Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Analiza Nga SUELA GERA
    16 Tetor 2013 - 08:47
    Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Të tjera rreth shkrimit

    Muaji antikancer, Onkologjiku pa ilaçe, bllokohet radioterapia
    Tetori është muaji për të sensibilizuar gratë dhe nënat të kryejnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit.


    Mikesha të mia shpesh më nxisnin të shkruaja për sëmundjen e mamasë time, por hezitoja.

    Mendoja: Çfarë të tregoj?

    Së bashku me mamin kishim shkuar të bënim një kontroll rutinë, por.. “tavani na ra në kokë”.

    Masa tumorale ishte përhapur dhe duhej në mënyrë urgjente të bëhej ndërhyrje kirurgjikale. Një vorbull e madhe frike me pikëpyetje dhe panjohuri.
    Më pas përpjekjet për të gjetur me ndërmjetësim dhe para në dorë një krevat pak më të mirë, në një dhomë pak më të pastër. Analizat e biopsisë nga spitali shteteror t’i dërgonim tek privati sepse shtetërori nëse do i bënte do të vononte me muaj, ndërkohë që mjekimi duhej te niste sa më shpejt.

    Ecejaket për të mjekuar plagën, duke qëndruar me orë të tëra nëpër korridoret e spitalit për një vizitë që nuk zgjaste më shumë se 5 minuta.

    Përplasjet e dyerve kur infermierja t’i mbyllte para fytyrës, pa pikën e turpit, edukatës, dhe i hapte në momentin kur në xhep ndjente dorën e tjetrit që fuste kartëmonedhën 2 mijë apo 5 mijë lekëshe (të vjetra)
    Çarçafët apo këllëfët e jastëkëve që merrnim me vete kur mamaja ime do të bënte kemio. Orët e gjata të pritjeve dhe mundimi për të gjetur një krevat, sepse nëse s’kishte, pacienti mund të bënte kemion ulur në karrige. (një i sëmurë apo një i afërm e di se çfarë mundimi është)

    Pastaj radioterapia, e cila nuk u bë kurrë siç duhej. Aty ku mjeku seleksiononte pacientët si të ishte ndarja e mollëve, në cilësi të parë, të dytë apo të tretë. Në fakt ato ishin jetë njerëzish.
    Në korridorin para se të hyje tek dhoma ku ndodhej aparatura e kobaltit, kishte njerëz të ardhur nga Kosova, Elbasani, Shkodra, Kukësi, e pasi kishin qëndruar në pritje për disa orë, mjeku dilte e u thoshte: “Ikni se u prish aparatura, apo, ikën dritat, hajdeni javën tjetër… “

    Mundimi për të gjetur kselodat, të cilat në treg të zi kushtonin shumë, ndërkohë që me ligj siguroheshin nga spitali me një shumë shumë më të vogël.

    Telefonatat dhe konsultat me mjekë të cilët nuk thonin kurrë të vërtetën, nuk të jepnin kurrë sqarimin e duhur, ndërsa për mbështetje psikologjike, (e domosdoshme për njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje) as që mund të bëhej fjalë.

    Këto, e shumë të tjera, i kisha fshehur diku në thellësi të kujtesës sime, me shpresën se gjërat mund të kishin ndryshuar. Por kolegia ime, gazetarja Esmerlada Keta me një shkrim të botuar pak ditë më parë në Shqiptarja.com, ( me titull: Muaji antikancer, Onkologjiku pa ilaçe, bllokohet radioterapia ) më riktheu në vëmendje vuajtjet e 7 viteve më parë.

    UNË, KANCERI DHE QEVERIA IME
    Unë jam një nga ato grate e nënat, të cilave u dedikohet ky tetor, Zoti Kryeministër Edi Rama, dhe ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
    E lindur nga dy prindër, të cilët sëmundja i mori shpejt, jam pjesë e asaj popullsie që ka më shumë risk për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit.

    Të them s’kam frikë… gënjej.

    Kur u sëmur mami im, ajo e keqe që dikur më dukej aq larg (pas vdekjes së babait) erdh e ul pranë meje.

    Nesër?... S’e di.

    Por mua s’më tremb përballja me realitetin. Ma mësoi mamaja ime. S’më tremb dhe nuk i nënvlerësoj kontrollet një herë në vit apo paptestet.

    Mua më tremb cilësia e shërbimit.
    Më tremb kalvari i mundimeve e stërmundimeve pas diagnostifikimit të sëmundjes.

    Kur je me kancer përveç pyetjeve dhe dyshimeve edhe sa vjet jetë ke, duhet të mendosh ku duhet të gjesh milionat për operacionin dhe më pas trajtimin mjekësor.

    Më trembin bisedat falas, që do të bësh me mjekun në spital shtetëror, që më pas kthehen në trajtim mijëra eurosh që ky mjek do të të bindë ta bësh te klinika e tij private.

    Orët e tëra të pritjeve prapa dyerve dhe arrogancën e infermierëve me njerëzit që në sy kanë dritën e shpresës, ndonëse e dinë se prapa, si hije u fshihet vdekja.

    Ky muaj është mesazh për mua e shumë shoqe të mia të parandalojmë të keqen përmes vizitave ekografikeve, konsultave të rregullta e pap-testeve.

    Ky vit është dhe për ju Zoti kryeministër Edi Rama dhe ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj: Bëni të funksionojë sistemi shëndetësor. Bëni shëndetësinë për një Shqipëri të gjeneratës tjetër.

    Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print) - See more at: http://www.shqiptarja.com/analiza/27....SxH6md6z.dpuf
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Muaji antikancer, Onkologjiku pa ilaçe, bllokohet radioterapia

    TIRANE- Muaji i luftës kundër tumoreve e gjen spitalin e vetëm publik në gjendje të mjerueshme. Mungesat me medikamente dhe aparatura për të sëmurët me tumore tek Onkologjiku kanë prekur fundin. Pjesa më e madhe e medikamenteve mungojnë dhe bëhet fjalë për ilaçe të skemës së trajtimit të tumoreve, të cilat duhet të jenë domosdoshmërisht në këtë spital. Mjekët shpjegojnë se nëse një person i prekur nga tumori ka nevojë për tre ose katër medikamente për të luftuar sëmundjen, spitali mund t’i sigurojë vetëm një, ndërsa të tjerët duhet ti blejnë vetë në privat.

    Dhe si të mos mjaftonte kjo, njëra prej aparaturave të kobaltit ka dalë prej kohësh jashtë përdorimit, duke bërë që të sëmurët të presin radhën vetëm tek një aparaturë. Në të kundërt duhet t’i drejtohen spitaleve private, ku tarifat janë në shifra shumë të larta. Situata është pranuar edhe nga shefi i këtij shërbimi, Agim Sallaku, i cili ka përfituar nga vizita e ministrit të ri të Shëndetësisë, Ilir Beqja për t’i kërkuar atij që të ndërhyjë për ti dhënë fund kësaj situate dramatike.

    "Buxheti ka qënë mjaft i vogël për të plotësuar nevojat normale të pacientëve tanë. Problematika e spitalit onkologjik që është qendra e vetme referente, sepse ka probleme me radioterapinë, me kirurgjinë, dhe ka mjaft analiza që këtu nuk bëhen dhe që duhen bërë", - i ka thënë Agim Sallaku, dje ministrit të Shëndetësisë.

    Përballë kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqja. Ai ka pranuar problemet me ilaçet dhe aparaturat, ndërkohë që ka premtuar zgjidhje të menjëhershme të kësaj problematike. "Duke filluar që më buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë shumë më tepër fonde për citostatikët. Prej disa ditësh aparati kobaltoterapia nuk ka punuar për fat të keq, por do vijnë specialistët nga jashtë për rregullimin e tij. Ndërkohë që nga dita e nesërme (sot) specialistët e ministrisë së Shëndetësisë do të vijnë për të parë se çcfarë problemi ka konkretisht aparati i kobaltit dhe se sa mund të jetë kostoja e riparimit të tij.

    Nga janari ky aparat që është unik në Shqipëri, të mund të kemi një kontratë mirëmbajtjeje, e cila do të jetë një vjeçare"- ka deklaruar ministri Beqja. Në planet e afërta të shëndetësisë, sipas ministrit Beqja është edhe hartimi i masave antikorrupsion mes bluzave të bardha.

    Buxheti
    Ndonëse numri i pacientëve ka ardhur në rritje dhe kërkesat për medikamente gjithashtu, nuk ka ndodhur me buxhetion që i jepet këtij spitali për tëë blerë citostatikët. Madje buxheti i ëktij spitali është përgjysmuar krahasuar me atë të 2009. Më konkretisht, nëse në vitin 2009, buxheti i onkologjikut për barna ka qenë 5.6 milionë dollarë, buxheti i 2013-ës për këtë qëllim ëhstë vetëm 2.7 milionë dollarë. Ndërsa sipas përllogaritjeve që kanë bërë shefat e këtij shërbimi, për të mbuluar të gjitha nevojat me medikamente ky spital ka nevojë për një 8.5 milionë euro

    Kushtet
    Jo vetëm pa ilaçe, por edhe kushte të mjerueshme
    Spitalet nuk vuajnë vetëm për medikamente dhe aparatura, por ata nuk u ofrojnë pacientëve as një dhomë shtrimi normale. Kështu dhomat e shtrimit të pacientëve të katit të katërt të Onkologjikut janë në kushte skandaloze, gjithë lagështirë. Ndërsa e njëjta dhomë në katin e pestë është mbyllur, pasi kishte dalë komplet jahstë funksioni. Kjo pasi firma që ka bërë punimet për rikonstruksionin e godinës së këtij spitali më 2005-ën nuk ka vendosur tubat e kullimit të tarracës nga shirat, kështu që ata dershen lirisht në faqen e murit dhe pëërmbysin dhomat e pjesë së brendshme të onkologjit.

    Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet....mBxzhlJR.dpuf
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    fatkeqesisht ky eshte realiteti
    Let food be your medicine !

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    une e kuptoj qe sistemi shendetesor eshte me i veshtiri per t'u rregulluar...por me ato qe me treguan kur isha ne shqiperi, situata eshte vertet tragjike. nuk mund te behesh mjek vetem me qellim qe te pasurohesh, nuk duhet te funksionoje keshtu dreqi ta haje! eshte cnjerezore te perfitosh me vuajtjen e te tjereve....

  5. 3 antarët më poshtë falenderuan broken_smile për mendimin e shprehur në këtë postim:

    arba.t (18-10-2013),Gentian_gr (18-10-2013),loneeagle (18-10-2013)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Broke,

    c'te treguan ne shqipri, dhe para sa vitesh ta kane tregu?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Broke,

    c'te treguan ne shqipri, dhe para sa vitesh ta kane tregu?
    para pak ditesh... nuk gjeta njeri qe te mos ankohej, edhe operacione te bera kot vetem per te fituar leke kam degjuar...

  8. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    une e kuptoj qe sistemi shendetesor eshte me i veshtiri per t'u rregulluar...por me ato qe me treguan kur isha ne shqiperi, situata eshte vertet tragjike. nuk mund te behesh mjek vetem me qellim qe te pasurohesh, nuk duhet te funksionoje keshtu dreqi ta haje! eshte cnjerezore te perfitosh me vuajtjen e te tjereve....
    Mjeket ne Shqiperi jane barbara, nuk jane aspak humane! Aspak keqardhje kundrejt pacientit nuk ndiejn, vetem si ti rrjepin. Nuk po them se jane te gjithe njelloj po shumica jane te neveritshem. Kam degjuar se si i forcojne nenat te lindin ne turnin e tyre qe te marrin pagesen edhe per kete arsye ka shume femije qe lindin me spostime kockash. E shume te tjera, mjere kujt i bie semundja/halli!
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #8
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Mjeket ne Shqiperi jane barbara, nuk jane aspak humane! Aspak keqardhje kundrejt pacientit nuk ndiejn, vetem si ti rrjepin. Nuk po them se jane te gjithe njelloj po shumica jane te neveritshem. Kam degjuar se si i forcojne nenat te lindin ne turnin e tyre qe te marrin pagesen edhe per kete arsye ka shume femije qe lindin me spostime kockash. E shume te tjera, mjere kujt i bie semundja/halli!
    nuk di c'te them... nganjehere nuk me besohej kur me tregonin. uroj te mos jete vertete keshtu, te pakten per sa i perket mjekeve. uroj te jene vetem nje perqindje e vogel ata qe sillen ne kete menyre me pacientet. dhe shpresoj qe mjeket e ardhshem te mos behen keshtu.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    Njehere vjet nje nxenes i imi u operua nga apendisiti ( vetem se kishte nje dhimbje ne bark) pas analizave ku rruazat e bardha i dolen te ngritura mjeku e futi ne operacion dhe ia hoqi apendisitin...pasi kaluan dhjete muaj djalken e zuri prape e njejta dhimbje ne bark dhe e cuam urgjentisht ne spital...pas analizave ku rruazat e bardha rezultuan prape te larta, koencidence qe ishte i njejti mjek kirurg i nje viti me pare e ve djalin ne barrele dhe desh ta operoje prape nga apandesiti....duke u ngjitur ne shkallet e katit te dyte ku ishte blloku i operacioneve djali e pyeti se nga se do ta operonte, mjeku i tha nga apendisiti ...e po une vetem nqse kam dy apendisite se nje ma hoqe vjet i tha...para nje jave emri i ketij mjeku kirurg te spitalit te Korces u gjend ne te gjitha mediat si mjek i pushuar nga puna per mitmarrje dhe per paaftesi...te marin ne qafe kur te duash sepse gabimet e mjekesise i mbulon vetem dheri! Mjere ate qe ze halli...

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Letër e hapur kryeministrit: S’i trembem kancerit, por ferrit të spitaleve

    tani realiteti me shume eshte i piset sesa premtues, por beni mire ti besoni zmalteve te spitaleve, dritave dhe stafit qetesues dhe te gatshem te tyre. Ketu nuk jemi as ne somali ku mund te ngordhesh lirshem nen zukatjen e mizave dhe as ne rusi ku njerezit sherohen me nje hungerime derri.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •