Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    “RTSH-ja si mu duk”

    Shkruaj nga pozicioni njerzor dhe dashamirës i gazetarit dhe i djalit plangndreqës ndaj një shtëpie apo “pallati ëndrrash e zhgënjishmesh” si Radio Televizioni Shqiptar, ku jetova disa vjet me shqetësimet e familjes mediatike,madje edha tani distancuar në stacionet private bart vlerësim për fillesat mia në profesionin e gazetarisë krijuese. E kam nisur edhe unë pranë mikrofonit të Radio Tiranës ashtu si disa kolegë të së njëjtës gjeneratë në vitet ’90, që drejtojnë sot programe të suksesshme televizive në stacionet e tjera.

    Në Televizionin Shqiptar u njoha për afro pesë vjet dhe ende mbaj lidhje miqësore me kolegë më të vjetër në moshë por jo në mendësi, që ende ndihen të pavlerësuar nga kontributet shumë vjeçare.

    Njohja e vjetërsisë në punë ose kategorizit i shumë pritur dhe i vendosur me formulën “të varfër, por të pastër” mu duk një formulë e papajtueshme sipas meje për mundësitë reale të RTSH si industri e medias. Praktikisht as vitet nuk janë njohur dhe as diferencimi vlerësues nuk është aspak i ndjeshëm ndërmjet kategorive prej ngarkesës e deri tek kualiteti i punës.

    Pashë me habi këto ditë sesi në Televizionin Shqiptar, bëhen deklarata të fryra për sukseset tekniko- teknologjike të Televizionit Shqiptar, në fakt është krejt e kundërta ; mendoj se krahasuar me të gjitha ekranet e ndjekura, kualiteti pamor i figurës, deri tani ka qënë më i dobëti nga teknika dhe i papëlqyeri përsa i takon sinjalit tokësor, pavarsisht shtrirjes në mbarë vendin dhe pretendimeve për të ardhmen. Një motiv klasik ky pse thuajse shumë shikues vijojnë të ndërrojnë kanalin pa marrë vesh ende se për çfarë bëhet fjalë.


    Një tjetër dukuri kërcitëse në ekranin kombtar më duken disa tituj të importuar gabim nga programet e politikës në TVSH, ku pa kuptuar i bëhet thirrje jo etike një debati shkatërrues, në vend të një dialogu ndërtues e paqtues si ndërmjetës të komunikimit mes publikut dhe politikës së ditës.

    Ka kohë që dëgjoj të diskutohet si dikur për pretendentë të fronit të Shqipërisë para shpalljes së pavarsisë, për “fronin” e RTSH ku paraqiteshin nëpër gazetat evropiane personazhe nga më të çuditshmit dhe sugjestionuesit deri në grotesk.

    Sot këta personazhe fantastikë qarkullonë në llotarinë gërvishtëse dhe skedinat e çastit dhe shpesh më duken pa lidhje me vlerat profesionale apo njohjen reale të problematikës që ka institucioni dhe përgjegjsive që bart. Ashtu si në “Kuicin Milioneri” më përsillen buzagaz loja me emrat dhe më befason pareshtur në bisedë me kolegët gjëza se cila trio e re do të ulet në kolltukun me rrotat e ngecura të Radio Televizionit Shqiptar. Çuditërisht kjo mbetet rebusi për t’u zgjidhur gjithmonë i fundit në “karuselin” e emërimeve.

    Si qytetar dhe vëzhgues në kohë i ndryshimeve, shpresoj që nga çfarëdo planeti, burimi profesional të mbërrijnë drejtuesit e tjerë të Radio Televizionit Shqiptar të shohin përtej fasadës së institucionit apo udhëtimeve turistike përrallore nëpër skenat nordike të Eurovizionit. Në finale çdo drejtues është thjesht një kryeshërbëtor në edukimin e shijeve dhe mbrojtjen e nevojave të punonjësve dhe publikut.

    Pa shkuar shumë larg përtej detit; në ekranet italiane shikoj dhe shijoj performancën e gazetarëve televizivë si Paolo Bonolis dhe Maria De Filippo që më lëvizin mendimin; Ndjeva këtë San Remo monumentin e figurshëm të Mike Bongiorno të përkëdhelur nga fryma e re dhe qetësia e pjekur e Fabio Fazio-s. Gazetarët me dijet dhe vizionet e tyre pozitive, projektojnë dhe shkruajnë të nesërmen e vendit dhe njerzve përreth.

    Por shpesh më ngjan melodramatike e gjitha kjo aventurë përpjekiesh mbi njëzetë vjeçare për t’i kthyer modernitetin ekranit të TVSH nga drejtuesit, duke harruar vlerësimin financiar në nivelin e tregut ndaj punonjsve të Televizionit dhe Radio Tiranës. Mendoj se duhet kthjelluar në kujtesën e kujtdo se në gjithë Evropën po aq dhe në Shtetet e Bashkuara, nuk janë këngëtarët, zyrtarët apo folësit por Gazetarët ata që përfaqësojnë Historinë e Institucionit të Medias Kombtare.


    Nga
    Andi Bica

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: “RTSH-ja si mu duk”

    Cdo gazetar apo punonjes Jo gazetar ne televizion duhet te kete te qarte qe qellimi pse eshte ngritur televizioni eshte
    1.Biznes,te krijoje te ardhura.Ky eshte qellimi dhe prioriteti nr1.Te krijoje fitime nga aktiviteti i tij .
    2.Te terheqe dhe mbaje te terhequr nje numer sa me te larte shikusish.
    3.Te informoje eshte qellimi i trete
    4.Te edukoje
    5.Te argetoje
    6.Te reklamoje, si nje taktike per te krijuar te ardhura vete si institucion si dhe ndihmuar bizneset private ne Shqiperi.
    Qe te arrish te kesh sukses si televizion,pika1 duhet te plotesosh me sukses objektivat ne pikat 2,3,4,5.6,pasi jane te lidhura ngushte
    Ne artikull thuhet
    """"""Në Televizionin Shqiptar u njoha për afro pesë vjet dhe ende mbaj lidhje miqësore me kolegë më të vjetër në moshë por jo në mendësi, që ende ndihen të pavlerësuar nga kontributet shumë vjeçare. Njohja e vjetërsisë në punë ose kategorizit i shumë pritur dhe i vendosur me formulën “të varfër, por të pastër” mu duk një formulë e papajtueshme sipas meje për mundësitë reale të RTSH si industri e medias. Praktikisht as vitet nuk janë njohur dhe as diferencimi vlerësues nuk është aspak i ndjeshëm ndërmjet kategorive prej ngarkesës e deri tek kualiteti i punës""""""
    Te vjetrit ne televizion cfare kontributi konkret kane dhene?
    Mund te kete punonjes te vjeter qe i kane dhene shume pak televizionit,punonjes medioker dhe thashethemexhij,punonjes qe bejne orarin dhe jo punen.Ajo qe count ne vleresimin e punonjesve eshte produktiviteti,volumi i punes i kryer,dhe cilesia e punes.Te dyja bashke perbejne nje kontribut me vlere,prej te cilit perfiton jo vetem televizioni si institucion por gjithe populli qe shikon tvsh-ne.Cdo te ndodhte sikur cdo punonjes ne televizion te jepte pune me cilesi jashtezakonisht te larte?
    Kjo do krijonte emisione teleizive jashtezakonisht te bukura,terheqese,informative zbavitese qe do e kenaqnin publikun.Gjithashtu cilesia e sinjalit dhe kualiteti ne ngjyra e figures do ishin ne HD.
    Per fat te keq ne tvsh kjo nuk arrihet pasi shume punonjes jane ne nivele medioker,nje pjese jane hileqare,punojne pak dhe nje pjese merren me shume me politike ne pune se sa me probleme teknike.
    ====
    Ne artikull thuhet
    """""""Pashë me habi këto ditë sesi në Televizionin Shqiptar, bëhen deklarata të fryra për sukseset tekniko- teknologjike të Televizionit Shqiptar, në fakt është krejt e kundërta ; mendoj se krahasuar me të gjitha ekranet e ndjekura, kualiteti pamor i figurës, deri tani ka qënë më i dobëti nga teknika dhe i papëlqyeri përsa i takon sinjalit tokësor, pavarsisht shtrirjes në mbarë vendin dhe pretendimeve për të ardhmen. Një motiv klasik ky pse thuajse shumë shikues vijojnë të ndërrojnë kanalin pa marrë vesh ende se për çfarë bëhet fjalë.
    ====
    Per televizionin mbase ajo cfare eshte bere nga tekniket e saj konsiderohet sukses dhe televizioni mburret publikisht per keto suksese.
    Le te supozojme qe televizioni eshte treguar i ndershem me cfare ka thene dhe nuk genjen.Ku eshte qellimi i ketyre sukseseve te publikuara nga televizioni.?
    Qellimi eshte qe ti shkoje thelle ne vesh publikut dhe publiku ta ngulise ne mendje qe NE televizioni shqiptar jemi shume serioze ne biznesin tone,
    investojme fort ne teknologji te re moderne dhe inteligjence. qe NE televizioni shqiptar jemi stacioni televiziv me i miri ne Shqiperi.Qe Ne TVSH kemi qene ,jemi dhe do jemi
    the BEST TV period..
    Me nje fjale kjo eshte nje taktike dhe reklame e tvsh-se per te terhequr shikues,per ti bere shikusit vertet te besojne qe tvsh-ja eshte the best..Mund te jete jo realiste por
    eshte e justifikushme qe TVSH ja kerkon qe te kete numer te larte shikusish.
    Nje numer i larte shikusish perkthehet ne me shume te ardhura per TVSH-ne.
    =======
    Ne artikull thuhet
    Një tjetër dukuri kërcitëse në ekranin kombtar më duken disa tituj të importuar gabim nga programet e politikës në TVSH,
    ku pa kuptuar i bëhet thirrje jo etike një debati shkatërrues, në vend të një dialogu ndërtues e paqtues si ndërmjetës të komunikimit mes publikut dhe politikës së ditës."""
    ====
    Ajo qe ke shkruar ketu eshte dhene shume bukur,por nuk duhet harruar qe televizioni eshte me shume i interesuar
    drejt situatave te bujshme,sensacionale,me dramatike ekstreme,skandaleve qe shkaktojne nje reaksion te forte ne publik dhe buzz
    (BAZZZ cdo njeri flet per te njejten ngjarje),vale thashethemesh.Keto situata televizioni i transmeton me kenaqsi pasi
    shkaktojne thrill dhe shume interes,kuriozitet ne publik.
    Pikerisht situata te tilla i interesojne televizionit ne menyre qe te terheqe shikues dhe mbaje shikusit te interesuar me ngjarje te tilla.
    =====
    Cilesia e dobet e sinjalit mund te kete si shkak edhe antenen e shikusit te pozicionuar keq,mund
    te kete lidhje me kohen e keqe,ose shume ndertesa peme qe bllokojne sinjalin dhe nuk eshte gjithmone faji dhe pergjegjsia e televizionit.
    ==========
    ne artikull thuhet
    Si qytetar dhe vëzhgues në kohë i ndryshimeve, shpresoj që nga çfarëdo planeti, burimi profesional të mbërrijnë drejtuesit e tjerë të Radio Televizionit Shqiptar të shohin përtej fasadës së institucionit apo udhëtimeve turistike përrallore nëpër skenat nordike të Eurovizionit. Në finale çdo drejtues është thjesht një kryeshërbëtor në edukimin e shijeve dhe mbrojtjen e nevojave të punonjësve dhe publikut.
    ====
    Varet se kush e merr fronin e drejtorit teRTSH-se
    Nqs drejtori eshte si turist dhe jo drejtor,qe e viziton televizionin
    rralle dhe ben turne ne vendet nordike atehere ju si gazetare shkruani
    qe ju ka ardhur ne krye te TVSH-se nje turist dhe jo drejtues i vertete.
    Drejtuesi ne televizion duhet te jete shume profesional,te jete
    model i vlerave sociale dhe etike te shoqerise.Ne televizion duhet te praktikohet
    censura ne transmetimet televizive per te filtruar dhe eleminuar,emisione,show dhe filma qe jane
    me efekt shume negativ ne publik dhe nuk mbartin asnje vlere pozitive morale.
    Drejtori duhet te beje reforme ne televizion duke larguar te pa aftet,ngaterrestaret dhe thashethemexhinjte
    si dhe njerez me moral te korruptuar.Cfare pret nga nje punonjes i korruptuar moralisht ne televizion?Vetem deme pasi
    morali i tij i degjeneruar do reflektohet ne show dhe emisione.Televizioni reflekton direkt punen dhe vlerat morale te
    punonjesve qe kane krijuar keto shfaqje dhe emisione.Nqs nje producent ne tv eshte i degjeneruar,atehere eshte ok,per ate person
    pasi ai eshte vete i degjeneruar,qe te jape emisione porno ne 9 te darkes ne tv direkt pas lajmeve,ose show me gjuhe shume te piset..
    =====
    ne artikull thuhet
    Gazetarët me dijet dhe vizionet e tyre pozitive, projektojnë dhe shkruajnë të nesërmen e vendit dhe njerzve përreth
    =====
    Gazetari nuk eshte poet dhe nuk duhet te shkruaje hartime dhe metafora.
    Fokusii gazetarit eshte te beje punen si gazetar dhe jo pune si poet, dhe jo si enderrimtar,dhe jo si vizionar,dmth te humbase mendjen ne parafytyrime te te ardhmes.
    Gazetari duhet te jetoje me momentin,duhet te jetoje me te sotmen dhe te jete me nuhatje dhe intuite te shkoje ne vende dhe ngjarje
    ku ka probleme ekonomike/sociale/politike/krime dhe ekspozoje me realizem dhe faktual keto probleme per publikun.
    Kjo eshte puna e gazetarit,nje 'whistleblower' birbil i problemeve dhe negativitetit ne shoqeri/ekonomi dhe politike.
    ====
    Ne artikull thuhet
    Në finale çdo drejtues është thjesht një kryeshërbëtor në edukimin e shijeve dhe mbrojtjen e nevojave të punonjësve dhe publikut.
    ==
    Paske shkruar si Edi Rama,Per Edi Ramen te jesh kryeminister/kryetar partie do te thote te jesh kryesherbetor i demokracise dhe sherbetor i popullit
    qe nuk eshte gje tjeter vecse nje metafore cinike dhe ska asgje te vertete dhe reale ne te.Kush eshte vertet budalla e merr si te vertete qe Edi
    eshte kryesherbetor dhe harron qe kryesherbetori na paska mercedez,na mban takime,dreka dhe darka me Toni Blerin,etj.
    EdiRama e ka thene ate duke menduar qe kjo deklarate dopelqehet shume nga populli dhedo rritet dashuria e popullit lol per Edin
    Eshte taktike Enveriste qe per fat te keq deshtoi.
    Edi Rama eshte realisht nje drejtues,nje lider dhe jo kryesherbetor.
    Edhe drejtori iTV-se nuk eshte sherbetor,eshte drejtues qe udheheq sipas metodave te tij dhe fale bashkepunimit delegon problemet te vartesit
    per tu zgjidhur ne kohe,kontrollon dhe organizon aktivitetin dhe suporton punonjesit me autoritetin dhe influencen e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-10-2013 më 00:04
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    abica (26-10-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •