Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe

    Në vilën 31 me diplomatët e A.Saudite, Katarit, Kuvajtit, Libisë dhe Egjiptit. I gatshëm të presë në çdo ministri këshilltarët e tyre.

    Kryeministri Rama ka shtruar një darkë me ambasadorët e vendeve arabe në Tiranë, në vilën qeveritare Nr.31. Të pranishëm në këtë darkë kortezie ishin ambasadorët e Arabisë Saudite, Katarit, Libisë, Egjiptit dhe Kuvajtit. Gjithashtu darka është zhvilluar në prezencën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, zv.kryeministrit Niko Peleshi, por dhe teologut të njohur të besimit mysliman, Ermir Gjinishi, i cili prej disa muajsh bën dhe këshilltarin e Edi Ramës për çështjet që shqetësojnë Komunitetin Mysliman në Shqipëri.

    Gjinishi njihet për akuzat e forta të tij ndaj Komunitetit Mysliman, veçanërisht për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, duke përkrahur qëndrimin e shoqatave ambientaliste. Gjatë darkës, Kryeministri Rama u ka thënë ambasadorëve se “miku im, Ermiri, do të jetë shumë shpejt një njeri me detyrë të rëndësishme në stafin tonë”.

    DARKA

    Ashtu si dhe në rastin e Turqisë, Kryeministri Rama ka mirëpritur ardhjen e këshilltarëve nga këto vende nga fusha të ndryshme, që do të instalohen pranë çdo ministrie. “Ministri përkatës do të jetë në dispozicion të këshilltarëve për çdo gjë që do të kenë nevojë në bashkëpunimin tonë”, mësohet t’u ketë thënë Rama ambasadorëve të këtyre vendeve. Ai ka kërkuar pjesëmarrjen e kompanive nga vendet e tyre që të marrin pjesë në punët publike që do të nisë qeveria e tij. Mësohet se Kryeministri Rama u ka kërkuar ambasadorëve që të afrojnë në Shqipëri kompani jo të mëdha për investime, pasi Shqipëria nuk ka potenciale për vepra qindra-milionëshe euro.

    Ndërsa ambasadori i Katarit ka hedhur idenë e pjesëmarrjes së kompanive shqiptare në ndërtimet e infrastrukturës për Botërorin 2020, që do të zhvillohet në këtë vend, ndërsa Kryeministri Rama i ka cilësuar kompanitë shqiptare të ndërtimit dhe rrugëve në nivele nënmesatare dhe jo për këto nivele që u kërkohet. Ndonëse darka është zhvilluar vetëm pak ditë pas vendimit të qeverisë për anulimin e lejes së objektit polifunksional pranë Xhamisë së Namazgjasë, mësohet se gjatë darkës nuk është folur për këtë çështje.

    Duket se maxhoranca dhe Kryeministri kanë gjetur zgjidhje me Komunitetin Mysliman në lidhje me lejen për ndërtimin e xhamisë, gjë që u duk qartë edhe në reagimin zyrtar të këtij Komuniteti. Në qendër të bisedës mësohet se kanë qenë investimet dhe ndihmat që këto vende, që konsiderohen mjaft të pasura, mund t’i ofrojnë Shqipërisë, e cila është deklaruar nga qeveria e re se ka gjetur arkën e shtetit bosh.

    Aristir Lumezi/PANORAMA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po doni te qeshni apo te qani, lexoni deklaratat e kryeministrit tone gjatavel:

    1. Ministrat e mi i keni te gjithe ne dispozicion.

    2. Mos na sillni investitore te medhenj, por investitore te vegjel, pasi Shqiperia nuk ka potencial per investime qindra milion euro.

    3. Kur ambasadori i Katarit i jep ftesen per bizneset shqiptare te ndertimit qe te ndihmojne ne infrastrukturen e Boterorit 2020 ne Katar, kryeministri yne i thote: "bizneset tona te ndertimit jane nen nivelin nenmesatar dhe nuk bejne punen me cilesi qe ju kerkoni".

    Kryeministri i nje vendi, eshte promotori kryesor i ekonomise, bizneseve dhe i thithjes se investimeve te huaja. Kurse kryeministri yne nuk do investitore qe sjellin qendra miliona euro investime ne Shqiper dhe nuk ka as besim tek biznesi privat i ndertimit ne Shqiperi.

    Orangotang kryeminister!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Kerkesa dhe pergjigje te sinqerta dhe realiste te Rames...
    Natyrisht nuk tingellon aq mire, kur kemi parasyesh se jane fjalet e nje Kryeministri te nje shteti.
    Por as elokuenca dhe zhurma e Berishes ne stilin e shitesve te pazarit nuk kane sjelle ndonje investitor aq te madh ose me renome boterore, nese perjashtojme disa investime ne infrastruktur. Skandali i deshtimit te "privatizimit" te Albpetrolit eshte vetem nje shembull.
    Shqiperia vertete ka nevoje per biznese te qendrueshme dhe afatgjate, jo per premtime te investimeve te medha qe deshtojne dhe dekurajojne edhe investitoret tjere potecial.

    Investitoret e medhenj edhe ashtu do te investonin vetem atehere kur fitimi do te ishte mbi mesataren e rajonit dhe me gjere.
    Dhe "Made in Albania" ne shumicen e rasteve, me ndonje perjashtim, nuk eshte konkurrence as per rajonin, lere me per Europen dhe boten. Marka te caktuara, pavaresisht a behet fjale per prodhime apo sherbime, ndonjehere nuk deshirojne as te permenden ne lidhje me Shqiperine apo shtete te ngjashme, sepse rrezikojne te humbin tregje potenciale dhe te rendesishme.
    Vetem nje shembull konkret:
    Shume, nese jo te gjithe prodhuesit e atomarkave te njohura gjermane nuk kane pranuar te furnizojne direkt institucionet e shtetit te Kosoves, per shkak te rrezikut per demtim te imazhit ne tregje te rendesishme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 14-10-2013 më 20:33

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe

    Zhurma dhe elokuenca e Berishes, siguroi miliarda dollare ne investime vetem nga nje projekt si TAP, pa llogaritur miliardat e tjera te investuara nga kompani te huaja ne energjitiken e vendit. Detyra e nje kryeministri eshte te promovoje ekonomine dhe biznesin e vendit, dhe jo e kunderta. Berishen e tallnin ne gazetat e opozites disa vite me pare per "fiksimin" e tij me projektin TAP, dhe tani te njejtet njerez, perfshi orangotangun kryeminister, i thone faleminderit Berishes per projektin.

    Kulmi i injorances i mentalitetit te Rames qe edhe ti e perqafon me lart eshte se ju nuk arrini te kuptoni se nje vend si Shqiperia po Kosova, nuk e kane lluksin qe te zgjedhin cilet investitore te pranojne ne vend e cilet jo. Cdo investitor i huaj, i madh apo i vogel, qe nga ai turisti qe vjen te vizitoje Shqiperine per here te pare, e deri tek azeret qe do te investojne miliarda euro, te gjitheve duhet t'iu themi faleminderit dhe t'iu krijojme lehtesira per te bere biznes ne Shqiperi.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pasi kam lexuar shume nga tema e tua ne kohe,po vezhgoj nje gje dhe po ta them
    1-ti je o aq i zgjuar qe tallesh me katundaret e forumit,ne temat politike(dhe mire ben)
    2-o nuk je mire nga Komiteti Qendror?

    Mirepo duke pare dhe komentet e tua personale,sikur flet per Aliene ne Politike,ekonomi,etj mua me duket se nuk je mire Byrazer,ndihesh si i lodhur,i stresuar,dil ca kohe nga forumi rri i qete se nuk e ndjen njeri Mungesen tende,(keshille miqesore ishte)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Zhurma dhe elokuenca e Berishes, siguroi miliarda dollare ne investime vetem nga nje projekt si TAP, pa llogaritur miliardat e tjera te investuara nga kompani te huaja ne energjitiken e vendit. Detyra e nje kryeministri eshte te promovoje ekonomine dhe biznesin e vendit, dhe jo e kunderta. Berishen e tallnin ne gazetat e opozites disa vite me pare per "fiksimin" e tij me projektin TAP, dhe tani te njejtet njerez, perfshi orangotangun kryeminister, i thone faleminderit Berishes per projektin.

    Kulmi i injorances i mentalitetit te Rames qe edhe ti e perqafon me lart eshte se ju nuk arrini te kuptoni se nje vend si Shqiperia po Kosova, nuk e kane lluksin qe te zgjedhin cilet investitore te pranojne ne vend e cilet jo. Cdo investitor i huaj, i madh apo i vogel, qe nga ai turisti qe vjen te vizitoje Shqiperine per here te pare, e deri tek azeret qe do te investojne miliarda euro, te gjitheve duhet t'iu themi faleminderit dhe t'iu krijojme lehtesira per te bere biznes ne Shqiperi.

    Albo
    Per cfare miliarda dollar e ke fjalen...?!
    Perfitimet e Shqiperise nga pojekti TAP sipas te gjitha gjasave do te jene minus qindra milione dollar (pa i llogaritur demet qe do ti shkaktohen natyres). Nese realizohet ashtu sic eshte planifikuar...

    Na i permend vetem 5 investitore me renome nderkombetare apo boterore qe kane investuar qindra miliona apo miliarda ne Shqiperi nga 2005-2013?
    Dhe njekohesisht i posto edhe fotografite e fabrikave apo ndermarrjeve qe kane hapur, ku jane punesuar mijera punonjes shqipetar.

    Perjashtuar hidrocentralit, kur disa firma te njohura do te investojne disa qindra milione dhe qe ka lidhje me Co2 certifikata etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-10-2013 më 19:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •