10 Tetor 2013 - 14:03 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
Beqaj ngatėrron termat, korrigjohet nga studenti
NGA: OLA MITRE
Beqaj ngatėrron termat, korrigjohet nga studentiTIRANE-Prevalencė janė rastet e reja tė sėmundjeve qė ndodhin ēdo vit". Ky ka qenė shpjegimi qė i ka dhėnė ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqaj, termit mjekėsor "prevalencė", por qė fatkeqėsisht ėshtė i gabuar. Nė fakt, gjithēka ėshtė "pikasur" nga Taulant Muka, njė student i nivelit master nė Universitetin Mjekėsor tė Tiranės.
Ky i fundit ėshtė pėrpjekur t'i tregojė ministrit nė faqen e tij zyrtare nė "Facebook", se shpjegimi i dhėnė, i takon termit "incidencė", por mesa duket Beqaj ka qenė shumė i sigurt nė saktėsinė e pėrdorimit. Kjo, pasi vetė ministri i ka kthyer pėrgjigje studentit, duke i rikonfirmuar shpjegimin. "Prevalenca ėshtė numri i rasteve tė reja nė njė periudhė tė caktuar, zakonisht nė njė vit. Incidenca ėshtė numri total i tė sėmurėve pėr njė sėmundje, zakonisht pėr 100 mijė banorė", i pėrgjigjet ministri, pėrmes komenteve nė faqen zyrtare. Debati vijon edhe mė tej, pasi Muka kėmbėngul pėr t'i treguar ministrit se "ėshtė e kundėrta", ndėrsa i jep edhe disa shembuj ilustrues pėr t'i treguar se ėshtė duke gabuar. Ndėrkohė qė, pas shpjegimit tė studentit, Beqaj duket se ėshtė tėrhequr nga "debati", pasi nuk i ka kthyer mė pėrgjigje.
Shpjegimi
Ministri i Shėndetėsisė ka qenė i ftuar nė njė intervistė televizive, ku edhe ka dhėnė shpjegimin e mėsipėrm. Prezantuesja e emisionit e ka pyetur nė lidhje me fjongon rozė, qė ai mban nė xhaketė nė kuadėr tė muajit pėr ndėrgjegjėsimin e kancerit, ndėrsa ministri ka filluar tė flasė rreth sėmundshmėrisė. "Kėtė fjongo unė e mbaj qė nga data 1 tetor, do ta mbaj deri nė 31, sepse tetori ėshtė muaji pėr ndėrgjegjėsimin e kancerit tė gjirit dhe ėshtė nė tė gjithė botėn. Kulmon nė 31 tetor, datė e cila nė Shqipėri ėshtė Dita Kombėtare e Kancerit tė Gjirit. Sėmundjet tumorale, nė fakt janė me prevalencė tė lartė nė Shqipėri. Prevalencė pėr publikun e gjerė janė rastet e reja tė sėmundjeve qė ndodhin ēdo vit. Gjithashtu, pėr fat tė keq, nė ndryshim nga vende, jo vetėm tė zhvilluara, por edhe tė ngjashme me Shqipėrinė, fatalitetet nė rastet e sėmundjeve tumorale janė mbi 75%, ndėrkohė qė sot nė botė ėshtė arritur tė jenė edhe nėn 30%", - ka thėnė ministri i Shėndetėsisė gjatė intervistės.
prevalenca
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
FOTO TE LINKU
http://www.balkanweb.com/metropol/26...ti-153070.html
Krijoni Kontakt