Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 98
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,217
    Postimet në Bllog
    22

    Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombëtare

    Pranë rrugëve. Rrezikojnë prishjen 30 mijë ndërtime pa leje

    Pas urdhrit të Kryeministrit për lirimin e rrugëve nacionale zbulohet shifra e banesave që rrezikojnë të shemben nga Ndërtimorja.

    Çfarë do të ndodhë pas deklaratave të qeverisë për lirimin e rrugëve kombëtare nga objektet informale.

    Ndryshimet në Kodin Rrugor “shpëtuan” vetëm një pjesë.

    Janë rreth 30 mijë ndërtime që rrezikojnë të prishen, për shkak se janë të ndërtuara në afërsi të rrugëve kombëtare. Burime nga ALUIZNI bënë të ditur për gazetën se janë me mijëra ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore. Tashmë procesi i legalizimit ka mbetur pezull, për shkak se do të bëhet një evidencë e situatës së ndërtimeve informale, pjesa që do të kalojë për legalizim dhe ajo që do të jetë në detyrat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik. Kryeministri Edi Rama tha pak ditë më parë se shtëpitë që janë ndërtuar nga ana e banorëve, do të jenë pjesë e procesit të legalizimit, ndërkohë që ato ndërtime që kanë shkelur çdo parametër, do të trajtohen me një tjetër ligj. “Lirimi i brezave mbrojtës të rrugëve kombëtare, por edhe i gjithë trasesë së hekurudhës Tiranë-Durrës, ku po ndodhin gjëra të paimagjinueshme, sipas parashikimit të Kodit Rrugor të legjislacionit përkatës, si dhe garantimi i brezave të rezervuar për këto dy kategori të rrjetit të transportit kombëtar, janë objektiv i yni”, tha Rama.
    Shifrat
    Nga hapja e procesit të legalizimit në fazën e parë paraqitën vetëdeklarim 270 mijë të interesuar, nga të cilët u pranuan vetëm 240 mijë, ndërsa 30 mijë të tjera u lanë jashtë, pasi kishin probleme me dokumentacionin. Me një valë të dytë legalizimesh qeveria përfshiu gjatë këtij viti edhe 100 mijë ndërtime të tjera, të cilat ishin ndërtuar pas vitit 2006 dhe, nga ana tjetër, futeshin në legalizim pas ndryshimeve në Kodin Rrugor dhe në ligjin për legalizimin për distancën që duhet të ruanin nga rrugët kombëtare. Opozita e atëhershme, qeveria e sotshme, votoi pro legalizimit, por për shtëpitë. Tashmë dy janë problemet e radhës që hasen pas përfshirjes në proces se 370 mijë ndërtimeve: e para që ka ndërtime në këtë kategori që paraqesin probleme dhe që për efekt të mosplotësimit të kushteve tekniko-ligjore do të mbeten jashtë dhe, nga ana tjetër, përgjatë dy viteve të fundit dhe sidomos vitit 2013 ndërtimet informale pësuan një rritje tjetër. Vrullin e ndërtimit në pallate brenda në qytete e kishin edhe ndërtimet e tjera përgjatë rrugëve. Nxitimi lidhej ngushtë me synimin për t’u përfshirë në legalizim. Tashmë, shifra e frikshme prej 30 mijë ndërtimesh duket se do të jetë edhe pjesa kryesore e axhendës së qeverisë dhe Task-Forcës.

    NERTILA MAHO

    Panorama

  2. #2

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    Shpresoj mos jene vetem llafe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    jane shume ndertime per tu prishur keto qe jane afer rrugeve jane vetem nje pjese. eshte cmenduri te mendosh se sa ndertime pa kriter jane bere por eshte akoma me cmenduri te mendosh se keto do te mund te prishen te gjitha. prishja e tyre do te linte jashte te pa strehe shume familje pasi ketu sbehet fjale per shtepi bosash dhe hotele ne bregdet por pergjithesisht shtepi njerez halexhinj sidomos ata afer rruges hekurudhore..
    keshtu qe mbetet problemi dhe pyetja "cfare do te bej shteti me keta njerez?!!" sepse gjithsesi keta prape problem i shteti mbeten. per mendimin tim nje prishje e tille dhe e menjhershme do te ishte katastrof. rregullimi dhe prushja duhet te vije gradualisht hap pas hapi dhe nuk mund te behet brenda disa muajsh apo edhe brenda disa vitesh, mund te duhen dekada deri ne fund.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    milloshevici ne 1999-en dogji 20 mije shtepi shqiptaresh. Edi rama kerkon te prishe 30 mije. Le ta provoje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    milloshevici ne 1999-en dogji 20 mije shtepi shqiptaresh. Edi rama kerkon te prishe 30 mije. Le ta provoje.
    ky po qe eshte krahasim alla berishian

    cdo koment i kujdo do ishte i kote
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    milloshevici ne 1999-en dogji 20 mije shtepi shqiptaresh. Edi rama kerkon te prishe 30 mije. Le ta provoje.
    ti duhet te jesh nje IDIOT i pa pare ne kuptimin e plote te fjales,te gjitha cka shkruan ne kete forum gjera kot,pa lidhje,idiotlleqe,a te ka pare doktori ndonjehere? apo shkruan nga ndonje ne spital??jam kurjoz te di se ca moshe ke..llogjika tek ti nuk ekziston

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    Vjen era shtet!!!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    te gjithe ju qe ju qe rrini me qera tek te tjeret kerkoni qe shteti te prishe shtepite e ndertuara me shume lodhje. po u prishen keto shtepi atehere do rritet cmimi i qirase, po ashtu edhe i shitjes.
    me llogjiken tuaj nuk shkohet as ne WC.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,217
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    Bravo Rama!

    Vetem vazhdo keshtu, se kur te nxjerresh 120,000+ veta ne rruge e ne qiell te hapur nga keto prishje ndertimesh pa leje, keta do te mblidhen grup, e do vine te te falenderojne e puthin ne balle para kryeministrise ne Tirane, per kete nder te madh qe u bere.

    Kur te mbarrosh me shtepite pa leje anes rrugeve nacionale, fillo edhe shkaterrimin e gjysmes se ndertimeve ne Tirane, prishi pallatet e ndertuara pa leje, dhe nxirri te gjithe ata qe i kane blere ato apartamente pa hipoteke ne rruge.

    Te na rroje shteti shqiptar, pa shqiptaret le te vdesin!

    Te na rroje sa malet edhe qeveria qe nuk ia kalon njeri per te shkaterruar!

    Albo

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    KORCARI 2 (22-10-2013)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Vendimi i qeverisë Rama: Të prishen 30 mijë ndërtime pa leje anës rrugëve kombët

    Keshilli i Evropes ka publikuar nje raport ne te cilin thuhet qe Shqiperise duhet ti jepet statusi kandidat,por duke mos iu anashkaluar rrymes se nisur.

    Ka korrupsion(sikurse djlka e ish presidentit)-ndeshkoje!

    Ka ndertime pa leje(sikurse leje ka dhene ai Shpetim Gjika i Vlores)qe i tha Rama do ti shkul musteqet nje e nga nje,,,,,,,,,,,,,,PRISHI

    Ka krime-godite

    E nje nga ato piket e fundit ish,,,,(MOS U BENI rracist o burra)mbroni te drejtat e njeriut,te gabeleve,atyre te komunitetit qe duan parada,se s'po them gje

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •