PD ēon nė Kushtetuese “Zana Xhukėn”
TIRANE- Partia Demokratike do ta dėrgojė nė Gjykatėn Kushtetuese vendimin e Parlamentit, qė shkarkoi Zana Xhukėn nga posti i kryeinspektores sė Deklarimit tė Pasurive dhe emėrimin nė vend saj tė Shkėlqim Ganajt.
Burime nga Grupi Parlamentar demokrat bėjnė tė ditur se juristėt e selisė blu kanė nisur punėn pėr hartimin e kėrkesės qė do tė depozitohet javėn e ardhshme nė Gjykatėn Kushtetuese. Maxhoranca e argumentoi shkarkimin e Xhukės, me pretendimet se ajo nuk plotėsonte kriteret pėr t’u emėruar nė atė pozicion, ka bėrė njė punė tė dobėt dhe ka injoruar Kuvendin. Kėto tri momente do tė “goditen” nė kėrkesėn e demokratėve nė Kushtetuese.
QĖNDRIM BERISHĖS
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje pėr shkarkimin e Zana Xhukės, duke thėnė se me kėtė akt antikushtetues, dyshja Rama-Meta u hapėn rrugėn anulimeve tė vendimeve tė legjislaturės sė kaluar. “Me kėtė akt, dyshja Rama- Meta hapi derėn e anulimit tė tė gjitha emėrimeve nga Parlamenti ne legjislaturat e mėparshme duke filluar nga kreu i shtetit, gjykatėsit dhe ēdo zyrtar tjetėr i lartė”, theksoi Berisha. Sipas ish-kreut tė qeverisė, procedura e ndjekur nga maxhoranca pėr shkarkimin e Xhukės ėshtė antiligjore, pasi i heq tė drejtėn Presidentit tė propozojė njė kandidaturė tjetėr pėr kėtė post. “Po mė 20 shkurt, nė njė akt antikushtetues tė mirėfilltė, duke marrė haptas pushtetin e Presidentit dhe nė kundėrshtim flagrant me ligjin e ILDKP, i cili autorizon Presidentin e Republikės tė propozojė dy kandidatura pėr vendin vakant tė kryeinspektorit tė vendit, dyshja Rama- Meta emėruan nė krye tė institucionit njeriun e tyre”, theksoi Berisha, i cili shtoi se shkak pėr kėtė shkarkim ishte kėrkesa e ish-kryetares sė ILDKP-sė pėr tė hetuar pasuritė e bashkėshortes sė Edi Ramės. “Kėrkesėn e saj me shkrim drejtuar z.Rama pėr t’u paraqitur pranė ILDKP pėr tė sqaruar origjinėn e pasurive tė padeklaruara, znj.Xhuka, mori si pėrgjigje njė letėr prej tre faqesh jo nga zonja Rama, por nga vetė zoti Rama, nė tė cilėn ai me tone tė forta kėrcėnuese njoftonte se refuzonte kėrkesėn e ligjshme tė saj”, tha ai.
FATION BINJAKU
Panorama
Krijoni Kontakt