Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Rama: Nuk ka mė rritje vjetore rrogash e pensionesh

    Rama: Rritja farsė e rrogave dhe pensioneve nuk do tė vazhdojė

    Kryeministri Edi Rama flet pėr Aktin Normativ, krizėn ekonomike dhe rezultatet e para tė auditit nė buxhet. “Rritja e mėparshme e rrogave ėshtė njė farsė, nuk kemi prirje tavazhdojmė. Nuk do tė ndėrtojmė rrugė pa shlyer borxhet pėr biznesin”

    Si do ta zgjidhni ngėrēin e krijuar nga bojkoti i opozitės nė Parlament? PD ju akuzon se prishėt konsensusin nė mėnyrė tė njėanshme, duke ēuar Aktin Normativ nė Kuvend…

    Nuk ėshtė njė “déją vu”, sepse kemi njė qeveri qė tanimė ka njė sjellje tėrėsisht tė re ndaj Kuvendit dhe ndaj opozitės. E kemi ftuar opozitėn tė ulemi, tė dialogojmė, tė diskutojmė, ta shikojmė ēėshtjen me qetėsi, dhe tė gjejmė dakordėsinė pėr tė mirėn e vendit dhe nė funksion tė mospengimit tė punės normale tė shtetit. Nga ana tjetėr, kemi njė opozitė qė ka reaguar nė mėnyrė “qorre” pėr momentin duke mos pranuar asnjė dialog, por duke vėnė kushtin tėrhiqni Aktin. Ne nuk kemi asnjė mundėsi ta tėrheqim Aktin. Duhet tė krijojmė kushtet qė ligji tė bėhet i zbatueshėm nėpėrmjet njė sėrė aktesh nėnligjore. Qeveria e mėparshme nuk i ka patur 84 vota pėr t’i kaluar ligjet dhe nuk ėshtė sjellė me vėmendjen dhe gatishmėrinė qė jemi sjellė ne ndaj opozitės. Ne i disponojmė 84 vota, por pėrsėri kėrkojmė dialog, pasi kjo ėshtė kultura qė ne besojmė.

    A mendoni se bojkoti i opozitės mund tė na kushtojė sėrish statusin?

    Ky ėshtė proces i dakordėsuar me projektin e BE-sė pėr administratėn publike. Ne jemi tėrėsisht nė harmoni me Brukselin dhe nuk ka sesi tė ishte ndryshe. Ne jemi konsultuar me projektin e BE-sė dhe asistencėn e tyre teknike. Ligji ėshtė miratuar me konsensus, konsensusin e kemi dhėnė ne, por qė ai tė zbatohet duhen pėrgatitur njė sėrė aktesh nėnligjore, qė ende nuk janė pėrgatitur.

    Me apo pa opozitėn Akti aprovohet?

    Po, Akti do aprovohet, nuk ka zgjidhje tjetėr. Ne jemi njė aleancė europiane me LSI-nė dhe veprojmė si tė tillė nė tė gjitha nivelet e vendimmarrjes.

    Si do veprohet me faturat e papaguara tė buxhetit tė shtetit ndaj sipėrmarrėsve privatė?

    Jemi duke u afruar nė shifrėn 600 milionė dollarė qė janė borxhe ndaj biznesit, qė kanė bllokuar ekonominė dhe gjithė sistemin e kreditimit. Bankat kanė para por nuk japin kredi, se normat e kredive tė kėqija janė 25% dhe kompanitė janė duke u mbytur. Kemi gjendje tė tmerrshme tė ekonomisė dhe financave tė vendit

    Si ėshtė gjendja e borxheve tė shtetit?

    Ata qė ikėn kanė lėnė borxhe nga tė mėdhatė, si TVSH tė parimbursuara, punė publike tė papaguara, shėrbime tė pashlyera, deri te borxhe pėr darka e dreka me fatura te pronarė restorantesh nė Shqipėri. Gjetėm borxhe nga mė tė rėndat deri mė tė turpshmet pėr njė qeveri. Borxhe pėr fatura telefonike marramendėse. Ne po i nxjerrim tė gjitha dhe me ndihmėn e auditit ndėrkombėtar dhe tė pavarur. Qėndrimi im ėshtė i prerė: njė qeveri borxhlie ndaj biznesit s’ka ēfarė i kėrkon biznesit. Ėshtė njė farsė qė nuk meriton tė quhet qeveri.

    Por borxhi gjatė muajit tuaj tė parė sa ka shkuar?

    Gjatė periudhės sonė nuk kam njė shifėr, pėrpjekja ėshtė e pėrditshme, administrata ėshtė e rrėnuar nga militantitė e sė shkuarės….Ne do ta nxjerrim ekonominė nga kthetrat e kėsaj krize marramendėse. Ne nuk do shkojmė rrugėve qė tė presim shirita tė gėnjejmė popullin shqiptar.

    Domethėnė nuk do ketė mė investime publike, derisa tė paguhet fatura e fundit e borxhit?

    Ne nuk do shfrytėzojmė nevojat e njerėzve pėr infrastrukturė mė tė mirė pėr shirita qė priten dhe hapin gropa nė buxhetin e shtetit dhe ekonominė kombėtare.

    Po me ato punime qė janė lėnė nė mes, ē’do ndodhė?

    Duke nisur me shlyerjen e kompanive shkojmė drejt qėllimit parėsor: tė mbyllim punėt e lėna rrugėve.

    Ministri i Financave ka lėnė tė kuptohet se mund tė rritet mosha e daljes nė pension. E konfirmoni kėtė?

    Konfirmoj qė na duhet njė reformė pensionesh. Na duhet njė debat. Pensionet nuk janė zėnė me dorė prej vitesh. Por nuk ėshtė njė fjalė goje. Kur tė jetė nevoja pėr tė hapur kantierin e reformės, do diskutohen tė gjitha aspektet.

    Rritjen e pėrvitshme tė rrogave dhe pensioneve do ta ndėrprisni?

    Ajo ėshtė njė tjetėr farsė, qė s’kemi prirje ta vazhdojmė, sepse sidomos vitet e fundit ka qenė njė pseudo-indeksim i inflacionit.

    A do tė ketė rritje tė pagave dhe pensioneve?

    Pas katėr vitesh kush fiton sot mė pak do jetė duke paguar mė pak, kush fiton mė shumė do paguajė mė shumė, do ketė mundėsi tė bėhet me i pasur, por duke ndihmuar edhe tė tjerėt tė pasurohen….

    I qėndroni premtimit elektoral pėr legalizim falas?

    Pėr tė gjitha ndėrtimet nė zona informale, sikundėr edhe vilat, nuk do legalizohen falas. Legalizimet e shtėpive nė zonat informale do bėhen falas.

    Vetėm procedura apo edhe toka?

    Dmth: shtėpia ėshtė nė njė truall, trualli bashkė me shtėpinė do u takojnė atyre qė kanė ndėrtuar shtėpinė. Zero kosto.

    Si do zgjidhet njė konflikt mes tri palėve nė rastin e Xhamisė sė Namazgjasė pas anulimit nga KKT tė godinės polifunksionale?

    Se duhej pallat mbi xhami, xhami pa pallat nuk ndėrtohet dot. Sipas atyre qė nuk dinė asgjė tjetėr veēse tė shfrytėzojnė ēdo shesh pėr tė bėrė pėrshesh, po. Pėr ata qė dinė, s’ka asnjė problem qė tė akomodohet xhamia pa asnjė lloj problemi pėr akomodimin e atij komuniteti tė tallur e nėpėrkėmbur. Xhamia u bė alibi pėr tė ndėrtuar pallate, qendėr tregtare, dyqane, pėr tė pėrfituar nė emėr tė fesė. Pėr mua ka vetėm njė detyrim; qė Komuniteti Mysliman tė ketė tempullin e vet, tė ndėrtuar pas shembjes sė komunizmit.

    Nuk mund tė negocioni njė vend tjetėr?

    Duke u marrė me vende tė tjera do na duhen 20 vjet tė tjera. Isha kundėr atij vendimi… Por ky vendim ėshtė marrė jo nga unė dhe e respektoj. Edhe mė shumė se ē’ėshtė tallur me kėtė komunitet kjo qeveri qė iku, e pėr kėtė duhej bėrė njė libėr.

    Njė xhami ngjitur me sovranin, pėr njė shtet europian duket si jo mirė…

    Mos hyjmė nė biseda mė tė vėshtira se njė intervistė, se nuk besoj se xhamia me shtetin europian janė tė papėrputhshėm me njėri-tjetrin. Besoj krejt tė kundėrtėn. Parlamenti aty ėshtė pėrkohėsisht. Do jetė ku e ka vendin. Dhe vendin e ka nė hapėsirėn ku sot janė zyrat e Parlamentit.

    Do rikthehemi tek projekti francez?

    Ėshtė i vetmi vend qė ka sens logjik pėr Kuvendin e demokracisė. Por duhet vendi i duhur. Jam besimplotė se do zgjidhet. Por nuk premtoj stadium dhe parlamente thjesht nga dėshira. Nė planin logjik, atje duhet tė ishte Teatri Kombėtar. Por kanė ndryshuar disa gjėra pėr keq, mbetet pėr t’u parė.

    Keni deklaruar se me fqinjėt do ndiqni politikėn e ‘zero probleme’. Nga takimi sot me ministrin e Jashtėm grek, a u hoq ndonjė problem?

    Probleme ka, por ne shprehim vullnetin pėr t’i zgjidhur. Ministri i Jashtėm shqiptar ka qenė shumė i qartė nė konferencėn e tij pėr shtyp, dhe nuk kam asgjė pėr tė shtuar.

    Marrė nga “5 pyetje nga Babaramo”
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rama: Nuk ka mė rritje vjetore rrogash e pensionesh

    Rritjen e pėrvitshme tė rrogave dhe pensioneve do ta ndėrprisni?

    Ajo ėshtė njė tjetėr farsė, qė s’kemi prirje ta vazhdojmė, sepse sidomos vitet e fundit ka qenė njė pseudo-indeksim i inflacionit.

    A do tė ketė rritje tė pagave dhe pensioneve?

    Pas katėr vitesh kush fiton sot mė pak do jetė duke paguar mė pak, kush fiton mė shumė do paguajė mė shumė, do ketė mundėsi tė bėhet me i pasur, por duke ndihmuar edhe tė tjerėt tė pasurohen….
    Buxhetoret dhe pensionistet do pasurohen duke mos iu rritur rrogat e pensionet.

    Si tha Rama ne fushaten zgjedhore: "Nuk do te ngrejme rrogat, do te ulim cmimet!"

    Premtim i mbajtur!

    Albo

  3. #3

    Pėr: Rama: Nuk ka mė rritje vjetore rrogash e pensionesh

    Rama po realizon projektin - kthimi i Shqiperise edhe nje here si ne kohen e diktatures, kur rrogat e shqiptareve nuk ishin te mjaftueshme as per nje "shishe uje" jashte shtetit.

    Nqs ekonomia shqiptare nuk shkeputet nga varesia e shtetit dhe mbetet me cmime tavan, subvencionime nga shteti, rroga dhe pensione te vogla...hendeku ndares midis Shqiperise dhe vendeve te tjera do jete i kapercyeshem vetem me nje kosto shume here me te shtrenjte per shqiptaret.

    Shqiptaret, si ne kohen e Hoxhes, do kene mundesi te jetojne ne Shqiperi, por jo me fuqi ekonomike rrogash dhe pensionesh si bashkqytetaret e tyre ne Europe. Ne vend te mbylljes se kufirit me ushtar, do kete nje "kufi" ekonomik.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Rama: Nuk ka mė rritje vjetore rrogash e pensionesh

    Biznese private ankohen qe shteti nuk u ka paguar servisin dhe materialet e harxhuara.
    Edi Rama thote qe gjendja ekonomike dhe buxheti I trasheguar
    nga Berisha eshte mizerabel,shume negative me fatura telefonike
    te pa paguara.Dreka darka restorantesh
    banketesh te pa paguara nga shteti
    Bizneset kane fajin kryesor.qe nuk kane kerkuar pagese upfront,Paguaj ne fillim
    pastaj une te te bej sherbimin.Me kompanine telefonike shteti duhet
    te kishte rregulluar kontrate servisi me cmim fiks( flat fee) cdo muaj,
    parapagese kuptohet.dhe jo servis mbi baze cmimi Euro/minute
    A jane bere kontrata te bizneseve me shtetin?
    Nqs ka kontrata biznesi dhe shteti ka thyer kontraten shteti duhet
    te kaloje ne arbitrazh te paguaje me pale te trete plus interes.
    Kryerja e serviseve nga kompani private shqiptare me shume shpenzime te larta
    ka cuar ne falimentimin e tyre per mungese pagese nga shteti.
    Praktike e tille nga biznese shqiptare eshte stupid kur behet fjale per vlera te medha parash
    qe do te thote shpenzime te medha materiale nga biznesi privat
    dhe te mos marresh shperblimin nga shteti per punen e bere dhe materialet
    plus fitimin e parashikuar nga sherbimi.Ato nuk duhet ti ishin
    futur punes fare,pa marre ne fillim leket nga shteti.Shteti I sotem duhet te fuse prokurorine te
    beje hetime dhe te dalinne gjyq personat fajtore.jane 600 milioe humbje per bizneset shqiptare
    dhe nuk eshte e drejte qe ato nuk po paguhen per sherbimet e kryera.
    ose perdore ate 600 milionsh si kredit qe keto kompani te mos paguajne taksa me vlere deri 600
    milione dhe get even dhe square.Dmth bizneset te punojne dhe mos paguajne taksa deri sa shuma e taksave
    te papaguara te arrije vleren 600 miljone.Bizneset dalin baraz me shtetin dhe shteti nuk i detyrohet ndonje lek bizneseve.
    qeveria e sales I ka ra me top shpenzimeve,perderisa ato nuk paguajne nga xhepi I tyre personal,varja shteti do paguje,edhe po s pagoi shteti
    perseri varja,a humb gje une si pushtetar?Une humb nje hic dhe nuk me plas fare se sa humbje ka biznesi i X-it,Nuk eshte biznesi im eniuej,is not my problem.
    Njerez pa etike,imorale ,kruks,pa pergjegjsi,pa din e pa iman.Njerez qe i dedikohen nje qellimi te vetem.
    Se si te zhvasin nga shteti dhe populli dhe te japin nje hic.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 15-10-2013 mė 23:43
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •