-
Meta: Pakt për 8 vite me Ramën, kam respekt për Bashën
Kreu i LSI flet për raportet me Ramën e Bashën. “Nëpunësi”, Shpresoj deri në sekondën e fundit.
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tonight” me Ilva Taren, ka deklaruar se maxhoranca do të mbetet e hapur deri minutat e fundit për të negociuar me opozitën për ligjin e nëpunësit civil. Meta u shpreh dje se sjellja e opozitës ka pasoja për vendin dhe për vetë PD-në. Ai foli dhe për vendimin e SHQUP dhe për programin qeverisës me PS-në.
Sa do të zgjasë “mjalti” i bashkëpunimit të frytshëm dhe me buzëqeshje me Kryeministrin Rama?
Ju e dini që marrëveshja e Shkodrës është një marrëveshje strategjike, që do të thotë se i ka të gjitha mundësitë për të zgjatuar, të paktën, për aq kohë sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.
A keni ndonjë afat se kur mund të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së? Sipas objektivave të mia, kjo është diçka tjetër dhe nuk varet vetëm nga unë apo nga LSI-ja, qoftë nga ne të gjithë, por edhe nga Bashkimi Europian.
Por ne kemi një pritshmëri, kemi një datë tentative?
Patjetër. Ne edhe në marrëveshjen e Shkodrës angazhohemi brenda dy mandateve.
Brenda dy mandateve? Pra, tetë vjet bashkëqeverisje me Ramën? Diçka e tillë. Zgjedhjet do ta vërtetojnë këtë, sepse do të kemi zgjedhje pas katër vjetësh.
Zoti Meta, a keni një pakt me Edi Ramën?
Ne kemi një marrëveshje të qartë, marrëveshje publike, një marrëveshje që është votuar edhe më 23 qershor.
Ju duhet kjo këshillë edhe si maxhorancë sepse keni forcën e numrave me veten tuaj…
Absolutisht maxhoranca mendoj se është treguar tepër e qetë. Ka treguar vullnet për të respektuar opozitën, për t’i dhënë kohën e duhur maksimalisht që ajo të shprehë mendimet dhe idetë e saj që nga çështja e programit, në raste të tjera apo në debatin më të fundit për ndryshimet në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, ku opozita u ftua përpara se qeveria të ndërmerrte këtë akt për të biseduar, për të parashtruar arsyet, argumentet pse po bëhen këto ndërhyrje dhe për të gjetur një mirëkuptim. Edhe miratimin e këtij akti e shtymë nga java e kaluar për këtë javë, përsëri me idenë e mirë për të dhënë një mundësi kontakti, bashkëpunimi, mirëkuptimi.
Pse e quajtët bashkëkryetar zotin Berisha?
Po më bëri një kompliment, “o bashkëkryetar qeverisës” dhe nuk mund të rrija dot pa i bërë një kompliment.
A ishte thjesht një kompliment për zotin Berisha?
Po. Normale.
Nuk ishte një thumbim për zotin Basha, i cili nuk po e drejton dot Partinë Demokratike për shkak të ndërhyrjeve të zotit Berisha?
Zoti Basha nuk mendoj se ndihet i thumbuar në këtë rast.
Zoti Meta, çfarë bëhet me miqësinë tuaj me zotin Basha? Dhe a ka miqësi në politikë?
Këto janë mjaft relative, miqësia, kjo apo jo, por absolutisht që zoti Basha është mjaft i respektuar nga ana ime edhe si kryetar i Partisë Demokratike, përveç se si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ndërsa lidhur me këto aludimet, ma bëjnë shpesh shumë njerëz këtë pyetje, në fakt, që nga nata e fundit e Partisë Demokratike, përveçse si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa lidhur me aludimet, sepse shumë njerëz ma bëjnë shpesh këtë pyetje, në fakt që nga nata e fundit, para 1 prillit, kështu i bie?
Po, kështu, darka juaj e fundit me zotin Balliu.
Nuk ka qenë darkë. Më tepër ka qenë për çaj. Kanë qenë orët e para të mëngjesit… Nuk kemi pasur ndonjë kontakt të veçantë. Natyrisht që këto aludime nuk qëndrojnë, për arsye jo se unë nuk kam pasur ndonjë raport me zotin Basha. Kam pasur raport ashtu siç kam pasur me shumë drejtues të Partisë Demokratike, por unë kam pasur një marrëveshje, e cila ka qenë midis kryetarit të LSI-së dhe kryetarit të Partisë Demokratike të asaj kohe, zotit Berisha, dhe çdo gjë tjetër ka qenë thjesht relative.
Aktualisht, a keni kontakt me zotin Basha, në kuptimin institucional si kryetar i Parlamentit dhe kryetari i opozitës? Merrni ju përsipër të bëni negociatorin, ndërmjetësin, për të shmangur një bojkot, i cili mund ta fuste vendin në një spirale tjetër krize, e cila do të kishte pasoja, sidomos për statusin dhe më pas për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian?
Ne jemi në kontakte të vazhdueshme institucionale me Partinë Demokratike përmes përfaqësuesve të saj në Parlament, kryetarit të Grupit Parlamentar, zotit Paloka, dhe nënkryetarit të saj të Parlamentit. Pra, i kemi të gjitha mundësitë dhe hapësirat dhe nuk kemi asnjë kundërshtim për të komunikuar edhe me zotin Basha si kryetar i Partisë Demokratike, sepse është partia…
A po shkon drejt një bojkoti në Parlament Partia Demokratike dhe cila do të ishte kostoja e një bojkoti të tillë për vendin?
Natyrisht që kjo gjë do të jetë me kosto për vendin, por nuk mendoj se do të jetë pa kosto për Partinë Demokratike, sepse bojkotet nuk vlerësohen më as nga qytetarët dhe pa dyshim as nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Nuk ka asnjë arsye serioze për të bojkotuar Kuvendin. Përkundrazi! Ditën e mërkurë do të jepet progres-raporti për Shqipërinë nga Brukseli, ku do të presim se çfarë do të thuhet me rekomandimin për statusin apo kushtëzime të tjera që mund të vijnë me të.
A ka gjasa që deri ditën e mërkurë të zgjidhet ngërçi për aktin normativ “Për nëpunësin civil”, apo do të shkohet drejt rekomandimit që do të vijë ndoshta nga Brukseli, në këtë gjendje që jemi, me një opozitë që ju paralajmëron për pasoja më të rënda për vendin?
Ne do të shpresojmë deri në minutën e fundit për reflektim dhe për mirëkuptim. Vendi do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të ecë përpara edhe në rrugën e integrimit. Natyrisht, nga mënyra se si sillemi dhe marrim vendimet, përcaktojmë shkallën e shpejtësisë së këtij procesi, por ky është një proces i pandalshëm. Nga mënyra se si ne e ndihmojmë ose e dëmtojmë këtë proces, do të gjykohemi edhe nga qytetarët tanë.
A ishte rasti i SHQUP-it, marrja e asaj godine, një provokim për maxhorancën aktuale, të cilën ju e shmangët, sipas perceptimit publik dhe komenteve të analistëve?
Natyrisht, marrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së zotit Berisha ishte larg çdo logjike normale, larg çdo minimumi etik në marrjen e vendimeve të një qeverie. Ky është një vendim që ka hasur kundërshtim edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Forcave të Armatosura. Kjo nuk është normale as në vlerësimin dhe në gjykimin tim edhe sot që…
Por thatë se kjo nuk është një çështje e maxhorancës dhe nuk është një çështje me rëndësi…
Nuk është normale që një qeveri, e cila ka humbur zgjedhjet, në një periudhë të tillë të marrë një vendim për ta shndërruar të vetmin institucion që i kishte mbetur Ushtrisë, Mbrojtjes, në seli partie, aq më tepër këtu nuk bëhet fjala për seli, por për resort, sepse hapësirat aty janë të tilla që nuk bëhet fjalë për të komanduar një forcë politike. Kjo solli kontestime të ndryshme nga politika, nga mediat, nga shoqatat e ushtarakëve, të ish-ushtarakëve e kështu me radhë. E kam theksuar se kjo nuk është çështje kryesore prioritare e kësaj qeverie dhe qëllimi nuk është për të krijuar konflikt me Partinë Demokratike apo për t’i krijuar probleme kësaj të fundit në funksionimin e saj.
A do të ketë iniciativa maxhoranca që t’i kthejë këto veprime të papërgjegjshme?
Nuk flas thjesht për këtë rast. Këto do të vlerësohen rast pas rasti, në mënyrë që gjithçka të…
Përfshirë edhe SHQUP-in?
Kjo është një çështje tjetër. Le të themi që edhe ky është rast pas rasti, por nuk është kjo çështja më e rëndësishme. Probleme më të mëdha janë pasojat në financat publike, pasojat në shumë vendime të tjera që sjellin shumë konflikte dhe që duhen përballuar dhe zgjidhur nga qeveria dhe nga maxhoranca e re. Të gjitha këto do të kenë kohën e tyre për t’u vlerësuar me objektivitet, në bazë të ligjit, si dhe në respekt të transparencës ndaj publikut.
Zoti Meta, Kryeministri Rama ka deklaruar se 21 janari është pengu i tij dhe do ta bëjë të qeverisë më mirë. Ka thënë gjithashtu se pa drejtësi nuk do të ketë paqe përsa i takon kësaj çështjeje. A mendoni ju se ka pasur një gjykim të drejtë dhe të plotë të 21 janarit?
Kjo është një çështje për të cilën Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj pa ndërhyrjen e maxhorancës, pa ndërhyrjen e opozitës, dhe duhet mbështetur nga të gjithë për të thënë fjalën e saj. Sigurisht që duhet thënë fjala e saj, por deri tani nuk keni një koment për gjykimin e këtij procesi (kemi parasysh që nuk ka asnjë të akuzuar, të dënuar për këtë ngjarje). Është një gjykim që vazhdon.
Është e vërtetë që Lëvizja Socialiste për Integrim do postin e prokurorit të Përgjithshëm dhe të SHISH-it? – pyet një teleshikues. Nuk mund të jetë e vërtetë për arsyen shumë të thjeshtë, sepse këto janë institucione të pavarura.
Dakord, po janë zgjedhur nga një maxhorancë parlamentare, mund të zgjidhen sërish nga një maxhorancë parlamentare. Nuk i përjashton fakti që janë kushtetuese dhe të pavarura.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk synon asnjë post, i cili cenon pavarësinë e institucioneve.
A vazhdon ta ketë Era xhan Sali Berishën? – pyet një teleshikues.
Këtë nuk e di, por ajo ka të gjithë pavarësinë për t’u përgjigjur vetë, jo përmes babit.
Panorama
-
-
Për: Meta: Pakt për 8 vite me Ramën, kam respekt për Bashën
Meta ka respekt per bashen,hahahahaha,ka fillu Meta e Pelqeje ata te FUSHES.....?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt