Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    ne jemi vertt popull i q... ne tru nga Politika
    po lexoja ne komente(gazetash) qe shahet saliu e shahet edvini po kaq njerz ***** paskemi qene aman
    pun fmish,qe kan gjet nji pc e kan msu me komentu ne gazeta,s'ja vlen mu marr me ta..

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    pun fmish,qe kan gjet nji pc e kan msu me komentu ne gazeta,s'ja vlen mu marr me ta..
    s bahen komente politiket ne nje teme kaq tragjike po duhet me ken njeriu i pa shpirt fort

    tashi mora tim ate ne tel ne Spital po sma hap tel kam frike se mos ndoshta ai shkrimi i gazetes po bahet realitet
    e tmerrshme
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #23

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Aksidente te tilla ka pothuajse cdo dite. Nuk mesojme asnjehere nga gabimet.

  4. #24
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Aksidente te tilla ka pothuajse cdo dite. Nuk mesojme asnjehere nga gabimet.
    meqe jeton ne Itali e di shum mire sa te rinj aksidentohen ne fundjave.

    drite pacin djemte

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Eshte tragjedi e vertete kur djema kaq te rinj humbin jeten ne aksidente rrugore. Ne shqiperi duhet me ne fund te ndryshojme per sa i perket levizjes ne rruge.

  6. #26
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Shiqoni lajmet e perditshme, ska dite qe nuk vritet ndokush ne ndeshje automobilistike.

    Publikuar: 02.11.2013 - 16:23
    Pejë, 2 nëntor – Bilanci i një aksidentit të rëndë të trafikut në afërsi të Pejës është dy të vdekur dhe dy të plagosur. Si njofton zyra e informimit të policisë rajonale në Pejë, aksidenti ndodhi sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, kurse me pasoja fatale përfunduan Mërgim H. (1990), nga fshati Carallukë i Malishevës, dhe Ilir M. (1979), nga


    Fshati Llashkadrenoc, komuna e Malishevës.

    Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë një veturë “VW”, i drejtuar nga K. M. (1990), si dhe kamioneti i tipit “Mercedes”, drejtuar nga Xhelal S. (1983) nga fshati Lip, komuna e Pejës.

    Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës (mjegulla), i cili hyri në tejkalim dhe pastaj u përplas me pjesën ballore të anës së djathtë të kamionetit.

    Në këtë aksident janë lënduar shoferi i kamionetit Xhelal S.(1983), udhëtari në kamionet Sami B. (1984), si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Shikimin e vendit të ngjarjes me autorizimin e prokurorit të shtetit e kanë kryer hetuesit e Njësitit Komunikacionit Rajonal DRP Pejë.


    Hyn ne tejkalim te vetures ne kushte te renda atmosferike, ne kete rast mjegull. Nuk ka rendesi se cka ke ne korsine tjeter, a kamjon, apo kombi bus, apo motociklete, kryesorja eshte me mrri 10 minuta me heret ne cak, a del gjalle a jo nuk ka rendesi
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 04-11-2013 më 18:23

  7. #27
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Publikuar: 02.11.2013 - 10:56
    Gjilan, 2 nëntor - Valon Ajeti (1984) nga Gjilani ka humbur jetën aksidentalisht të premten rreth orës 23:00. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar prokurori i rastit Shqipton Fazliu.

    Fazliu tha se dyshohet që viktima ka dalë nga rruga me automjetin e tij në dalje të fshatit Bresalc dhe ka goditur shenjat e komunikacionit dhe disa shtylla. “Nuk ka të dyshuar sepse vdekja është aksidentale”, tha Fazliu.

    Ajeti ka qenë cigareshitës dhe një djalë shumë i adhuruar nga të gjithë qytetarët e Gjilanit. Gjatë luftës atij i është djegur shtëpia nga forcat serbe, kurse që nga paslufta ka mbajtur familjen.

  8. #28
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Publikuar: 03.11.2013 - 09:30
    Kukës, 3 nëntor - Një aksident i rëndë ndodhi në orët e vona të së shtunës, pak përpara mesnatës në Rrugën e Kombit, në segmentin Kolsh–Kukës, ku humbën jetën 3 persona që udhëtonin me një kamionçine me targa kosovare.

    Policia bëri të ditur se 2 prej viktimave janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

    Ata janë babë e bir, Idajet e Bashkim Shpata nga Fshati Shën Mëri i Kukësit si dhe Dem Saraçi nga fshati Kryemadh, transmeton TCH.

    Autoritetet thanë se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë që solli si pasojë humbjen e kontrollit të automjetit.

    Kamionçina u përplas me trafikndarësin, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre viktimave.

    Pas aksidentit u bllokua për disa orë segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Kukës.


    Me djalin e vet te ri nget veturen ne shpejtesi te madhe. Vret veten dhe birin e tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 04-11-2013 më 18:22

  9. #29
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shkodër: Humbin jetën 4 të rinj në një aksident automobilistik

    Publikuar: 03.11.2013 - 14:47
    Ulqin, 3 nëntor - Autobusi i Agjencisë nga Prishtina “Saba group”, i cili qarkullon në në relacionin Prishtinë-Linc, për arsye të panjohura deri tani, sot në ora tre të mëngjesit ka goditur në murin prej betonit në bulevardin në Budva, dhe për pasojë ka kaluar në korsin e kundërt, transmeton portali UL-info.

    Autobusi në të cilin ishin rreth 30 udhëtarë, kryesisht njerëz të rinj në moshë, është nisur në udhëtim drejt Italisë dhe Zvicrës.

    Asnjëri nga udhëtarët nuk është lënduar në aksident. Ato nuk e kujtojnë momentin e aksidentit, sepse, kryesisht, të gjithë flinin. Hetimi për këtë aksident është në vijim.


    Kjo do te mund te shndrrohej ne tragjedi kombetare, me 30 udhetare ne bord nget veturen sigurisht pa kurrfare pergjegjesie. Ose ka qene shpejt ose ka qene pa gjum. Ne perendim shoferi se paku duhet te kete 10 ore e me shume gjum para se te ngase autobusin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 04-11-2013 më 18:21

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •