Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Në fillim të viteve ’90-ta amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm.

    Emri:  cia4.jpg

Shikime: 845

Madhësia:  17.2 KB

    Në fillim të viteve 90-të CIA kishte parashikuar luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.

    Sipas një dokumenti të publikuar së fundi të CIA-s, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritura të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u kyçur në luftë.

    “Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete të luftarake dhe 160 lanuses artilerik. Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 i 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake” shkruan gazeta serbe “Novosti duke iu referuar raportit

    Të përballur me gjasat e vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht se do të orientohen kah vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkojë ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.

    Ankara tashmë po stërvit oficerët shqiptarë. Amerikanët gjithashtu ishin frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.

    Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër. Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile. Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtriaserbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.

    “Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe relativisht mirë të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje.Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanojnë konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht se do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me furnizim me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme” thuhet në raportin e CIA-s.

    Amerikanët në atë kohë nuk kishin llogaritur shumë në suksesin e ushtrisëshqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset kanë mundur të zhyten vetëm deri në 10 metra thellësi.

    “Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse superioriteti i ushtrisë serbe shpejt do të vinte në shprehje dhe sipas të gjitha gjasave do të lansonin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri” thuhej me tej në këtë raport.

    lajm/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Kosovë e Shqiperi nje Maska e aska_peja
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    362

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    E kishin shkri shqiperin, shqiperia asnuk ka aeroplan ushtarak, as armatim,as asgje, se per Kosove spo folim, se per Kosove u pa gjate luftes, mos te ishte Amerika na kishin ngren te gjall

  3. #3
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Citim Postuar më parë nga aska_peja Lexo Postimin
    E kishin shkri shqiperin, shqiperia asnuk ka aeroplan ushtarak, as armatim,as asgje, se per Kosove spo folim, se per Kosove u pa gjate luftes, mos te ishte Amerika na kishin ngren te gjall
    Do e provonin nje here ... po na shkrinin apo jo kjo ishte nje gje per tu pare ... Ne te Shqiperise kemi nje mije te zeza mbase ... po nuk besoj se durojme kollaj te na shkele dikush shtepite tona ... Plus armatim Lindor kemi pasur dhe ne edhe serbet ... dhe Shqiperia aeroplan luftarake nuk ka me ... por nga komunizimi ka qene e fortifikuar ne tere territorin e saj ... brezi i asaj kohe ishin te gjithe te stervitur ushtarakisht dhe kush me shume kush me pak ishin te pregatitur per lufte,dhe me nje motiv te forte si eshte rezistenca ndaj pushtimit do angazhoheshin pothuajse te gjithe ne lufte ... Serbet nuk jane ndonje popull shume me i madh nga ne,as ndonje fuqi ekonomike shume e madhe qe te perballonin lufte te gjate kunder nesh ... nuk do ta kishin te lehte ne Shqiperi jo ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Gabimi qe Shqiperia beri ishte qe nuk u pergatit per lufte qe nga vitet 1990. Nese do te udhehiqej nga nje patriot i vertete dhe njeri i mencur per 8 vite pergatitje dhe stervitje te ushtrise ajo do te mund ta thyente edhe ushtrine serbe po brenda Kosoves. Luften nuk e bejne numrat por morali i ushtrise. Por shqiptaret gjithmone kane qene shkurtpames dhe nuk kane qene bashkepunues ndermjet vete per kete sot jemi nder shtetet me pak te perparuara ne Evrope. Jo te pa pergatitura por Sali Berisha ishte totalisht pa kurrfare pergjegjesie per shtet, kur te punosh vetem per familje dhe rrethin e ngushte si do te mund qe te perparoje shteti e le madje te pergatitet qe te thyeje nje shtet te forte sikur Serbia. Cdo invadim i Shqiperise do te dergonte ne lufte me te gjere ballkanike.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    na kishin ter per nje nate ky thot se kishin te lehte me ne
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Lonide
    Anëtarësuar
    31-08-2013
    Vendndodhja
    aty ku ka shqiptar
    Postime
    58

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Shqiperia nuk ja ndjeu fare prandaj dhe heshti ....shqiperia as ze nuk beri e kam fjalen si shtet, si shtet shqiptar ...sja ndjeu fare qe ne kosov behej kasaphane ....sepse shqiptaret te bashkuar kurr zdo kishte mundesi ti thyej serbia ....me kujtohet qe disa zona kufitare te shqiperis me kosoven kapen kallashet mos gabofsha kuksi mirdita ishin te gatshem por shqiperis si shtet sja ndjeu fare ..e dini nje fjal te urte frika i ruan delet se qobani flen mbi shkop ....dhe sot mendoj qe shqiperia eshte e fort ,ndoshta e fort eshte por sja ndjen fare per asgje asaj sja ndjen per mbrenda e do ja ndjej per jashte ...atje serbet jan mbrenda shqiperi po aty i ke dhe gekete .....mbahen libertate shqiperia pfff ...gjithsesi ka burra shqiperia por ka ren ne duart e trdhtarve
    LoNi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Shqiperia nuk kish mujt mi rezistu Serbis as 24 ore
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  8. #8
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    na kishin ter per nje nate ky thot se kishin te lehte me ne
    Une mendoj se po te mobilizoheshim nuk do e kishin te lehte te na mundnin e te perparonin ne brendesi te Shqiperise ... Shqiperia nuk ishte si Kosova pa armatim dhe pa ushtri ...mos harroni se brezi qe ishte i ri atehere ishte i trajnuar per lufte ... Po gjithmone them te luftonim ... jo ta benim si shumica e shqiptareve te Kosoves ... qe lane shtepite andej dhe vinin ketej e dilnin shetitje me grate rrugeve te qyteteve tona ... ashtu jo Serbi,po edhe Luxemburgu te pushton ... Une nuk them se mund ti rezistonim USA apo ndonje shteti te fuqishem ... Po Serbi ne token tone nuk do e kishte te lehte te na vinte perpara ... ndryshe mund ta kishte bere me kohe ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  9. #9
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Citim Postuar më parë nga roni_s Lexo Postimin
    Shqiperia nuk kish mujt mi rezistu Serbis as 24 ore
    U bene ca raprezalje andej nga kufiri ne 1999 gjate luftes ne Kosove... u shkembye zjarr mes serbeve dhe shqiptareve ... as 100 metra nuk bene dot perpara ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

    Për: CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

    uqk rezistoj2.5vjet pse jo shqiprija mos e nenqmoni vehten paushall.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •