Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    17 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Për të pasur një bark të sheshtë është e mjaftueshme të reduktoni kripën në dietën tuaj dhe në vend të saj të shtoni fibra dhe kalium



    Ideja e të pasurit të një barku të sheshtë është diçka që ngacmon shumicën e njerëzve, e sidomos gratë. Për këtë gjë shpesh femrat vrapojnë te dietat më të vështira, ndoshta edhe të rrezikshme deri sa nuk hanë fare. Larg nga të sugjeruarit e diçkaje të tillë qëndron dietologia e famshme amerikane dhe themeluesja e Qendrës së Dobësimit për Gratë në Uashington, Robine Shutkan (Robynne Chutkan). Ajo beson se për të pasur një bark të sheshtë nuk është e nevojshme t’u nënshtroheni disa lloje dietave, por duhet të reduktoni sa më shumë konsumimin e kripës dhe të preferoni sa më shumë ushqimet e pasura me kalium dhe fibra. Sugjerimet e saj, Dr. Shutkan i ka përfshirë në librin e vet të ri, i cili shpjegon se përse gratë kanë tendencë të shëndoshen më shumë se meshkujt në pjesën e barkut. Arsyeja mund t’i atribuohet zorrës së trashë që te gratë është më e gjatë. Edhe sistemi i tretjes duket se është i ndryshëm te meshkujt dhe femrat, thotë ekspertja. Kështu që për të favorizuar një bark të sheshtë, dr. Shutkan rekomandon reduktimin e futjes së kripës në dietë, sepse vetë kripa kontribuon te fryrja e barkut dhe edema. Ideale do të ishte që të konsumonit më pak se 1500 mg kripë në ditë. Një mënyrë e mirë për të shmangur një mbidozë kripe është të hani ushqimet me pak kripë dhe erëza, dhe të evitoni totalisht ushqimet e gatshme (të cilat shpesh janë me shumë kripë). Gjithashtu për uljen e konsumit të kripës, ekspertja rekomandon kombinimin e shumë fibrave. Ideal është kombinimi i fibrave të tretshme dhe të patretshme, në këtë mënyrë, shpjegon Shutkan, favorizohet funksionimi i zorrëve dhe “luftohet” ndjenja e fryrjes. Ushqimet me fibra tejet të larta janë frutat dhe perimet me gjethe jeshile. Ndër këto është mirë të konsumoni ato që janë të pasura me kalium, pasi ky element nxit largimin e lëngjeve të tepërta, duke luftuar mbajtjen e ujit. Përveç këtyre, ekspertja thotë se është mirë që të jeni gjithmonë të hidratuar. Ndaj pini ujë ose lëngje pa gaz. Të tjera ushqime të cilave duhet t’i qëndroni larg, janë ato me shumë sheqer dhe yndyrë, ndërkohë ideale janë ato më të lehtat. Edhe ëmbëlsirat artificiale duhet të shmangen, sepse ato nuk treten plotësisht, kjo mund të shkaktojë fermentimin në zorrë, që më pas provokon gaz dhe fryrje. Kundër fryrjes së stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatit një çaj kamomili. Nëse pasi keni ngrënë ndiheni e fryrë, pini një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës. Pra, për të rifituar një bark të sheshtë nganjëherë mjaftojnë disa masa të thjeshta.

    A ekziston barku perfekt?

    “Sigurisht, madje ka formë dhe masa perfekte. Të gjithëve na ka rastisur të shohim një bark jo të sheshtë, që nuk futet te përmasat 90-60-90”, shpjegon një kirurg dhe autor i librit “Bark i sheshtë përgjithmonë”. “Barku është treguesi i vërtetë i bukurisë si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Megjithatë, ai varet nga struktura trupore e një personi, nuk varet as nga pesha dhe as nga gjinia, sepse një person i dobët dhe një i shëndoshë, qoftë ai mashkull ose femër, nëse janë të gjatë, atëherë edhe barku i tyre është vërtet i bukur. Nëse një person është i gjatë 1 metër e 67 centimetra, mund të jetë shumë krenar për barkun e tij nëse arrin në 67 centimetra”.





    10 këshilla antibark

    1. Pini më pak duhan

    2. Mos pini alkool

    3. Qëndroni drejt

    4. Qëndroni ulur dhe të pozicionuar mirë

    5. Forcojeni shpinën me anë të peshave

    6. Provoni kërcimin e barkut

    7. Bëni punët e shtëpisë

    8. Vishuni në mënyrë komode

    9. Konsumoni shumë fibra vegjetalë

    10. Pini shumë ujë

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...sheshte-kripa/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhuxhumaku për postimin:

    Jetmiraaa (30-07-2024)

  3. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    edhe vrapimi do shtoja, si dhe ushtrimet per te forcuar muskujt e barkut

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    Jetmiraaa (30-07-2024)

  5. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    Beni punet e shpise thote -qashtu do bejme. Se i bem telef ato gjonat elektronike . Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar PINK për postimin:

    Jetmiraaa (30-07-2024)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    Problemet kane fillu me kto gjonat elektrike.
    Pinko, prej sodit, me fillu me i la rrobat ke pusi, ndegjove? Ndegjova thuaj.

    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  8. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    10 këshilla antibark

    1. Pini më pak duhan

    2. Mos pini alkool

    3. Qëndroni drejt

    4. Qëndroni ulur dhe të pozicionuar mirë

    5. Forcojeni shpinën me anë të peshave

    6. Provoni kërcimin e barkut

    7. Bëni punët e shtëpisë

    8. Vishuni në mënyrë komode

    9. Konsumoni shumë fibra vegjetalë

    10. Pini shumë ujë

    Te gjitha me siper mund ti besh, por nuk mund te kesh nje bark te tonifikuar nese nuk ben aktivitete fizike ne gym ose edhe ne shtepi por te duhen te pakten 30 minuta cdo dite per ushtrime speciale. Ndryshe mund ta kesh barkun flat, por jo te tonifikuar.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    Nete (17-10-2013)

  10. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    Të bësh shpesh sex është = me të gjitha ato sa janë shkruar lol
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anëtarësuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    886

    Për: Sekreti i një barku të sheshtë: kripa

    Eh ky barku i sheshtë
    Na morën në qafë Kardashiankat e Jennerkat neve 😢😢🥺🥺🤭

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •