Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 81
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Një godinë 7-katëshe në zonën e Skelës në Vlorë, u shkatërrua nga një sasi e madhe eksplozivi e vendosur nga forcat xheniere shqiptare.



    Shpërthimi me eksploziv rezultoi të ishte i suksesshëm këtë radhe, jo vetëm për shembjen e të gjitha kateve, por edhe për faktin se të gjitha inertet kanë rënë nga krahu i detit duke mos rrezikuar ndërtesat që ndodheshin përreth. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme eksplozivi i llojit tritol u vendos në qindra vrima të ndërtesës në katin përdhes të saj duke e bërë të mundur rrafshimin e të gjithë godinës.

    Shpërthimi u krye në të njëjtën mënyrë me atë të ndërtesës tek Ekonomiku një javë më parë, por u duket se matjet e xhenierëve këtë radhë kanë qenë më të sakta. Për më shumë se tre ditë është punuar ne kete ndertese per te hapur vrimat ku do te vendosej tritoli.

    Minimi i ndërtesës ka filluar rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës dhe u përdor një sasi prej 284 kg eksplozivi. Policia lokale ka mbyllur të gjitha subjektet tregtare në afërsi të zones, si edhe ka ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve në këtë zonë. Shpërthimi u krye rreth orës 14.00. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e inspektoi godinën e minuar dhe takoi forcat xheniere mbrëmjen e së shtunës.

    Sipas Bashkisë së Vlorës, shembja e ndërtesës 7-katëshe u bë për shkakun se do të zgjerohet rruga Skelë - Uji i Ftohtë.



    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Spektakolare..Thjesht per kuriozitet,kush e ka pas prone ate ndertesen.
    Miliona leke down the drain per mos mungese leje ndertimi.
    Ndertim i paligjshem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Prokuroria; Kryebashkiaku i Vlores falsifikoi dokumente te KRT



    14:00 "E Diell ne TCH"
    19:30 Lajme e Moti


    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është marrë i pandehur nga Prokuroria e Rrethit, ndërsa u njoftua zyrtarisht se dosja me tetë të akuzuar do të shkojë për gjykim.

    Në një deklaratë për mediat Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm bëri me dije se Shpëtim Gjika akuzohet se ka falsifikuar, në bashkëpunim me Specialisten e Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Vlorës, Eleni Dardhaj, procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-se duke favorizuar dy ndërtime në Vlorë.

    “Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha janë akuzuar për veprën penale të falsifikimit të dokumentave të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 3 dhe neni 25 i Kodit Penal. Kane falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht më datë 24/03/2010 dhe 15/07/2010. Këto dokumenta të prodhuara nga dy të pandehurit kanë në përmbjatjen e tyre rrethana të reja, dy lejet e ndërtimit sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë miratuar nga KRRT e Bashkisë Vlorë”, deklaroi Fjorida Ballauri, Drejtore e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

    Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në rastin e parë janë prodhuar të dhëna të rreme për një pallat 13-katësh në një zonë ku nuk lejohet.

    “Në bazë të të dhënave të rreme të prodhuara nga të pandehurit është nxjerrë një leje ndërtimi për kompleks banimi 13-katësh, me parkim nën tokë me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues Deko Systems SHPK dhe përfaqësues ligjor, të pandehurin Blerti Liçaj. Vendi për të cilën sipas këtij dokumenti të rreme ri është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit Petro Marko në vendin e quajtur Tre Rasat. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet”, thuhet në kallëzimin e Prokurorisë.

    Ndërsa në rastin e dytë sipas Prokurorisë është dhënë një leje ndërtimi brenda territorit të Portit Detar, gjë që ka rënë ndesh me ligjin.

    “Po ashtu, në bazë të të dhënave të rreme është dhënë leje ndërtimi për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate + papafingo dhe një kat nën tokë në lagjen Pavarësia me pronar trualli të pandehurin Gëzim Fetaj dhe subjekt ndërtues Embio SHPK, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj. Vendi për të cilin sipas këtij dokumenti të rremë, është krijuar ndërtimi i mësipërm, ndodhet në lagjen Pavarësia, brenda territorit të Portit Detar. Duhet theksuar se në këtë zonë, nuk lejohet të ndërtohet.

    Në ndjekje penale do të shkojnë edhe gjashtë drejtuesit dhe pronarët e firmave që kanë përfituar nga lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia Vlorës.



    Socialistet po prishin pallatet qe i kane lejuar vete. Ne Vlore eshte bere kerdia me ndertime njesoj si ne Tirane ne kohen e Rames . Uroj qe drejtesia ta coje deri ne fund kete ceshtje duke mos perjashtur edhe vet kryeministrin. Njesoj si Gjika duhet te hetohet edhe Rama.

    Hipokrizia e socialisteve kur flasin per ndertime paleje.. Kulmi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 27-10-2013 më 12:19
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    ben prova tek ndertesa ne Tirane...e ja moren dores tek ndertesa ne Vlore
    Let food be your medicine !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Me ne fund.Rrinte si germadh prej vitesh. Aty ka qen local 2 katesh qe nga koha xhaxhit.Sa kujtime per gjithe vlonjatet.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin


    Socialistet po prishin pallatet qe i kane lejuar vete. Ne Vlore eshte bere kerdia me ndertime njesoj si ne Tirane ne kohen e Rames . Uroj qe drejtesia ta coje deri ne fund kete ceshtje duke mos perjashtur edhe vet kryeministrin. Njesoj si Gjika duhet te hetohet edhe Rama.

    Hipokrizia e socialisteve kur flasin per ndertime paleje.. Kulmi[/B]
    Rendesi ka qe po ndergjegjesohen. Po respektohet ligji. Eshte vone, por me mire vone se kurre. Sa per ndertime pa leje te dyja palet i kane lejuar.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Po me pallatin e Bashes,cdo te behet,do ta hedhin ne det apo jo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Spektakolare..Thjesht per kuriozitet,kush e ka pas prone ate ndertesen.
    Miliona leke down the drain per mos mungese leje ndertimi.
    Ndertim i paligjshem.

    ne vlore del shetitje nje prind me djalin e vet, shikon djali nje ndertes dhe thot uau o ba shiko sa bukur dhe madhe eshte kjo ndertesa, e kujt eshte pyeti djali, eshte e nje cami pergjigjet i jati, uau ja ku eshte edhe nje pallat tjeter sa i bukure dhe i madh, dhe djali prape o ba kush e ka betre kete, nje Cam pergjigjet babai.
    djali o ba un kur te rritem do behem Cam
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    ne vlore del shetitje nje prind me djalin e vet, shikon djali nje ndertes dhe thot uau o ba shiko sa bukur dhe madhe eshte kjo ndertesa, e kujt eshte pyeti djali, eshte e nje cami pergjigjet i jati, uau ja ku eshte edhe nje pallat tjeter sa i bukure dhe i madh, dhe djali prape o ba kush e ka betre kete, nje Cam pergjigjet babai.
    djali o ba un kur te rritem do behem Cam
    hahahaha....do pendohet djali se do i prishi xhaxhi Edi pallatet e cameve :P
    Let food be your medicine !

  10. #10

    Për: Vlorë, shembet godina 7-katëshe

    Njehere po shemben ndertimet me leje, per te cilat jane kompensuar pronaret e tyre. Keto ndertime jane me gishta ne Shqiperi.

    Ato pa leje do te legalizohen, sepse keshtu premtoi Rama ne fushate. Sepse te prishesh ato pa leje i bie qe te rrafshohen te gjitha ndertesat e klanit te shesheve te ndertimit prane Edi Rames.

    Ndjej dhimbje per keto shembje, sepse me pare duheshin shembur ata pushtetare qe i lejuan keto ndertime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-10-2013 më 17:05

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:

    loneeagle (28-10-2013)

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •