Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    26 tetor 1987 Mrekullia qe vertetoi mbiemrin e Shen Dhimiter Mirovlitit

    Emri:  Αγιος   Δημήτριος 1 [1] &#.jpg

Shikime: 604

Madhėsia:  109.9 KB
    Ishte 26 tetor, 1987. Ora ishte rreth 10:00 e mbremjes. Qyteti ishte duke festuar kujtimin e Shen Dhimitrit, dhe clirimin nga pushtimi osman prej rreth 500 vjetesh.

    Kisha e Shen Dhimitrit i kishte dyert e hapura dhe pasi vazhdimisht vizitohej nga nderuesit, te cilet ishin pergjunjur para lipsanit te argjende te kasketes te Mirovlitit. Ne ate moment nuk ishin me shume se 30 deri 40 vete ne kishe. nje rreth prej dhjete grashe ishin perballe lipsanit, duke kenduar Paraklisin e Shenjtorit. I vetmi klerik i cili ishte pjesmarres, ishte dhiakoni i ri i sapo veshur me dhiakoneshen, gruan e tij.

    Ne ate kohe drejtuesi i kishes dhe sot mitropoliti Pandeleimoni i Beroise, Nauses dhe Kampanias, kishte njoftuar qe ta prisnin pasi ishte duke ardhur. Papritur grate qe po kendonin paraklisin filluan te bertisnin. Dhiakoni shpejtoir per tek grate, i shqetesuar, kur ato i treguan atij kasketen e shenjtorit.

    Lipsani ishte zhytur ne nje mirro vaji (ne themi mirro pasi aroma e saj ishte e pakrahasueshme). Dikush mund te thoshte me siguri se ishin hedhur dy kova me leng aromatik (perdora fjalen "kove" per te kuptuar sasine e mirros qe rreshqiste poshte ne mbulesen e xhamit te kasketes se argjente te mbishkrimit te stampuar "I Madh"). Dhiakoni per momentin ishte i habitur: Shenjtori ishte duke cliruar mirro! Pa asnje dyshim te gjithe ne kete mrekulli, ndiheshin ne nje gjendje gezimi, surprize dhe ekzaltimi. Ai vrapoi dhe filloi te fshije me pambuk mirron e cliruar nga xhami i lipsanit dhe pjese te pambukut me arome te kendshme ia shperndau pelegrineve.

    Ai fshinte mirron dhe ajo nuk pushonte, por mbajti te njejten sasi burimi, pa asnje burim te dukshem. Vecanerisht, nje fakt beri pershtypje: me nje pjese te madhe pambuku ai fshiu mirorn ne nje pjese te lemuar te kasketes. Pambuku fshiu mirron, si te fshish xhamin me nje rrobe te thate, duke meshuar mire dhe duke hequr avullin qe egziston mbi te.

    Nje grua fshiu me shputen e dores mbi pjesen e lipsanit qe sa ishte fshire. Dhiakoni, me cudi, pa doren e saj te njomur me vaj miroje te verdhe. Nderkohe aroma u shpernda dhe jashte kishes nga dyert e hapura te kishes ne rrugen e Shen Dhimitrit, duke terhequr njerezit te cilet u futen ne kishe per te pare se cfare po ndodhtedhe nga vinte kjo arome me mrekullueshme. Te gjithe u perkulen para kasketes se lipsanit te Shen Dhimitrit, i cili nuk ishte vendosur ne varr ( ai nuk eshte ndertuar ende), por perballe ikonostasit.

    Mrekullia e kendshme nuk mbaroi aty! Pelegrinet vune re se te gjitha ikonat e kishes, kudo ndodheshin, ne vendin e shenjte ose kishe, leshuan mirro. Ne te vertete, dhiakoni pa pelegrinet te marrin fasuleta dhe te fshinin xhamat mbrojtes te ikonave te kishes nga te dyja anet e xhamit, brenda dhe jashte.

    Permasa e mrekullise nuk linte dyshime. Ne nuk mund te kuptonim cfare ishim duke pare. Ishte si nje enderr ne mes, por ne e jetuam ate! Ate ne e prekem me duart tona, ne e pame ate me syte tane, ne e nuhatem ate me shqisat e nuhatjes! Ne nje kohe te shkurter aty u formua nje varg njerezish me lot ne syte e tyre duke nderuar kasketen e Mirovlitit, i cili tregoi pse e quanin keshtu. Ndersa atje erdhi ne kishe kryeprifti dhe klerike te tjere. Ata hapen me celes mbrojtesen e kasketes dhe nxorren lipsanin e shenjte te shenjtorit mbrojtes te Selanikut. Mes aromes se mrekullueshme, ishte nje parfum i vecante i lipsanit te shenjte.

    Aroma e mrekullueshme e miros ishte e ndryshme dhe e dallueshme nga parfumet. Mitropoliti Pandeleimon Krisofakis i Selanikut, e mbeshteti mrekulline e miros se leshuar nga Shen Dhimitri faktit se ate mbremje, ne ceremonine gala ne Universitet per lirimin e Selanikut, folesi kryesor injoroi ne fjalimin e tij plotesisht shenjtorin dhe nuk e permendi fare ate. Shen Dhimitri foli duke leshuar miro per te treguar se kurre nuk e ka lene qytetin e Selanikut. Keshtu tani ai eshte gjithmone prezent, dhe kjo eshte cfare e cliroi qytetin nga skllaveria dhe termetet, por ankohet kur qytetaret e selanikut jane jo falenderues dhe te larguar nga Krishti dhe nga shenjtoret e Tij

    24 vjet kane kaluar qe atehere. Une isha dhiakon i kishes, dhe tani nje prift ne Selanik, dhe une i shkruaj fakte si i kujtoj. Ai moment ishte si te jetoje nje mister, une nuk mund ta pershkruaj dot cfare ndjeva! Gezim, surprize, ekzaltim, entuziazem... Une nuk mund ta percaktoj qarte. Gjithashtu, ishte ngjarje e forcimit te besimit qe na mbush ne me gezim, shprese dhe ndjenjen e prezences se Krishtit dhe shenjtoreve. Besimi yne eshte "I gjalle".
    At Kristo Kiotos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-10-2013 mė 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •