Fyle vjen nesër në Tiranë për të sjellë raportin mbi statusin e Shqipërisë
TIRANE- Komisioneri per zgjerim Stefan Fyle vjen nesër në Tiranë për të sjellë raportin mbi statusin e Shqipërisë, vendimi për të cilin do të merret në fund të qershorit. Sipas burimeve, pritet që Fyle të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, por gjithcka do të mësohet zyrtarisht nesër.
Fyle do të takojë paraprakisht anëtarët e qeverisë, përfaqësuesit e opozitës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Lajmi bëhet i ditur për News 24 nga zëdhënësi i KE, Peter Stano. Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zyrtari evropian njofton ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për një raport-progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian ia kanë kërkuar Komisionit Europian, ku të përmblidhen përpjekjet e qeverisë shqiptare, progresi i arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecuria në reformën gjyqësore
(d.b/m.a/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt