Ju uroj gjithe shqiptareve te Kanadase gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri 2005 !
Qofte ky vit i ri nje vit i mbare per ju dhe nje vit i realizimit te enderrave dhe deshirave tuaja
LeNNoN !
Ju uroj gjithe shqiptareve te Kanadase gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri 2005 !
Qofte ky vit i ri nje vit i mbare per ju dhe nje vit i realizimit te enderrave dhe deshirave tuaja
LeNNoN !
You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.
pse mallkon kaq shum ene nsezon festash lolPostuar më parë nga ice_storm
oh c'mon se ai post esh ba ne tetor
isha javen e kalume anej , ju ishit mir fare se skishe ran bore akoma
domini sumus
sumus servi
ubicumque
nusquamque
ne mir kena qen gjithmon po ja erdhe ti na hongre msysh plasi bora sosht shkri hala tashi ske faj ti joPostuar më parë nga ice_storm
ashu ashu
Klejzi
thuj ça te dush per pare ban ne TOronto
per jet ban ne Montreal
te gjith ato qe takova un , te gjith donin me ardh knej per vitin e ri
pastaj me aq sa kam pa un , nje dunforthme ca 5486 51214 521 keni lol
![]()
domini sumus
sumus servi
ubicumque
nusquamque
Pershendetje Landleli,
Cfare po behet me ty? Si po te duket Kandaja?
Shpresoj qe gjithcka po ju ecen mbare si familje.
![]()
Përshëndetje Ona e gjithë të tjerët dhe faleminderit për interesimin tuaj.
Tashmë po bëhen gjashtë muaj në Toronto e dalëngadalë po ambjentohem me të gjitha problemet. Edhe me të ftohtin e madh të këtyre ditëve (deri -25°C, pa përmendur efektin e erës që e çon temperaturën deri në -35°C) po mësohemi e nuk na duket ndonjë tragjedi e madhe. Mjafton të vishesh mirë e herë pas here të futesh në një ambient të ngrohtë për ta marrë veten...
Siç ju kam shkruar edhe më parë pas një periudhe rifreskimi të njohurive të anglishtes, fillova një periudhë pune vullnetare pranë një grupi multimedial në sektorin e botimit të gazetave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kanada si ai italian dhe të tjerë të Amerikës Latine. Përvojë që edhe pse nuk arrita të siguroj një punë me pagesë e vazhdoj një herë në javë. Vazhdova t'iu përgjigjem lajmërimeve të ndryshme për punë dhe kam dërguar disa rezume por pa sukses konkret. Një djalë shqiptar me të njejtin profesion (Computer Graphics) e që ka disa vjet në Toronto më tregoi se të çash në këtë fushë nuk do të jetë aspak e lehtë. Më foli për përvojën e tij që edhe pse kish marrë diplomën kanadeze në njerin nga kolegjet e njohur të qytetit dhe kish krijuar një rreth jo të vogël njohjesh kish patur vetëm oferta të nivelit të ulët si "entry level" të cilat nuk merrnin parasysh fare periudhën e punës së tij të mëparshme disa vjeçare. Më këshilloi si shok që të shoh perspektiva të tjera për të ardhmen e të mos këmbëngul vetëm tek kjo karrierë. Në fakt, fola gjatë edhe me një këshilltare punësimi me të cilën vlerësuam mundësitë e integrimit të diplomës së Universitetit të Tiranës si agronom me atë të Computer Graphics për të gjetur një rrugëdalje të kënaqshme si Landscape designer (dizainer i peisazhit). Pra tani jam ne fazën e shqyrtimit të mundësive të studimit dhe punësimit në këtë fushë. Para se të filloj një kolegj për Landscape design dua të provoj këto dy muaj programet co-ops
që kanë disa nga Adult Learning Centers si Burnhamthorpe dhe Yorkdale Adult Learning Center. Janë programe bashkëpunimi midis këtyre qendrave mësimore për të rriturit dhe ndërmarrjeve të ndryshme; rast shumë i mirë për tu njohur me punëdhënësit potencialë dhe mundësi të mëdha punësimi. Qendra për të cilat shumë shqiptarë kanë patur përvoja tepër pozitive dhe ia këshilloj të gjithë atyre që janë në kërkim të një vendi më të sigurtë e dinjitoz pune.
Ndërkohë bëj disa punë mbijetese (surviving jobs) siç i quajnë kanadezët: tre mbrëmje në një restorant, tre ditë rinovim shtëpish bashkë me një shok tjetër të këtij profesioni dhe tre ditë në një vilë të lagjes ku merrem me kopështin dhe pemët.
Kaq për momentin pasi u zgjata shumë.
Një ditë tjetër do të flasim më gjatë.
Gjithë të mirat
landi
![]()
:j
Përshëndetje Ona e gjithë të tjerët dhe faleminderit për interesimin tuaj.
Tashmë po bëhen gjashtë muaj në Toronto e dalëngadalë po ambjentohem me të gjitha problemet. Edhe me të ftohtin e madh të këtyre ditëve (deri -25°C, pa përmendur efektin e erës që e çon temperaturën deri në -35°C) po mësohemi e nuk na duket ndonjë tragjedi e madhe. Mjafton të vishesh mirë e herë pas here të futesh në një ambient të ngrohtë për ta marrë veten...
Siç ju kam shkruar edhe më parë pas një periudhe rifreskimi të njohurive të anglishtes, fillova një periudhë pune vullnetare pranë një grupi multimedial në sektorin e botimit të gazetave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kanada si ai italian dhe të tjerë të Amerikës Latine. Përvojë që edhe pse nuk arrita të siguroj një punë me pagesë e vazhdoj një herë në javë. Vazhdova t'iu përgjigjem lajmërimeve të ndryshme për punë dhe kam dërguar disa rezume por pa sukses konkret. Një djalë shqiptar me të njejtin profesion (Computer Graphics) e që ka disa vjet në Toronto më tregoi se të çash në këtë fushë nuk do të jetë aspak e lehtë. Më foli për përvojën e tij që edhe pse kish marrë diplomën kanadeze në njerin nga kolegjet e njohur të qytetit dhe kish krijuar një rreth jo të vogël njohjesh kish patur vetëm oferta të nivelit të ulët si "entry level" të cilat nuk merrnin parasysh fare periudhën e punës së tij të mëparshme disa vjeçare. Më këshilloi si shok që të shoh perspektiva të tjera për të ardhmen e të mos këmbëngul vetëm tek kjo karrierë. Në fakt, fola gjatë edhe me një këshilltare punësimi me të cilën vlerësuam mundësitë e integrimit të diplomës së Universitetit të Tiranës si agronom me atë të Computer Graphics për të gjetur një rrugëdalje të kënaqshme si Landscape designer (dizainer i peisazhit). Pra tani jam ne fazën e shqyrtimit të mundësive të studimit dhe punësimit në këtë fushë. Para se të filloj një kolegj për Landscape design dua të provoj këto dy muaj programet co-ops që kanë disa nga Adult Learning Centers si Burnhamthorpe dhe Yorkdale Adult Learning Center. Janë programe bashkëpunimi midis këtyre qendrave mësimore për të rriturit dhe ndërmarrjeve të ndryshme; rast shumë i mirë për tu njohur me punëdhënësit potencialë dhe mundësi të mëdha punësimi. Qendra për të cilat shumë shqiptarë kanë patur përvoja tepër pozitive dhe ia këshilloj të gjithë atyre që janë në kërkim të një vendi më të sigurtë e dinjitoz pune.
Ndërkohë bëj disa punë mbijetese (surviving jobs) siç i quajnë kanadezët: tre mbrëmje në një restorant, tre ditë rinovim shtëpish bashkë me një shok tjetër të këtij profesioni dhe tre ditë në një vilë të lagjes ku merrem me kopështin dhe pemët.
Puna edhe pse jo atje ku dëshiron të jep mundësi njohjesh e ka patur plot raste që shumë njerëz kanë patur fatin të njohin atë që më pas ka qenë punëdhënësi apo "shpëtimtari" i tyre.
Kaq për momentin pasi u zgjata shumë.
Një ditë tjetër do të flasim më gjatë.
Gjithë të mirat
landi
:j
Landi, urime per qendrimin pozitiv qe po mban. Shqiptaret duhet te mesojne prej teje. Ke simpatine time ...qe ne pergjithesi eshte e veshtire per t'u vjelur...por nje kafe edhe ta jap![]()
Faleminderit Qafir për fjalët e tua të mira dhe sidomos për kafenë tënde të ngrohtë.
Unë mendoj se kapja pozitivisht e aventurës kanadeze, por edhe e çdo aventure në dhe të huaj, është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Edhe unë si shumë nga ju nuk kam gjetur ende atë që kërkoj por besoj se një ditë diçka do të dalë në shteg. Duhet vetëm ruajtur qetësia dhe shpresa.
Një burrë i vjetër shqiptar më thoshte ditë më parë se nga Kanadaja nuk mund të kërkojmë më tepër: kurse gjuhe gratis, kurse profesionale gratis, qendra kërkimi pune të hapura për të gjithë, asistencë sociale për ditët e vështira, asistencë papunësie, ndihmë për fëmijët, punë të ndryshme për ata që duan të punojnë, shumë mundësi për ata që duan të studiojnë më tej e të gjejnë një punë më të mirë, qindra mundësi pune vullnetare ku mund të njihesh me profesionistë e të gjesh punësim.
Por, Kanadaja ka taksa, sigurimi i makinës kushton, bën ftohtë etj. etj - mund të thotë ndokush.
Unë erdha nga Italia e atje ka taksa edhe më të mëdha se këtu. Por e njejta gjë ndodh në Amerikë, Angli, Francë etj. Taksa GST+PST për çdo produkt në Itali është 20% dhe jo 15% si në Kanada; sigurimi i makinës ishte i shtrenjtë si këtu e për më tepër atje benzina nuk kushton 80 cent kanadezë por mbi 1 euro; autostrada ka taksa të rënda për çdo kilometër që udhëton etj. etj.
Tani për tani le të mendojmë pozitivisht. Ndonjëherë do na kapë edhe pesimizmi e melankolia të ulur përpara një dritareje duke vështruar flokët e dëborës që mbulojnë gjithçka. Ka rëndësi që të jetë vetëm një moment i shkurtër dhe jo gjithë jetën…
Urimet më të mira të gjithëve
landi
:j
Krijoni Kontakt