Close
Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 265
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e don_dionysis
    Anëtarësuar
    05-03-2008
    Postime
    13
    Pershendetje te gjitheve pa perjashtim, Ju qe jetoni ne Canada.
    A me prisni dhe mua te vije atje!?
    Kam pothuajse 1 vit qe kam bere aplikimin per te punuar dhe jetuar ne Canada, Toronto. Nuk di asgje se si veprohet e si pritet ne momentin sa vjen aty ke ju. Kush pret, kush te drejton, kush te tregon? Nejse e di qe mender nuk e can njeri per mua, po doja te dija, nese ka miresine te me tregoje njeri qe e ka kaluar kete faze para meje.
    Une as nuk e di se si duhet te veproj, jam edhe familjar dhe me nje djale te vogel, dhe them me veten time se duhet te shkoje une njehere apo e gjithe familja bashke?
    (Kuptohet nese aplikimi im do merret parasysh,dmth. e fitoj)
    ju falenderoj nese me shpjegon njeri

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e don_dionysis
    Anëtarësuar
    05-03-2008
    Postime
    13
    Pershendetje!
    Ju paska rrembyer puna me duket, e asnje nuk po me jep nje mendje;???
    Nejse mendoj se nuk e keni hap e me pa se kom shkrujt ene une!? hahahaaaaaaa.
    Te pakten me thoni se ca bohet andej nga JU, se ketu nga shqiperia e tirona kena ngel ne ven numero

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje Don dhe miresevjen ne kete forum

    Meqe ke ende kohe deri sa te te vije pergjigja eshte mire qe te informohesh per Kanadane dhe gjithcka qe ka lidhje me emigrimin tend.
    Te them te drejten une mbetem pak i heshtur kur degjoj se ende vazhdojne te emigrojne njerez bile edhe nga Tirana. Kjo do te thote se gjendja atje nuk ka patur ndonje permiresim te dukshem e te pranueshem.

    Meqe thua se punon ne aeroport duhet ta dije prej kohesh se ketu nuk te pret e percjell njeri. Nuk ta kane thene udhetaret e shumte shqiptare qe shkojne e vijne nga Kanadaja?

    Kur te mberrish ketu, me letrat ne xhep, ne aeroportin qe do te zbresesh duhet te mbash radhen e sporteleve te emigracionit. Atje do te te bejne disa pyetje rutine per adresen se ku do te qendrosh kohet e para me qellim qe te te dergojne karten e rezidences, per parate qe do te perdoresh per periudhen e pare etj. Pasi kalon doganen dhe zyrat e emigracionit je qytetar i lire qe te shkosh ku te duash. Pra, eshte mire qe te dish nje adrese para se te marresh avionin per ne Kanada. Fol me miqte apo te njohurit e tu qe te te gjejne nje sistemim per ty e familjen tende. Ne qytetet kryesore, tashme, shume shqiptare punojne si administrues ndertesash banimi e kjo do te te ndihmoje per te zgjidhur problemin e shtepise.
    Ne xhep mbaj disa monedha kanadeze se do te te duhen per te telefonuar ne minutat e para sa te orientohesh e te takosh njerezit e tu.

    Une personalisht erdha nje muaj perpara familjes sime pikerisht per te gjetur nje vend strehimi e per te sistemuar gjithcka. Ditet e para do te aplikosh per SIN (Soocial Insurance Number) e pas tre muajsh qendrimi ketu edhe per karten shendetesore. Meqe keni femije te vogel eshte mire te merrni disa barna mjekesore me te rendesishme qe ne rast semundjeje te mos pagoni nga xhepi juaj pasi nuk jeni te mbuluar nga sistemi shendetesor kanadez. Regulli eshte qe per tre muajt e pare te keni nje sigurim shendetesor privat ne rast nevoje por 90% e shqiptareve e shtyjne pa kete sigurim shendetesor deri sa te kaloje tre mujori.

    Ne internet gjen shume forume emigrantesh ku sqarohen edhe hollesite me te vogla
    per ardhjen ne Kanada. Nga jashte Kanadaja duket vendi i turizmit e i ujrave te kulluar por realiteti eshte nje tjeter e shpesh i zymte e i trishtuar. Duhet te jeni te pergatitur mire per kete.

    Nese ke pyetje te tjera na shkruaj. Ndoshta nuk pergjigjemi menjehere sepse jemi te mbytur nga punet por ki pakez durim.

    Gjithe te mirat
    landi
    :j

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e don_dionysis
    Anëtarësuar
    05-03-2008
    Postime
    13
    Landleli te pershendes dhe te uroj qe te jesh mire me shendet e me pune.
    Te falenderoj edhe per keto qe me the me lart. Une e di qe kam akoma kohe dhe jam ne pritje te kthimit te pergjigjeve (letrave) te aplikimit, megjithate une te falenderoj pa mase. thank's
    Do ti kem parasysh keto qe ti me citove, dhe me thone te drejten mendja ime ashtu po thonte, megjithese e kam pak te veshtire se aplikanti kryesor eshte gruaja, ngaqe ajo ka shkollen e larte per shkenca natyrore, se une si kam pas trute per shkolle kur ishte per ti bere, por shyqyr qe kam nja 15 vjet pune, e keshtu qe besoj se mund te kap ndonje pike si aplikant i dyte.
    Nejse te faleminderit, e besoj do te pyes here pas here.
    bye bye

  5. #145
    alba Maska e annaxxx
    Anëtarësuar
    18-03-2007
    Vendndodhja
    ne nje realitet absurd
    Postime
    6
    pershendetje te gjitheve
    une jetoj ne shqiperi por per pushime simjet jam ne kanada tek te afermit e mi
    me ju thene te verteten eshte goxha vend i bukur ne te gjithe kuptimet e fjaleve
    kam mbetur me te vertet e habitur

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2006
    Postime
    3
    Pershendetje Landleli!

    Une pres te nisem per Kanada nga pranvera, por nuk njoh njeri aty. Lexova diku me lart ne shkrimin tend se duhet ta kesh gjetur shtepine qe para se te nisesh. E vertete? Me kane thene qe te adresojne ata te zyres se emigracionit per shtepi. Nqs jo, si mund ta gjej nje shtepi qe ketej nga Shqiperia?

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Pershendetje Phoebus

    Per punen e shtepise eshte mire qe te interesohesh qysh me pare me te njohurit e tu ne Kanada per arsyen e vetme qe te mos harxhosh parate ne hotel deri sa te gjesh nje sistemim. Ana pozitive eshte qe ketu ne Kanada ofertat e shtepive jane pa fund e mund te gjesh banesa te te gjitha llojeve e cmimeve. Po ashtu ne shume nga keto ndertesa administratoret (superintendent) jane shqiptare e mund te te ndihmojne te gjesh apartamentin qe do.
    Ki parasysh qe per te marre shtepine duhet te kesh dokumentin e identitetit dhe zakonisht paguhet muaji i pare dhe muaji i fundit i qerase (First and Last)

    Ndryshe nga sa mendohet zyrat e emigracionit nuk te gjejne shtepi sepse nuk eshte ky qellimi i tyre. Mund te kete disa shoqata qe ndihmojne te porsaardhurit me orientime se si mund te gjejne shtepi por jo me shume se kaq.
    :j

  8. #148
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nga keto qe pash sivjet ne Shqiperi, Amerike dhe Kanada... nxora nje konkluzion : Shqiptarit duhet t'i hiqet e drejta e mendimit dhe e fjales!

    Kush eshte shqiptar nuk ka te drejte mendimi

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Postime
    2
    Pershendetje Landleli!

    M.q.s edheune jam nje nder ata qe pres te emigroj ne Kanada doja te pyesja:

    Me mberritjen ne Toronto, nje shqiptar duhet te synoje te kryeje kurse profesionale per te siguruar nje pune te mire apo duhet se sben eksperienca kanadeze?
    (Ne kushtet kur nuk njeh dhe nuk te pret njeri)
    Une jam diplomuar ne fakultetin Ekonomik.
    Pra do te doja te dija nese certifikata e marre nga nje kurs i tille (pasi kam pare ne internet kurse per ass. account, dhe account) te ndihmon te gjesh nje pune kur nuk ke eksperience ne Kanada dhe as te njohur qe mund te te ndihmojne?

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e eagelboy
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    montreal
    Postime
    4
    bravo kryeplak ke thene fjale me vende!!!!!!

Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Toronto
    Nga shoku_sar në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 526
    Postimi i Fundit: 20-11-2012, 13:03
  2. Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit
    Nga Tahir_Veliu në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 03:59
  3. Eksperiencat e jetës së emigrantëve në Kanada
    Nga OltiNushaj në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 10:20
  4. Gjuha e Ortodoksisë në Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23
  5. Ulet numri i pikëve të pranimit për në Kanada
    Nga Henri në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-10-2003, 01:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •