Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kryepeshkopi Anastas replikon ndaj Kristo Frasherit

    TIRANE-Kryepeshkopi ortodoks, Anastas Janullatos replikon me historianin Kristo Frashėri lidhur me ēėshtjen e kishės sė Pėrmetit. Nė kėtė shkrim ekskluziv pėr “Gazetėn Shqiptare”, kryepeshkopi pohon se ndryshe nga ē’thotė Frashėri, nė Pėrmet u dhunuan klerikė dhe u rrėmbye me pa tė drejtė territori i kishės qė siē thuhet nė vendimin e gjykatės sė Gjirokastrės ėshtė 6186 m2 dhe jo mė pak.


    Emri:  id1605_nika.jpg

Shikime: 1076

Madhėsia:  28.7 KB

    1. Prof. Dr. Frashėri nė shkrimin e tij tė fundit (Gazeta Shqiptare, 22-23/9/2013), nisi pėrsėri me pasaktėsi. Flet “pėr artikujt kritikė qė u botuan gjatė tri viteve tė fundit.” Nuk bėhet fjalė aspak pėr “artikuj kritikė”, por pėr disa pamflete tė pamenduara. Tre tė parėt e panė dritėn e botimit nė vjeshtėn e vitit 2010 dhe dy tė tjerėt dolėn mė sė fundi. Zoti Frashėri nuk i numėron saktė. Kurrė nuk kisha dhėnė shkak dhe as nuk kisha thėnė asnjė fjalė kundėr z. Frashėri. Pėrkundrazi, kisha treguar gjithmonė vlerėsim. Papritur, mė 14 shtator 2010, tetėmbėdhjetė vjet pas marrjes pėrsipėr tė pėrgjegjėsisė sė Kryepiskopit, doli publikisht me njė akuzė shpifėse. Vijuan, te Gazeta Shqiptare, dhe dy pamflete tė tjera (9-10/10/2010 dhe mė 16-17/11/2010), nė tė cilat bėri shpifje tė tjera me njė agresivitet tė ēuditshėm. Pėrgjigjet e mia u botuan nė tė njėjtėn gazetė, mė 26/9 dhe 31/10 2010 dhe e fundit mė 5/12/2010.

    Pas sulmit tė tij tė fundit shpifės, i parashtrova tė dhėna konkrete qė zbulonin keqinterpretimet dhe gabimet e tij serioze historike. Pėrmbledhtazi, po rikujtoj tre prej tyre, tė cilat tregojnė nivelin e “artikujve tė tij kritikė”:
    (a) “Z. Frashėri i ka siguruar pėr tė 14-ėn herė lexuesit, se Statuti i vitit 1929 ėshtė miratuar dhe ėshtė ratifikuar nga Tomosi Patriarkal me tė cilin, mė 12 prill 1937, Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė iu dha Autoqefalia. Meqė teksti nė fjalė ka rėndėsi themeltare, po e japim nė materialet shoqėruese tė kėtij artikulli, tė plotė, si dhe fotokopjen e origjinalit (shih Gazeta Shqiptare, 5/12/2010). Siē mund ta konstatojė edhe lexuesi mė i thjeshtė, nė asnjė pikė tė kėtij dokumenti nuk pėrmendet Statuti i vitit 1929”.

    (b) “Ngutet tė sigurojė pėr znj. Antoni-adhu “...dyshoj se nuk ėshtė greke, por shqiptare - nga familja e njohur shqiptare himarjote Andoni dhe qė si grekomane ka ndėrruar dhe mbiemrin, ...sė bashku me mbiemrin ka ndėrruar edhe ndėrgjegjen”. Por ajo ėshtė njė gazetare e shquar e njė prej gazetave mė tė njohura tė Athinės dhe sa e njohin, qeshin me kėtė gjetje historike, ngaqė dihet se familja e saj e ka prejardhjen nga Ponti i Azisė sė Vogėl.” (c) “Por aty ku ai kalon ēdo lloj caku tė seriozitetit historik ėshtė kur del nė pėrfundimin se “Krishti dha porosi tek apostuj tė krijojnė Kisha kombėtare dhe ky parim u shkel nga Patriarkana Ekumenike”. Ēdo i krishterė i arsimuar mund tė kuptojė nivelin e dijeve dhe vlefshmėrinė e atyre qė thotė historiani nė lidhje me theologjinė dhe Kishėn”.

    Pas zbulimit tė nivelit tė argumenteve tė z. Frashėri, ai heshti pėr tre vjet me radhė. Papritur, duke pėrdorur si pikėnisje ngjarjet e hidhura tė Pėrmetit, nisi pėrsėri (26/8/2013) me sulme dhe akuza tė reja.

    Nė ēdo rast me shkrimin e pamfleteve tė tij pėrpiqet tė krijojė njė teatėr absurd. Merr pėrsipėr rolin e akuzuesit, tė hetuesit, tė prokurorit, tė gjykatėsit dhe disa herė edhe tė shefit tė policisė private, pėr tė dėbuar Kryepiskopin. Dhe na i cakton kėtij tė fundit rolin e fajtorit qė shfajėsohet. Por, pėrgjigjet e mia nuk janė “apologji”, siē i pagėzon ai, por tekste sqaruese qė hedhin poshtė akuza dhe pikėpamje tė pabaza. Si shkencėtar i pėrgjegjshėm dhe udhėheqės kishtar, jam i detyruar me guxim dhe argumente tė hedh poshtė shpifjet qė kanė si qėllim tė tyrin, tė helmojnė opinionin publik.

    2. Por le tė vijmė te pamfleti i tij i pestė (me tė cilin i pėrgjigjet kritikės sonė, qė u botua mė 22-23.9.2013). (E vonova kėtė pėrgji-gje pėr shkak tė njė sėrė udhėtimesh tė mia jashtė vendit).

    a) Nė lidhje me ngjarjet e Pėrmetit mbėshtet mendimin se nė filmimet e ngjarjes “nuk shihet asnjė goditje “e pamėshir-shme” tė asnjė prifti nga policia... Ato janė shpifje monstruoze tė pakonceptueshme, kur dalin nga pena e njė prelati, i cili kudo ku shkon prezantohet me titullin “Doktor, Profesor dhe Anėtar Nderi i Akademisė sė Athinės”. Videoja ėshtė nė dispozicion tė cilitdo qė dėshiron ta shikojė (http://www.orthodoxalbania.org/al/in...e-gjirokastres) dhe po sjellim disa prej kėtyre pamjeve me foto. Kjo video u transmetua nė mbarė botėn dhe shkaktoi njė protestė ndėrkombėtare. Ndėrsa z. Frashėri pohon se “nuk shihet asnjė goditje “e pamėshirshme” nga policia”.

    Dhunėn kundėr priftėrinjve shqiptarė e kanė parė shumė dėshmitarė okularė. Si njė prej shembujve tė shumtė, po sjell denoncimin e klerikut shqiptar Ilia Tyto (52 vjeē), i cili denoncoi nė prokurori, mė 16 gusht 2013, se anėtarėt e policisė private “filluan tė mė godasin me grushte dhe shkelma dhe nga kėto goditje kam ngelur i dėmtuar nė buzė, kam dėmtime tė qafės, si dhe nė pjesėn e kryqes sė majtė, si dhe nė kyēin e kėmbės sė djathtė dhe me forcė mė kanė tėrhequr zvarrė nga kisha pėr nė trotuar... Qėndrova disa minuta i rrethuar nga ata derisa erdhi Papa Thanas Qerimi, i cili mė ka marrė menjėherė me vete dhe jemi drejtuar pėr nė polici pėr tė bėrė kėtė kallėzim penal” (Republika e Shqipėrisė, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Pėrmet. Proces-verbali pėr kallėzimin e veprės penale, 16/8/2013) (shih dokumenti 1 dhe 2). Mė 19/8/2013, atė e vizitoi mjeku ligjor, Frederik Kekezi, i cili konstatoi “kontuzion i trupit (ekimozė, ėnjtje), dėmtimet e mėsipėrme janė shkaktuar nga njė mjet mbretės” (Akt-ekspertimi mjeko-ligjor nr. 310, Shėrbimi i Mjekėsisė Ligjore, Gjirokastėr).

    Z. Frashėri ngul kėmbė se kėto dhe flakja e Ungjillit “janė shpifje monstruoze...”, “...kuptohet se nė kėtė mes Zyra e Pėrmbarimit nuk kreu ndonjė sakrilegj”. Gjithashtu, ka dėshmi tė pakundėrshtueshme dhe foto, qė tregojnė qartė se ungjijtė, ikonat dhe enėt e shenjta u flakėn nė makinėn e plehrave tė Bashkisė (shih dok. 3). Kėshtu pėrkufizimi “shpifje monstruoze” nė kėtė rast kthehet kundėr vetė kėtij personi, i cili vetėquhet mbrojtėsi i sakrilegjit.

    Pėr sa i takon titujve tė mi shkencorė (tė njė rėndėsie ndėrkombėtare), sipas taktikės sė apostull Pavlit, i cili u kujtonte pėrndj-ekėsve tė tij se “jam qytetar romak”, edhe unė i pėrdor kryesisht kur na duhet t’u pėrgjigjemi disa artikullshkruesve, tė cilėt, pėr t’i dhėnė autoritet pamfleteve tė tyre antishkencore, nė krye tė tyre vendosin siglėn “Prof. dr. histo-rian, akademik”.

    b) Pėr sa i takon datės sė saktė tė ngri-tjes sė ndėrtesės sė parė tė kishės janė bėrė studime tė ndryshme. Njė tė dhėnė tė rėndė-sishme, se sa e vjetėr ėshtė kisha e sė Tėrė-shenjtės nė Pėrmet, na e jep studiuesi pėrme-tar Stilian Adhami, nė veprėn e tij “Pėrmeti dhe pėrmetarėt nė udhėn e historisė (Nga lashtėsia deri nė vitin 1939)”, (Botimet Ada, Tiranė 2001, fq. 168), kur thotė se “duhet tė jetė kisha mė e vjetėr e qytetit”. Dy kishat e tjera tė qytetit ajo e Shėn Nikollės dhe Shėn e Premtes, u ndėrtuan nė vitin 1747 dhe nė vitin 1776. Pikėpamjen se kjo kishė ka ekzistuar qė nė shekullin e 17-tė e ka formuluar edhe dr. K. Jakumis me bazė traditat lokale. Siē vihet re, nė shumė raste ka disa rindėrtime nė ambientet fillestare tė njė kishe. Nė njė studim tė veēantė, pėr mbishkrimet e kishave tė kėsaj zone, thuhet se “nė kishėn e Hyrjes nė Tempull tė Hyjlindėses, ėshtė njė pllakė guri mbi tė cilėn shkruhet pėrsipėr: “Lutje e shėrbėtorit tė Perėndisė Janaq Prevezani 1814... nė tė gjitha ikonat pėrmendet kronologjia 1815-1816”. (Pan. I. Pulica. “Mbishkrime dhe kujtime...” Pėrvjetori i Shoqėrisė sė Studimeve Bizantine, Athinė 1928, fq. 89). Kodiku i Mitropolisė sė Korēės na siguron se “kisha e sė Tėrėshenjtės nė Pazar u ndėrtua nė mes tė rrėmujave tė ndryshme nga epitropi Zosi Loli, i cili e mbaroi ndėrtesėn brenda natės dhe u zgjerua nė kohėn e tė gjithmonėkujtueshmit episkop tė Korēės, Me-letit” (Meleti i Korēės ishte episkop nga viti 1816 deri nė vitin 1827).

    (Kodiku i Korēės dhe i Selasforit, Petraq Pepo, “Materiale Dokumentare pėr Shqipėrinė Juglindore”. Tiranė 1981). Nėse nuk tregojnė gjė tjetėr, kėto fakte dėshmojnė se kisha nuk u ndėrtua nė vitin 1930, siē dėshiron historiani Frashėri. Por edhe dėshmia e S. Adhamit ėshtė shumė e qartė, kur thotė se kisha duhet tė jetė para vitit 1747, “pasi ėshtė mė e vjetra”, akoma edhe mė e vjetėr se ajo e Shėn Nikollės, e ndėrtuar nė kėtė datė. E vėrteta ėshtė se me gjithė dėmtimet serioze nė kohė tė ndryshme, kisha rindėrtohej dhe ishte nė funksionim.
    Por ajo qė ka rėndėsi nė rastin nė fjalė dhe dėshmohet prej shumė provash ėshtė fakti (shih fotografinė e Pirro Naēe, tė vitit 1956, botuar nė shkrimin e mėparshėm), se nė vendin nė fjalė, ka ekzistuar njė kishė qė u shkatėrrua gjatė persekutimit ateist. Sipas z. Frashėri “gjurmėt e kishės janė zhdukur”. E vėrteta ėshtė se nuk u shkatėrrua krejtėsisht, siē e dėshmon nga njėra anė ekspozeja e arkitektes, znj. Vasilika Cicko (tė cilės nė vitin 1960-61 i ishte dhėnė detyra e projektimit pėr transfor-mimin e kishės sė Shėn Marisė sė Pazarit nė shtėpi kulture), nė njė relacion tė saj (24.2.2004), tė cilin e pėrmendėm nė pėrgjigjen tonė tė fundit, ku thuhet: “Rruajtjen nė maksimumin e mundshėm tė konstruksionit tė ndėrtesės ekzistuese, pėr tė ulur koston e ndėrtimit”. Nga ana tjetėr, kėtė e vėrtetojnė dhe muret e trashė, qė vazhdojnė tė ekzistojnė ende nė ndėrtesėn nė fjalė, bashkė me dritaret e mbuluara me njė sėrė tullash.

    Z. Frashėri ngul kėmbė se nuk dėshirojmė ekzistencėn e qendrės kulturore nė Pėrmet, se gjoja kemi synim greqizimin e qytetit! Kėto janė dyshime fare tė pabaza! E pėrsėrisim: (1) Gjatė gjithė kėtyre viteve nė kishėn e sė Tėrėshenjtės sė Pėrmetit meshohet nė shqip, nga priftėrinj shqiptarė. (2) Ne e kemi theksuar, nė mėnyrė tė pėrsėritur, nevojėn si tė funksionimit tė kishės ashtu edhe tė Qendrės Kulturore. (3) Mbi tė gjitha, duam tė nėnvizojmė faktin pėr tė cilin z. Frashėri hesht: Nė Pėrmet, prej vitit 2010 ekziston njė Qendėr e re Kulturore Multifunksionale moderne (shih dok. 4), pikėrisht pėrballė kishės, rreth 30 m larg. Ka kaq shumė nevojė bashkia e vogėl e Pėrmetit pėr njė Qendėr Kulturore tė dytė... aq sa tė kryente veprimet e sakrilegjit qė e njollosėn vendin tonė ndėrkombėtarisht? Cila bashki tjetėr nė vend ka dy qendra kulturore?! Qėllimet nė kėtė rast janė krejtėsisht tė njė natyre tjetėr dhe nuk bėhet fjalė aspak pėr kulturėn. Pėr mė tepėr, planet e kėsaj qendre iu paraqitėn bashkisė nga njė bashkėpunėtor i yni. (4) Mbėshtet tezėn se ngulim kėmbė nė kthimin e kishės sė vjetėr, duke pasur nė tė vėrtetė si qėllim tė fshehtė, helenizimin e qytetit. Por le tė supozojmė se nė vend tė kthimit, siē propozon z. profesor, aty pranė do tė ndėrtohet njė kishė e re, a do tė largohet rreziku qė fantazon?

    Nė njė pikė tjetėr shkruan: “....hirėsia thotė se ngjarjet e Pėrmetit i ka mėsuar mė vonė. Edhe kėtu gėnjen. Shihni apologjinė e tij tė dytė, tė cilėn e ka botuar nė “Gazetėn Shqiptare”, mė 3 dhjetor 2010, ku e mbron me kėmbėngulje ēėshtjen e kishės sė Pėrmetit”. Por ngjarjet e sakrilegjit tė Pėrmetit, pra ato qė ndodhėn mė 16 gusht 2013, ishte e pamundur t’i dija mė 2010. Pa dashur, z. Frashėri na vesh aftėsi profetike. Nė pėrgjigjen time tė fundit (9.9.2013), shkruaja: “e siguroj se i mėsova ngjarjet mė pas (e sigurisht qė me kėtė, nėnkuptoja ngjarjen e sakrilegjit). Klerikėt dhe besimtarėt orthodhoksė nuk kanė nevojė pėr urdhra pėr tė mbrojtur tė shenjtat dhe tė hirshmet”. Kushdo qė ka ndjekur kėshillėn e tij, ka parė se mė 3/12/2010 nuk ka ekzistuar asnjė pėrgjigje e imja te Gazeta Shqiptare. Pėrgjigjja e tretė u botua mė 5/12/2010, por prapėseprapė edhe nė kėtė rast, nuk ekziston asnjė referim pėr Pėrmetin. Sigurisht qė kam pasur njohuri prej vitesh nė lidhje me ēėshtjen e mbetur pezull qė ekzistonte nė Pėrmet nė lidhje me kishėn e sė Tėrėshenjtės Mari.

    c) Duke pasur tė gjithė respektin e duhur pėr drejtėsinė, ėshtė e njohur se vendimet e gjykatave nuk pėrbėjnė kritere tė sė vėrtetės nė lidhje me ēėshtjet arkeologjike dhe historike. Shumė herė, tė dhėna tė fabrikuara dhe dėshmitarė tė rremė sjellin vendime tė gabuara e tė pabazuara nė tė vėrtetėn. Nė lidhje me peripecitė gjyqėsore pėr ēėshtjen e kishės nė Pėrmet, njoftojmė opinionin publik se nga viti 1994 deri nė vitin 2003, pati njė seri gjyqesh, ku Kishės iu njoh e drejta e saj. Sa i takon vendimit mė tė fundit, nė pėrsėritjen e gjyqeve, qė solli nė vendimin e njohur, nė kėtė rast pala ankimuese nuk ishte Bashkia e Pėrmetit, qė e kishte me ligj kėtė tė drejtė si person juridik, por drejtoria e Qendrės Kulturore (qė ishte njė sektor i Bashkisė pa pasur qenie juri-dike). Gjithashtu, ekspertėt nuk u caktuan prej gjyka-tės, por u imponuan. Relatori i ēėshtjes nuk u caktua me short midis gjyqtarėve, por u emėrua nominalisht, si dhe u bėnė shkelje tė tjera.

    “Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut” nė njė deklaratė tė tijėn thekson se “ėshtė nė dijeni tė plotė tė tė gjithė situatės, qė ka pėrfunduar me njė vendim gjyqėsor tė diskutueshėm nė favor tė palės sė Bashkisė... Ky akt nuk ėshtė vetėm njė ekzekutim rutinė i njė vendimi gjyqėsor, por dėshmon haptazi njė procedurė tipike nėn frymėn e urrejtjes fetare pėr kėtė komunitet” (Tiranė, 18.8.2013, Deklaratė pėr shtyp: “Dhunimi i institucionit tė kishės sė Shėn Marisė nė Pėrmet ėshtė njė precedent i rrezikshėm i urrejtjes fetare”). Gjithashtu, ėshtė e njohur se Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut (shih Gazeta Shqiptare, 14/9/2013 dhe gazeta tė tjera), ka pranuar pėr gjykim 561 apelime tė qytetarėve shqiptarė, 80% e tė cilave kanė tė bėjnė me kthimin e pronave, qė shteti u kishte konfiskuar. Dhe ambasadori amerikan nė Tiranė z. A. Arvizu komenton se “problemi nė Shqipėri ėshtė serioz. Sipas Transparency International, njė organizatė shumė serioze,... mbi 80% e shqiptarėve e shikon sistemin e tyre gjyqėsor si tė korruptuar ose tej mase tė korruptuar”.

    Njė tjetėr provė e ngurrimit tė organeve tė tjera shtetėrore nė lidhje me drejtėsinė e vendimit, ėshtė fakti se pėr nėntė vjet rresht, ky vendim nuk u zbatua. Nė diskutime me zyrtarė kompetentė na ishte dhėnė premtimi, se kjo ēėshtje do tė zgjidhej nė rrugė politike. Dhe ne, dua tė pėrsėris kėtė fakt, (1) shprehėm gatishmėrinė tonė pėr tė kontribuuar nė ndėrtimin e njė qendre moderne kulturore. Nė njė deklaratė tė Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Pėrmetit, mė 23.12.2005, theksohet se “ėshtė pėr t’u pėrshėndetur iniciativa dhe gatishmėria e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe e Kryepiskopit Anastas pėr tė kontribuuar nė zgjidhjen e kėtij problemi, duke pėrshtatur nė qendėr kulturore njė objekt qė do tė plotėsojė kriteret e caktuara”. Ky kėshill autorizoi kryetarin e Bashkisė sė Pėrmetit, z. Petrit Bregasi, pėr tė nisur sa mė shpejt bisedimet dhe tė marrė pėrsipėr kryerjen e akteve tė nevojshme pėr hartimin e njė marrėveshjeje me terma tė qartė pėr zgjidhjen e problemit. (2) Nė Marrėveshjen midis Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe Kėshillit tė Ministrave, qė u bė ligj i shtetit (nr. 10059/, 22.1.2009), parashikohet rregullimi politik i kėsaj ēėshtjeje.

    Nė fund fare, nė periudhėn tranzitore tė ndėrrimit tė qeverive, u nevojit dėrgimi i njė policie private sigurimi.
    d) Z. Frashėri del nė pėrfundimin se “hirėsia e tij arrin nė kulmin e sajesės kur pohon se trualli qė mbulonte Kisha e Shėn Marisė sė Pazarit sė bashku me oborrin e saj kapte njė sipėrfaqe prej 6186 m2. Ėshtė e para herė qė dėgjojmė se kisha e Shėn Marisė sė Pazarit kishte nė pronėsi tė saj 6000 e mė tepėr m2. Ne nuk gjejmė fjalė se si ta cilėsojmė kėtė pohim kaq tė rremė”. Ėshtė e shumėfishta herė, qė z. Frashėri na aku-zon pėr gjoja gėnje-shtra. Por faktet e papėrgėnjeshtrue-shme qė parashtro-jmė gjithmonė, dėsh-mojnė se kush e pėrdor gėnjeshtrėn. Po botojmė vendimin zyrtar tė Gjykatės sė Rrethit Gjirokastėr, nr. 618/nr. akt vendimi 461 (shih dok. 5). Nė kėtė vendim bėhet fjalė qartėsisht se trualli i kishės sė Pėrmetit me sipėrfaqe totale 6186 m2, iu kthye asaj si truall, por me sipėrfaqe 4572 m2, duke i hequr pjesėn tjetėr, pėr shkak se nė tė ishte ndėrtuar trotuar dhe lulishte publike.

    Ėshtė e habitshme se si z. Frashėri pėrpiqet tė mbrojė ata qė kryen sakrilegjin. Por megjithėkėtė ngjarjet e sakrilegjit kanė habitur Organizmat Evropianė fetarė dhe politikė. Me njė forcė tė madhe Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane, nė njė rezolutė tė sajėn nga Brukseli (5.9.2013) thekson: “Dėnojmė fort aktet ekstremiste kundėr Kishės Orthodhokse nė Pėrmet, Shqipėri, ndaj priftėrinjve dhe pronės sė saj, si njė akt ekstremizmi kundėr Krishterimit nė Truallin Evropian”.

    3. Z. Frashėri pėrpiqet tė shkasė nga tema kryesore e debatit dhe tė devijojė nė ēėshtje tė tjera, qė kanė pak ose aspak lidhje me tė. Nėse do t’u pėrgjigjeshim tė gjithave, do ta lodhnim tej mase lexuesin. Por, megjithatė, disa pika kanė nevojė pėr sqarim. Sa i takon nivelit tė pamfleteve tė tij ėshtė e qartė se ato pėrbėhen nga shumė fjalė fyese tė njė niveli fare tė ulėt.

    a) Ai rreket tė krijojė dyshime pėr kontributin tonė fetar dhe social, me bazė sjelljen e disa shteteve nė tė shkuarėn, si Italia dhe Jugosllavia, por kjo logjikė ėshtė krejtėsisht arbitrare. Vetėm ai qė beson nė Perėndinė dhe e do popullin me tė vėrtetė, qėndron me atė, duke bashkėvuajtur pėr 22 vjet, duke punuar me vetėsakrifikim pėr lehtėsimin e atyre qė kanė nevojė dhe pėr lartėsimin shpirtėror tė shoqėrisė, duke ndėrtuar kisha, klinika, shkolla etj., qė mbėshtesin qytetėrimin.

    b) Nė njė vend tjetėr mbėshtet tezėn se mendojmė, qė vetėm klerikėt mund tė japin mendime pėr ēėshtje theologjike, tė sė drejtės kanonike dhe tė historisė kishtare. Ėshtė mė se e qartė se ne nuk mbėshtesim diēka tė tillė. Nė Kishėn Orthodhokse, por edhe jashtė saj ekzistojnė theologė tė shquar specialistė nė ēėshtje kishtare, tė cilėt janė laikė. Por ajo qė theksojmė, ėshtė se njerėz tė paarsimuar nga ana theologjike, qė nuk kanė kryer studimet pėrkatėse, nuk mund tė dalin nė pėrfundime me njohuritė e tyre fragmentare dhe tė pasakta se ēfarė ėshtė kanonike dhe se ēfarė duhet tė ndodhė nė Kishėn Orthodhokse.

    c) Nė njė pikė tjetėr shkruan: “Pėrse ai vetė nuk e ka marrė nismėn qė tė trajtojė si akademik qė ėshtė, qoftė edhe pėr probleme tė veēuara tė historisė sė ortodoksisė shqiptare?”. E vėmė nė dijeni se kemi botuar shumė studime nė shqip, anglisht, greqisht, frėngjisht, rusisht etj. Dhe i rikujtojmė se nė vitin 2000, nė Simpoziumin shkencor qė u organizua, “2000 vjet art dhe kulturė kishtare nė Shqipėri”, nė komisionin organizator merrte pjesė edhe vetė z. Frashėri. Referatet e kėtij Simpoziumi u botuan si nė shqip, ashtu edhe nė anglisht, mė 2003 (shih dok. 6).
    d) Nė artikuj tė tjerė tė tij, z. Frashėri na akuzon me kėmbėngulje se jemi “nacionalistė”. Nė tė fundit, konstaton se e vėmė fenė pėrmbi kombin. Pata rastin tė rishikoja sė fundmi librin “The history of Albania from its origins to the present day”, tė S. Pollo dhe A. Puto, nė bashkėpunim me K. Frashėri dhe S. Anamali, qė u botua nė anglisht (Routlege & Kegan Paul, London, Boston and Henley,1981. Nė kapitullin e fundit, nr. 12, “Albania Today”, pėrshkruhen planet pėr Shqipėrinė e re, “Neė revolutionary developments”, brenda tė cilave theksohet “lufta kundėr ideologjisė fetare” dhe pėrshkruhet programi i ashpėr i partisė sė Hoxhės.

    Libri u botua nė pikėn mė kulmore tė regjimit ateist, mė 1981 dhe zbulon fare qartė predispozitat dhe synimet e kėsaj pėrpjekjeje sistematike ateiste qė do tė vazhdojė pėr shumė vite: “beteja.... duhet tė jetė e gjatė, komplekse dhe e palodhur”. Z. Frashėri, besnik ndaj ėndrrės sė tij rinore pėr tė shkatėrruar besimin fetar, duket se i ka mbetur besnik kėtij qėllimi tė kahershėm. Por, ama nuk ka asnjė shans dhe tė drejtė qė tė transformohet nė mbrojtės dhe udhėheqės tė Orthodhoksisė.
    e) Nė lidhje me ēėshtjen e fesė dhe tė kombit, qė e hap duke pėrdorur fjalė tė pėrgjithshme, nė kėtė rast dėshirojmė tė themi se bėhet fjalė pėr dy gjėra tė ndryshme. Ėshtė sikur tė thotė dikush: “preferoj bukėn nė vend tė ujit”. Ne besojmė se njeriu ka nevojė pėr tė dyja. Kėrkimi i Transhendentes, i sė Hirshmes, ka qenė njė frymėzim i rėndėsishėm nga agimi i historisė sė njerėzimit e deri mė sot. Ka influencuar nė mėnyra tė shumėllojta nė mbarė kombet. Feja pėrbėn njė fenomen shumėdinamik qė lidhet me Realitetin e Epėrm, kuptimin e ekzistencės njerėzore, tė jetės dhe tė vdekjes. Pėrjetimi fetar ėshtė i lindur brenda njeriut. Ashtu si uji qė ekziston nė organizma tė ndryshėm me forma tė ndryshme, kėshtu edhe feja ėshtė e pranishme nė tė gjitha qytetėrimet e botės dhe mbėshtet moralin, drejtėsinė, reciprocitetin midis njerėzve, krijueshmėrinė shpirtėrore dhe artistike.

    Sigurisht, kėtu ekziston njė dallim themelor dhe kundėrshti esenciale me z. Frashėri. Ne besojmė nė rėndėsinė dhe nė kontributin e jashtėzakonshėm tė Fesė, ia kemi pėrkushtuar jetėn tonė studimit tė saj, le tė mė lejohet tė pėrsėris, se: Kemi dhėnė “Historinė e feve” nė Universitetin e Athinės pėr 20 vjet, studiuam shprehjet e ndryshme tė fesė nė mbarė botėn (duke bėrė shumė udhėtime fetarologjike hulumtuese), morėm pjesė nė pozita tė larta qendrore nėpėr organizmat ndėrkombėtarė fetarė, kemi botuar studime pėr kėtė gjė (shih nė shqip, Gjurmė nga kėrkimi i Transhe-ndentes, Pėrmbledhje Hulumtimesh Feta-rologjike, Tiranė 2010). Duke u bazuar nė kėtė besim, punojmė pėr zhvillimin e jetės fetare, pas persekutimit tė frikshėm qė u bė kundėr saj nė Shqipėri. Me sa duket, z. Frashėri i ka ngelur besnik teorive tė vjetra materialiste, qė i ka mbėshtetur pėr dhjetėvjeēarė dhe vendimeve tė nome-nklaturės ateiste pėr tė luftuar deri nė fund ideologjinė fetare dhe pėr ta zhdukur atė nga Shqipėria. Respektojmė zgjedhjet e tij teorike e nė pėrgjithėsi pikėpamjet e atyre qė nuk besojnė. Besojmė nė lirinė e ndėrgjegjes. Por, sigurisht, nuk pranojmė leksione tė sė Drejtės Kanonike dhe tė Deontologjisė kishtare nga persona qė nuk kanė kurrfarė lidhje me kėtė fushė. Dhe pėr mė tepėr, e dimė mjaft mirė se kur shfuqizohet feja, kombet nuk shkojnė drejt progresit, por nė prapambetje dhe dekadencė, siē ndodhi me Shqipėrinė e shekullit tė 20-tė.

    (vijon nesėr)

    Balkanweb

  2. #2
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: Janullatos: Frashėri shpifje agresive, mbron sakrilegjin nė Pėrmet

    Ah si nuk qellon Janulla ne njeren nga keto godinat qe dekorohen me Tritol.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kryepeshkopi Anastas replikon ndaj Kristo Frasherit

    Janullatos: E vėrteta, si u zgjodha nė krye tė ortodoksėve

    TIRANE-Nė pjesėn e dyte tė replikės sė tij me historianin Kristo Frashėri, Kryepeshkopi ortodoks, Anastas Janullatos sqaron edhe njė herė mė gjerėsisht procesin e zgjedhjes sė tij nė krye tė Kishės. Nė shkrimin ekskluziv pėr "Gazetėn Shqiptare", kryepeshkopi deklaron se kur erdhi nė fillim si ekzark ai u pėrpoq tė gjejė njė nėnshtetas shqiptar pėr t'u dorėzuar si kryepeshkop, por kjo rezultoi e pamundur. (vijon nga numri i djeshėm)

    ***

    4. a) Z. Frashėri nė pesė shkrimet e tij, ripėrtyp vazhdimisht keqinformimin e tij shpifės rreth antikanonicitetit tė kryepiskopit, qė pėrbėn bėrthamėn e pohimeve tė tij. Nė pamfletin e tij tė pestė, mė quan madje nė mėnyrė fyese “uzurpator” tė fronit arkiepiskopal. Ai mė pyet me mllef: “Ku ėshtė ai akti kanonik me vulėn e artė qė tė vėrtetojė se ai u zgjodh si Kryepiskop nga njė Sinod i Shenjtė i Kishės shqiptare? Pėrse ai nuk e respektoi Kushtetutėn e shtetit shqiptar, e cila ka si kusht tė detyrueshėm qė Kryepiskopi i KOASH quhet Kryepiskop legjitim kur emėrimin e tij e miraton me dekret kryetari i shtetit shqiptar, miratim i cili deri mė sot e kėsaj dite nuk ėshtė dhėnė me dekret?”.

    Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: Sė pari kur mora pėrsipėr pėrgjegjėsinė e ringritjes nga themelet tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nuk ekzistonte asnjė Sinod i Shenjtė i Shqipėrisė. Tė gjitha ishin shpėrbėrė me iniciativėn e grupimit ateist nė tė cilin bėnte pjesė edhe z. Frashėri. Sė dyti, nuk kėrkohet krisovulė pėr zgjedhjen e kryepiskopit. Dokumentet zyrtare tė zgjedhjes ruhen nė kodikėt e Patriarkanės Ekumenike (shih dok. 7). Nė Shqipėri u dėrgua njė letėr Patriarkale dhe Sinodike pėr klerin dhe popullin e Shqipėrisė (shih dok. 8, korrik 1992, e cila jepet nė origjinal dhe e pėrkthyer. U botua pėr herė tė parė, e pėrkthyer nė gazetėn “Ngjallja” 1992). Njė letėr e ngjashme ėshtė dėrguar nga Patriarkana Ekumenike, mė 12 qershor 1937, pas shpalljes sė Autoqefalisė. Sė treti, Kushtetuta nė fuqi e Shqipėrisė, e vitit 1998, nuk pėrmban asnjė “kusht tė detyrueshėm” tė njohjes sė kryepiskopit me dekret presidencial. Pra, kur z. Frashėri nuk ka njohuri pėr njė tekst tė qartė, siē ėshtė Kushtetuta e vendit tė tij, ēdokush e kupton se sa mosnjohje, akoma edhe mė tė madhe, ka pėr tė Drejtėn Kanonike tė Kishės, qė ėshtė diēka mė komplekse dhe qė ėshtė krijuar nė vende tė ndryshme, nė vazhdėn e shumė shekujve.

    Z. Frashėri me stil populist shtrembėron tė vėrtetėn dhe njė herė tjetėr duke shkruar: “Ju lutem, miq tė dashur, shikoni pėrsėri hilenė e kryepiskopit. Ndėrsa mė parė thoshte se kryepeshkop e zgjodhi Asambleja kishtare nė Tiranė mė 2 gusht, tani na del se e paska emėruar kryepeshkop patriku i Stambollit mė 24 qershor 1992...”. Kurrė nuk kam shkruar diēka tė tillė. Shkrimet e mia i disponon ēdokush (shih datat e pėrmendura mė lart te Gazeta Shqiptare). Z. Frashėri, duke mos njohur terminologjinė kishtare, ngatėrron procedurat e zgjedhjes me tė fronėzimit, “Asamblenė” kishtare me Shėrbesėn adhuruese, dhe “emėrimin” me zgjedhjen zyrtare nga Patriarkana Ekumenike (shih dok. 7).

    b) Nėse kjo ēėshtje do tė kishte lidhje vetėm me mua, nuk do tė kisha dhėnė pėrgjigje. Por kėto shpifje fyese, qė i pėrsėrit me aq shumė inat, cenojnė Patriarkanėn Ekumenike, Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, theologėt orthodhoksė dhe nė pėrgjithėsi, autoritetin e mbarė Orthodhoksisė nė botė. Pėr tė pasur provat e plota tė tezave tona, jam i detyruar, pėr hir tė lexuesve objektivė tė gazetės, tė parashtroj pėr herė tė fundit faktet, disi nė mėnyrė mė tė zgjeruar, duke i shoqėruar me disa dokumente tė njė rėndėsie themeltare. Shumė nga kėto i kemi trajtuar tashmė nė pėrgjigjet tona (shih Gazeta Shqiptare 31.10.2010 dhe 5.12.2010), por z. Frashėri i anashkalon dhe ripėrtyp nė mėnyrė fragmentare versionet e tij tė pabazuara, duke u pėrpjekur, me mėnyrėn e vet, tė shkruajė historinė e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

    Kur pranova pėrgjegjėsinė e ringritjes sė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, krejtėsisht tė shpėrbėrė, isha tashmė mitropolit, profesor i historisė sė feve nė Universitetin e Athinės (me studime pasuniversitare nė Fetarologji nė Hamburg dhe Marburg tė Gjermanisė). Njėkohėsisht, isha zgjedhur nė poste tė rėndėsishme tė organizmave mbarė-botėrorė fetarė. Si ekzark patriarkal udhėtova pėr njė vit pothuajse nė mbarė Shqipėrinė dhe konstatova shpėrbėrjen e plotė tė Kishės Orthodhokse. Sigurisht, qė nuk kishte asnjė fron kryepiskopal pėr t’u ngjitur, por ishte vetėm njė stol i thyer plot me gozhda, qė kishte lėnė persekutimi ateist.

    Si ekzark Patriarkal u pėrpoqa tė kėrkoj persona tė pėrshtatshėm me shtetėsi shqiptare, pėr t’u dorėzuar kryepiskop. Por, pėr fat tė keq, kjo rezultoi se ishte e pamundur. Tė gjithė dhe tė gjitha faktet mėshonin nė njė mendje, se rimėkėmbja e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, mbėshtetur nė kapacitetet e saj tė brendshme, ishte diēka e paarritshme. Po bėhesha gati pėr t’u kthyer nė detyrat e mia universitare, si edhe nė kandidaturėn time pėr Akademinė e Athinės, kur mijėra besimtarė, pavarėsisht origjinės sė tyre, mė lutėn tė qėndroja nė Shqipėri dhe tė merrja pėrsipėr veprėn e ringritjes sė Kishės, qė vazhdonte tė ndodhej nė gjendje tė pezullt. Pėr herė tė parė pas persekutimit, njė pėrfaqėsi e Kishės sė Shqipėrisė vizitoi Patriarkanėn Ekumenike (5-8.6.1992) dhe kėrkoi zgjedhjen e Ekzarkut Patriarkal si primat tė kėsaj Kishe.

    Mė 24.6.1992, Sinodi i Shenjtė i Patri-arkanės Ekumenike mė zgjodhi me votė unanime Kryepiskop tė Tiranės dhe tė Gjithė Shqipėrisė (Shih fotokopjen dhe pėrkthimin e praktikave tė zgjedhjes nga Kodiku zyrtar i Patriarkanės Ekumenike, shih dok. 7). Kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ishte shpėrbėrė plotėsisht pėr 23 vjet, autoriteti i vetėm kishtar qė kishte kompetencėn pėr tė marrė iniciativėn pėr ringritjen e saj, ishte Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojės. Pėr arsye se ishte kjo Patriarkanė qė i kishte dhėnė Autoqefalinė nė vitin 1937 dhe qė nga ana tjetėr ishte pėrgjegjėse pėr Kishat Orthodhokse tė ndodhura nė rrethana tė vėshtira - siē kjo njihet nė mėnyrė tė pandėrprerė nga e tėrė bota orthodhokse.

    Gjatė periudhės tranzitore 1991-92, asnjė statut tjetėr i vjetėr i Kishės sė Shqipėrisė nuk kishte fuqi kanonike (do ta shpjegojmė nė vijim). Tė vetmet dokumente qė ruanin fuqinė e tyre kanonike ishin Tomosi Patriarkal dhe Sinodik mbi Autoqefalinė dhe Tradita e Shenjtė e Kishės. Nė bazė tė kėtyre, u ringrit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nė themele kishtare tė padiskutueshme dhe pėr kėtė arsye njihet nga tė gjitha Kishat Orthodhokse, nga tė gjitha shkollat orthodhokse theologjike dhe nė pėrgjithėsi nga bota e krishterė.

    Zgjedhja e Kryepiskopit, qė u bė mė 24 qershor tė vitit 1992, ishte sipas akteve nė fuqi tė Orthodhoksisė, njė fakt i kryer kishtar. Ky akt iu bė i ditur me Letra zyrtare Patriarkale tė gjitha Kishave Orthodhokse Autoqefale, pėr tė pėrfshirė nė diptikėt e tyre, pas 40 vjetėsh mungese, emrin e Kishės sė Shqipėrisė dhe emrin e Primatit tė saj, i cili po merrte pėrsipėr ringritjen e saj nga gėrmadhat. Duhet tė rikujtojmė kėtu, se Sinodi i parė kanonik i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė u zgjodh, nė prill tė vitit 1937, nė Konstandinopojė, nga Patriarkana Ekumenike, pa pjesėmarrjen mė tė vogėl tė faktorėve tė tjerė.

    c) Fronėzimi i Kryepiskopit u krye, pas njė sėrė negociatash me autoritetet shqiptare kompetente, nė Kishėn Katedrale tė Ungjillėzimit tė Tiranės, mė 2 gusht 1992, nė prani tė tė gjithė klerikėve, si dhe tė laikėve nga tė gjitha dioqezat. Liturgjia Hyjnore, si edhe ceremonia e thjeshtė e fronėzimit u kryen sipas rregullave. Gjatė Liturgjisė Hyjnore, mė 2 gusht 1992, kreu i Pėrfaqėsisė Patriarkale, Mitropoliti i Pergjit, z. Evangjelos, lexoi letrėn Patriarkale dhe Sinodike (nr. prot. 936, 16 korrik 1992), “Drejtuar Klerit dhe popullit tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė” (nr. prot. 936, 16 korrik 1992, shih dok. 8).

    Nė fund tė Shėrbesės, nė Kishėn Katedrale, njė grup i vogėl njerėzish pa lidhje me Orthodhoksinė, nėn drejtimin e dy deputetėve qė u pėrkisnin feve tė tjera, u fut patriotike dhe duke thirrur “ i padenjė”. Teoria e disa njerėzve qė s’kanė njohuritė e duhura, se gjoja fronėzimi dhe zgjedhja e kryepiskopit u shfuqizuan automatikisht, meqė u dėgjuan kėta zėra, nga ana e sė Drejtės Kanonike ėshtė krejtėsisht arbitrare dhe e pabazuar. Zėra tė tillė nuk pėrbėjnė akt pavlefshmėrie. Tė tjerė ngatėrrojnė aktin midis zgjedhjes dhe fronėzimit. Zgjedhja ishte kryer nė Patriarkanėn Ekumenike nė qershor tė vitit 1992, me nėnshkrimin e tė gjitha praktikave nė lidhje me kėtė akt nga anėtarėt e Sinodit tė Shenjtė dhe fronėzimi ishte pasoja, ishte ceremonia e marrjes pėrsipėr tė detyrave kryepiskopale.

    Mė pas vijoi dreka zyrtare e rastit nė “Hotel Tirana International”, ku nuk u bė absolutisht asnjė akt kishtar. Pėr kėtė ngjarje janė botuar nė mėnyrė tė pėrsėritur dėshmitė e pjesėmarrėsve. E tėrė procedura e vendosjes dhe e pranimit tė njė Primati Orthodhoks bėhet zyrtare me regjistrimin e tij nė Diptikėt e Kishave Orthodhokse dhe me pėrmendjen e emrit tė tij nga pjesa tjetėr e Primatėve, sa herė qė kėta tė fundit meshojnė. Kjo gjė zuri fill nga dita e zgjedhjes sė tij, nė qershor 1992, nė mbarė botėn orthodhokse. Vendosja e njė Primati tė Kishės Lokale bėhet pėrfundimtare nga ana ligjore-kanonike me Letrat Paqėsore, tė cilat ai ua dėrgon Primatėve tė Kishave tė tjera Autoqefale dhe me pėrgjigjet respektive zyrtare qė ai merr nga ata. Tė gjitha kėto procedura u kryen nė mėnyrė kanonike.

    Zgjedhja u pėrfundua me njohjen e thirrjes sė Kryepiskopit tė Shqipėrisė si “Fortlumturi”, siē bėhet me patriarkėt brenda fronit ekumenik dhe kryetarėt e kishave autoqefale (nr. Prot. 1092/24 qershor 1992, shih dok. 9). Kisha Orthodhokse si tėrėsi dhe jo si njė shoqatė ka histori dhe institucione shumėshekullore, tė cilat ruhen me saktėsi absolute. Gėzimin dhe kėnaqėsinė e tyre pėr zhvillimin e Kishės e shprehėn edhe drejtuesit e Kryepiskopatės Shqiptare tė Amerikės (atė Arthur Liolin dhe Kryepiskopi Nikon Liolin). Ky i fundit erdhi personalisht nė njėzetvjetorin e zgjedhjes sė Kryepiskopit dhe shprehu vlerėsimin e madh pėr kontributin e tij tė jashtėzakonshėm kishtar. Si pėrfundim, besimi i dhėnė me tėrė shpirtin dhe pėrkushtimi i pandėrprerė i besimtarėve orthodhoksė tė tė gjitha krahinave tė Shqipėrisė pėr Kryepiskopin, zhvleftėsoi ēdo lloj pėrpjekjeje minuese kundėr tij gjatė gjithė kėtyre njėzet e njė viteve.

    d) Nė lidhje me Statutin. Disa qė nuk kanė njohuritė pėrkatėse dhe pa kurrfarė lidhjeje me ēėshtjet kishtare, dalin nė pėrfundimin se gjatė ringritjes sė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u dhunua Statuti i vitit 1929. Kisha e Shqipėrisė pati nė tė shkuarėn dy statute: mė i vjetri, ai i vitit 1929 dhe mė i riu, u hartua nė vitin 1950. I fundit u bė ligj i shtetit, duke e shfuqizuar statutin e mėparshėm tė Kishės (me dekretin 1065, tė 4 majit 1950). Por edhe ky dekret u shfuqizua me daljen e dekretit 43/37, tė 11 nėntorit 1967. Disavantazhi kryesor i tė dy kėtyre statuteve, ishte se ata u krijuan dhe u imponuan nga regjime politike, qė nuk kishin kurrfarė lidhje me Kishėn Orthodhokse, mė sė shumti ishin armiqėsorė ndaj saj dhe se sanksiononin varėsi tė Kishės nga pushteti shtetėror. I pari u hartua nė vitin 1929, kur Shqipėria ishte monarki dhe i dyti, nė vitin 1950, kur nė vend ishte imponuar pushteti ateist dhe partiashtet donte tė ushtronte kontroll tė plotė mbi Kishėn. Tė dy kėta statute nuk morėn parasysh parimet kishtare bazė.

    Statuti i vitit 1929 nuk ishte i vlefshėm nga ana kishtare, nuk ishte nė fuqi, sepse atėherė, Kishės sė Shqipėrisė nuk i ishte dhėnė ende asnjė “autoqefali”. Pėr kėtė arsye nuk pėrmendet nė asnjė vend ky Statut i vitit 1929 nė Tomosin Patriarkal dhe Sinodik qė doli nė vitin 1937 dhe qė pėrbėn gurin e themelit tė padiskutueshėm tė Autoqefalisė. Teksti i vitit 1929 me njė sėrė nenesh, vendos nėn kontrollin absolut tė mbretit, i cili ishte i njė feje tjetėr, dhe tė qeverisė sė tij, zgjedhjen e udhėheqjes sė Kishės, por edhe vetė funksionimin si Kishė Orthodhokse. Dymbėdhjetė nene tė tij pėrcaktuan nė mėnyrė tė qartė varėsinė e Kishės nga ēdo udhėheqės politik i kohės dhe nga strukturat e pushtetit politik. Kėto arsye, qartėsojnė dhe theksojnė se ringritja e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me bazė Statutin e vitit 1929, do tė thoshte shkatėrrim i plotė i saj, pėrpara se tė bėhej ēdo pėrpjekje pėr ringritjen e saj (diēka qė sigurisht do ta dėshironin fort persekutuesit e Kishės).

    Kushtetuta e re e Republikės sė Shqipėrisė, qė u votua nė vitin 1998, pėrcaktoi karakterin “laik” tė shtetit dhe me dy nene tė saj (neni 10 dhe 24) sanksionoi plotėsisht lirinė fetare dhe pavarėsinė e komuniteteve fetare. Pas miratimit tė Kushtetutės sė re nisi puna pėr hartimin e Projekt-statutit tė Kishės sonė. E pėrsėrisim: Kushte-tuta e Republikės sė Shqi-pėrisė e vitit 1998, nuk thotė absolutisht asgjė pėr ratifikimin e zgjedhjes sė Kryepiskopit nga Presidenti i Republikės, siē z. Frashėri ngul kėmbė. Pėrkundrazi, nė nenin 10/5, thotė: “Marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend”. Tė gjitha kėto u bėnė sipas rregullit dhe Marrėveshja pas ratifikimit tė Kuvendit, u dekretua nga Presidenti i Republikės z. Bamir Topi dhe u bė Ligj i Shtetit (nr.10057/22.1.2009, Fletorja Zyrtare nr.7, 4 shkurt 2009, fq. 138-146). Pas depozitimit tė dokumenteve tė parashikuara me ligj, Gjykata e Tiranės njohu edhe ligjėrisht Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipė-risė si person juridik, tė administruar dhe tė rregulluar prej Statutit tė ri. Tė gjitha kėto tekste zyrtare njohin si pėrfaqėsues tė ligjshėm tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Kryepiskopin e Tiranės, Durrėsit dhe Gjithė Shqipėrisė, Anastasin dhe kanė firmėn e tij.

    Z. Frashėri dhe sa mendojnė si ai, nė mėnyrė monotone dhe fragmentare ripėrtypin rrėfimet e tyre. Sigurisht, nuk bėhet fjalė qė tė ndryshojnė, sepse pikėpamjet e tyre mbėshteten nė dėshirat e tyre dhe jo nė saktėsinė historike. Por ėshtė i mjaftueshėm fakti se shumė njerėz qė kanė dijeni dhe theologė kompetentė orthodhoksė e episkopė orthodhoksė nė mbarė botėn, si edhe tė kishave tė tjera, e njohin tė vėrtetėn dhe pranojnė vlefshmėrinė e tė gjithave sa kanė ndodhur. Mbi tė gjitha, kėtė tė vėrtetė e njohin qindra mijė orthodhoksė qė e rrethojnė nė njėzet e njė vjet Kryepiskopin e tyre me pėrkushtimin, mirėnjohjen dhe dashurinė e tyre.

    5. Duke e pėrfunduar, le t’i rikthehemi temės sė rivendikimit nga Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė tė vendeve tė shenjta tė kultit, me shkak ngjarjet e Pėrmetit, qė shėrbyen si pikėnisje pėr kundėrvėnien e fundit. Sivjet kremtohet mbarėbotėrisht 1700-vjetori i Ediktit tė Milanos, qė nxorėn bashkėperandorėt Konsta-ndin dhe Licinius. Bėhet fjalė pėr njė nga tekstet mė tė rėndėsishme tė historisė botėrore tė politikės dhe tė fesė, qė pėrcaktoi fundin e persekutimeve kundėr tė krishterėve nė Perandorinė Romake dhe vendosi tolerancėn fetare. Pėrbėn gur themeli tė sė drejtės sė lirisė fetare nė Evropė dhe mė gjerė nė botėn perėndimore. Por ajo qė nuk ėshtė e njohur mjaftueshėm ėshtė lidhja e pazgjidhshme qė bėhet nė Ediktin e Milanos, midis lirisė fetare dhe kthimit tė vendeve tė krishtera tė kultit. Theksi qė i jepet kėtij fakti ėshtė mbresėlėnės. Konkretisht pėrcakton se: “... urdhėrojmė veēanėrisht pėr tė krishterėt pėrveē tė tjerave edhe kėtė: vendet ku mė parė e kishin zakon tė mblidheshin... nėse disa i kanė blerė apo u morėn prej arkės sonė, apo nga ndonjė tjetėr, t’u kthehen tė krishterėve pa shpėrblim monetar, pa asnjė kėrkesė pėr ēmimin e tyre, pasi tė lihet mėnjanė ēdo lloj neglizhence apo vėnie nė pikėpyetje. Dhe nėse ka ndodhur qė disa, t’i kenė marrė kėto objekte si dhuratė, duhet t’ua kthejnė sa mė shpejt tė krishterėve... Tė gjitha kėto vende duhet t’u kthehen pėrsėri organizmit tė tė krishterėve... pa asnjė vonesė kohore”.

    Nė vazhdim, Edikti urdhėron edhe kthimin e elementėve tė tjerė pasurorė nė Kishė, “pa asnjė lloj ngurrimi” (Euseb Pamfili, episkopi i Cezarisė sė Palestinės, Historia Kishtare, libri 10-tė, kapitulli 5 (PG. Vol. 20, 880-885).
    Dekretet e perandorėve tė Perandorisė Romake, u dėrgoheshin tė gjithė qeve-ritarėve tė krahinave tė perandorisė, qė ishin pėrgjegjės pėr administrimin dhe qeverisjen e tyre, tė cilėt nė kėtė rast urdhėrohen pėr zbatimin besnik tė kėtij urdhri.

    Ėshtė i ēuditshėm fakti se kjo lidhje themeltare, e lirisė fetare dhe e kthimit tė menjėhershėm tė vendeve tė kultit, u injorua krejtėsisht nga ata qė ishin nė pushtet nė Shqipėrinė demokratike, prej vitit 1991. Gjatė persekutimit tė egėr ateist, shteti shqiptar i mori tė gjitha vendet e kultit, i shkatėrroi ose i shndėrroi nė destinacione tė tjera dhe konfiskoi tė gjithė pasurinė kishtare. Shėrbimet shtetėrore zotėrojnė tė gjitha tė dhėnat dhe katalogėt me sendet dhe objektet e konfiskuara. Por nė vend qė t’i kthejnė ato sipas konceptit 17-shekullor tė pėrcaktuar qartė tė lirisė fetare, pėrdorėn marifete tė ndryshme (komisione, nėnkomisione, gjyqe) dhe taktika tė vazhdueshme shmangiesh, qė e ekspozojnė vendin ndėrkombėtarisht dhe qė u dėnuan nga organizmat fetarė evropianė e mbarėbotėrorė. Kėtu qėndron problemi kryesor: Koncepti i plotė i lirisė fetare, tė cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ėshtė e detyruar ta nxjerrė nė pah si nė Shqipėri, ashtu edhe nė organizmat fetarė ndėrkombėtarė.

    * Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė. Anėtar Nderi i Akademisė sė Athinės. Titujt janė tė redaksisė. Titulli i origjinalit: Rrėzimi i njė sėrė akuzave shpifėse


    Gazeta Shqiptare(Balkanweb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kryepeshkopi Anastas replikon ndaj Kristo Frasherit

    Dokumetat e sipėrpėrmendura:

    Dok 2
    Emri:  dok_2_fq_1.jpg

Shikime: 395

Madhėsia:  143.3 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 22-10-2013 mė 14:04

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos: Frashėri shpifje agresive, mbron sakrilegjin nė Pėrmet

    Dok 5


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos: Frashėri shpifje agresive, mbron sakrilegjin nė Pėrmet

    Dok 6


    Dok 7
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 22-10-2013 mė 12:34

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos: Frashėri shpifje agresive, mbron sakrilegjin nė Pėrmet

    Dok 8




    Dok 9




    Per me shume dokumente dhe per disa dokumenta origjinale qe jane sjelle vetem si perkthim vizitoni linkun me poshte

    http://www.orthodoxalbania.org/al/in...uzave-shpifese

  8. #8
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Pėr: Janullatos: Frashėri shpifje agresive, mbron sakrilegjin nė Pėrmet

    Dokumenti numer 2 eshte fallco.
    Asqeri Isufaj deklaron se ka qen ne permet ne vitin 2032.
    Nuk kemi te bejm me nje gabim ortografik por me nje deklarim te Asqeriut, gjykata e konsideron si te rrem kete fakt... per hire te llogjikes. Kjo tregon qe kisha zotohet me argumenta absurde...
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos: Frashėri shpifje agresive, mbron sakrilegjin nė Pėrmet

    Citim Postuar mė parė nga iktuus Lexo Postimin
    Dokumenti numer 2 eshte fallco.
    Asqeri Isufaj deklaron se ka qen ne permet ne vitin 2032.
    Nuk kemi te bejm me nje gabim ortografik por me nje deklarim te Asqeriut, gjykata e konsideron si te rrem kete fakt... per hire te llogjikes. Kjo tregon qe kisha zotohet me argumenta absurde...
    ku ta zune syte

    kjo tregon sa shtet serioz kemi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •