-
Sot Eklipsi i Hënës
Hëna do japë spektakël
Nga ora 23:50 deri në orën 3:49 të mëngjesit të së shtunës
Hëna do të kalojë në hijen e Tokës, të premten e 18 tetorit, në një eklips hënor, që do të jetë i shikueshëm nga vrojtuesit e qiellit, në pjesën më të madhe të botës. Sateliti ynë do të kalojë përmes "hijes së jashtme" të planetit dhe eklipsi më i plotë do të verifikohet, kur në Evropë të jetë ora 1:50 e natës, duke u gdhirë 19 tetori.
Mirëpo efekti i këtij eklipsi do të jetë më i butë në krahasim me spektaklin e ofruar nga një eklips hënor total. Megjithëse sipas ekspertëve do të jetë gjithsesi një event astronomik i denjë për t'u vrojtuar nga specialistët e jo vetëm. "Do të ketë një errësim të pazakontë në pjesën meridionale të Hënës - ka shpjeguar astronomi Alan MAcRobert -. Do të jetë e mundshme të shihen gjurmët e hijëzimit për rreth 45 minuta, para dhe pas gjysmës së eklipsit". Ky eklips do të jetë i shikueshëm fillimisht të premten në mbrëmje në Karaibe dhe pjesën lindore të Amerikës së Jugut, më pas gjatë natës, duke u gdhirë e shtuna, do të mund të vërehet edhe në Evropë, Afrikë dhe Azi


-
-
Për: Sot Eklipsi i Hënës
ne pritje...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt