Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Emërimet politike, Nikolla shkarkon 59 punonjës në arsim

    TIRANE-Ministria e Arsimit ka shkarkuar 59 punonjës në arsim mes të cilëve 12 drejtorë të drejtorive arsimore rajonale në vend duke zgjidhur përfundimisht me ta kontratat e punës.

    Në një deklaratë për mediat, ministrja Lindita Nikolla ka deklaruar se shkarkimet erdhën pas inspektimit që u krye për emërimet politike të bëra në institucionet arsimore pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

    “Në vetëm 26 shkolla të monitoruara konstatuam se 119 mësues ishin të emëruar mbi normën e përcaktuar.

    Gjenerata e re e shqiptarëve nuk meriton një sistem arsimor që menaxhohet nga drejtorë e specialistë që nuk kanë arsimin e duhur”, është shprehur Nikolla.

    Nisur nga rekomandimet e grupit të inspektimit të bazuara në gjetjet e këtij procesi, janë marrë masat disiplinore: “zgjidhje e menjëhershme e kontratës për 59 persona të implikuar në shkelje të hapur të ligjit”, përfshi 12 drejtues të DAR-ve, “vërejtje me paralajmërim” për 13 punonjës; “vërejte” për 5 punonjës”, tha Nikolla.

    Znj.Nikolla ka deklaruar se po këtë janë do të nisin procedurat për konkurimet e

    drejtuesve të shkollave.

    “Sot lajmërojmë fillimin e procedurave të konkurrimit, sipas dispozitave ligjore për pozicionin e Drejtor në Drejtoritë Arsimore Rajonale në të gjitha qarqet e vendit. Gjithashtu nis sot fillimi i fundit të militantizmit dhe korruptimit të shkollës përmes emërimesh pa kriter gjatë gjithë këtyre viteve”.

    Nikolla sqaroi se, “lajmërimet për konkurimet do të bëhen në shtyp dhe në faqen online të MAS.

    Seleksionimi do të bëhet duke u bazuar në kritere të qarta të shpallura publikisht dhe në transparencë publike të plotë.

    Do të ketë 13 finale publike mes 3 deri në 5 kandidatë, përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga personalitete të arsimit”, u shpreh ministrja Nikolla.

    Lajmi i fundit
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Emërimet politike, Nikolla shkarkon 59 punonjës në arsim

    ec perpara shoqja nikolle..
    kusur mos lë..
    hiqi gjith mesuesit qe nuk njohin edver rucin per baba.. e per mama mime kodhelin e arte daden..

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Emërimet politike, Nikolla shkarkon 59 punonjës në arsim

    Nikolla shprehet emerimet politike pas 23 qershorit.
    Kjo te len te kuptosh qe shkarkimi i drejtoreve te drejtorive
    rajonale ka motive politike.Drejtorat jane shkarkuar pasi eshte
    marre vesh dhe verifikuar qe ato jane anetare dhe
    simpatizante te demokratikes.
    Thuhet qe shkarkimet kane ndodhur pasi eshte shkelur ligji
    dhe keto persona nuk kane pasur arsimin e duhur.Kjo deklarate
    duhet te jete me transparente.Se pari duhet te jepen ne publik
    emat epersonave te shkarkuar.Se dyti te behen publike ne internet
    rezumete e ketye personave.nqs kualifikimii tyre professional I shprehur ne rezume
    perputhet me kerkesat qe ka ajo pune per aftesi dhe kualifikim atehere shkarkimi
    ka vetem motive politike dhe s'ka te beje fare me aftesite e tyre profesionale dhe kualifikimin.
    Vazhdohet me te njejtin mentalitet si ne partine demokratike"Te emerojme ne
    pushtet simpatizantet dhe anetaret me fanatike te partise tone".
    Keshtu ka bere partia e Enverit,keshtu ka bere demokratikja dhe te njejten gje po ben tani edhe socialistja.
    Duket me shume si uzurpim partiak pushteti se sa nje reforme konstruktive per te bere progres ne arsim.
    Ministria e arsimit me ne krye Nikollen si dhe pushtetaret aktuale politike dhe shteterore duhet
    te heqin dore nga mentalitete partiake,ne paragjykime dhe bindje politike ne caktimin e kandidateve ne pushtet.
    Ajo qe ka peshe dhe vlere per gjithe kombin eshte kualifikimi profesional,aftesite personale te komunikimit,etika e punes
    kompetenca teknike e kandidatit,eficienca,ndershmeria ne pune dhe te mos merret parasysh fare se
    cilen parti ai mbeshtet dhe ka simpati.Nqs Nikolla dhe kompani kerkon te beje vertet nje reforme te dobishme ne arsim
    ajo duhet ta filloje me kontrollin e plote te rezumeve te te gjithe mesuseve dhe te behet vleresim.
    Nga vleresimi te percaktohen kush jane komplet pa arsimin e duhur dhe te hiqen nga puna.
    Per punonjesit e vjeter,mesusa qe kane mbaruar universitetet para vitit 2000,te organizohet nje program I rikualifikimit te tyre pas universitar,qe keto punonjes te rifitojne njohurite me te fundit te shkences,teknologjise,shkencave sociale,artit etj
    Mesuesat qe kane mbaruar universitete para vitit 2000 jane shkolle e vjeter dhe duhet te rikualifikohen.
    Njohurite e reja do i bejne update bagazhit te tyre intelektual.
    Njohurite e reja ti kalohen studenteve ne shkolla me libra,leksione,teste, pune laboratori,provime.
    Hapi I dyte nga Ministria eshte pajisja e gjithe shkollave te mesme dhe universiteteve me libra te rinj te krijuar ne vitin 2012 shkollore teknike shkencore me informacionin me te ri me metodat me moderne dhe aplikacionet qe perdoren sot ne shkence teknologji,informatike,art etj
    Hapi I trete eshte pajisja e shkollave me kompjutera te rinj te fuqishem me procesora Intel 4 ku te mesohet cdo gje me kompjuter.
    Kompjuteri lehteson shume me kalkulime ndihmon shume me grafika, ilustrime per temen qe diskutohet si dhe ka nje precizion matematik perfekt.
    Ate pune qe e ben, e ben shume sakte.Kjo do I ndihmoje shume nxenesit te zhvillojne aftesite,te kuptojne me mire,te jene te prirur per te bere pune me shume cilesi te larte.So, nxenesi fale teknologjise dhe te mesuarit nga mesues kompetente do dalin nga shkolla shume te afte per te bere pune te mire.Eshte shume e rendesishme qe 100 perqind e mesusave te jene te kualifikuar teknikisht dhe te bejne update njohurite me kurse pas universitare ne mbremje,apo sezon vere.
    ===
    Thuhet ne artikull qe drejtoret e rinj rajonale do zgjidhen nepermjet nje jurie, qe eshte gabim.Do caktohet juri per kete pune?Cfare eshte kjo?Ndonje show Amerka got talent?Apo konkurs tjeter?
    I vetmi kriter I zgjedhjes duhet te jete I mbeshtetur ne cilesite e rezumeve te kandidateve dhe intervistat e tyre me goje per te kuptuar aftesite e tyre ne komunikim.
    Nga studimi i rezumeve ai kandidat qe ka sfondin arsimor qe duhet dhe aftesite profesionale qe duhen I jepet shansi per interviste.Nqs kandidati ne interviste
    reflekton aftesi shume te mira ne komunikim,zgjuarsi llogjike,shkathtesi mprehtesi atehere i jepet puna.Se cilen parti ai pelqen,i perket,eshte anetar,eshte fanatik
    nuk ka rendesi.Rendesi ka aftesite dhe profesionalizmi per ta bere punen sic duhet.
    Nuk ka nevoje per Juri.Ajo qe ka rendesi eshte qe rezumete te studiohen dhe skanohen nga nje person qe eshte profesionist qe aktualisht
    punon drejtor drejtorie qe eshte kopetent I afte me pervoje dhe qe ka arsimin e duhur.Ky person do analizoje rezumete dhe zgjedhe kandidatet per interviste
    dhe nga intervista do diktoje menjehere se kush ka aftesite profesionale dhe qe mund ta beje punen.
    Eshte gabim qe te studiohen rezumete dhe intervistohen kandidatet e nga persona qe nuk kane njohuri ne aftesite qe kerkohen per drejtor.
    Me fjale te tjera ,do ishte gabim qe rezumete e paraqitura nga disa kandidate inxhinjere kimiste te studioheshin dhe analizoheshin nga
    shefja e kuadrit te nje firme qe nuk din asgje nga inxhinjeria kimike.Ne kete rast per inxhinjeret kimike qe kane paraqitur rezumete duhen
    skanuar rezumete e tyre per kualifikim dhe aftesi profesionale nga nje inxhinjer i vjeter kimist qe punon ne firme i cili me pervojen e tij
    mund te arrije te diktoje se cili kandidat ka cilesite me te mira ne rezume si dhe kuptoje nga intervista se kush eshte inxhinjeri me njohuri me te mira
    dhe me i afti krahasuar me te tjeret.Kjo ndihmon qe te marresh ne pune ekzakt personat qe duhen per ate pune.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 22-10-2013 më 20:10
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •