Close
Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 265
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje On Ca e te gjithe te tjereve.

    Vizen arrita ta marr keto dite pas nje pritjeje prej dy vjetesh e keshtu kam kohe 1 vit per tu pergatitur per ne Kanada. Mendoj te zbres ne Toronto ne fillim te pranveres pasi te kete kaluar dimri.
    Atje nuk njoh njeri e do te filloj me te gjitha peripecite si shume shqiptare te tjere: shtepia, puna, kursi i anglishtes per te perfeksionuar gjuhen, studimet pas pune etj. etj. Ndjek shume forume e lista diskutimesh shqiptare e te huaja per argumentet e emigracionit te cilat tani me interesojne me nga afer.
    Eshte e vertete qe ne listat tona shqiptare nuk gjen informacione te mjaftueshme.
    Kjo eshte nje nga pikat baze nga ku duhet te nisemi per te ndihmuar njeri-tjetrin e per tu dalluar nga te tjeret per kete bashkepunim. Por, gjen edhe plot shembuj te shkelqyer si ata qe gjeta une ne kete seksion te Forumit Shqiptar kur bera pyetjen per intervisten kanadeze. Me dhjetra shqiptare me dhane keshilla, sugjerime e me treguan pervojat e tyre personale. Rezultoi me te vertete nje ndihme e madhe.
    Per kete desha tju falenderoja edhe nje here nga zemra.

    Atehere nese deshironi, le te vazhdojme keto shkembime virtuale mendimesh e keshillash per pervojen kanadeze ne menyre qe tju vijme sadopak ne ndihme atyre qe po pergatiten te hyjne ne Kanada apo sapo kane ardhur, pra te ashtuquajturit Newcomers.
    Pas marrjes se vizes dhe arritjes ne Kanada, sic e permenda me siper, problemet kryesore do jene shepia, shkolla, puna. C'fare mund te shtoni ju nga pervoja juaj per keto aspekte: informacione, adresa, institucione publike e private qe ju vijne ne ndihme emigranteve te rinj per tu orientuar??

    Ndoshta u zgjata pak por desha te gjej nxitje per diskutimet tona te ardheshme. Me pak sforcim mund ti jepni nje dore dhjetra e dhjetra shqiptareve qe kane nevoje.

    Gjithe te mirat
    landi
    :j

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    pershendetje Landleli!
    urime per Intervisten and welcome in Canada.
    Se pari, mendimi im,perfeksiono anglishten, perfektja eshte pa fund,sepse shkurton kohen e integrimit ne jeten kanadeze.
    se dyti nuk e di se c'fare profesioni ke , por mundohu te futesh ne website per te njohur Tregun e punes, dhe c'fare te duhet ty per te performuar veten ne profesion, ne menyre qe kur te vish ketu mos hallakatesh sic jemi hallakatur Ne, dhe kemi humbur muaj e vite as ne qiell e as ne toke.
    _Sa per dokumentat e ndryshme mos u merzit se nuk te hane me shume se dy ose tre dite kohe.
    -se katerti bind veten qe po shkon vertet ne Kanada, por eshte emigrim dhe emigrimi ka veshtiresi, ne te kundert nqs nisesh me idene se do gjesh parajsen do te zhgenjehesh dhe do te shtosh pesimizmin si dhjetra shqiptare ketu.
    -Se pesti mundohu te gjesh miq e shoke(qe jetojne ne Canada), nuk dua te shaj njeri, por te jene pozitive, qe punojne dhe perpiqen per me te miren.Sepse ka dhe me dhjetra qe jetojne me assistence, dhe nqs degjon ata, do te marresh anen negative te ceshtjes dhe jo ate positiven.
    -Dhe se fundi shikoji gjerat me syrin positiv nese do te ndihmosh veten, sepse varferi, pislleqe ka kudo, por ti mundohu te marresh ato qe deshiron.
    Nuk e di ne je vetem apo me familje, nese po, u uroj fat, dhe gjithe te mirat.Nese do kini nevoje per ndonje gje kontakto dhe ne e-mail.
    Dhe nje here fat

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje Ledina.
    faleminderit per gjithe fjalet e tua nxitese dhe realiste.

    >welcome in Canada.
    >Se pari, mendimi im, perfeksiono anglishten, perfektja eshte pa fund, sepse shkurton kohen e integrimit ne jeten kanadeze.
    - Anglishten e flas dhe e kuptoj por eshte gjithmone ajo pershtatja me
    vendin ku shkon (theksi, dialekti). Desha te te pyes nese ka kurse e shkolla
    per te sapoardhurit e kush i organizon?

    >se dyti nuk e di se c'fare profesioni ke , por mundohu te futesh ne website per te >njohur Tregun e punes, dhe c'fare te duhet ty per te performuar veten ne profesion, >ne menyre qe kur te vish ketu mos hallakatesh sic jemi hallakatur ne

    - kam mbaruar Agronomine ne Tirane, ndersa ne Itali punoj si Graphic designer per disa shtepi botuese. Hallakatjet besoj se jane te pashmangshme derisa te
    perfeksionosh gjuhen, te njohesh qytetin, zyrat, disa shqiptare dhe te besh nje fare
    pervoje kanadeze

    >Sa per dokumentat e ndryshme mos u merzit se nuk te hane me shume se dy ose >tre dite kohe.
    >se katerti bind veten qe po shkon vertet ne Kanada, por eshte emigrim dhe emigrimi >ka veshtiresi, ne te kundert nqs nisesh me idene se do gjesh parajsen do te >zhgenjehesh dhe do te shtosh pesimizmin si dhjetra shqiptare ketu.
    - per mua parajsa nuk ekziston. vijme per nje jete me normale e te rregullt,
    gje qe ne itali nuk e krijuam dot pas shume vitesh pune e jetese

    >Se pesti mundohu te gjesh miq e shoke(qe jetojne ne Canada), nuk dua te shaj >njeri, por te jene pozitive, qe punojne dhe perpiqen per me te miren.
    - Gje shume e rendesishme dhe e veshtire per tu realizuar

    >Dhe se fundi shikoji gjerat me syrin positiv nese do te ndihmosh veten, sepse varferi, >pislleqe ka kudo, por ti mundohu te marresh ato qe deshiron.

    Faleminderit per gatishmerine dhe keshillat

    gjithe te mirat
    landi
    :j

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #44
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Landleli, profesionin e ke te mire (Graphic Designer). Para se te ikesh nga Italia, mblidh sa me shume dokumentime qe te mundesh rreth punes e ke bere, qe nga ndonje çertifikate kursesh qe ke ndjekur, mundesisht te perkthyer e noterizuar, deri tek fotografi/fotokopje ose disketa me punime te tuat. Eshte me e lehte te kerkosh pune kur ke ç'te tregosh. Fillimisht do ta kesh te veshtire per t'u futur ne zanatin tend, jo shume nga njohurite e anglishtes (pasi ne Toronto ka nje mori njerezish nga te kater anet e botes, e pothuaj nuk egziston nje dialekt i caktuar) por veshtiresine me te madhe do ta kesh per te gjetur kompanite e duhura ne fushen e zanatit tend.

    Per shtepi: Toronto eshte shume e madhe, cmimet e qerave jane nga me te lartat ne Kanada, dhe ne ato zona ku çmimet jane relativisht me te ulta, te mbyt pislliku ose jane shume larg qendrave te biznesit, dmth do te te marre mesatarisht 3 ore ne dite udhetimi vajtje ardhje per ne pune. Menyra me e mire eshte te gjesh dike (shqiptar) qe jeton prej se pakti dy vjetesh ne kanada, te te geje nje shtepi, te pakten provizore, sa te mbledhish veten e te ambjentohesh me qytetin.

    Per letrat: ketu te mbyt burokracia, keshtu qe sigurohu qe i ke te gjitha dokumentat ne vije. Me e mira eshte te pyesesh, ke te mundesh, qeverine kanadeze, shqiptare te tjere etj.

    kaq tani per tani, mbare t'u befte.

  8. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Ca doni ne kete vend ********** akoma nuk po e kuptoni qe ketu eshte me ik nje ore e me pare . Mos u mashtroni nga genjeshtrat e atyre qe jetonje ne apartamente (nganjehere edhe me pleshta) por per hir te sedres se semure e mburrin kete vend. Do me kujtoni por po erdhet ketu do jete shume vone . Apo klimes se bukur ! Neser psh ne Montreal do te shkoje tem-34 . Shyqyr qe per vete e kam dimrin e fundit kete ne Canada. hajt ja kalofshi mire kudo qe jeni !

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar XimiD për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Dhe sa per vrasje apo vetvrasje ne Shqiperi me vjen cudi se sa mire qenkeni te informuar per kete aspekt ne Shqiperi dhe sa keqinformuar ne Canada. A e dini ju psh qe ne Montreal per 2002 ka pasur 58 vrasje te shkalles se pare dhe ne 2003 47 te tilla !
    Kur Montreali eshte 2500000 banore (se po te flasim per vetvrasjet) do na duhet shume kohe per te dikutuar

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar XimiD për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #47
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Landeli, une jetoj ne Toronto dhe ne Kanada qe prej 1 viti e ca (kam qene ne US me pare). Pervec keshillave qe te thane te tjeret mbaj parasysh qe nje nga hendeqet me te medha qe do te perballesh eshte e ashtuquajtura 'Canadian experience'. Fatkeqsisht, edukimi dhe pervoja e 'landed immigrants' nenvleftesohet nga pune-dhenesit te cilet duan te shikojne qe ti ke punuar ne Kanda perpara se te te japin pune. Prandaj shpresoj te pervetesosh gjuhen mire dhe te marresh kredenciale kanadeze nepermjet shkollimit ketu. Gjithe kjo pune mund te te zgjase 2-5 vjet perpara se te gjesh veten (nqs i luan guret mire).

    Perpiqu te lidhesh me Shqiptare te rangut tend qe ata te te japin keshilla me mire se kushdo tjeter.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Ximo,

    me vjen keq qe nuk te paska ecur ne Kanada. Ke te drejte per ato qe thua sepse
    pervoja jote dhe e shume te tjereve ka qene negative. Por njeriu qenka gatuar keshtu, po nuk e provoi vete nuk i beson shume gjerave apo i merr lehte.

    Per klimen: edhe pse ketu ne itali apo greqi keto dite eshte +10-15 grade pak ndryshon. Njeriu ka nevoje para se gjithash per kushte shoqerore normale e jo per diskriminim te pafytyre. Une e kam perseritur edhe ne shkrimet e meparshme, kam 10 vjet ne itali e me duhet te rinovoj ende cdo 2 vjet lejen e qendrimit duke mbajtur radhen gjithe naten si qen jashte ne rruge, puna e rregullt me dokumenta eshte bere nje privilegj vetem per pak veta, kur kerkon shpi sa degjojne qe je shqiptar apo i huaj ikin me vrap, çunat e mi qe kane filluar kete vit klasen e pare edhe pse renditen nder me te miret e klases si shumica dermuese e femijeve shqiptare neper bote jane shpesh te perbuzur e te ndeshkuar nga mesueset dhe personeli shkollor, parqet per ti shetitur mbas shkolles apo te dielen i numeron me gishta, mesuesit, punonjesit e transportit, te shendetsise etj. etj. jane ne greva te vazhdueshme cdo muaj per kontraten e punes e pagat e prapambetura. kjo gje indirekt te pengon te shkosh ne pune, ne spital, ne shkolle etj e kur perseritet shume here ne vit nuk eshte gje e vogel. Ja kto jane pak nga shume "vogelsira" qe duam te provojme ti ndryshojme ne Kanada. E di qe do jete shume e veshtire e nuk do jete parajsa por duam ta provojme edhe nje here shansin. Ndoshta pas pak kohe edhe une do te pendohem si ty e do te kerkoj nje zgjidhje tjeter me te pershtatshme...
    Ty nderkohe te uroj gjithe te mirat per lenien e Kanadase e ishalla gjen nji vend ku te ndihesh me te vertete si do po si Tirona jone nuk ka...

    landi
    :j

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #49
    lysien Maska e EDVIR
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99

    pershendetje

    pershendetje landeli !!!
    ne toronto ka disa organizata shqiptare te cilat mund te te ndihmojne tani ketu me vete nuk i kam adresat por do ti postoj heren tjeter
    emrat e disa prej tyre :
    pasqyra shqiptare - eshte televizioni shqiptar ne kanada edhe tansmeton programin e tij cdo te shtune ne oren dy (per 30 minuta) ne valet e kanalit omni 1.
    radio iliria - e cila transmeton programin e saj cdo te shtune ne oren 8 :00 pm. deri - ne oren 9 pm.
    ne kryqezimin e rrugeve keel st. edhe dundas st. ndodhet nje lokal shqiptar me emrin via egnatia .
    tani nuk e di se cfare mund te te ndihmonte ty me shume , por ne qofte se ndonje pyetje , me aq sa di do te jeme i gatshem te te ndihmoj , mireudegjofshim edhe gjith te mirat .
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDVIR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #50
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    I lexova postimet e meparshme, dhe eshte normale te kete opinione nga me te ndryshmet, pervoja nga me te ndryshmet.
    Per kaq kohe sa jetoj ne Toronto kam konstatuar qe emigrantet e ardhur nga emigrimi( Italia, Greqia...) jane shume here me te suksesshem dhe me te kenaqur se sa emigrantet e ardhur nga Shqiperia.Dhe ky hendek qendron tek celesi i suksesit per secilin nga Ne - Puna.
    Te paret nuk e kane frike punen, sepse kane punuar dhe ne trysnine e diskriminimt, dhe si te tille e kane shume te lehte te fillojne pune pa e perbuzur ate, por ndryshe ndodh per palen e dyte. Te ardhur nga administrata shqiptare, nga administrata e kafeve, thashethemeve dhe allishverisheve kujtojne se Kanadaja mezi ka pritur ardhjen e tyre.Me ardhjen ketu cdo gje e shohin zymte, deri sa arrin casti i marrjes se pashaportes, a thua ajo eshte shpetimi i vetem i tyre. Por jo per dembelin kjo pashaporte eshte thjesht nje fije ngushellimi dhe shprese.

    Ndaj nuk me pelqen qe dikujt qe merr rrugen per Kanada ti tregohet me pare ikja se ardhja.
    Kuptohet qe veshtiresite jane te shumta por jo aq sa per te thene qe Tirana ofron nivel dhe kushte jetese me te larta se Toronto. Te jemi realiste vetem keshtu mund te jemi te suksesshem.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Toronto
    Nga shoku_sar në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 526
    Postimi i Fundit: 20-11-2012, 13:03
  2. Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit
    Nga Tahir_Veliu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 03:59
  3. Eksperiencat e jetës së emigrantëve në Kanada
    Nga OltiNushaj në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 10:20
  4. Gjuha e Ortodoksisë në Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  5. Ulet numri i pikëve të pranimit për në Kanada
    Nga Henri në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-10-2003, 01:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •