyre te dobta apo te forta me Perendimin Latin, Bizantin apo Turqine. Prandaj mjafton qe te dish si ta lexosh dhe ikona shnderrohet ne nje liber qe mund te tregoje shume.

    Terhequr nga forumikatolik.net

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Keto qe ne po shofim ne kete rast jan gjera qe ka menyra qe sajohen,dhe ne kete rast per mua eshte e pa besueshme sigurisht sepse greket jane njerez qe u besohet shum pak te mos them as pak,greket tjetersojn gjerat ne menyren e tyre,une si besoj mrekudhive Greke kush do qe te jet ai ajo qe vjen nga rraca Greke,t nese keta Grek e konstatouan qe po loton nje piktur ateher pse nuk kerkohent q ekspert nga e gjith bota ta analizojne kete rast per ti ber nje ekspertiz lotit ujit apo ēar rrjedh nga syte,per mua Thjesht Greket sjan te besushem ne as gje jan trillues te lasht dhe te pa bes ,le ti vij keq kujt te doje per mendimin tim ndaj grekve,nese dikush mundohet te mbroj Greket ndaj mendimit tim ateher ai duhet te jet sy lesh dhe as gje me shum se nje shqipfoles,njerzit shenjetor i ka bekuar zoti e jo robi,prift hoxh etj etje mund te behet ēdo kush.Ndersa shenjtor eshte rrug e gjat dhe me veshtersira,e di qe disa ne forum sjan dakort me mua per mendimin tim por thjesht smund te jem naiv nga ajo ēfar shof dhe degjoj nga Greket.Kam hasur ne greker ketu ku jetoj dhe me kan habitur per mendimin e origjines se tyre,kur keta vet si besojn asaj qe degjojn nga vet shteti i tyre si mund ti besoj une qe historikisht si kemi pasur kurr miq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mitjuk : 01-11-2013 mė 16:36
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Po te kishe ndodh kjo gje ne ndonje shtet tjeter te krishter do ta kisha besu (edhe po te kishe qen ne serbi), por grekeve nuk ju besohet per asgje, ata perdorin cdo mjet te mundshem ne rruzullin toksor qe ti fusin popujt tjer nen kemben e tyre. Greket jan popull idiot komplet, mbajeni ne mend dhe mos e harroni.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi Lexo Postimin
    Mbi ikonografine e Jezusit, te Shenjterve apo te Marise ka studime ne gjuhe te ndryshme, nga autor me fame boterore, qe shpjegojne historikisht, neper epoka te ndryshme, Artin shenjt.

    Arti i ikonave fillimisht u zhvillua me gjuhen e simboleve, qe ilustronin shkrimet e Beselidhjes se Vjeter. Format e para te artit te krishtere i gjejme ne katakombet e Romes apo Sinagogat e Eufratit.

    Me poshte do te kesh mundesine te shikosh nje shembull te qarte te nje ikone antike si duket:

    http://www.watra.pl/parafiakoscielis...ue14/ikona.JPG

    Ne vitin 691/2 Koncili i Trullanit urdheroi qe ne vend te simboleve te Krishtit, qe perdoreshin deri ne ate kohe, ketej e tutje te paraqitej imazhi njerezor i tij. Gjithashtu, ky Koncil hodhi themelet e kanonit ikonografik, duke percaktuar nje kriter te qarte se kur mund te thuhej se nje imazh eshte liturgjik - ashtu sikurse ne fushen e fjaleve apo te muzikes kanoni percakton se kur himni apo teksti eshte liturgjik. Arti i ikonave duke u zhvilluar njekohesisht me sherbesat liturgjike u shnderrua ne nje mjet me ane te te cilit shprehej fjala e Shkrimeve te Shenjta. Ashtu si sherbesat liturgjike edhe ikona u be nje lloj instrumenti per te njohur Zotin. Kete rol te ikones si art liturgjik e sanksionoi perfundimisht Koncili VII ekumenik i mbajtur me 787 ne Nice. Formulimi i Koncilit VII ekumenik shtjellohet duke iu referuar figures se Shen Marise, cka perben edhe argumentin baze ne doktrinen e imazhit. Sipas Eterve te Shenjte, eshte pikerisht fakti qe Zoti-Njeri. Jezu Krishti, kishte nje Nene te paraqitshme, e cila beri te mundur imazhin e Tij. "Per aq kohe sa Ai vinte nga nje Ate, qe nuk mund te paraqitej, Krishti nuk mundi kete imazh te paraqitshem ne art... Por qe nga momenti qe Ai u lind nga nje Nene e paraqitshme, Ai ka nje pamje qe korespondon me imazhin e Nenes se Tij", thote Teodor Studiti (vdekur ne vitin 826). Pra qe nga momenti qe Krishti u be Njeri, del e nevojshme paraqitja e Krishtit dhe Nenes se Tij. Prej ketej edhe figura e Shen Marise me nje rendesi te vecante ne mbare Kishen Katolike (dhe ate Ortodokse), duke e konsideruar Ate me te madhe se qiejt, se Ajo mbajti ne mitren e saj vete Perendine dhe e beri Ate te paraqitshem.

    Gjithashtu, Koncili VII ekumenik urdheroi qe nderimi i ikonave te jete ne te njejtin nivel me Kryqin dhe Ungjillin. Kryqin si simbol dallues te Krishterimit, ndersa Ungjillin per te krijuar nje lidhje te plot midis imazhit verbal dhe atij vizual. Ne formulimin e tij thuhet: "pikturimi i ikonave i korrespondon asaj cka predikojne e thone ungjijte... Pasi, ne qofte se njeri tregohet nga tjetri, ky pa kundershtim qartesohet nga i pari". Kjo tregon se Kisha nuk sheh tek ikonat nje art te thjeshte, qe sherben vetem per te ilustruar shkrimet e shenjta, por nje korrespondence te plote midis tyre. Prandaj edhe Kisha i atribuon ikones (imazhit) po ate rendesi e kuptim dogmatik, qe i atribuon edhe Shkrimeve te Shenjta. Sikurse fjala e Shkrimit shenjta eshte nje imazh, ashtu edhe imazhi eshte nje fjale, ose sic thote Shen Bazili i Madh: "Ate, qe fjala e transmeton nepermjet veshit, piktura e tregon heshturazi nepermjet imazhit dhe me anen e ketyre dy menyrave ne marrim njohuri per te njejten gje".

    Ikona sikurse edhe fjala eshte pjese perberese e besimit Krishtere, nje nga mjetet per te njohur Zotin dhe nje nga rruget e komunikimit me te. Por duhet kuptuar se ikona nuk eshte objekt nderimi ne vetvete, pasi ajo nuk ka fuqi magjike. Kur paraqitet Krishti ne nje ikone aty nuk paraqitet asnje nga natyrat e Tij - Hyjnore apo Njerezore. Aty paraqitet imazhi i Personit te Tij ku qendrojne sebashku keto dy natyra. "Homazhi qe i kushtohet imazhit transmetohet tek origjinali" - thote perseri Shen Bazili i Madh. Pra ikona eshte mediumi nepermjet te cilit besimtari komunikon me Krishtin apo shenjtin e paraqitur aty. Duke nderuar ikonen besimtari nuk nderon materialet e perdorura per te bere kete ikone, por shenjtin, qe ajo paraqet. Ketu qendron edhe ndryshimi themelor midis ikonoduleve dhe ikonoklasteve, pasi keta te fundit e konsiderojne imazhin si te njejte me origjinalin qe ai paraqet. Gjate historise se saj Kisha ka zhvilluar nje imazh krejt te vecante, te ndryshem nga realiteti dhe qe eshte ne perputhje me natyren e saj si "mbreteri jo e kesaj bote" (Gjn 18,36). Kjo vecanti bazohet ne qellimin final te Kishes dhe vete Trinise se Shenjte, qe eshte lartesimi shpirteror i njeriut per te qene i denje te marre pjese ne jeten Hyjnore. Me pak fjale ikona sikurse Bibla transmeton formulen: "Zoti u be Njeri ndaj dhe njeriu duhet te behet zot". Per te arritur kete qellim ikona perdor nje gjuhe dhe principe teknike te caktuara, te cilat bejne qe personi apo ngjarja e paraqitur ne te, te dallohet se i perket nje bote supernatyrale dhe jo botes sone te zakonshme. Keshtu per te dalluar nje shenjt nga njerezit e zakonshem (meqenese shenjteria nuk ka shenja te jashtme) ikona perdor simbolet, sic jane breroret ose aureolat, si dhe disa forma, linja dhe ngjyra specifike, etj. Brerorja, p.sh., simbolizon driten - ate lloj rrezatimi te brendshem diellor, qe vjen ne fytyrat e shenjterve ne momentet e ekzaltimit dhe glorifikimit te larte shpirteror.

    Ne paraqitjen e shenjterve ikona synon ti paraqese ata ne momentin e kontaktit te tyre me boten e Miresise Hyjnore. Ne kete moment, apo kontakt, gdo gje merr nje kuptim. Prandaj edhe imazhet paraqiten thjesht, me levizje te qarta, pa gjestikulacione, ose levizje te rastesishme e te pakontrolluara. Ata kryejne detyren dhe cdo levizje e tyre mbart nje karakter te shenjt liturgjik. Po ashtu edhe veshjet e tyre apo bota, qe i rrethon: peisazhi, natyra, arkitektura, vegjetacioni, kafshet.. cdo gje humb karakterin e saj te rastesishem. Se bashku me formen e vet shenjtit ato i nenshtrohen rregullit Hyjnor, paqes, rregullit te nje qeverisjeje jo sipas logjikes tokesore e moralit njerezor, por nga Miresia Hyjnore. Ne kete menyre ikona fiton karakteristika kosmike, duke u shnderruar ne nje imazh te bashkimit te te gjithe Krijimit ne te ardhmen, ne nje imazh te mbreterise se Shpirtit Shenjt. Per besimtarin ajo shnderrohet dhe behet vete lutja. Megjithate, duhet te kihet parasysh se ikona nuk ka per qellim te shkaktoje kete apo ate emocion te besimtarit. Qellimi i saj eshte qe te gjitha emocionet e tij se bashku me arsyen t'i drejtoje drejt shperfytyrimit te tij, duke e lidhur ate me ekzistencen jashte kohe. Per arritjen e ketij qellimi nje rol te rendesishem luan edhe arkitektura. Nga njera ane, sikurse peisazhi, arkitektura sherben per te treguar se ndodhia e paraqitur ne ikone eshte vertet e lidhur historikisht me nje vend te caktuar. Nga ana tjeter ajo ka nje vecori qe nuk e mban kete ndodhi brenda vetes se saj.

    Keshtu per shembull, ngjarjet qe zhvillohen brenda nje ndertese, paraqiten gjithnje duke dhene edhe vete kete ndertese ne sfond. Kjo menyre paraqitjeje qe duket e veshtire per artistin e sotem, ishte dicka normale per artistin e asaj kohe. Gjithashtu arkitektura lidhet me figurat njerezore nepermjet nje kompozimi kuptimi te pergjithshem dhe ndodh shpesh qe ka nje lidhje logjike midis tyre. Por ne qofte se krahasohet menyra se si nje ikone paraqet nje figure njerezore dhe se si paraqet nje ndertese, atehere verehet diference e madhe midis tyre. Ndersa figura njerezore ndertohet gjithmone e rregullt.

    Nga sa u tha me siper duket qarte se detyra e ikones, ndryshe nga artet e tjera humane, nuk eshte te krijoje nje iluzion subjektiv, por t'i kundervihet iluzionit. Sipas thelbit te ikones, perpara shikuesit nuk qendron personi, ngjarja, apo objekti ne vetvete, por imazhi i tyre. Kjo perjashton edhe mundesine per te krijuar nje iluzion te hapesires dhe volumit real. Ne ikone hapesira dhe volumi nuk duhet te krijojne iluzionin artificial te shkuarjes mbrapa saj. Ne fakt, megjithese kompozimi i ikones eshte gjithmone hapesinor, kjo hapesire ka nje thellesi te kufizuar. Ajo i shpreh te tre dimensionet, por ne nje menyre te tille qe keto dimensione te mos dhunojne planin e panelit. Shpesh per te ruajtur kete plan nje rol te rendesishem luan ajo, qe quhet perspektiva inverse. Ne kete lloj perspektive, pika ndarese (apo e takimit) nuk qendron ne thellesi te imazhit, ne vijen e horizontit, por perpara tij, duke te krijuar pershtypjen sikur kjo pike eshte vete shikuesi, ose ndodhet ne kembet e tij. Kjo perspektive, nga ana vizuale te pengon per te hyre drejt thellesise se imazhit, dhe e perqendron vemendjen e shikuesit vetem tek imazhi qe kerkon te paraqese ikona. Jane pikerisht keto principe, qe e diferencojne ikonen aq shume nga artet e tjera dhe nga realiteti vizual qe jemi mesuar te shikojme vazhdimisht. Se fundi nuk duhet harruar se ana materiale e pikturimit te ikones i nenshtrohet nje dallimi karakteristik per objektet historike: piktori dashur padashur le ne ikone gjurmet e nje periudhe te caktuar historike, idealet, shijet estetike dhe vete kohen e tij. Gjithashtu, influencat qe kane ikonat nga njera tjetra, flasin per aventurat politike te vendeve ku prodhoheshin ato, per lidhjet e tyre te dobta apo te forta me Perendimin Latin, Bizantin apo Turqine. Prandaj mjafton qe te dish si ta lexosh dhe ikona shnderrohet ne nje liber qe mund te tregoje shume.

    Terhequr nga forumikatolik.net

    Gjoni 20.

    ” 29 Jezusi i tha: “Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!.”

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Postuar me pare nga Valmir.Nuhiju --------
    -Po te kishe ndodh kjo gje ne ndonje shtet tjeter te krishter do ta kisha besu (edhe po te kishe qen ne serbi), por grekeve nuk ju besohet per asgje, ata perdorin cdo mjet te mundshem ne rruzullin toksor qe ti fusin popujt tjer nen kemben e tyre. Greket jan popull idiot komplet, mbajeni ne mend dhe mos e harroni.
    Ka nga ata qe kan ide te fshehura nenpetkun gjoja si fetar te sektit Ortodoks por qe ata fshehin diēka me shum se sa si fetar qe e quajn vetveten se fetar ata tipa nuk quhen,te jesh fetar nuk dote thot te brrockullitesh ne forume virtuale,nese keta tipa e kan me kaq pasion duhet ti rikthehen kishes per tu ber murgjer apo pse jo edhe si prifterinje qe i mungojne kishes ortodokse ne shqipri dhe te mos lejojn qe kisha ortodokse shqiptare te ndikohen nga anti shqiptart te cilt jan Shteti helen
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Video e Mrekullise qe ndodhi dje ne ishullin e Rodosit

    Citim Postuar mė parė nga mitjuk Lexo Postimin
    Ka nga ata qe kan ide te fshehura nenpetkun gjoja si fetar te sektit Ortodoks por qe ata fshehin diēka me shum se sa si fetar qe e quajn vetveten se fetar ata tipa nuk quhen,te jesh fetar nuk dote thot te brrockullitesh ne forume virtuale,nese keta tipa e kan me kaq pasion duhet ti rikthehen kishes per tu ber murgjer apo pse jo edhe si prifterinje qe i mungojne kishes ortodokse ne shqipri dhe te mos lejojn qe kisha ortodokse shqiptare te ndikohen nga anti shqiptart te cilt jan Shteti helen
    Mos e teproni me biseda pa vlere. Ne kete pjese forumi te krishteret ortodokse flasin shqip dhe predikojne shqip, besoj se kjo kuptohet se i drejtohet komunitetit ortodoks shqiptar. Per sa i perket te tjerave qe ju thoni, nese keni dicka kunder politikberjes e keni nenforumin diku tjeter. Me shume respekt nuk ju kerkon asgje me shume. Keni dicka per temen e kesaj pjese, shkoni dhe vertetojeni, eshte e thjeshte. Por te flisni per ceshtje politike besoj eshte e tepert dhe mesoni se nje i krishtere eshte i krishtere kudo te ndodhet, kete gje vetem ata qe nuk besojne ne krishterim nuk e kuptojne. cdo lajm qe ka te beje me kete komunitet pavaresisht vendit ku ndodh i perket ketij komuniteti, por nuk eshte e drejta juaj dicka qe eshte krejtesisht e lidhur me besimin ta ktheni krejtesisht te lidhur me politiken. Nuk mendoj se keshtu beheni te rendesishem, por thjesht humbisni vlerat e nje bisede ose diskutimi qe ka vlere vetem me temen, te tjerat kane vlera diku tjeter.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •