Close
Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 265
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje te gjitheve,
    jeni si gjithmone kurajues dhe objektive ne pergjigjet tuaja.

    Ledina, une e kam prere bileten per 1 maj 2004 e do zbres ne Pearson, Toronto.

    Informacionet tuaja me vlere praktike i bashkoj me ato teorike qe kam grumbulluar
    gjate kesaj kohe. Kam nje volum te tere me keshilla e pervoja per "newcomers": Landing experience, SIN card, OHIP, Real Estate, Workopolis etj etj por si keshillat shqiptare nuk ka edhe pse disa jane te hidhura e pesimiste.

    Edhe mendimi i punes vullnetare ditet e para eshte dicka qe e kam pasur gjithmone parasysh e me te vertete interesante.

    Do degjohemi se shpejti

    landi
    :j

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Re: Shpejt e shpejt.......

    Postuar më parë nga Tani Athine
    Po diku me siper lexova disa shkrime per personin e Foti Cicit.....
    Meqe ajo teme ishte mbyllur dhe nuk mund te jepja pergjigjen time per kete person po i them ketu disa gjera mgjs nuk eshte as vendi e as koha..
    Une Fotin e kam pas njohur ne vitin 1999 ne Athine ne Universitetin Filologjik dhe nese me kujtohet mire ai kryente studime pasuniversitare ne ate kohe ndersa une kryeja nje kurs per mbrojtjen e gjuhes greke...pasi me vone do ndiqja studimet ne Athine..
    Ajo qe mund te them eshte se kam njohur shume shqiptare ketu, studente dhe jo, por nder te paktet njerez qe mund te them se me siguri vleresoj eshte Foti Cici..Mund te them se ishte njeri pozitiv ne te gjitha drejtimet dhe mund te them se e njoh mire dhe jo ne nje takim spontan...Me sa di une ishte nje shqiptar patriot sepse ketu ka shqiptare qe u flet shqip dhe te pergjigjen greqisht...Biles ne nje moment(ne fillim kur se njihja mire) e pyeta se cfare ishte grek apo shqiptar dhe mu pergjigj shqiptar.. nga rrethi i Sarandes ne nje kohe kur ketu kemi raste qe lezhiani eshte bere me grek se greku...Nejse spo zgjatem por jam i sigurte qe te gjitha ato shkrime negative qe i lexova diku ne kete forum jane shpifje dashakeqese ose njerezish me mentalitet te kufizuar....Pastaj po ne kete forum eshte shpifur e shkruar keq edhe per I. Kadrene, kjo tregone se shqiptaret e kemi zakon qe ti denegjerojme ato pak figura te njohura qe kemi, semundje shekullore duket....gjithe te mirat shqiptare, kudo qe ndodheni!

    Sic e keni njohur ne Athine, ashtu, madje dhe me patriot, eshte ne Kanada at Foti Cici. Ka hapur dy kisha shqiptare, nje ne Toronto dhe nje ne Montreal, dhe te tjeret llapin kunder tij. Kur te vendosesh ne Kanada, dhe kam pershtypjen se eshte nje vend i mrekullueshem, do te shikosh se cfare roli pozitiv luan kisha ortodokse shqiptare per emigrantet. Ne Toronto At Foti meshon dy here me muaj, dhe po ashtu dhe ne Montreal. Te lumte qe deshmove ketu per priftin shqiptar ato fjale qe ai meriton, dhe jo ato qe perpiqen te perhapin per te ekstremistat, greke e shqiptare.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sfurku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #63
    lysien Maska e EDVIR
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    landleli , ju pershendes dhe uroj qe te keni ardhur shendosh e mire ne kanada, do kisha deshire te dija pershtypjet e tuaja te parat mbi kanadane, gjithsesi shpresoj se do degjohemi se shpejti , ju pershendes...
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDVIR për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75

    Post Pershendetje nga Toronto

    Te pershends Edvir dhe gjithe lexuesit e tjere te kesaj rubrike.

    Me ne fund po ju shkruaj nga Toronto.
    Sic ju kisha shkruar me pare arrita ne Kanada ne fillim te majit
    dhe pershtypjet e para me thene te verteten nuk ishin teper te kenaqshme.
    Arrita ne nje dite te ftohte e me shi, rruget nga aeroporti per ne qytet
    jo te mirembajtura, ambjenti perreth gri dhe i zymte. Komplet e kunderta
    e asaj qe imagjinojne te huajt kur degjojne te flitet per Kanadane.

    Per fillimin jam duke banuar ne Etobicoke, qender qe ndodhet ne zonen perendimore te Torontos, ne nje ndertese te vjeter emigrantesh
    ku shumica jane shqiptare. I shoh ne mengjez heret tek nisen per pune
    me qeskat e bukes ne dore dhe makinat e ndryshkura qe bejne
    shume zhurme.

    Pa humbur kohe aplikova per Sin Card dhe Permanent Resident Card
    te cilat me arriten brenda kohes se caktuar (21 dite). U rregjistrova
    ne njerin nga kurset e shumte te anglishtes i organizuar nga Catholic District School Board, ne nivelin 5, te cilin e frekuentoj rregullisht nga e hena
    deri te premten 9-14.
    Relativisht shpejt hyra ne kontakt me nje ndermarrje te profilit tim
    profesional (computer graphics & desktop publishing) dhe u ofrova
    per te punuar si vullnetar. Pas pak ditesh mu pergjigjen pozitivisht
    dhe aktualisht jam duke punuar cdo dite nga 4-6 ore prane tyre
    me shpresen dhe perspektiven per te filluar se shpejti me pagese.
    Kjo sikur mi nderroi pak planet e mia fillestare: ne fillim pevetesimi i mire
    i anglishtes dhe nje kurs profesional prestigjoz me certifikate kanadeze
    e me pas kerkimi i punes. Kete ja keshilloj te gjithe te sapoardhurve
    apo edhe atyre qe nuk e kane gjetur ende veten ne Kanada.

    Edhe persa i perket jetes ne Kanada, per ne qe vijme nga Europa
    nuk eshte e lehte qe te ambjentohemi brenda nje kohe te shkurter ketu.
    Menyra e jeteses, te ushqyerit, marrdheniet me njeri-tjetrin jane
    shume ndryshe.
    Edhe komuniteti shqiptar qe gjeta ketu nuk me la ndonje pershtypje
    te madhe. Secili sheh punen e tij, femijet te lene ne vetmine e tyre
    nuk flasin asnje fjale shqip, indiferentizem. Nje shkendije pozitiviteti
    gjeta tek gazeta e re Tribuna shqiptare ku lexova edhe nje shkrim
    te at Foti Cicit per te cilin eshte folur ne disa nga mesazhet e kesaj rubrike.
    E gjeta si dicka te mire kete shkrim e thirrjen e tij drejtuar te rinjve
    shqiptare e gjithe te tjereve qe te gjallerojne sa te munden jeten
    dhe aktivizimin e tyre ne komunitetin tone.

    Do degjohemi se shpejti

    Landi
    :j

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar landleli për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #65
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga landleli
    Edhe komuniteti shqiptar qe gjeta ketu nuk me la ndonje pershtypje
    te madhe. Secili sheh punen e tij, femijet te lene ne vetmine e tyre
    nuk flasin asnje fjale shqip, indiferentizem.
    Konstatim i drejte. Se pari, mireserdhe packa se s'te ka pelqyer Toronto. Fillimisht edhe une e urreva kete qyetet kur erdha heren e pare por me kohe mesohesh. Paske nisur mire me punen vullnetare: ata duan qe te te shohin qe vertet punon skllaverisht

    Sa per komunitet: komuniteti shqiptar eshte zakonisht nje 'oxymoron'. Historikisht jane te organizuar brenda komuniteteve fetare, ose me nismen e atyre qe kane nje fare edukimi te larte. Foti Cici ben mire qe ben thirrje por s'ka kush e degjon sepse jeta te ve perfund fillimisht, dhe ata qe jane stabilizuar kane krijuar rrethin e tyre qe eshte teper sekretiv me sa shoh une.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qafir Arnaut për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #66
    Hey lando merre lehte se ketu po fillove vullnetar, vullnetar do te vazhdosh per nje kohe te gjate . Shoh mamane time qe punon vulnetare qe perj nje viti dhe akoma vullnetare vazhdon. Une per vete punoj ne concruction gjate veres dhe argetimi i vetem eshte gjumi(perjashto weekendet). Keshtu qe mire se erdhe ne kete vend qe quhet Kanada dhe pac fat .

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gentius për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #67
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    O Lando mir se vjen

    Un Jam ne Montréal. Ketu esht pall ariu loooooool por vetem kur te vish ketej te kesh nja 1000000$ se me aq lek sa vijm ne shqiptaret nuk ban dot asnje gje.

    QUebecu ose Montréali ka vetem dy gjena te mira

    E para eshte shkolla. Universitetet jan me te vertete me te lirat ne ameriken e veriut por

    qe te jesh i pranueshem tek keto universitete duhet te kesh Residenc dhe

    CSQ (certificat du selecion du Quebec)

    E dyta jan Femrat

    90% blonde ne idiote sidomos the french ones



    Me behet qejfi qe ke zgjedh Toronton sepse ke ma shum mundesi punesimi se ne Montréal.

    Nqs do vije ne Montréal nuk te mjafton vetem anglishtja por dhe Quebecuazçja (frengjshte malokesh)

    Mos nigjo se ça te thone disa se nuk eshte ftoht ne dimer loool temperatura arrin vetem deri ne minus 40 pa faktorin ere.

    Vera eshte e ngroht dhe lageshtia te kenaq shpirtin


    ps: un sivjet do iki nga fillimi i dhjetorit ne shqiperi ne do kthehem nga Marsi por ket e baj nga dashuria e madhe qe krijova vjet per dimrin kanadez.


    shpresoj qe te kapesh ndonje 6 nga 49 byrazer

    hajd shnet
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ice_storm për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #68
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    se harrova te shkruaja qepar

    Ketu jam duke shkuar ne shkolle dhe duke punuar full time

    ska gja me te bukur

    ka me shum se 3 muaj qe nuk kam nje te Premte pushim
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ice_storm për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #69
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anëtarësuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Pershendetje te gjitheve dhe mos u ankoni shume per kohen se shyqyr po na zgjat pak vera..

    Landleli do kisha deshire te vazhdoje me pas udhetimin e lene ne mes.Nga puna vullnetare ku ke kapercyer??

    Icestorm me ke kenaq me pershkrimin dhe dashurine e madhe qe ke per Canadane..

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ledina për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #70
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    sa bukur e ke thon stromooo
    ene un si stormi e du shum kanadane

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MiLaNiStE për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Toronto
    Nga shoku_sar në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 526
    Postimi i Fundit: 20-11-2012, 13:03
  2. Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit
    Nga Tahir_Veliu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 03:59
  3. Eksperiencat e jetës së emigrantëve në Kanada
    Nga OltiNushaj në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 10:20
  4. Gjuha e Ortodoksisë në Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  5. Ulet numri i pikëve të pranimit për në Kanada
    Nga Henri në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-10-2003, 01:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •