Relativisht e thjeshte per ta "hedhur poshte" kete "argument"...
As shteti me i avancuar, ku funksionon ligji shume mire, nuk eshte ne gjendje te garantoje realizimin dhe zbatimin e plote te te drejtave dhe obligimeve te parapara me ligj dhe rregullore perkatese, lere me nje religjion qe ne hapesiren tone parmisht nuk ka asnje kompetence dhe fuqi per te vendosur dicka te tille.
Ne rastin konkret ka dallim jashtezakonisht te madh ne mes te normave te shkruara, te cilat ne rrethana dhe kushte ideale (p.sh. aty ku sheriati do te zbatohej dhe funksiononte ngjashem me ligjin ne shtetet me te mira) do te garantonin deri ne nje mase realizimin dhe zbatimin e drejte te normave perkatese, dhe realitetit ku femra (gruaja) ne shumicen absolute te rasteve eshte absolutisht e diskriminuar dhe shpesh e rrezikon edhe jeten nese kerkon vetem peraferisht ate per cfare teoretikisht ka te drejte.
Percaktues jane njerezit dhe institucionet e tyre, jo norma te shkruara apo jo, te cilat ne rastin konkret ne shumicen e vendeve tona nuk jane te detyrueshme por vullnetare. Edhe atje ku siperfaqesisht duket se jane te detyrueshme dhe te zbatueshme, realiteti ben qe femra (guaja) ne shumicen absolute te rasteve te pesoje, ndonjehere edhe me jete.
Nuk eshte rastesi qe ligjet dhe normat e njejta (te shkruara) ne vende si Zvicra, Norvegjia, Austria, Finlanda etj. realizohen dhe zbatohen ne mase shume me te larte se p.sh. ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Turqi apo ndonje shtet tjeter te ngjashem. Jo pse njerezit nuk dine t'i lexojne dhe kuptojne ligjet, po sepse rrethanat, kushtet, mentaliteti, kultura...realiteti ne pergjithesi eshte i tille qe pamundeson realizimin dhe zbatimin minimal te ligjeve te caktuara.
Vetem fakti qe ne islam resp. ne disa vende islamike femra (sistematikisht) detyrohet kunder vullentit te saj te martohet me personin X apo Y, ndonjehere edhe me burrin qe ka edhe gra tjera, qe te mbulohet etj., do ta zhvleresonte gati plotesisht "argumentin" tend per te drejten e "divorcit", nese teoretikisht permbushen kushte te caktuara, te cilat pastaj duhet te miratohen edhe nga meshkuj te indoktrinuar etj.
Perrallat tua nga 1001 nete nuk kane pothuaj asgje te perbashket me realitetin e shumices absolute te njerezve real, lere me me realitetin tone ne Europe.

Ja nje shembull konkret:
Krijoni Kontakt