Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, PD: Hetoi pasurine e gruas sė kryeministrit Rama

    PD ēon nė Kushtetuese “Zana Xhukėn”

    TIRANE- Partia Demokratike do ta dėrgojė nė Gjykatėn Kushtetuese vendimin e Parlamentit, qė shkarkoi Zana Xhukėn nga posti i kryeinspektores sė Deklarimit tė Pasurive dhe emėrimin nė vend saj tė Shkėlqim Ganajt.

    Burime nga Grupi Parlamentar demokrat bėjnė tė ditur se juristėt e selisė blu kanė nisur punėn pėr hartimin e kėrkesės qė do tė depozitohet javėn e ardhshme nė Gjykatėn Kushtetuese. Maxhoranca e argumentoi shkarkimin e Xhukės, me pretendimet se ajo nuk plotėsonte kriteret pėr t’u emėruar nė atė pozicion, ka bėrė njė punė tė dobėt dhe ka injoruar Kuvendin. Kėto tri momente do tė “goditen” nė kėrkesėn e demokratėve nė Kushtetuese.

    QĖNDRIM BERISHĖS
    Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje pėr shkarkimin e Zana Xhukės, duke thėnė se me kėtė akt antikushtetues, dyshja Rama-Meta u hapėn rrugėn anulimeve tė vendimeve tė legjislaturės sė kaluar. “Me kėtė akt, dyshja Rama- Meta hapi derėn e anulimit tė tė gjitha emėrimeve nga Parlamenti ne legjislaturat e mėparshme duke filluar nga kreu i shtetit, gjykatėsit dhe ēdo zyrtar tjetėr i lartė”, theksoi Berisha. Sipas ish-kreut tė qeverisė, procedura e ndjekur nga maxhoranca pėr shkarkimin e Xhukės ėshtė antiligjore, pasi i heq tė drejtėn Presidentit tė propozojė njė kandidaturė tjetėr pėr kėtė post. “Po mė 20 shkurt, nė njė akt antikushtetues tė mirėfilltė, duke marrė haptas pushtetin e Presidentit dhe nė kundėrshtim flagrant me ligjin e ILDKP, i cili autorizon Presidentin e Republikės tė propozojė dy kandidatura pėr vendin vakant tė kryeinspektorit tė vendit, dyshja Rama- Meta emėruan nė krye tė institucionit njeriun e tyre”, theksoi Berisha, i cili shtoi se shkak pėr kėtė shkarkim ishte kėrkesa e ish-kryetares sė ILDKP-sė pėr tė hetuar pasuritė e bashkėshortes sė Edi Ramės. “Kėrkesėn e saj me shkrim drejtuar z.Rama pėr t’u paraqitur pranė ILDKP pėr tė sqaruar origjinėn e pasurive tė padeklaruara, znj.Xhuka, mori si pėrgjigje njė letėr prej tre faqesh jo nga zonja Rama, por nga vetė zoti Rama, nė tė cilėn ai me tone tė forta kėrcėnuese njoftonte se refuzonte kėrkesėn e ligjshme tė saj”, tha ai.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, PD: Hetoi pasurine e gruas sė kryeministrit Rama

    Nishani: Mazhoranca mė uzurpoi kompetencat, opozita tė mos bojkotojė

    Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas shkarkimit tė kreut tė ILKPD-sė Zana Xhuka dhe zėvendėsimit tė saj me njė tjetėr dekret tė tij.

    Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Panorama”, presidenti Bujar Nishani e cilėson nė kundėrshtim flagrant me kushtetutėn kėtė emėrim dhe e akuzon mazhorancėn e re se ka uzurpuar kompetencat e kreut tė shtetit.

    Kreu i shtetit thotė se mosmarrja e mundshme e statusit tė vendit kandidat nė muajin qershor do tė jetė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e faktorit politik. Kreu i shtetit ka edhe njė mesazh pėr opozitėn, e cila ka paralajmėruar rishikimin e marrėdhėnieve me Kuvendin.

    “E mira ėshtė dhe unė uroj qė opozita ta bėjė punėn e vet brenda Parlamentit. Shumica dhe opozita e kanė vendin brenda institucionit. Ėshtė koha qė praktika e daljes nga Parlamenti si mjet i luftės politike tė marrė fund”, vijon Nishani.

    I pyetur pėr mosdekretimin ende tė dy ambasadorėve nė Arabinė Saudite dhe Vatikan, kreu i shtetit paralajmėron rrėzimin e tyre. “Sa u pėrket kandidaturave nė fjalė, le tė mos bėhet merak askush. I siguroj tė interesuarit se si autoritet kushtetues qė emėron ambasadorėt, do dekretoj, jo kandidatura tė kulisave, tekave, ambicieve, interesave, apo thjesht dėshirave, por vetėm kandidatė qė plotėsojnė kushtet e pėrfaqėsimit dinjitoz tė vendit tim, individė seriozė dhe tė pėrmbajtur, qė zotėrojnė kapacitetet e duhura profesionale, intelektuale, kulturore, shoqėrore, njerėzore, komunikative, etike”.

    Kreu i shtetit ka njė koment edhe pėr deklaratėn e Kryeministrit Edi Rama mbi hetimin nga prokurorė tė huaj tė ngjarjeve tė 21 janarit. “…Tė tjerat janė hamendje, insinuata, manovra, fantazira, dėshira, politikė, ose edhe mė keq, propagandė, pra gjėra jo tė mira qė nuk nderojnė bartėsit e tyre”.

    MAPO

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    ILDKP si shembulli i pushtimit tė institucioneve

    SUPERMAXHORANCA PUSHTON ILDKP
    Siē ishte paralajmėruar me kohė, supermaxhoranca, tė enjten e kaluar mori nėn kontroll Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive (ILDKP) tė zyrtarėve tė mesėm e tė lartė.
    Kryeinspektorja Zana Xhuka u pėrzgjodh nga Kuvendi nė janar 2013 mes dy kandidaturave tė propozuara nga Presidenti Bujar Nishani.
    Bazuar nė tė dhėnat mediatike, sulmet kundėr Zana Xhukės filluan qė para zgjedhjeve, kohė nė tė cilėn ajo ka marrė njė letėr me ton tė ngritur nga Edi Rama, nė cilėsinė e kryetarit tė PS dhe si pėrgjigje ndaj kėrkesės sė kryeinspektores drejtuar Linda Ramės pėr sqarime mbi deklarimet e saj.
    Me ardhjen e supermaxhorancės PS&LSI nė pushtet, kundėr Zana Xhukės u hartua dhe u zbatua njė plan agresiv eliminimi qė u kurorėzua me sukses pėrmes tri vendimeve tė Kuvendit tė marra nė tė njėjtėn seancė, njėherazi duke anashkaluar Presidentin e Republikės.

    SUPERMAXHORANCA HEDH NE KOSH AKUZAT QE VETE I SAJOI
    Sulmi mbi Zana Xhukėn filloi me letra anonime e mė pas me letra me nėnshkrime ku pretendoheshin njė sėrė shkeljesh ligjore tė kryera nga kryeinspektorja, pretendime tė cilat iu drejtuan Kuvendit dhe Prokurorisė.
    Prokuroria nuk gjeti asnjė shkelje tė natyrės penale. Por, edhe Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare e Kuvendit as qė e morėn mundimin tė vlerėsonin nėse kishte tė paktėn shkelje administrative, ndonėse 51 deputetėt firmėtarė PS&LSI i radhisnin tė gjitha pretendimet pėr shkelje nė kėrkesėn e tyre pėr shkarkimin e Zana Xhukės.
    Qėllimi ishte largimi i Zana Xhukės, dhe ky largim duhej bėrė edhe duke shmangur rifutjen nė proces tė Presidentit, pasi, nėse Kuvendi do ta shkarkonte Zana Xhukėn pėr shkelje administrative, atėherė vendi i kryeinspektorit mbetej bosh dhe, sipas ligjit tė ILDKP, Presidenti, brenda 15 ditėve, duhej t’i propozonte Kuvendit dy kandidatura.

    PRETENDIMET ABSURDE MBI CILESITE E KANDIDATURES XHUKA
    Supermaxhoranca nuk mund tė ngrinte pretendime pėr pavlefshmėrinė relative, pasi ishte tejkaluar ēdo afat ligjor pėr revokimin e aktit tė emėrimit. Por, njėsoj si nė rastin e shkeljeve, del se edhe nėse do tė ishin brenda afateve, nuk do ta pėrdornin kėtė lloj pavlefshmėrie, pasi kjo do t’i ēonte, pėr tė njėjtat arsye, nė dyert e Presidencės.
    Nė kėto rrethana, menduan se punė iu bėnte vetėm pavlefshmėria absolute edhe si kamuflim i qėllimeve. Nė fakt, me kėtė metodė jo vetėm qė nuk fshihet arroganca nė marrjen e institucionit duke anashkaluar Presidentin, por procesi bėhet sa qesharak, aq edhe i rrezikshėm si precedent, njėsoj si rrezikshmėria e aktit normativ pėr ligjin pėr nėpunėsin civil.
    Pavlefshmėria absolute ėshtė e kėtillė qė konstatohet me shikimin e parė nga kushdo, qoftė edhe me njohuri modeste dhe pretendimi, nėse ėshtė i vėrtetė, ngrihet aty pėr aty e me shumė, shumė forcė, pasi kushdo s’do tė pranonte tė votonte, as pro e as kundėr, njė akti tė kėtillė skandaloz qė nė gjuhėn popullore i thonė letėr bakalli.
    Kjo nuk ndodhi njė vit mė parė, kur kandidatura kaloi filtrat e Presidencės dhe tė Kuvendit, as edhe nga opozita e atėhershme qė vetėm sa belbėzoi pėr pavlefshmėri relative. Kjo nuk ndodhi as mė 16 shtator me ardhjen nė pushtet tė supermaxhorancės, as nė disa muaj paskėtaj, por pas mė shumė se njė viti nga emėrimi pasi u provua si e padobishme rruga e sajimit tė shkeljeve.
    Gjithashtu, ndonėse supermaxhoranca pėrdori pavlefshmėrinė absolute – le ta pranojmė tė kėtillė pėr njė moment – ajo rivotoi Zana Xhukėn si kandidate tė vlefshme dhe dekretin presidencial tė para njė viti si tė vlefshėm e me dy kandidatura, ndėrkohė qė dekreti duhej konsideruar tė paktėn pjesėrisht e, mė saktė, i tėri si absolutisht i pavlefshėm, pasi, nė kundėrshtim me ligjin e ILDKP, dekreti mbetej vetėm me njė kandidaturė. Absurd pėr tė mbaruar punė fėt e fėt duke anashkaluar Presidentin.

    ABSURDI I NDIKIMIT NE REZULTAT TE MENYRES SE VOTIMIT
    Njė tjetėr absurd qė u diskutua nė seancėn plenare tė Kuvendit ishte ai qė, njė vit mė parė Kuvendi kishte votuar pėr Zana Xhukėn, por meqė nuk ishte votuar edhe kandidati tjetėr, ai votim ishte i parregullt.
    Supozojmė se nė votim marrin pjesė 100 deputetė pėr tė zgjedhur njė nga dy kandidatet X dhe Y me votim tė hapur dhe se ēdo deputet mund tė votojė vetėm njėrin nga dy kandidatėt ose asnjė. Nėse 52 deputetė preferojnė kandidatin X, pėr atė Y preferencat nuk janė mė shumė se 48. Bėjeni si tė doni votimin: Y tė parin dhe X tė dytin; X tė parin dhe Y tė dytin; ēdo deputeti me radhė nė votim nominal apo njėherazi me votim elektronik t’i kėrkohet vota pėr X ose Y; do t’ju dalė se, nė tė gjitha rastet, X do marrė 52 vota – saē janė preferencat pėr tė – Y jo mė shumė se 48 vota. Pra, nėse X votohet i pari dhe merr 52 vota, s’ka asnjė kuptim qė tė votohet Y. Po doli ndonjė tė vėrtetojė tė kundėrtėn, meriton titull ndėrkombėtar.
    Njė vit mė parė Zana Xhuka u votua e para, mori votat e mė shumė se gjysmės sė deputeteve qė morėn pjesė nė votim, ndaj s’kishte kuptim tė votohej kandidati tjetėr.

    RRUGA KALON VETEM NGA PRESIDENCA
    Natyrisht qė kėtij akti s’mund t’i hapet rrugė e, me tė drejtė, Presidenti deklaroi se do t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese, demokratėt deklaruan se do tė rishikonin marrėdhėniet me Kuvendin dhe do tė plotėsojnė padinė e ngritur prej kohesh nė Gjykatėn Kushtetuese pėr rastin Xhuka, ndėrsa vetė Zana Xhuka i ėshtė drejtuar Gjykatės Administrative. Kjo ėshtė sjellje e pėrgjegjshme opozitare.

    LIGJSHMERIA SI KUFIRI I FUNDIT I BASHKEJETESES
    Qė supermaxhoranca ka qėllimet e saj pėr superpushtet e kėtė do ta arrijė me shembullin e forcės arrogante, kjo ėshtė ligjėsi universale. Arrogancė ka edhe brenda kufijve ligjorė e kushtetues. Kjo ėshtė e dėmshme, por e ligjshme. Gjysma e sė keqes.
    Por, nėse shembulli i forcės arrogante do tė thotė tejkalim sistematik i kufijve tė ligjit e Kushtetutės – si vijė sjelljeje – kjo ėshtė zhvendosje e marrėdhėnieve politike e shoqėrore, me pėrdhunė, matanė kufijve mė ekstremė tė bashkėjetesės nė demokraci. Se ē’do tė thotė tė jetosh andej matanė shqiptarėt kanė pasur rastin ta pėrjetojnė.

    Artan Hoxha

    Panorama

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Hapeni pak tek News 24 shikoni idiotet e Berishes si ju bien tavolinave kur Armando Subashi flet se perse eshte shkarkuar Zana Xhuka.

    Kur thote se 35 nga 40 punonjesit e ILDKP jane ankuar per kreun e institucionit. Kur thote se eshte bere ankese nga Vodafone dhe Zana se ka shqyrtuar fare. Kur thote se sipas ligjit kuvendi perballe kesaj situate duhet te verifikonte dhe hetonte ankesat e punonjesve. Se ishte emeruar ne kundershtim te hapur me ligjin. Kur permend pikat dhe nenet e ligjit dhe te kushtetutes.

    Idiotet e Berishes fishkellejne, dhe ju bien tavolinave pas fjalimeve idiote qe mbajten, sepse nuk cfare te thone dhe se ku te mbeshteten ligjerisht. E dine se jane te humbur dhe e vetmja taktike eshte rremuja dhe diversioni. Pale kane nxjerre dhe ca pleq jashte parlamentit qe "protestojne"
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    "ILDKP", Nishani ankimim nė Kushtetuese: U shkelėn kompetencat e Presidentit

    TIRANĖ-Presidenti Bujar Nishani ka ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese shkarkimin e kreut tė ILDKP. Numri njė i shtetit shqiptar i drejtohet gjykatės Kushtetuese pėr zgjidhjen e konfliktit te krijuar sa i pėrket kompetencave tė Presidencės dhe Kuvendit tė Shqipėrisė.

    Sipas Nishanit, Parlamenti ndėrhyri nė kompetencat e Presidentit me shkarkimin dhe emėrimin qė kreu nė kėtė institucion, ndaj i kėrkon kėsaj gjykate, tė shpallė antikushtetues votimin e Shkėlqim Ganaj nė vend tė Zana Xhukės.

    Ankimimi i Presidentit
    "Duke qenė se, midis Kuvendit dhe Presidentit tė Republikės ėshtė krijuar njė konflikt kompetencash, kėrkoj nga Gjykata Kushtetuese:

    1.
    Zgjidhjen e mosmarrėveshjes sė kompetencės midis Presidentit tė Republikės dhe Kuvendit;
    2.
    Deklarimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė vendimit nr. 14/2014, datė20.02.2014 tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrise pėr zgjedhjen e zotit Shkėlqim Ganaj nė detyrėn e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive."

    Seancėn plenare tė 21 shkurtit, pas debatesh dhe ndėrprerjesh tė shumta tė seances, Kuvendi shkarkoi me votat e mazhorancės kreun e ILDKP, Zana Zhukėn, duke zgjedhur nė vend tė saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytė qė propozoi presidenti Nishani vitin e kaluar pėrballė Xhukės, pikėrisht Shkėlqim Ganajn.
    Emri i kreut tė ri tė ILDKP u propozua vitin e kaluar si kandidatura e dytė pėrkrah Xhukės pėr kreun e instutucionit tė deklarimit tė pasurisė, ndonėse nuk u hodh nė votim.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Shkarkimi i Zana Xhukės, PD e ankimon nė Kushtetuese: U shkel ligjshmėria

    TIRANĖ- Partia Demokratike ka ankimuar sot nė Gjykatėn Kushtetuese shkarkimin nga posti i i kryetares sė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit Kombėtar tė Pasurive tė Zana Xhukės, e cila u shkarkua nga Kuvendi.

    Mėsohet se Partia Demokratike kėrkon tė shpallė tė pavlefshme procedurat e Parlamentit, me pretendimin se nė shkarkimin e zonjės Xhuka ėshtė shkelur parimi i ligjshmėrisė dhe procedurat parlamentare.

    Ndėrkohė qė edhe ish-kryetarja e ILDKP-sė, Zana Xhuka pas shkarkimit ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese pėr tė vėnė drejtėsi. Sipas Xhukės, ajo ėshtė kryeinspektorja e ligjshme, ndaj dhe ka besim tek drejtėsia.

    Xhuka pretendon se ėshtė zgjedhur nė mėnyrė tė ligjshme po nga Kuvendi nė krye tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit e Kontrollit tė Pasurive.

    Zana Xhuka u shkarkua nga Kuvendi me 77 vota pro dhe nė vend tė saj u zgjodh nė krye tė ILDKP-sė Shkėlqim Ganaj.

    (m.a/BalkanWeb)

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Kushtetuese, nis “beteja” Presidencė-Parlament pėr kreun e ILDKP-sė

    Gjykata Kushtetuese ka nisur dje shqyrtimin e ankimimit tė Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani pėr shkarkimin e kryetares sė Inspektoriatit tė Lartė pėr Deklarimin e Pasurive, Zana Xhuka. Bazuar pikėrisht nė kėrkesėn e tij tė paraqitur nė muajin mars pranė kėtij institucioni pėr zgjidhjen e konfliktit tė krijuar mes tij dhe Kuvendit, duke pretenduar se ky i fundit ka ndėrhyrė nė kompetencat e tij me shkarkimin dhe emėrimin e kreut tė ri tė ILDKP-sė. Prandaj, i ka kėrkuar kėsaj gjykate qė ta shpallė si antikushtetues votimin e Shkėlqim Ganajt nė vend tė Zana Xhukės. Kėshtu, trupa kushtetuese ėshtė mbledhur dje me dyer tė mbyllura dhe e ka marrė nė gjykim kėtė ēėshtje, kėrkesa pėr tė cilėn ka qenė pikėrisht ajo e kreut tė shtetit pėr “zgjidhjen e mosmarrėveshjes sė kompetencės midis Presidentit tė Republikės e Kuvendit dhe deklarimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė vendimit nr. 14/2014, datė 20.02.2014, tė Kuvendit pėr zgjedhjen e Shkėlqim Ganaj rnė detyrėn e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive”. Teksa kujtojmė se vetėm para disa ditėsh, Kuvendi i dėrgoi njė kėrkesė Gjykatės Kushtetuese pėr pėrjashtimin nga pjesėmarrja nė gjykim tė dy gjyqtarėve nė ankimimin e dorėzuar nga Presidenti nė kėtė gjykatė pėr shkarkimin e kreut tė ILDKP-sė. Nė kėtė kėrkesė, e cila mban firmėn e Sekretares sė Pėrgjithshme tė Kuvendit, Albana Shtylla kėrkohej pikėrisht pėrjashtimi i gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe kolegut tė saj Vladimir Kristo. Kuvendi e argumentonte kėtė kėrkesė me faktin se “Nėpėrmjet tė dhėnave tė publikuara nė faqen zyrtare tė internetit tė institucioneve shtetėrore rezulton se Arben Idrizi, bashkėshort i gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe Olti Kristo, i biri gjyqtarit Vladimir Kristo, janė punėsuar nė institucionin e Presidentit tė Republikės, respektivisht nė pozicionin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kėshilltarit Ligjor”. Ende nuk dihet nėse kėta dy gjyqtarė do ta kenė firmėn e tyre nga vendimi pėrkatės mbi kėtė ankimim tė kreut tė shtetit, teksa vetė ky vendim pritet tė shkaktojė shumė debate nė politikėn shqiptare, pėr vetė peshėn e lartė tė pėrgjegjėsisė qė ka, tė thotė fjaėn e fundit mbi njė konflikt aq delikat siē ėshtė ai i hapuri midis dy institucioneve tė larta tė vendit, Presidenca dhe Kuvendi.

    Objekti i kėrkesės sė Presidentit tė Republikės

    “1. Zgjidhja e mosmarrėveshjes sė kompetencės midis Presidentit tė Republikės dhe Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. 2. Deklarimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn i Vendimit nr.14/2014, datė 20.02.2014 i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė “Pėr zgjedhjen e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive”.

    PROCESI

    “Lejet e ndėrtimeve” nė Kushtetuese

    Bashkia e Tiranės, ajo e Krujės si dhe komuna Katund i Ri kanė ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese vendimin e Kėshillit Kombėtar tė Territorit, i cili ka bllokuar pėrkohėsisht lejet e ndėrtimit, nė zonat urbane qė konsiderohen si kurora e gjelbėr me argumentin se zonat janė nė kaos urbanistik. Por pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal pėr tė tre kėto institucione, Ivi Kaso, pėrfaqėsuesi ligjor i bashkive, argumentoi para trupit gjykues se kjo ėshtė njė ndėrhyrje nė autonominė vendore. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Ministrave tha se ka njė plan emergjence pėr tė siguruar zonat e mbrojtura nga ndėrtimet pa kriter.

    Koha Jone

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mazhoranca shkarkon Zana Xhuka, Presidenti: Mazhoranca me uzurpoi kompetencat e

    Tėrhiqet anėtarja, Kushtetuesja rrėzon Nishanin

    Gjykata Kushtetuese rrėzoi dje kėrkesėn e Presidentit tė Republikės pėr interpretimin e shkarkimit tė Zana Xhukės nga Kuvendi. Vendimi erdhi pas njė votimi me vota tė barabarta tė tetė anėtarėve tė kėsaj gjykate, pa arritur tė krijojnė njė shumicė.

    Pėrmes njė njoftimi pėr shtyp tė publikuar nė uebsajtin e Gjykatės Kushtetuese, bėhet publik vendimi i saj. “Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, pasi shqyrtoi ēėshtjen nė seancė plenare mbi bazė dokumentesh, duke qenė se gjatė votimit votat u ndanė nė mėnyrė tė barabartė pa krijuar mundėsinė e arritjes sė njė pėrfundimi pėr ēėshtjen, nė mbėshtetje tė nenit 74 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 ‘Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė’, me vendimin e datės 17.06.2014, vendosi refuzimin e kėrkesės”, thuhet nė njoftimin e gjykatės. Njė anėtar i kėsaj gjykate, Altina Xhoxhaj, kishte kėrkuar dorėheqjen nga gjykimi i kėsaj ēėshtjeje, pasi Kuvendi i Shqipėrisė kishte evidentuar njė konflikt interesi tė saj me tė. Bashkėshorti i saj, Arben Idrizi, punon si sekretar i Pėrgjithshėm i Presidencės, personi qė ka firmosur dhe kėrkesėn e kreut tė shtetit dėrguar kėsaj gjykate.

    Nė kėto kushte, Xhoxhaj kėrkoi vetėpėrjashtimin e saj nga ky gjykim. Por, njė tjetėr gjyqtar, Vladimir Kristo, pėr tė cilin Kuvendi kishte gjetur konflikt interesi nė kėtė ēėshtje, pasi djali i tij punon nė Presidencė si kėshilltar i kreut tė shtetit, mori pjesė nė gjykim. Kolegji i Gjykatės Kushtetuese nuk e pranoi kėrkesėn e Kristos qė tė tėrhiqej nga ky gjykim, duke mos vėrejtur konflikt interesi. Nė kėtė mėnyrė, nė gjykimin e kėsaj ēėshtjeje morėn pjesė tetė gjyqtarė, votat e tė cilėve u ndanė nė mėnyrė tė barabartė, pa mundur tė bėjnė shumicė.

    Nė kėtė mėnyrė, gjykata vendosi rrėzimin e kėrkesės sė Presidentit tė Republikės, pa u shprehur pėr tė me vendim tė qartė, duke lėnė nė fuqi vendimin e Kuvendit qė zgjodhi nė krye tė ILDKP-sė Shkėlqim Ganajn, nė garė me Zana Xhukėn. Presidenti pretendonte se Kuvendi nuk respektoi procedurėn, pasi sipas tij, duhej mė parė qė tė mbėrrinte propozimi nga ana e Presidentit tė Republikės e mė pas tė votohej nė Kuvend.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •