Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 80
  1. #21
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Kjo godinë ishte pa leje dhe u ngrit me nxitim për tre muaj, gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit.
    Ishin te bindur se do te vjedhin voten edhe kesaj radhe,per ate edhe nxituan te ndertojne!

  2. #22
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    derjansi,

    Un jam per:
    1- Te prishen ndertimet pa leje.
    2- Te demshperblehen nga shteti.
    3- Te futen ne burg ato qe lejuan/dhane leje per keto ndertime.


    Ndersa per ate te sotmen, ka qene turp, totalisht mungese profesionalizmi.
    Kerko ne youtube,edhe ne vende te industralizuara ku profesionalizmi dhe teknologjia jane ne nivele shume,shume me te larta se ne Shqiperi ndodhe qe objekti t'i perballon pjeserisht shperthimit.
    Prite ti ta bejne sikur beri Sala me Gerdecin???

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    xinxirfill

    Perse duhet te te japin shpejgim ty para se te kryejne operacionet ministrite??
    Mua nuk duhet te me japin shpjegim ministrite para se te kryejne nje operacion, biles biles nuk duhet te me japin shpjegim dhe mbasi e kane kryer operacionin
    dhe as juve personalisht nuk keni pse te jepni shpjegime ne vend te ''ministrise''

    Rezultati i arritur eshte shembja e nderteses dhe lirimi i hapsires te fakultetit.
    atehere mburru me arritjen,eshte fare e thjeshte dhe me fisnike.
    Me kaq mbaron filmi, ju qe skeni ke se merreni lexoni titrat.
    Kush nuk ka se me se te merret rri gjithe kohen ne forum duke u perpjekur te justifikoje cdo gje,ndersa te tjeret shkojne ne pune.

    derjansi
    Sa po u dhem disave qe po shemen ndertesat pa leje lol

    Jo u llogarit tritoli jo su llogarit tritoli. Ndertesa a u prish?
    Askujt nuk po i dhemb derjans mos u mundoni te gjeni gjithnje nje arsye per te debatuar.Nuk po thote njeri pse po e prishin ate godinen,thjesht po diskutojme per menyren e perdorur.
    Po te jete per mua duhet te prishin cdo ndertim pa leje,vetem me nje kusht,pa pare ''ngjyren'' e askujt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 20-10-2013 më 17:18
    MOS I NDY TEMAT no name

  4. #24
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut


  5. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Ato duhet te kishin instaluar eksploziv me drejtim vertikal me force te mjaftushme
    per te thermuar tavanin e katit te pare dhe katit te dyte.
    Tavani I katit te 3-te dhe te kateve te tjera me siper do thyheshin nga renia dhe perplasja e forte me germadhat.
    Ato I kane rene shkurt me instalimet e eksplozivave.Ashtu si kane i nstaluar ne katin e pare per goditje
    rrezore horizontale ato duhet te kishin bere edhe ne katet me siper instalime eksplozivash.Plasja do shkaktonte
    coptimin e komplet kolonave mbajtese ne te gjitha katet dhe godina do binte e thermuar si sheqer ne toke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 20-10-2013 më 19:19
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    derjansi,

    Un jam per:
    1- Te prishen ndertimet pa leje.
    2- Te demshperblehen nga shteti.
    3- Te futen ne burg ato qe lejuan/dhane leje per keto ndertime.


    Ndersa per ate te sotmen, ka qene turp, totalisht mungese profesionalizmi.
    Demshperblim?

    Jo demshperblim qe nuk u kisha dhan po i kisha detyru te pagujn gjith shpenzimet qe shteti harxhon per shkatrrimin e ndertesave te tyne te paligjshme
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #27

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Nje gje eshte e sigurte, ishte pallat pa hile . S'kish termet ashtu tritol ta levizte vendit lol
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Akoma ju me keto budalleqe demokratesh ? Po aty edhe me aq tritol dhe u shkaktuan deme te nje biznes aty prane deri me 10 mije der 15 mije euro thoshte ai i demtuari , ndersa ketu japin mend sikur nuk dinin xhenieret me vene peseqind kallepe se do shume tru kjo pune . Por aty u be nje pune profesionale duke demtuar vetem kollonat mbajtese prej betoni e pastaj u rrafshua shume bukur . Te gjithe shqiptaret e kane perkrahur kete aksion dhe nderhyrje te tilla duhen bere shume e shume me teper sepse Tirana eshte krejtsisht e asfiksuar nga ndertimet pa leje dhe nga mungesa e gjelberimit dhe e hapesires .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 21-10-2013 më 02:30
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Ndjekje penale për ndërtuesit
    te "Ekonomiku" e disa zyrtarë



    TIRANË - Protestat e studentëve tek Fakulteti Ekonomik, për ndërtimet që po bëheshin në oborrin e këtij institucioni jo vetëm që janë bllokuar por policia ka nisur procedimin penal edhe për pronarët e tyre.

    Gjithashtu hetimi ka nisur edhe për pronarin e një firme ndërtimi që në rrugën e Kavajës është duke bërë një shtesë kati pa leje, në pallatin që po ndërtonte.

    Hetimet janë hapur edhe për kryeinspektorin e Inspektoriatit të Ndërtimit dhe Urbanistikës në Fier, si dhe zyrtarë të komunës së Lukovës në Sarandë, që kanë lejuar një ndërtim pa leje.

    Që prej ditës së djeshme ka nisur një operacion i gjerë për identifikimin e ndërtimeve pa leje, pezullimin e e tyre si dhe nisjen e procedurave për ndjekjen penale të kompanive ndërtuese, që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje.

    Për 24 orë policia ka identifikuar 9 raste të shkeljes së ligjit, ndërsa në ndjekje penale kanë përfunduar më shumë se 12 persona.

    RASTET E EVIDENTUARA DERI MË TANI
    Gjatë ditës së djeshme, 17 shtator 2013, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Pëllumb Shpata, 50 vjeç, pasi në rrugën “Budi” ka ndërtuar një objekt pa leje.

    Po dje, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Kol Gjokmarkajn, 50 vjeç, banues në Tiranë, sepse në “Rrugën e Elbasanit”, përballë Fakultetit Ekonomik, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa leje.

    Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Pavlin Kalusha, 34 vjeç, banues në Tiranë, sepse në “Rrugën e Elbasanit” përballë Fakultetit Ekonomik Tiranë, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa leje.

    Po gjatë ditës së djeshme ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë për Edmonda Kadri Zaimi, Elton Xhaferri e Klodian Lita, banues në Tiranë, sepse në Rrugën e Kavajës, në Qendrën e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, të marrë me qira po bëjnë ndërtime pa leje.

    Po një ditë më parë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Fatmir Sinanin, 62 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një firme ndërtimi, sepse në “Rrugën e Kavajës”, po ndërton një shtesë kati në pallatin në ndërtim, pa leje.

    Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Vasil Çelarin, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Riza Çuka”, ka pushtuar 400 m², tokë në pronësi të Adem Zekut, 89 vjeç .

    Në Lezhë, policia ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për Ermando Jakajn, 30 vjeç, banues në fshatin Zejmen, ish-sekretar i Këshillit të Komunës Zejmen, sepse duke shpërdoruar detyrën, nuk ka paraqitur për shqyrtim në Këshillin e Komunës, dokumentet për t’u pajisur me tokë Gjergj Simoni, 45 vjeç, banues në Zejmen.

    Në Fier ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 56-vjeçarin me inicialet M. R., banues ne Fier, me detyrë kryeinspektor INUV Bashkia Fier, sepse duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar të ndërtohet një objekt pa leje në lagjen “29 Nëntori”.

    Lidhur me një ndërtim pa leje në fshatin Piqeras nga Themistokli Prifti, më datë 17 shtator 2013, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”, për punonjësit e administratës Komunës Lukovë.

    Redaksia online
    (ac/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet....JHOcFEjy.dpuf
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #30
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Tritol godinës pa leje pranë Ekonomikut

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Kerko ne youtube,edhe ne vende te industralizuara ku profesionalizmi dhe teknologjia jane ne nivele shume,shume me te larta se ne Shqiperi ndodhe qe objekti t'i perballon pjeserisht shperthimit.
    Prite ti ta bejne sikur beri Sala me Gerdecin???
    Po flasim per nje ndertese 5-Kateshe, qe kishte hapsire t'lire dhe mese t'mjaftushme ne dy anet e saj per ta rrzu sipas qejfit.

    Nese Sala ka gisht me Gerdecin, sucialspecialistat ta fusin n'burg e mos ta nxjerrin me.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •