Masakra serbe e vitit 1913, vriten 620 burra e djem nė fshatin Topojan
15 Tetor 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
TOPOJAN O MOS VDEKSH KURRĖ,
KE SHKRUE EMNIN NĖ FLAMUR!
(Mbresa dhe Shpresa)
Nė pėrvjetorin e masakrės serbe nė krahinėn e Topojanit, tė Rrethit tė Kukėsit
Mahmut Karanxha
masakraAnekėnd nė tėrė hapėsirėn shqiptare, pėr fat tė keq tė shtrirė nė 6 shtete, si rrallėherė nė ditėt e nėntorit tė vitit tė kaluar, kudo mbizotėroi ngjyra kuqezi, ngjyra e flamurit tonė kombėtar. I vjetėr ky flamur, me kėto ngjyra, por pa i humbur aspak shkėlqimi, pa i humbur nga mosha aspak bukuria, pasi ska si tė ndodhte ndryshe, si njėra dhe tjetra u poqėn bashkėrisht nė betejat e pėrgjakshme nėpėr shtigje tė historisė ku u shenjtėrua si simbol i kombit tonė. Ndaj nė ēdo ballkon, nė ēdo portė, nė ēdo kėnd, nė ēdo shesh e kudo nė 100-Vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Atdheut tonė, e meritonte tė valėvitej e tė mos shqitej nga vendi pėr asnjė ēast. Kjo atmosferė festive shihej kudo, shumė madhėshtore nė Tiranė, nė Prishtinė, Kukės, por jo mė pak e ndezur atmosfera e veshur kuqezi ishte dhe nė krahinėn e Topojanit, Topojanit Iliro-Dardan nė Rrethin e Kukėsit.
E kėsaj krahine, Zoti i ka falur bukuri epike qė nė hyrje tė saj, nė Grykėn e Vanave, ku mbi zallin e lumit Luma qė buron nga bjeshkėt e Kallabakut, pllaja e Moravės e shpatet e Koritnikut, ngrihen nė harmoni tė plotė si dy kokat e shqiponjės sė flamurit kombėtar mali i Gjallicės dhe ai i Koritnikut, nė rivalitet mes tyre pėr madhėshtinė natyrore, por dhe shumė mė tepėr me vlerat qė mbartin banorėt e fshatrave nė shpatet e tyre, banorėt e krahinės sė Topojanit.
Valėviteshin dhe mateshin me kėto male flamujt kombėtarė nė shpatet e Gjallicės, nė kullat e bardha tė fshatit Lojme me ato nė shpatet e Koritnikut nė fshatin Bele, pėr tė vazhduar nė Nimcė, nė Topojanin e Sinan Pashės e tė Jupit, nė Brekijėn e Sahit Gegės, Avdil Myrtės e Jemin Alisė, nė Kollovozin e Havzi Nelės, nė Shtrezė, Xhaferaj, Turaj, Novosej e Shishtavec, tė veshur kuqezi si nė dasmė, dasma si ato qė vetėm kėta banorė dinė ti bėjnė, madhėshtore nė formė dhe nė pėrmbajtje.
Nder iu bė kėsaj radhe simbolit tė heroizmit dhe qėndresės sė banorėve tė kėsaj krahine, falė organizimit tė mirė tė pushtetit vendor, LAPIDARIT FLAMUR tė ngritur nė vitin 1984 nė qendėr tė krahinės, nė Kodėr-Kishė. Nė Topojan, nė kėtė atmosferė festive tė veshur kuqezi, tė shoqėruara me njė larmi aktivitetesh kulturore, tė organizuar nga Shkolla e Mesme e Pėrgjithshme Topojan, ajo 9-vjeēare Sahit Gega Brekijė e tė tjerat pėrreth, si rrallėherė Lapidari-Flamur matej me flamujt e panumėrt nė duart e nxėnėsve tė shkollave, banorėve tė fshatrave e flamujve qė valėviteshin nė ēdo shtėpi.
I ndodhur jo rastėsisht mes bashkėkrahinorėve tė mi, shtruar nėn hijen e kėtij Lapidari-Flamur shpalosim bashkėrisht faqe nga historia e Atdheut tonė, nga ajo e krahinės sonė sa tė shkruar e shumė mė tepėr tė arkivuar, tė pastėr e tė pamanipuluar, nė arkivin mė garant, nė arkivin Popull, plot me trashėgimi shpirtėrore, kujtime pleqsh e kasapleqsh si Mehmet Leza, Mėrsel Selmani, Sef Hajra, Ramiz Dina, Xhafer Karaxha, Avdullah Sherifi, Shahip Sadiku, Hoxhė Novosej (Islam Basha), Rrahman Murati, Zejnullah Bajrami, Ekrem Rakipi, Shahin Maliqi, Rasim Veseli, Tish Miftari, Din Hiseni, Mirdaim Rrahimi, Hazir Mema, Avdi Hamiti (Imci), Tahir Serani, Vesel Dafku, Hamza Uka, Hasan Izeti, Ali Idrizi etj., kujtime kėto tė pėrcjella nė kėtė takim nga bijtė, nipėrit e stėrnipėrit e tė rėnėve nė luftėn pėr liri e pavarėsi.
E kush mė shumė se krahina e Topojanit dha prova nė kėto shtigje lufte me njė kontribut tė pamohueshėm nė luftėn e popullit tonė pėr liri krahė pėr krahė e vazhdimisht me trevat e tjera shqiptare, e shumė herė e para mes tyre U dėgjua nė tėrė Ballkanin, edhe pse pak u shkrua, jehona e pushkės, jehona e luftės pėr liri e Bajrakut tė Topojanit nga Prekupja e deri nė Nish, ku nėn udhėheqjen e Jup Topojanit dhe Sahit Gegės, pushtuesit e vjetėr turq e ata tė rinj ballkanas mėsuan se zot nė kėto treva ishin shqiptarėt. Kėnga na pėrcolli edhe kėtė ditė jehonėn:
Kur bėrtiti Jup Topojani,
shtatė llogoreve u dha zjarmi
bini burra se na shkoi vatani
Sahit Gega nė kalin gjok
Ban yrish e drejt e nė top
Pėr kėtė betejė, historia shkruan: Nga kush tė mbrohej mė parė shqiptari nė trojet e veta? Nga osmanėt qė na pinė gjakun, nga shovinistėt serbė, bullgarė e grekė qė si bisha tė xhindosura tė mbėrthyera nė armė e nė hanxharė suleshin pėr ta copėtuar .
Kėnga e popullit tė pamposhtur vazhdon:
Spritėn burrat kush me i fkat,
Sa duel Jupi me bajrak,
Sahit Gegėn tue pas ngat
Ndal dushman mos ma baj hak,
Mos ma luj shqipen nbajrak,
Krejt bajraqet nji flamur,
Shqipja nmes nuk luhet kurre
Bajraku i Topojanit luftoi heroikisht pėr mbrojtjen e Atdheut nė tė gjitha betejat nė vitet e lavdishme tė veprimtarisė sė Lidhjes Shqiptare sė Prizrenit e me dhjetėra tė rėnė nė Qafėn e Duhles, Caraleve e Kaēanik, pėr emrat e tė cilėve thuhet nė kėngė:
Hala luftėn se kan marue,
Fjalė pėr vdekjen nuk kan cue,
Nji her nvjet fjal po cojn,
Jemi nluftė e mund tvonojm.
Nshpi i presin e jan to i prit,
Nemėr tė tyre thirren femijt
Pėrditė djemtjan to u rrit,
Do vij dita me i njoft nji ditė
E ditėt pėr topojanasit pėr tė treguar se pėr atdheun, pėr tokėn e tė parėve nuk kanė mbaruar, pėr tė treguar se pėr atdhe bėhet vdekja si me le, nuk u sosėn as me luftėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, as me kryengritjet e viteve 1909-1912. Historia shkruan: Nė tetor tė vitit 1912 vėrshoi si hije e zezė mbi tokėn tonė ushtria serbe. Ėndrra shekullore e shovinistėve serbė ishte: Tė mos kishte Shqipėri e tė mos mbetej kund shqiptar. Nė qafėn e Duhles, ku ishin rreshtuar tė gjithė luftėtarėt e bajrakut tė Topojanit, mė 21 tetor 1912, rreth 500 burra krahas me Bajrakun e Kalasė sė Dodės, Opojės e Lumės, ballafaqohen me ta, tė tradhtuar nga Baftjar Pasha, i cili largoi nga fusha e luftės trupat turke, duke i lėnė vetėm luftėtarėt tanė, tė cilėve dhe armėt e premtuara nuk ua dhanė, qėndruan heroikisht: Shqiptarėt kundėrshtuan ushtritė serbe, luftuan 4 ditė. Nė kėtė betejė mbetėn tė vrarė Zaim Hamza, Hamdi Haqifi, vėllezėrit Sadik e Metali Haxhia, Feriz Maliqi, Dil Kamberi, Halil Xheza, Muharrem Sadiku dhe u plagosėn Avdyl Myrta (bajraktari), Sali Karaxha e Ramadan Istrefi, tė cilėt vriten nė betejat pasardhėse. Populli i kėsaj zone kėndoi e nuk vajtoi pėr ta:
Qė nga shtatė e nė shtatėdhjetė
I lan stanet nė rrahe shkret.
Nė Prizren e mbajtėn hapin (ku B.Pasha u kishte premtuar tju jepte armė)
Nė qafė te Duhles e ndalėn vrapin.
Qaf e Duhles mriz mejdanit
Mirė njeh djemtė e Topojanit.
Topojani gur e shkėmb
I rrit djemtė pėr istikam
Topojani shkėmb e gur
Ka shkru emrin nė flamur.
Kryengritėsit, pas katėr ditė qėndrese heroike dhe nė sajė tė tėrheqjes sė forcave serbe nga qafa e Duhles kthehen nė Topojan dhe vetėm dy javė mė vonė, pasi pushtohet Prizreni mė 5 nėntor nga divizioni serb Shumadia dhe pėrgatitej marshimi drejt tokave shqiptare drejt Adriatikut, nėn komandėn e gjeneralit serb Jankovic, ballafaqohen pėr herė tė dytė nė lakun e Gllobocicės, nė njė betejė edhe mė tė pėrgjakshme, ēka dėshmitarėt okularė e tregojnė sikur tė kish ndodhur dje dhe jo nė nėntorin e vitit 1912, betejė ku numri i ushtarėve serbė qe shumė i madh, prolog pėr njė tė ardhme tepėr tė rėndė pėr bajrakun e Topojanit masakra barbare e vitit 1913. Ruhet dhe kėndohet edhe sot kėnga pėr kėtė betejė:
Krejt bajraki nė istikam
Se le serbin me ndrrue kamė
Nji nga nji si dhentė nė shtrung
Vajti gjaku deri nė gju
Krejt Opoja pėr 3 vjet
Smun pastroj vendin e shkretė
Me armė nė dorė ra nė llogoret e luftės nė lakun e Gllobocicės Baftjar Dana, Esat e Brahim Iseni, Arif Muharremi, Qazim Bislimi, Shaqir Hasa e i plagosur Ferruk Tafili. Ende pa u ftohur grykat e pushkėve tė luftėtarėve tė bajrakut tė Topojanit, nė pėrgjigje tė thirrjes sė Islam Spahisė dhe Ramadan Zaskocit, zunė llogoret nė Kolosjan mė 15 nėntor 1912, ku nė ballė tė sulmit ishin mbi 3 mijė luftėtarė nė krye tė tė cilėve qėndronte Ramadan Cajki, Jemin Alia (Zyberi), Sali Spahia, Osman Lita, Bajram Gjana, Cen Daci, Sul Elezi etj. Heroizmin e luftėtarėve tė betejės sė Lumės nė qafėn e Kolosjanit e kanė trajtuar shumė studiues, pena tė holla e tė vyera e slind nevoja ta trazoj por pėr kontributin e Jemin Alisė nė ballė tė trimave tė Topojanit do tė shėnoj: Qe impuls i madh rreshtimi i luftėtarėve tė Topojanit nga llogoret nė Gllobocicė drejt e nė Kolesjan, ēka e thotė kėnga:
Te madhe briti Islam Spahia
Bini burra se erdh Brekija
Para u prinė Jemin Alia
Jemin Alia tufė e fes
Tan asqerin do ta pres
Ber Jemini nje topall / Tan asqerin e ēiti nhall
Dhe lufta pėr mbrojtjen e trojeve tona vazhdon e gjaku srreshti sė derdhuri e kėnga pa refren vazhdon kėsaj radhe pėr betejėn e Koritnikut (Pikėllimės)
Tetor 1913 viti i Konferencės famėkeqe tė Ambasadorėve nė Londėr ku Fuqitė e Mėdha sakatojnė hapėsirėn shqiptare duke e copėtuar atė nė favor tė shovinistėve fqinjė objekt i kėsaj masakre ishte dhe krahina jonė, e cila pėrballė hordhive serbe rreshtohet nė Koritnik:
Jehon pushka nė Koritnik
Luftė me serbin fyt me fyt
Luftė po bėjmė pėr tokėn tonė
Topojan emrin na thonė.. ėshtė kėnga qė pėrshkruan qėndresėn heroike tė krahinės sė Topojanit ku luftuan heroikisht edhe banorėt e Restelicės, Krushės e Zapodit krah pėr krah pėr dy ditė e njė natė pa pushuar. Qe njė betejė me disproporcion tė madh numerik pa pėrmendur pajisjet ushtarake qė armiku kishte.
Mbeten pėr tė mos vdekur kurrė nė kėtė betejė luftėtarėt Kadri Shahini, Mustaf Cuni, Shaban Islami, Bajram Maliqi, Dajlan Basha, Murat Zhifku, Selam Beqa, Xhem Tocilla dhe tė plagosur Rrahman Tėrkalaci, Mal Brahimi, Myrte Noka. Akoma pa u tharė gjaku nė shpatet e Koritnikut e bjeshkėt e Rapcės, serbėt qė pushtuan tokat tona e synonin pėr mė tutje, organizuan ndaj krahinės sonė, fshatrave qė shquheshin nė luftė ndaj tyre, hakmarrjen mė barbare qė vetė shtypi i kohės e fikson:
Gazeta Perlindja e Shqipėniės 8-21 kallnuer 1914 shkroi: Historia e tmerrshme e masakrave vazhdon me radhė qė tmerron ēdo njeri, e cila pėrmbledh martirizimin e popullit tė ri shqiptar, me tregime kasopleqsh tė plota tė vepruara ndėr viset e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut. Nė Topojan, Xhafere, Nimce, Lojme, Pobreg, tė gjitha shtėpitė janė shkėrrmuar e fshatarėt tė qarkuar nga ushtarėt serbė u masakruan nė mėnyrė barbare, shkurtazi asnjė nuk shpėtoi nga vdekja.
Sipas gazetės Liria e Shqipėrisė numri 94, 8-21 maj 1914, faqe 4, dhe ajo 25, datė 9-22, qershor 1914, faqja 4, paraqitet gjendja e fshatrave tė masakruara dhe pėr tė parė me shifra (jo tė plota) barbarinė serbe nė Lumė, po sjellim disa tė dhėna qė ka mbledhur e publikuar Sotir Koleja, mė 23 dimėruar (dhjetor 1913), tė prira nga shėnimi: Gjakėsisitė dhe ligėsitė tė panumėrta qė punoi ushtria e Serbisė nė rrethet e Lumės nė Shqipėrinė e Veriut, pasi u shua lėvizja e malėsorėve nė vjeshtėn e parė 1913, dhe pasi leciti amnestijen guverna e Serbisė. Mė ranė nė duar shėnimet qė kishte marrun, duke shėtitur tė gjitha vendet i dėrguari i njė fuqie te Europės, dhe pas te cilave i bėri guvernės sė vetė raportin. Nga kėto qė u panė dhe u shėnuan, mendja e njeriut mund te kuptojė mėrirat dhe tmerret e as u panė e as u dėgjuan, sa si mban goja pėr me i tregue.
Nė TOPOJAN: Aty fshatin e dogji fund e krye dhe rreth 500 veta, burra gra fėmijė tė ēdo moshe i vrau bajoneta.
Nė XHAFERE: Kėtė fshat prej 25 shtėpiash e dogjėn fund e krye dhe gjithė gratė e burrat i vranė me bajoneta, 2 vetė qė su ndodhėn nė fshat shpėtuan.
Nė BREKIJĖ: Edhe kėtė fshat prej mė se 150 shtėpish e dogjėn e bėnė hi dhe njerėzit qė u mblodhėn nė fshat me gra, burra e fėmijė, 120 veta i vranė me sėpatė.
Nė LOJME: Dogjėn 60 shtėpi dhe therėn gjithė meshkujt, gra e ēilimi.
Nė NIMCE: Katundin e bėnė hi nga njerėzit, shpėtuan vetėm 5 vetė, tė tjerėt burra, gra e foshnja i shkuan nė bajonetė.
Nė NOVOSEJ: I vunė zjarr tėrė fshatit, gjindja arriti tė ikė pėrveē sė shoqes sė Islamit, hanxhiut (hoxhės shėn. MK) me 4 bijtė e saj tė vegjėl dhe tėrė familjen e Ramadan Isufit, tė cilėt i hodhėn tė gjallė nė zjarr. Gjė e gjallė qė rrėmbyen serbėt janė: 40 kuaj, 280 lopė e qe, 1300 dhen e dhi.
Janė tė shumta dokumentet qė flasin pėr kėto ngjarje, por me qindra janė kujtimet e mbledhura nga dėshmitarė tė betejave tė zhvilluara, nga dėshmitarėt okularė tė mbijetuar nė masakrėn e vitit 1913, plot 100 vjet mė parė. Dėshmitarė tė mbetur gjallė ndėr kufoma tė plagosur, fėmijė, gra tė asaj kohe nė sytė e tė cilėve u therej nėna, motra apo vėllai nė djep, fėmijė qė nė lemeri panė tė ēahej barku i nėnės me bajonetė e ti nxirrej fėmija. Dėshmitarė nga fshatrat pėrreth qė varrosen nė varre kolektive (3-4 kufoma nė njė varr), pa qefin e pa ponica tė masakruarit nė Topojan, Brekijė, Xhaferre, Nimcė, Lojme. Tė shumta janė dėshmitė e mjekut popullor Idriz Kola, qė mjekoi shumė prej tė plagosurve nė luftėra, e sidomos viktima tė masakrės. Flasin nė kujtimet e tyre Sef Hajra, Nuredin Tahiri, Ekrem Rakipi, Mirdaim Rrahimi, Tahir Serani, Rasim Veseli, Avdi Imci, Shahin Malici, Shahin Muharremi, Kareman Dafku, Din Iseni, Ismen Zyberi, Rrahim Bislim, Ramiz Dina, Ahmet Malici, Mahmute Rusha, Sude Uka (Zyberi) e shumė tė tjerė qė nė njė tė ardhme tė shpejtė do ti publikoj nė mėnyrė origjinale.
Pėr kėtė ngjarje populli kėndoi pėr tė mos i harruar:
.krali i serbit, kral dushmani
Ēoi ushtrinė, masakėr bani
Nė thikė e plumba, qindra vetė
Burra tė pushkės, dritė e jetė
Krali i serbit, kral i zi
Nuk kursen as gra as fėmi
Nė flakė me stane, gja e ship
Ka gjet gjallė deshi me zhbi
Por mbetė gjallė Topojani
Syrin pishė te istikami
Syrin pishė, zemrėn barot
Vendit vet mej dalun zot .
Tė rėnėt nė luftėrat pėr liri dhe pavarėsi, nė Prokupje, Nish, Qafė Duhle, Carolevė, Gllobocicė e Koritnik, pa shėnuar tė plagosurit dhe gjithė kėto viktima flasin vetė se kush ėshtė Topojani, flet vetė edhe Topojani deri vonė duke e pėrjetėsuar historinė e vetė me kėngėt qė ushtonin nė ēdo odė topojanasi, nė bisedat me fėmijėt me miqtė e dashamirėt e tyre. Nė ēdo odė kujtoheshin bijtė e Topojanit tė rėnė pėr liri, pėrcillej kujtimi nga njėri brez tek tjetri shoqėruar edhe me kėngė patriotike e valle epike duke rritur tek brezat pasardhės krenarinė e merituar pėr tė parėt e tyre. E tėrė kjo u ruajt nė kujtimėsi amanet pėr brezat, nė kėngė tė kėnduara nė gėzime e dasma, ashtu siē i kishte shkruar rapsodi Popull, pa zbukurime, pa imponime e pa koniunktura, por qė pak qe shkruar e po pėrsėri po kėshtu pak po shkruhet.
Tė ēudit fakti se pas shpalljes sė pavarėsisė, nė ditėn e Flamurit tonė kombėtar e deri nė vitin 1939 as edhe njėherė nga organet shtetėrore nuk u vlerėsuan luftėrat pėr liri e pavarėsi dhe martiret e kėtyre ngjarjeve tė krahinės sė Topojanit. Sigurisht vetė Topojanasit nderonin e kujtonin tė parėt e tyre dhe vetėm nė vitin 1959, vetė banorėt e zonės ngritėn lapidarė nė RajmėTopojan, Huca-Brekijė, nė Xhaferaj dhe Nimcė e Lojme. (Lapidarė tė ndėrtuara me gurė, lartėsi 1.2-1.5 m) e kėtu nė ēdo 5 Maj bėheshin homazhe nga nxėnėsit e shkollave, banorėt e zonės dhe shpaloseshin kujtimet e dėshmitarėve okularė e tė pasardhėsve tė tyre.
Mė 5 nėntor tė vitit 1984, nė qendėr tė krahinės sė Topojanit, nė Kodėr-Kishė, ngrihet lapidari nė formė flamuri qė pėrjetėson kėto ngjarje me mbishkrimin: MĖ 15-20 TETOR 1913 U MASAKRUAN BARBARISHT 620 BURRA DHE DJEM TĖ FSHATRAVE TOPOJAN, BREKIJĖ E XHAFERE, TĖ CILĖT LUFTUAN PĖR MBROJTJEN E ATDHEUT KUNDĖR SHOVINISTĖVE SERBĖ.
(Mė ēdo 5 maj pranė kėtij lapidari organizoheshin aktivitete tė shkėlqyera nga nxėnėsit e shkollave Topojan, Brekijė, Xhaferaj e Kollovoz). Ishte nė traditėn e zonės qė kėto ditė tė bėheshin vizita nė familjet e pasardhėsve tė dėshmorėve.
Shėnoj qė nė vitet e diktaturės komuniste u bėnė studime, u mblodhėn tė dhėna pėr tė rėnėt nė luftėrat pėr liri dhe pavarėsi, u diskutuan pėr vėrtetėsinė nė popull, u shoshitėn sigurisht dhe u seleksionuan e u shpallėn dėshmorė tė atdheut: Ahmet Iljaz Qehaja, Arif Muharrem Allaraj, Baftjar Dan Tahiraj, Bajram Maliq Allaraj, Dilė Kamer Fana, Ejup Adem Topojani, Esat Hysen Allaraj, Feriz Maliq Ahmetaj, Ferauk Tafil Islamaj, Hafuz Bajram Allaraj, Hamdi Haqif Zyberaj, Halil Xheze Musallari, Ibrahim Hysen Allaraj, Jemin Ali Zyberaj, Kadri Shahin Ismalaj, etj.
Dhe nė kėtė ditė, nė 100-Vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė u shpalosėn kėto kujtime, u interpretuan dhe kėngėt patriotike, u hodhėn vallet epike nėn hijen e Lapidarit Flamur, nė montazhin muziko-letrar: TOPOJAN O MOS VDEKSH KURRĖ, KE SHKRUAR EMRIN NĖ FLAMUR.
Pas vitit 1990, pėr disa vite tė pėrfshirė nė lėvizjet demokratike, kjo traditė filloi tė venitej, por jo tė shuhej. Nėse nė vitet 1984-1990 nė ēdo 5 Maj, mes bashkėkrahinorėve tanė nderonin me pjesėmarrjen e tyre drejtuesit kryesorė tė rrethit, tė cilėt pėrcillnin vlerėsime pėr aktet e heroizmit masiv tė kėsaj krahine sa dhe pėr sakrificat sublime tė saj pėrballė shovinistėve serbė qė deshėn tė zhbinin Topojanin, por vetėm kaq. Nuk pati dekorime, tituj nderi apo medalje, tė cilat shpresoj qė nė 100-vjetorin e masakrės barbare tė vitit 1913 do ta plotėsojnė nderin dhe lavdinė e banorėve tė kėsaj krahine.
Shpresojmė edhe njė herė se do thotė bukur fjalėn e vet pushteti vendor, ai nė bazė qarku dhe i nderuari Presidenti i Republikės, i cili na shton shpresat me shembullin qė dha para pak ditėsh me vlerėsimin qė i dha krahinės se Kelmendit nė Malėsinė e Madhe tė Qarkut tė Shkodrės, qė edhe Topojani tė vlerėsohet pėr kontributin dhe sakrificėn e bėrė ndaj pushtuesve sllavė tė asaj kohe.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...hatin-topojan/
Krijoni Kontakt