Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Në emër të shtetit apo në interes të individit?

    Në emër të shtetit apo në interes të individit?

    Besart Kadia

    Zhvendosja e përmasave biblike të qytetarëve jashtë vendit, ndërtimi i shtëpive pa leje, të shoqëruara nga një sy qorr ishtetit për të shmangur konflikte sociale duket sikur më në fund do i përkasin të shkuarës, pasi po shpresohet për një rol rregullator e të paanshëm të shtetit për të mirën dhe mirëqenien publike. Pikërisht në këtë moment një dilemë e madhe po kaplon shoqërinë shqiptare këtë vjeshtë të vitit 2013.

    Vështirësia fillon në çastin që ne jemi akoma një shoqëri që nuk mundemi të përcaktojmë qartë atë se çfarë kuptojmë me mirëqenie publike apo se cilat institucione do të mbrojnë paanshmërisht të drejtën apo interesin publik kur individi e cenon atë. Por ne në këto 22 vite dimë lehtësisht të përcaktojmë se çfarë do të thotë interes dhe mirëqenie private. Në këtë kontradiktë ndodhen shumë vende të cilat janë në tranzicion dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Por në këtë rast kur akoma nuk kemi ndonjë ndryshim të sistemit gjyqësor, të ligjeve mbi urbanistikën, për korrupsionin etj., a mundet të themi se shteti ka arritur të jetë i saktë në interpretimin e tij se prishja e ndërtesës me dinamit para Fakultetit të Ekonomisë i ka shërbyer për së mbari të mirës publike në kurriz të individit që kishte shpenzuar 200 mijë euro në atë ndërtesë?

    Në rast se mendojmë se shteti kishte të drejtë për ta prishur, a mundet kjo shoqëri të shtyjë më shumë, paanshmërisht debatin, nëse ishte në interes të publikut shkatërrimi me dinamit i kësaj ndërtese? A janë këto kosto të shembjes të vlefshme për t’u paguar nga shoqëria, pasi dihet se në vendimmarrje publike mendohet dhe për kostot e padukshme ose indirekte. Kështu, për shembull, pesë orë që trafiku u bllokua dhe që shoferët ishin në radhë duke pritur për të shkuar në punë të tyre ekonomike e familjare, a mundemi të marrim parasysh dhe koston e naftës individuale që për mijëra makina dhe në mijëra lekë përbëjnë kosto të lartë shoqërore? A duhet gjithashtu të marrim parasysh koston e dëmtimit të lokalit në anë të ndërtesës pa leje? A janë këto kosto shoqërore, sociale, pra makina për orë të harxhuara në trafik, dëmi personal i familjes në 200 mijë euro, dëmtimi i një ndërtese tjetër private, policë të shumtë që siguruan krehjen e zonës etj, më të vogla se përfitimi që kemi patur në emër të së mirës publike?

    Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje dhe për ta mbajtur nën mbikëqyrje çdo vendim të shtetit, do të duheshin institucione të pavarura që interpretojnë ligjin dhe ekonominë drejt dhe që në vendimmarrje janë përfshirëse të gjithë interesave në shoqëri. Ndërtimi i institucioneve të shtetit të së drejtës, të cilat janë ato që garantojnë sipas Acaemologut në librin e tij “Përse dështojnë shtetet”, institucione politike dhe ekonomike që “çlirojnë, fuqizojnë dhe mbrojnë potencialet e çdo individi për të qenë inovatorë në sipërmarrje, për të investuar dhe që për t’u zhvilluar do të kenë dhe rritje ekonomike. Ky interpretim i shoqërisë për të ndërtuar kushtet e nevojshme të zhvillimit personal kthehet pas në kohë deri në filozofinë greke si Eudanamia, e cila ishte thelbësore në garantimin e lirive individuale për të “lulëzuar”. Kështu, a është shoqëria shqiptare në gjendje dhe e gatshme që të fillojë formalizimin e saj në kurriz të një familjeje që ishte në proces legalizimi dhe që mundohej të zhvillonte investimin e saj privat në kushtet e institucioneve tranzitore? A duhet të solidarizohet shoqëria shqiptare me shtetin, me të mirën publike, çfarëdo që ajo nënkupton? Apo me atë familje shqiptare, që ngjason për nga mënyra e investimit me formën që mori investimi familjar këto 20 vite?

    A mundet të themi që institucionet politike sot në Shqipëri janë përfshirëse dhe përfaqësojnë drejt interesat e çdo individi në shoqëri pavarësisht prejardhjes së tij, ngjyrimeve politike, arsimit, profesionit etj? A ndjejnë shqiptarët se shteti ka institucione që shtyjnë investimin privat dhe për këtë nuk do të ketë kosto të mëtejshme?

    E teksa sistemi gjyqësor nuk ka ndryshuar dhe shteti me fuqinë e tij politike merr vendime në emër të së mirës publike, vjen ndërmend një rast i ndodhur javën e shkuar në Iran. Atje, një 34-vjeçar në varfëri vendosi të bëhej trafikant droge. Autoritetet me interpretimin e tyre strikt të ligjit vendosën ta dënojnë me varje, pasi droga nuk shkon me ligjet e shtetit mysliman. Pas 12 minutash me ajrin e munguar nga shtrëngimi i litarit në fyt, doktori e deklaron të vdekur. Në morg, të dyja vajzat e vogla bashkë me nënën shkojnë ta qajnë babain e tyre që u mundua të bëjë pasuri dhe një shtëpi më të mirë për to. Por Zoti është i madh pasi ai ishte akoma gjallë. Me siguri do ta falin babain tonë pas kësaj ndërhyrjeje hyjnore, menduan. Por jo… shteti po e kuron për ta varur sërish…Ndërkohë po dje, kur një qytetar pretendonte se ishte në të drejtën e tij në ndërtim dhe në pritje të mbrojtjes nga gjykatat, shteti vendosi të demonstronte fuqinë e padiskutueshme për të prishur një ndërtesë pesëkatëshe, por pa marrë parasysh ndërhyrjen hyjnore në mbrojtje të pronës private.

    *Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Në emër të shtetit apo në interes të individit?

    Ndertesa 5 kateshe na paska qene me leje keshtu?! Kush ja dha lejen? Sa qajne demokratet pse me ne fund po zbatohet ligji.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Për: Në emër të shtetit apo në interes të individit?

    Ku kemi te bejm me abuzime kostoja per denimiin e tij eshte fryt i nje rregulli te paster shoqeror. Nese nje person bene nje vrasje me gjakftohtesi dhe me vetedije ne menyr te paskrupullt eshte detyre e shoqeris ta denoj ne menyr te civilizuar dhe jo ne menyre barbare. Pra dmth qe mund te zbatohen dy vendime ai i burgimit te perjetshem dhe denimi kapital (i vdekjes) Por ne kohe moderne dhe ne kultura te zhvilluara shoqerore drejtesia gjithmon ka kosto te larta. Kjo qe paraqita eshte nje shembull, principi dhe drejtesia duhen paguar, prandaj mos te permendim kostot per te sheruar nje semundje te keqe sic eshte ai i ndertimeve abuzive
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •