Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Miti i luftës 1400-vjeçare mes Sunive dhe Shiitve

    Gjatë periudhës së sundimit evropian mbi Ruandën, administratorët kolonialë belgë përpunuan një metodë të jashtëzakonshme për nënshtrimin e popullsisë vendase – krijimin e qëllimshëm të ndarjeve të reja etnike.

    Duke formuluar kategorizime etnike bazuar në gjykime subjektive mbi gjatësinë dhe ngjyrën e lëkurë së ruandezëve, belgët u përpoqën të mbanin në tension dhe të nënshtruar popullsinë vendase. Gjenealogji dhe histori krejt të falsifikuara u fabrikuan për “hutut” dhe “tutsit”, edhe pse këto dy emërtime ishin rimarrë nga analet e historisë dhe domethënia e tyre nuk kishte pasur ndonjë efekt për qindra vite.

    Strategjia “përçaj dhe sundo” rezultoi në gjenocidin e vitit 1994, një masakër që tronditi botën dhe shkaktoi vdekjen e 800.000 personave. Hutut dhe Tutsit, të pajisur me identitetet e tyre të fabrikuara rishtazi, u shtynë të besojnë në narrativën e rreme sipas të cilës ata kishin qenë kundërshtarë qysh në krye të herës.

    Sot është gjithmonë e më e zakonshme të dëgjosh për ekzistencën e një lufte 1400-vjeçare mes sunitëve dhe shiitëve. Në këtë rrëfenjë, dhuna sektare e ditëve tona është thjesht vazhdimësi e konfliktit të lashtë religjioz që i ka rrënjët në ngjarjet e shekullit të 7-të. Ndërsa disa muslimanë e kanë pranuar pa kushte këtë pikëpamje kohët e fundit, është e nevojshme të themi se besime të tilla jo vetëm që përfaqësojnë keqlexim të historisë, por përbëjnë fabrikim dhe manipulim tërësor të saj. Edhe pse ekzistojnë ndryshime teologjike mes sunive dhe shiitëve, pretendimi se këto dy grupime kanë qenë gjithmonë në gjendje lufte dhe armiqësie përgjatë gjithë ekzistencës së tyre është një e pavërtetë absurde.

    Konflikti i nxitur së fundmi mes disa fraksioneve suite dhe shiite në Lindjen e Mesme ka pak ose aspak të bëjë me ndryshimet teologjike, por është i gjithi rezultat i identiteteve politike moderne. Njësoj si në Ruanda, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre lokalë po përpiqen të fryjnë ndasi të paqena në mënyrë që të ushqejnë konfliktin dhe të krijojnë një Lindje të Mesme të përçarë dhe të paaftë për t’u përfaqësuar vetë.

    Vazhdimësia e gënjeshtërt

    Analiza e shkaqeve të konfliktit sektar në Lindjen e Mesme priret ta konsiderojë ndarjen historike mes sunitëve dhe shiitëve si faktorin kryesor dhe origjinal pas tensioneve të sotme. Sipas këtij leximi të ngjarjeve, beteja e vitit 680 në Kerbela në të cilën pasardhësit e Profetit Muhamed a.s (të cilët nderohen veçanërisht nga shiitët) mbetën të vdekur ishte thjesht beteja e parë e një konflikti të gjatë dhe të pandërprerë sektar që sot vazhdon të ndodhë në Siri, Liban dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.

    Siç përshkruan edhe shkrimtari saudit, Abdullah Hamidadin, ky shpjegim i situatave bashkëkohore është absurd. Njësoj si të shpjegonim tensionet moderne mes Turqisë dhe BE-së si rrjedhojë e konfliktit të hershëm mes mbretit Çarls dhe Perandorisë së Bizantit. Shpjegimi i rivalitetit të sotëm politik duke u bazuar në konfliktet e shekullit të 9-të mes fuqive të atëhershme evropiane është absurditet i pastër. Gjithsesi, e njëjta logjikë aplikohet pa ngurruar kur bëhet fjalë për konfliktet brenda botës muslimane.

    Edhe pse fraksionet politike moderne shpesh i referohen ndryshimeve teologjike, përdorimit të simbolizmave dhe retorikës që evokon të shkuarën e largët (një taktikë e gjithëpërdorur nga oportunistët politikë në të gjithë botën), kjo është krejt ndryshe nga ekzistenca e një vazhdimësie të vërtetë konfliktuale që e ka origjinën dikur larg. Gjithsesi, falë përpjekjeve të zellshme të demagogëve fetarë të mirëpaguar (injorantë në histori ose manipulatorë cinikë), ky shpjegim qesharak i ngjarjeve botërore po gëlltitet edhe nga muslimanët.

    Të kujtojmë historinë e Lindjes së Mesme

    Për ata që paturpësisht përpiqen të fabrikojnë historinë për t’i shërbyer interesave të tyre politike, është e vlefshme të rikujtojmë disa të vërteta në lidhje me natyrën e marrëdhënieve sektare në Lindjen e Mesme. Edhe pse gjatë 1 mijë vjetëve të bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme religjioze në këtë rajon ka pasur ulje-ngritje të ndryshme, është fakt se përgjithësisht ka sunduar atmosfera e pluralizmit, tolerancës dhe pranimit, jo ajo e konfliktit të hapur dhe armiqësisë.

    Për shekuj me radhë, sunitët dhe shiiat (përfshi edhe të krishterët, hebrenjtë dhe grupimet e tjera fetare) kanë bashkekzistuar me njëri-tjetrin duke ofruar një shembull të rrallë për të gjithë botën. Edhe kur kanë ushtruar pushtet përmes strukturave të dallueshme politike, argumenti sipas të cilit kjo barazohet me konfliktin nuk është i qëndrueshëm. Ndërsa perandoria sunite e osmanëve dhe ajo shiite e safavidëve kanë përjetuar edhe ballafaqime të dhunshme, ato gjithashtu kanë jetuar në paqe për qindra vjet përkrah njëra-tjetrës duke e konsideruar madje si diçka të turpshme përfshirjen në luftë kundër një tjetër fuqie muslimane.

    Për më tepër, veçmas fanatikëve të të gjitha llojeve, “sektet” nuk kanë qenë entitete të izoluara përgjatë historisë. Dijetarët shiitë dhe sunitë janë angazhuar në dialog të vazhdueshëm duke influencuar mbi mendimin religjioz të njëri-tjetrit për shekuj me radhë dhe duke i shuar akoma më tej dallimet e shumta sipërfaqësore mes dy komuniteteve. Trashëgimi e kësaj të vërtete është fakti që shumë studiues sunitë gjithashtu studiojnë edhe teologjinë shiite si pjesë të një shkolle të integruar mendimi dhe anasjelltas.

    Periudha e Errët

    Kontrasti mes kësaj historie dhe luftrave brutale sektare që përpinë Evropën për shumë shekuj është mëse i qartë. Kur përshkruajnë tensionet e sotme mes fraksioneve të ndryshme në Lindjen e Mesme, analistët perëndimorë (dhe gjithmonë e më shumë muslimaë) përpiqen t’i kuptojnë këto ngjarje me lentet historike të përvojës thellësisht të ndryshme të konflikteve religjioze në Evropë.

    Kjo nuk është një e vërtetë e lashtë sepse obsesioni i errët pas urrejtjes fetare arriti kulmin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në Evropë u krye masakra e fundit fetare kundër popullisë hebreje të kontinentit.

    Gjithsesi, në dekadat e fundit dinamikat janë përmbyur. Evropa ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të ushqyer tolerancën, ndërsa Lindja e Mesme, dikur e pashoqe sa i përkiste pluralizmit fetar ka degraduar në pikën ku besimtarët e të njëjtës feje, por sekteve të ndryshme janë në armiqësi me njëri-tjetrin. Liderët evropianë mbajnë leksione të rregullta drejtuar homologëve të tyre në Lindjen e Mesme mbi nevojën e mbrojtjes së minoriteteve, diçka që mund të jetë e tolerueshme sot, por që do të ishte e paimagjinueshme përgjatë historisë.

    Ndërsa shoqëritë aktuale muslimane kanë degraduar në pikën ku evropianët pretendojnë të gëzojnë autoritetin moral t’u mbajnë leksione mbi diversitetin fetar, duke iu kthyer historisë mund të vërejmë se periudhat e arta të tolerancës religjioze në islam kanë koinçiduar me arritjen e kulmit të pushtetit politik nga perandoritë muslimane. Ky mësim sot po injorohet nga liderët fetarë dhe politikë, shumica e të cilëve në rastin më të mirë kanë qëndrime përçmuese ndaj minoriteteve, ose i injorojnë pa kuptuar rrezikun e kësaj sjelljeje.

    Një mit i rrezikshëm

    Ata injorantë që besojnë se progresi mund të arrihet përmes imponimit të një ideologjie të kulluar strikte duhet të mësojnë nga e shkuara dhe t’i rezitojnë tundimit të shovinizmit fetar. Konflikti që ekziston sot mes sunitëve dhe shiitëve është produkt i ngjarjeve të vona globale; rezultat i revolucionit iranian të vitit 1979 dhe rritjes ekonomike globale të ushqyer nga petro-dollarët e reaksionarëve vehabitë.

    Nuk është vazhdimësi e një “lufte 1400-vjeçare” mes sunitëve dhe shiitëve, por një fenomen modern i ushqyer nga identitetet e ndryshme politike. Fraksionet e të dyja anëve kanë krijuar histori të rreme për përfitimet e tyre politike si dhe kanë fabrikuar simbolika dhe rituale që i referohen të shkuarës, por që në fakt janë sajesa të modernitetit. Për më tepër, fuqitë ushtarake perëndimore janë përpjekur t’i amplifikojnë këto dallime për të gjeneruar konflikte të brendshme brenda shoqërive muslimane.

    Ndërsa neokonservatorët jargëzojnë nga ideja e një luftë vëllavrasëse mes muslimanëve, njerëzit e zakonshëm jashtë sferës politike vazhdojnë të bashkjetojnë në tolerancë si në kohën kur civilizimi islam kishte shtrije globale. Për çdo grup apo milici sektare, ka qindra shiitë apo sunitë të thjeshtë që kanë rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur besimtarët e feve të tjera dhe minoriteteve fetare brenda shoqërive të tyre. Për çdo histori që fsheh nuancat e konfliktualitetit të sotëm duke theksuar vazhdimësinë historike të armiqësisë, ka plot të tjera që tregojnë të kundërtën. Këtë dëshmojnë edhe fjalët e një fermeri 80-vjeçar pakistanez, një burrë më i vjetër se vendi i tij: “E kam dëshmuar që në fëmijëri vëllazërinë shito-sunite, mund të them që nga dita që kam lindur.”

    Në Ruanda, një popull që përfundoi duke besuar një histori të rreme për veten vrapoi drejt çmendurisë dhe vetë-shkatërrimit. Sot, shteti i Ruandës i ka refuzuar kategorizimet artificiale koloniale “Hutu” dhe “Tutsi” duke i konsideruar të gjithë qytetarët ruandezë si pjestarë të të njëjtës etni. Është njësoj e domosdoshme që muslimanët të refuzojnë mitet bajate të një lufte sektare 1400 vjeçare mes tyre dhe të ndërgjegjësohen për rrezikun e një marrëzie të tillë.

    E vërteta është që nëse një luftë e tillë do të kishte ekzistuar, sunitët dhe shiitët nuk do të ishin martuar mes tyre dhe nuk do të kishin jetuar në të njëjtat lagje deri në shekullin e 21-të. Më tej akoma, nëse këto armiqësi do të ishin të vërteta, miliona njerëz nga të dy sektet do të kishin hequr dorë nga kryerja e përbashkët dhe paqësore e Haxhit qindra vite më parë. Nëse duam që Islami të mbijetojë si fenomen shoqëror dobiprurës është e rëndësishme që këto marrëdhënie dhe mënyra jetese tradicionale të mos shkatërrohen nga ideologjitë moderne të maskuara si të vërteta historike.

    Burimi: aljazeera.com

    Perktheu: Ketu

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Miti i luftës 1400-vjeçare mes Sunive dhe Shiitve

    Citim Postuar më parë nga klajdi wolf Lexo Postimin

    Ah te poshter jane amerikanet ,allahu i shkaterroft ,krejt keta fitilin ja ndezin muslimaneve ,keta jane bere sebep me ndodh masakra e Kerbelase dhe mu nda muslimanet ne shiit e sunit ,mos me pas qene amerikanet kurre muslimanet nuk ishin nda

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Miti i luftës 1400-vjeçare mes Sunive dhe Shiitve

    Vlla ty me te ardh amerika a munet me te shti me e hudh veten ne ajer e me i vra nja 30 shqiptare te Kosoves, bashk me femije e me gra? Jo vlla nese ti nuk ke urrejtje ne zemer dhe nese nuk hyn ne halucinacione te fese askush nuk mund te te detyroje ta besh kete. E perse tani kur USA nuk eshte ne Irak nuk po bejne paqe irakianet suni dhe shia?! Me gjithe ate nafte qe kane do te duhej te ishin nder shtetet me te pasura. Gjithmone me propagande te huaj ushqeheni

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    26

    Për: Miti i luftës 1400-vjeçare mes Sunive dhe Shiitve

    Amerikanët shkuan ushtarakisht, por nuk shkuan me politikë, me agjentët e tyre, me planet e tyre satanike. Amerikanët montuan bombën ndërsektare në Irak. Tani arritën qëllimin. Shijat e Irakut janë ndër më radikalët.

    Iraku që prej mbytjes të Husejnit R.A nuk ka qenë rehat, dhe besa kur nuk do të jetë rehat.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Miti i luftës 1400-vjeçare mes Sunive dhe Shiitve

    Myslimanët e sotshëm sikurse krishterët e mesjetës

    Faik MIFTARI

    Duke marrë parasysh fjalën e parë hyjnore të shpallur në Kur’an “Ikre” që do të thotë” Lexo apo mëso” e cila në mënyrë urdhërore i drejtohet civilizimit njerëzor në përgjithësi nga Krijuesi Fuqiplotë për lexim, mësim i cili medoemos të shpie në përparim dhe zhvillim. Myslimanët në përgjithësi janë të fundit në Evropë sa i përket leximit, mësimit, përparimit dhe zhvillimit në përgjithësi. Sistemi aktual shkollor arsimor është në një gjendje të tillë i cili nuk jep shpresë për momentin për një zhvillim të tillë i cili do të korrespondonte me sistemin aktual shkollor arsimor evropian.
    Ditë më parë, lexova në disa ueb portale, renditjen e shteteve sipas fondeve buxhetore ushtarake dhe arsenalit ushtarak momental në dispozicion, e cila kryesohej prej SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës e kështu me rradhë, ndërsa Serbia gjendej sipas renditjes e 50-ta me rradhë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, as që figuronin në këtë renditje. Dihet se Austro-Hungaria e ka krijuar Shqipërinë në vitin 1912, kurse SHBA-ja shtetin tonë të Kosovës në vitin 2008, që juridikisht sipas të drejtës ndërkombëtare akoma i papërfunduar tërësisht, nuk na jep të drejtë që të sillemi me aq komoditet, që të mos investojmë shumë më tepër në kapacitetet ushtarake mbrojtëse për mbrojtjen e vetvetes sonë dhe të trojeve në të cilin jetojmë shekuj me rradhë, apo akoma do të jetojmë në iluzione, se dikush tjetër do të na mbrojë në pambarim, e kemi shumë gabim, se vetveten tonë së pari duhet neve të jemi në gjendje të mbrojmë, e pastaj të shpresojmë edhe në ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë.
    Në kohën në të cilin aktualisht jetojmë, kur SHBA-ja si forcë globale ushtarake botërore, ka krijuar mekanizmat e tillë mbrojtës, ashtu që është në gjendje të përcjell çdo veprim të çdo njeriut në sipërfaqen e tokës, kudo qoftë ai, nëpërmjet përgjimit të telefonatave, sms-ave, e-meileve, rrjeteve sociale, skypit, AOL-it, e kështu me rradhë, dhe se në kohën në të cilin jetojmë nuk ekziston më privatësia e njeriut apo individit kudo qoftë ai, apo kur me fluturaket pa pilot (dronat) është në gjendje të godas nga largësia çdo kënd që e vë në shënjestër si person i rrezikshëm për sigurinë amerikane, apo risia më e re që SHBA-ja është në fazën e testimit të armës më të re të sofistikuar, fluturaket minimale në formë të zogjve të cilët mund të hidhen nga lartësia e largët nga fluturaket pa pilot, dhe zogjtë e tillë janë në gjendje të nguliten në trup të çdo ushtari të pozicionuar në një fushëbetejë të caktuar dhe ta eliminojnë si të tillë, duke mos llogaritur fare edhe dëme të tjera që mund të shkaktojnë, ndërsa myslimanët akoma mendojnë se me një kallash apo me armatim të lehtë gjer në 12,7 mm mund të mbrojnë veten dhe vendin në të cilin jetojnë, ata që perceptojnë kështu vetëm mund të shohin ëndrra apo të jetojnë në iluzione si të tillë.

    Në mesjetë krishterët ishin në një fazë të tillë të jetesës, gjatë së cilës priftërinjtë dhe prijësit e tyre udhëheqës diktonin dhe vendosnin se kush mund të jetojë i lirë, kush i privuar nga liria, kush mund të dënohet, të vritet, të digjet e kështu me rradhë, Në veçanti pësonin më së shumti dijetarët me ide progresive dhe shkencore të cilët dënoheshin dhe vriteshin pa masë si të tillë. Kulminacion i mesjetës ka qenë lufta sektare në mes katolikëve, protestantëve e ortodoksëve, që si e tillë ka zgjatur me dekada dhe ka sjell si pasojë me miliona viktima dhe me natën e Bartolomeut, e si shembull do të cek për ilustrim luftën sektare 30 vjeçare që ka zgjat në Gjermani nga viti 1618 e gjer në vitin 1648 e që ka përfunduar më në fund me marrëveshjen e arritur të quajtur Vestfalisë. Tani, në shekullin XXI, të krishterët, sidomos në Evropë, jetojnë në harmoni të plotë në mes vete dhe me një zhvillim të paparë ekonomik në krahasim me vendet tjera në botë, duke marrë parasysh laramanin e tyre të ndarë në sekte dhe kisha të shumta të ndryshme.
    Përkundrazi në shekullin XXI myslimanët e sotshëm janë duke kaluar fazën të cilin e kanë tejkaluar të krishterët në mesjetë. Bota Islame sot gjendet në kulminacionin e luftave sektare në mes vete, sunitëve dhe shiitëve, luftë në të cilin me rrëke derdhet gjaku i pafajshëm i myslimanëve me viktima të panumërta si të tilla, e që fare nuk korrespondon dhe nuk ka gjë të përbashkët me Islamin si fe e paqes që është, por veprimet e myslimanëve në mes vehte sjellin vetëm dhunë, vrasje dhe viktima me pasoja të papara në Botën Islame, duke u nisur që nga Pakistani, Avganistani, Iraku, Jemeni, Libani, e së fundi Siria si shembull ekuivalent i këtij kulminacioni ndërsektar fetar, e me tendencë zgjerimi edhe në vende tjera islame, sikurse Turqia e kështu me rradhë. Imamët e caktuar fetar dhe udhëheqësit e tyre japin fetva (urdhëresa fetare) me të cilin inspirojnë dhe i përforcojnë që të ndërmerren veprime të tilla, i cili s’ka kurrgjë të bëjë me Islamin si fe e paqës, dhe se vetëm Krijuesi fuqiplotë, Zoti i madhëruar është Ai i cili jep jetë dhe se do të gjykojë çdo veprim të njeriut për të cilin do të jep llogari në Ditën e Gjykimit para Krijuesit fuqiplotë.
    Kushdo qoftë ai prej njerëzve në sipërfaqen e tokës i cili ka guxim të përvetësoj atributet e Krijuesit fuqiplotë është jashtë çdo logjike racionale dhe si i tillë herë do kurdo do të sjell pasoja të papara për të. Nga klithjet dhe thirrjet e tilla pësojnë më së shumti ata mendimtarët apo dijetarët që i kundërvihen një gjëje të tillë me veprime mendore, logjike, racionale kësaj çmendurie njerëzore, e që po mund të gjen zbatim dhe terren për shkak të injorancës(xhahilijetit) në masë të madhe në të cilin për fat të keq është katandisur sot bota myslimane, si pasojë e mos leximit të duhur, mungesës së kritikës dhe vetë kritikës .

    Gjendemi në periudhën e globalizmit total, në kohën kur krahas SHBA-ve si forcë universale botërore, janë duke u pozicionuar si fuqi globale me përmasa botërore edhe Rusia e Kina, e krahas Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Francës si super fuqi rajonale, edhe India, Irani, Turqia, Japonia, Koreja, Brazili etj.
    Siria është shembull i luftës indirekte në mes dy superfuqive të tanishme në të cilin është në shprehje tentimi i zgjerimit të pozicionimit dhe ndikimit të SHBA-ve në njerën anë, dhe të mbrojtjes së pozitës dhe ndikimit të Rusisë në anën tjetër, e cila me çdo çmim dhe forcë po tenton të ruajë baraspeshën dhe status kuonë që e ka, e sidomos mbrojtjen me çdo kusht të limanit të Tartusit, të vetmin në Detin Mesdhe , ku është e pozicionuar flota ruse, përveç asaj në Detin e Zi. E tërë kjo është e kamufluar me një petk fetar, të asaj lufte ndërsektare dhe ndërfetare në mes sunitëve dhe alevitëve (shiitëve), e nxitur dhe e inspiruar nga faktorët e shumtë të jashtëm. Edhe pse në Siri, kjo teori nuk mund të qëndron, pasi që 80% të popullatës së Sirisë janë sunitë, 10% të popullatës alevitë dhe 10 % të popullatës janë arab të krishterë, porse e vetmja arsye është pasi që diktatori Bashar Asadi rrjedh apo i takon pakicës alevite në Siri dhe se e tërë lufta është e përqendruar kundër rrëzimit të diktaturës së tij.

    Dhe së fundi, në përmbyllje do ceki, se fuqia e Perëndimit nuk qëndron në ekonominë dhe fuqinë ushtarake që ka, por burimi i përhershëm i fuqisë qëndron në mendimin kritik, të cilën Evropa e ka trashëguar që nga Baconi, e ky ndoshta nga arabët në kulmin e zhvillimit të tyre në mesjetën e hershme, e arabët nga grekët e vjetër në kulmin e zhvillimit të tyre.
    Mendimi kritik është më se i nevojshëm për myslimanët në përgjithësi në Botën Islame, pa atë, civilizimi islam do të jetë i mangët dhe në periferi të trendeve të zhvillimeve politike, ekonomike, shoqërore, shkencore, sociale arsimore, kulturore, ushtarake, teknologjike në epokën e globalizimit aktual botëror .

  6. #6

    Për: Miti i luftës 1400-vjeçare mes Sunive dhe Shiitve

    E vërteta është që nëse një luftë e tillë do të kishte ekzistuar, sunitët dhe shiitët nuk do të ishin martuar mes tyre dhe nuk do të kishin jetuar në të njëjtat lagje deri në shekullin e 21-të. Më tej akoma, nëse këto armiqësi do të ishin të vërteta, miliona njerëz nga të dy sektet do të kishin hequr dorë nga kryerja e përbashkët dhe paqësore e Haxhit qindra vite më parë.
    Rrafidat të cilët sot gjoja quajnë vetin shija,janë kuffarë më të këqinj sesa krishterët dhe çifutët.Sot nuk ka shija por tërë janë rrafida dhe ata janë të gjithë qafira dhe kush mbron ata qoft edhe me gjysëm fjale,ka dalë nga mileti islam,sepse ata janë që kan shpifur dhe shajnë sahabët,dhe Aliun e kan bërë zot dhe shum kufriate tjera.Për këtë armiqësimi i sunitëve me rrafidat është në bazë dhe rrafidat do të shkatërrohen me shkatërrimin e shtetit çifut dhe kështu edeh atyre do tu jepet fund përgjithmon.Dhe ai që nuk ka kuptuar këto dallime ,ska të bëjë me islamin dhe muslimanët.
    Mendimi kritik është më se i nevojshëm për myslimanët në përgjithësi në Botën Islame, pa atë, civilizimi islam do të jetë i mangët dhe në periferi të trendeve të zhvillimeve politike, ekonomike, shoqërore, shkencore, sociale arsimore, kulturore, ushtarake, teknologjike në epokën e globalizimit aktual botëror .
    Subhanallah,shiqoni kuffarët nuk janë të kënaqur me Kur'anin dhe sunentit por tani na u dashka të shpikim edhe Bejkonin dhe mendimin kritik.Lerreni more këto pallavra,ku ishte bejkoni para islamit ore të mjerë që po ndjekni batilin?Atij kujt nuk i mjafton Kur'ani dhe sunneti ska çi duhet bejkoni ky dhe ai qafir,turp të keni more kaq thellë jeni të infektuar me mendimin e prishur perëndimor që i vjen era qelbur.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •