DITËLINDJA E ENVERIT DHE DASHAMIRËT E TERRIT

] Sot, me 16 tetor 2013, dita e dytë e Kurban Bajramit, është ditëlindja e Enverit. Disa e shënuan, e përkujtuan ditëlindjen e “shokut Enver! Ata,ato, që e shënuan, e përkujtuan përvjetorin e lindjes të Enver Hoxhës kanë të drejt, por e drejta e tyre nuk do të thotë se ata vepruan drejtë. Pse? Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, në Shqipëri u pushkatuan mbi 6 mijë burra dhe gra, prej tyre ishin mbi 1000 shqiptarë nga Kosova…
Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, vuajtën deri në vdekje mbi 16 mijë të burgosur politik, prej tyre 1605 vdiqën në burgje...
Sepse, me mbytë një njeri të pafajshëm, shkruan në Librin e Shenjtë, është si me mbytë krejt njerëzimin...
Sepse, “faji” i të pushkatuarve, i të burgosurve, ishte se ata ishin shqiptarë, besonin në një Zot, në një Shqipëri, me Kosovë e Çamëri dhe jo në Lenin, Marks, Engels, Tito, Stalin... Sepse, nën diktaturën komuniste të diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria përjetojë periudhën më të keqe të historisë… Sepse, kjo periudhë e keqe bëhet edhe më e keqe kur mbrohet, kur lavdërohet, kur përkujtohet…
Sepse, kur përkujtohet lindja e vepra e tij – kjo është idhujtari. Idhujtari do të thotë adhurim i vetvetes… Adhurimi i vetvetes është larg prej të Vërtetës…
Me pak, fjalë kjo është e vërteta rreth Enverit o dashamirë të territ…. E vërteta nuk do të pëson ngaqë dikush nuk e pranon… Askush nuk është aq i verbër se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë, thoshte Xh. Suifti.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë