Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 80
  1. #51
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Duke pare titrat e News 24 ne mbremje lexova se po hapen gropat rreth nderteset per te vene tritolin . Morem vesh se shperthimi do behej te nesermen. Pasi vjen e nesermja , gjith shqiptaret anembane Shqiperise veri-jug-lindje-perendim u informuam se ndertesa do prishet ne oren 10 paradite. Ora 10 fiks shperthimi s'duket gjekundi. Shqiptaret filluan me ankthin e pyetjes ; Kur do shohim spektaklin e shperthimit ? Pasi kaloi ora 10 vjen ora 11, del lajmi se papritur tritoli nuk mjafton dhe forcat e Xhenios moren sasi te tjera tritoli per te siguruar te shkoje sipas parashikimit. Me pas lexuam lajmin se cdo gje do jete gati ne oren 13:00 te dreket, kur gjithe shqiptaret do rrine pa ngrene para televiziorit ne pritje te urdhrit te ministrit Tahiri, pasi ai kishte mberritur aty. Erdhi momenti , pritet vetem urdhri.. Shqiptaret ne shtepi, lokale, pune po prisnin shperthimin.. Fillon numerimin mbrapsht 3 2 1 0 ....... Shqiptaret nuk u besohet syve , shpetheu tritoli por nuk shpertheu ndertesa.. Perfudimimi parashikimit ; Objekti 5 katesh ngelet ne kembe , shkaterrohet lokali aty prane..

    Llogjika ime me thote qe vepra nuk mbulohet fjale. Gjithe ai show mediatik ishte pergatitur per rrezimin e objektit , jo per ta gervishur pak e pastaj te vije mazrapiku te shpoje gjithe diten... Fakti eshte se ndertesa qendroi ne kembe, tregon deshtimin dhe ky deshtim ne driten e diellit nuk mbulohet me fjalet te tipit "shkoi sipas parashikimit" Se pastaj llogjika ime do me thoshte; ky parashikim kishte parasysh shkaterrimint e lokaleve prane dhe jo shkaterrimin e objektit ?
    Ka qene gjithçka e parashikuar....

    Siç duket, kane desht me shkaterru lokalin....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Pronari i godinës: Vetëm 2 kate ishin pa leje, policia të lirojë familjarët e mi


    Përballë gërmadhave të pallatit të tij, Kol Gjokmarkaj i bëri apel policisë të lirojë nga qelia të afërmit. Pronari i godinës 6-katëshe të shembur dje, pohoi për mediat se 13 familjarë të tij, mes të cilëve edhe një 13-vjeçar, ishin shoqëruar që në mëngjes nga policia dhe në mbrëmje, ende nuk ishin liruar. “Godina tani është hedhur përtokë. I bëj thirrje Kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të policisë të lënë të lirë familjarët e mi”, – apeloi Gjokmarkaj për mediat. Shoqërimi i familjes Gjokmarkaj është bërë në orët e mëngjesit, kur situata është tensionuar së tepërmi në ambientet e pallatit që ishte ndërtuar pranë Fakultetit Ekonomik. Pronarët e godinës, të shoqëruar nga të afërmit e tyre kanë bërë përpjekje për të hyrë në godinën e mbushur me tritol, çka ka sjellë më pas edhe reagimin e policisë. Për të shmangur çdo tensionim të mëtejshëm, ata janë shoqëruar në mjediset e policisë, ku janë mbajtur deri në orët e vona të mbrëmjes.

    Leja e godinës

    Kol Gjokmarkaj e ka cilësuar të padrejtë vendimin e autoriteteve shtetërore për të shembur godinën e ndërtuar prej familjes së tij. Ai ka pohuar se ndërtimin e ka nisur që prej vitit 1991 dhe vetëm dy prej kateve janë pa leje. “Unë jam banor i Tiranës që në vitin ‘91 dhe këtë ndërtesë e kemi bërë me shumë sakrifica. Kjo ndërtesë është ngritur në atë mënyrë siç kanë ndërtuar të gjithë shqiptarët, me borxhe, me kredi. Është me dokumente, me leje ndërtimi edhe nga Bashkia e Tiranës”, -thotë i pashpresë pronari i godinës. Ai ngulmon se ka ruajtur parametrat inxhinierikë dhe vetëm dy prej kateve janë pa leje. “Unë kërkoj nga shteti që të më ndihmojë. Kërkoj drejtësi, të sistemohemi në këtë banesë, jo të shkatërrohet kjo banesë. Duam që mundi dhe djersa jonë të mos shkojnë dëm. Jemi 3 vëllezër që banojmë këtu, 18 veta. Është me leje tash 23 vjet”, – vijoi më tej Gjokmarkaj. Megjithatë, pallati i ndërtuar prej familjarëve të tij ka shkaktuar një valë protestash nga studentët dhe pedagogët e Fakultetit Ekonomik. Që prej ditës së ndërtimit, objekti në oborrin rrethues të Fakultetit të Ekonomisë shkaktoi reagime nga studentët e këtij fakulteti dhe Rektorati i Universitetit të Tiranës. Ndërtimi hasi në rezistencën e menjëhershme të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët ndërprenë mësimin dhe u drejtuan nga ndërtuesit, duke arritur ndalimin e punimeve për disa ditë.
    Më pas Universiteti i Tiranës mori përsipër ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë ligjore. Për strukturat e shtetit, të cilat ndërhynë dje të ndihmuara edhe nga Policia e Shtetit, godina në fjalë është pa leje ndërtimi. Tashmë, konflikti mes pronarëve dhe autoriteteve pritet të transferohet në gjykatë.

    MAPO

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    I dëmtuari nga shpërthimi: Në lokalin tim, 10 mijë euro dëme

    Besnik Tresa është një nga pronarët e lokaleve që ndodheshin pikërisht në vijë ballore të valës goditëse të shpërthimit të djeshëm, që u përdor për shembjen e pallatit gjashtë katësh përballë godinës së Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Lokali në pronësi të Tresës me emrin “Rinia”, duket ndër më të dëmtuarit nga vala e fuqishme që u shkaktua pas shpërthimit të djeshëm, ende disa orë pas shpërthimit ai po vazhdonte me pastrimin dhe rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara pas shembjes, që nuk kaloi pa një “furtunë” edhe përpara lokalit të tij. Fasada e xhamave është shembur përdhe në pjesën e brendshme të saj, ndërsa në kasat e duroaluminit kanë mbetur copëza xhamash, që të bëjnë të mendosh se ajo ka qenë një kanatë e një dritareje. Disa punëtorë me se të mundin, përpiqen të heqin atë çka mbetur nga xhamat me shpresën që të mund të shëptojnë dhe riparojnë ato që kanë mbetur. “Kam një dëm që shkon në disa miliona lekë. Me një llogari të thjeshtë mund të them që dëmi që kam pësuar nuk është i vogël, por mund të kapë një shifër prej rreth 10 milionë lekësh të vjetra, apo edhe deri në 10 mijë euro. Kam të gjitha fasadat e xhamave që më janë dëmtuar konstruktet metalike, apo të duroaluminit që duhen zëvendësuar të gjitha. Gjithçka që kam pasur në banak më është dëmtuar, që nga frigoriferët ftohës apo ngrirës, kam afërsisht tre të tillë, fasadat e xhamave, muret duhen lyer nga e para banaku dhe pijet që kam pasur aty po ashtu”, rrëfeu Tresa. Ai shton se kur erdhi në mëngjes u porosit nga policia dhe specialistët që të linin dyert dhe dritarat e hapura, me qëllim që të kishin sa më pak dëme, apo fare. “Nuk pati asnjë lloj mase parandaluese, si skela mbrojtëse apo fasada me perde apo faktorë të tjerë që do të minizmionin sa do pak dëmet”, -thotë Tresa.

    MAPO

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Shteti policor vazhdon te godasi qytetaret e thjeshte. Ke nje godine 6 kateshe te ndertuar me leje, por dy kate i ke ndertuar pa leje, ne te prishim gjithe godinen e gjithe investimin qe ti ke bere. Kujt i hyn ne pune ligji apo leja, ligji e ka emrin Edvin Rama apo Tahiri. Pune e madhe edhe pse u demtohen njerezve qe punojne ne ate zone bizneset, qeverise nuk i behet vone!

    Zakonisht, qeverite krenohen me "ndertimet" dhe "investimet publike", por jo qeveria e drejtuar nga Rama. Ai i ka vene synim vetes dhe qeverise qe te behet kampion i shkaterrimeve!

    Te na rroje sa malet qeveria rruspe!

    Albo

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Halimi i PD: Po vendoset shteti i panikut

    “Tritol si ai që përdorin terroristët dhe përpjekje për të vendosur shtetin e panikut, frikës dhe terrorit”, – e ka konsideruar deputeti i PD-së, Halimi, operacionin e djeshëm për prishjen e godinës tek Ekonomiku. Në mesazhin e tij në FB, Halimi shkruan: “Përdorimi i panevojshëm i lëndës eksplozive për shembjen e një godine, ndalimi i qarkullimit në të paktën 3 rrugë kryesore, bllokimi i zonës për orë me radhë, publikimi i zëshëm në media, gjithë policia aty, shkaktimi i dëmeve materiale përreth s’janë veçse tregues të përpjekjeve për vendosjen e shtetit të panikut, frikës, terrorit; ashtu si terroristët përdorin tritolin për të ekzekutuar, jo se nuk kanë mjete të tjera”, – thekson Halimi.

    MAPO

  6. #56
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Turp e faqja e zeze!!!!

    Paskan zan ndryshk sucialspecialistat....

    Kushedi sa miell po thith i gjati tashi nga inati.
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    derjansi,

    Un jam per:
    1- Te prishen ndertimet pa leje.
    2- Te demshperblehen nga shteti.
    3- Te futen ne burg ato qe lejuan/dhane leje per keto ndertime.

    Ndersa per ate te sotmen, ka qene turp, totalisht mungese profesionalizmi.
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Po flasim per nje ndertese 5-Kateshe, qe kishte hapsire t'lire dhe mese t'mjaftushme ne dy anet e saj per ta rrzu sipas qejfit.

    Nese Sala ka gisht me Gerdecin, sucialspecialistat ta fusin n'burg e mos ta nxjerrin me.
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Tashi, meqe lejet i kane per vete dhe rrjetin e tyre t'trafikantve t'droges, t'pakten mos ti lene me ndertu...

    Ne piken 3 un kisha shkrujt: 3- Te futen ne burg ato qe lejuan/dhane leje per keto ndertime.

    Por, por, nuk i fut kush n'burg sepse esht strategji shteterore/anti-shqiptare, qe po e rrjepin vendin avash-avash....

    Ato grabiten bregdetin, ndersa ty te nxjerrin te TopQeni prishjen e kjoskave...

    Shteti yn heroik, tregon muskujt me pronaret e kjoskave qe nxjerrin buken e gojes, ndersa per vete e marrin lejen si te dun e ku ti doje qejfi...

    Pse shteti yn heroik, nuk nxjerr nje plan afatgjate se ku dhe si mund te ndertohet??!!!
    Nuk e ben per pa-aftesi, por esht strategji grabitjeje ne grup...
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Edhe njehere, un kam qene dhe jam kunder ndertimeve pa leje!!
    Per me teper jam kunder lejimit te ndertimeve pa leje....

    Shteti anti-shqiptar, te le ty te ndertosh pa leje sepse ne t'njejten kohe zaptohen/grabiten pronat/perlat e Shqiperise. Eshte thjesht hi syve...
    Dhe pastaj ti prish kur te vije momenti i duhur, mundsisht t'perfitoje edhe nga buja e prishjes...


    derjansi,
    tashi i kane ne dore te gjitha, kane gurin edhe arren. Nga zemra deshiroj qe t'futet ne burg çdo politikan/kushdoqofte ai qe ka shkel ligjin.
    Edhe dr. Berisha ne qofte perly ne burg e ka vendin.
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Prude,

    duhet te demshperblehen deri ne cent. e fundit!!!

    Ne burg duhet te vene te gjithe ata qe lejuan/dhane leje ne ato vende qe nuk duhet ndertuar.

    Parat qe u ndertuan kjoskat/kasollet jane para gjaku/djerse, dhe politiqenrit tane tallen...
    Gradacelat jane parat e trafikanteve te droges, dhe ato nuk preken...
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Prape me Berishen ti??!!

    Ta perseris: Nese keni prova qe ai ka shkel ligjin, futeni ne burg!!!

    Do m'benit nder nese futni n'burg te gjith t'korruptumit e t'djathtes, por ju se beni dhe s'doni te beni, s'mund ta beni se ndryshe ju s'mund te vidhni tashi qe keni rradhen... "N'ato maja rripa-rripa.... njeher ta hipa...."

    Rikthehemi tek shperthimi.
    Lere punen e C4 qe ishte nje deshtim 100%, por turpin tjeter,
    dergut nje fadrom qe desh e zuri ndertesa poshte. Aq te nervozuar ishit sa donit me çdo kusht ta shembnit sa me pare, nuk kishit me kohe per show...
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Paske gallat ti....

    Po pse ore i pikuari nga qielli, nuk lexon dot dy rreshta nga ato qe shkruaj une...

    Po ta riperseris: Kane bere shum mire qe e shemben kete godine, dhe dua qe t'shembet çdo objekt pa leje. E vetmja gje qe dua te shtoj esht se duhet t'vihen para ligjit te gjithe ata persona qe lejuan/dhane leje per keta ndertime ku nuk duhet te ndertohet.

    Nuk e kuptoj se ku po t'dhemb ty...
    Nuk me dhemb askund po nuk kam nerva te ndegjoj/lexoj nga militant te Sali Kobures.
    Lexo njehere se cfare ke shkruar!
    Tere energjine (e nje paraziti partiak) ke koncentruar ne "gabimet" e rrenimit te godines,dhe qane me lot "fukarane" qe ndertoi pallat 5 katesh ne Tirane,ne oborrin e Fakultetit!
    O zoooot o zot!
    Ndertimet prishen sepse jan pa leje,ti thua te burgosen ata qe dhane lejet!
    O zoooot o zot po sa e veshtire eshte te kuptohet?
    e more Skender si na lodhe sot!

  7. #57
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti policor vazhdon te godasi qytetaret e thjeshte. Ke nje godine 6 kateshe te ndertuar me leje, por dy kate i ke ndertuar pa leje, ne te prishim gjithe godinen e gjithe investimin qe ti ke bere. Kujt i hyn ne pune ligji apo leja, ligji e ka emrin Edvin Rama apo Tahiri. Pune e madhe edhe pse u demtohen njerezve qe punojne ne ate zone bizneset, qeverise nuk i behet vone!

    Zakonisht, qeverite krenohen me "ndertimet" dhe "investimet publike", por jo qeveria e drejtuar nga Rama. Ai i ka vene synim vetes dhe qeverise qe te behet kampion i shkaterrimeve!

    Te na rroje sa malet qeveria rruspe!

    Albo
    Shtetin qe u ndertua me dhune,me dhune duhet zhdukur.

  8. #58
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    unreal,

    kush esht lind nga macja do haja minje - thot poplli i shkret...

    Kelyshet do mbarojne punen qe nisen baballaret...

    Ajo godine ishte e familjes se Gjonmarkajve te Mirdites...

    Tashi vazhdoni e grini sallate...

    Neser me keni prap ketu n'krye t'detyres...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Shteti duhet te krenohet me ndertesat qe kan zan oborret e shkollave pa leje thot albushi

    Bravo kshtu te ka msu nana eladh ta shofesh shqipnin si slums ne indi e bangladesh.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    unreal,

    kush esht lind nga macja do haja minje - thot poplli i shkret...

    Kelyshet do mbarojne punen qe nisen baballaret...

    Ajo godine ishte e familjes se Gjonmarkajve te Mirdites...

    Tashi vazhdoni e grini sallate...

    Neser me keni prap ketu n'krye t'detyres...
    Ah po qite bre te shkreten ktu e paske pas hallin

    Gjonmarkajt kullat gjasht kat ti ndertojn ne orosh jo ne oborr shkolle

    Hmm krijusit e republikes serbe te mirdites, bashkpuntort e qdo pushtusi qe ka shkel trojet shqiptare mrena ni muj ndertun gjasht kate kur nuk kishte shtet.

    E vertet skener molla nan moll bjen nisoj si te paret e vet
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 21-10-2013 më 13:25
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •