Kongresi nuk arriti marreveshje rreth Buxhetit,"nderpritet" puna e Qeverise amerikane
Disa zyra te vecanta te Qeverise se SHBA-se me automatizem do te ... nderpresin... punen, mbasi dje deputetet ne Kongresin amerikan nuk arriten marreveshje rreth Buxhetit per vitin 2014.Arsyeja kryesore per kete krize,eshte qendrimet e kunderta ne Dhomen e Perfaqesuesve (shumica Republikane),dhe Senatit (ku shumice jane Demokratet).
Republikanet refuzojne ose te pakten tentojne ta shtyejne miratimin e "Ligjit te Obames per shendetesine" i vitit 2010,i njohur si "Obamacare".Behet fjale per nje ligj progresiv ,i cili nuk eshte ideal,por shume amerikaneve te cilet nuk kane mbrojtje shendetesore i ofron nje perkujdesje te tille.
Kundershtimi i ashper nga ana e Republikaneve per ligjin ne fjale,nuk befason,kur dihet qe ne anen e tyre qendrojne korporata te fuqishme,shtepi Sigurimesh,industri te tera shendetesore,farmaceutike..etj.Nese kalon ligji i Obames per shendetesine - i cili bazohet ne subvencionet shteterore - keto grupe interesi do te humbasin nje pjese te profitit.
Midis tjerash,edhe per kete shkak,dje Kongresi amerikan nuk arriti te miratoj Buxhetin per vitin vijues,keshtu mbas 17 vitesh,per here te pare errdhi deri te pezullimi i punes se disa Zyrave te Qeverise amerikane.Ketu nuk perfshihen zyrat e vecanta ,si ata qe mirren me sigurimin kombetar te SHBA-se.Ne kete moment nuk dihet sa do te zgjase kjo gjendje,pritet votimi te perseritet ne Kongres.
Nese gjendja e tanishme vazhdon,cka eshte reale,kjo do i godas te pakten 800.000 te punesuar ne zyrat shteterore te cilet punojne per Qeverine amerikane,dhe do te detyrohen te shkojne ne pushim te dhunshem pa pagese.P.sh. jane mbyllur te gjith Parqet nacionale,eshte nderpre puna e NASA,pervec zyres se kontrollit ne Houston.Disa Muze,parqet zoologjike,gjithashtu jane mbyllur.Keto jane vetem disa shembuj si pasoje e krizes se Buxhetit.
Per shkak te uljes se prodhimtarise,vleresohet qe kriza aktuale cdo dite do i shkaktoje humbje SHBA-se 300 milion $ ne dite,deri sa zyrat qeveritare do jene te mbyllura.
Lidhur me gjendjen e jashtezakonshme ,presidenti Barack Obama mbreme ju drejtua Ushtrise Amerikane me nje fjalim.Ne mes tjerash tha : qe Kongresi tradhetoi ushtarin amerikan dhe Shtepia e Bardhe do te beje c`mos qe trupat amerikane te shperndare ne te gjithe Boten, te kene te gjitha te mirat pavaresisht krizes aktuale.
Republikanet kane nje kusht - kerkojne qe "Obamacare" te shtyhet per nje vit.Mbasi mbreme nuk arriten marrevshje,sot filluan akuzat e ndersjellta,duke tentuar qe zemerimin e amerikaneve ta drejtojne drejt kundershtarit te tyre.Nese arrihet marrevshje,nderpreja e punes se zyrave amerikane do te zgjase disa dite,ne te kunderten do te vazhdoje gjendja e tille me jave.Por,deri me tani nuk shihet nje zgjidhje per krizen e Buxhetit amerikan.
Anketa e Reuters/Ipsos zbulon qe - 25% e amerikaneve per krizen e tanishme akuzon Republikanet,14% konsideron qe Obama eshte fajtor,5% fajeson Demokratet ne Kongres,ndersa 44% te anketuarve konsiderojne qe te gjithe jane fajtore per gjendjen e tanishme.
Burimi: RT...reuters
Krijoni Kontakt