Pershendetje Jaguar,
Po, kanadezet i vene shume rendesi pervojes qe nje emigrant ben ne Kanada. Kjo pak a shume ndodh ne te gjitha vendet perendimore. Edhe pse ke kryer nje fakultet dinjitoz ne vendin tend keto letra "nuk pine shume uje" ne vendin ku emigron.
Sapo te mberrish ne Kanada bej noterizimin e diplomes e dokumentave te tjera profesionale ne universitetin e qytetit ku do jetosh ose nepermjet WES (World Education Services), www.wes.org.
Me pas perpiqu qe te punosh ne zanate qe i afrohen sa me shume profilit per te cilin ke studiuar e ketu futet edhe vullnetarizmi ne keto qendra pune. Pas nje periudhe te tille tranzitore 6 muaj deri ne 1 vit mund te pergatitesh per te kerkuar punen qe deshiron.
Periudha me e mire per te gjetur zyra qe kane nevoje per ekonomiste e llogaritare eshte mbyllja e dokumentave ne fund te vitit dhe deklarimi i taksave qe per personat private eshte ne fund te shkurtit ndersa per ndermarrjet e vogla apo te medha eshte ne maj-qershor-korrik.
Fat te mbare!
Krijoni Kontakt