Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    Jill Justine, e Korpusit të Paqes në Shqipëri, ka bërë një vëzhgim interesant mbi disa gjëra unike rreth shqiptarëve.

    Jill teksa bën përshkrimin e 50 gjërave “të ndryshme” të shqiptarëve, siç i quan ajo, thotë se i pëlqen të jetojë në Shqipëri dhe i fton të gjithë lexuesit e shkrimit të saj, të shkojnë ta vizitojnë Shqipërinë, sepse është një vend shumë i bukur.

    Ja disa nga gjërat e “ndryshme” të shqiptarëve” që liston Jilli:

    1-Të larit e rrugicave

    Shqiptarët, thotë Jilli, i lajnë shumë shpesh rrugicat pranë shtëpisë së tyre, pemët, lulet dhe çdo gjë që është rreth shtëpisë së tyre.

    2-Tundja e kokës në anën e kundërt.

    Shqiptarët për të thënë “jo” ose për të thënë që nuk po e kuptojnë cfarë po u thua, e tundin kokën anash dhe jo lart-poshtë.

    3-Bunkerët

    Në Shqipëri ka një pafundësi bunkerësh, rreth 700 mijë të tillë në të gjithë vendin.

    4-Krahasimi i njerëzve

    Shqiptarët e kanë zakon t’i krahasojnë njerëzit, duke thënë se janë më mirë ose më keq se ata. Zakonisht veten e bëjnë më të mirë se të tjerët.



    5-Pas prerjes së flokëve merr një shpullë pas qafe.

    Në Shqipëri, pasi ke shkuar në parukeri ose tek berberi për të prerë flokët, sa takohesh me njërëzit, merr një shpullë pas qafe, duke të thënë: “me shëndet”.

    6-Feja

    Në Shqipëri nuk ka një fe zyrtare. Të gjitha fetë respektohen nga të gjithë, dhe njerëzit me fe të ndryshme jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin atje, thotë Jilli.

    7-Kultura e kafesë

    8-Shumë shqiptarë e nisin ditën e tyre duke pirë një filxhan të madh kafeje që në mëngjes, madje disa e shoqërojnë atë edhe me një gotë raki.

    Gjatë ditës, shikon lokalet të tejmbushur me njerëz që pinë kafe dhe bëjnë muhabet.

    9-Furgonët

    Furgonët janë mjetet kryesore të transportit në Shqipëri. Në çdo qytet, shikon fugonë të shumtë duke transportuar njerëz, nga një vend në tjetrin.

    10-Rakija

    Rakija është një pije alkoolike, tradicionale në Shqipëri, e cila pihet kryesisht nga burrat. Kur një femër pi raki, shikohet çuditshëm dhe paragjykohet.


    ketu mund te gjeni te 50 http://jilljustine13.wordpress.com/2...about-albania/


    Jo te gjitha veshgimet jane pozitive, por teper interesante ne syt e nje te vizitore te huaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 11-10-2013 më 11:12
    I LOVE GOD

    j&g

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    Archon (11-10-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    2-Tundja e kokës në anën e kundërt.

    Shqiptarët për të thënë “jo” ose për të thënë që nuk po e kuptojnë cfarë po u thua, e tundin kokën anash dhe jo lart-poshtë.
    Pse popujt e tjere bejne te kunderten?!!

  4. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Pse popujt e tjere bejne te kunderten?!!
    E kemi te kunderten, jo te gjithe e praktikojne ne kete menyre. Para nje viti qe isha ne Shqiperi shumica ishin tamam si ketu ne usa. Mua me bene pershtypje 2 gjera lol, xhiro & gjumi i drekes vertet luks i madh atje.

    Ane tani e kuptova cfare ke dashur te thuash, shekulli e paska perkthyer gabim ja ky e ke ne anglisht

    Now this was REALLY confusing to me at first because in Albanian people will shake there head side-to-side to mean yes or to acknowledge that they are listening to you. This is the opposite of the up-to-down head shake that I am used to in America. When I was originally introducing myself to people in my training village and they were shaking their heads “no” I thought they didn’t like me, but shortly after I realized the opposite-head shake custom and things started to make a bit more sense.

    Psh. ne "jo" ketu tundim koken majtas djathtas, po ky veprim nenkupton "po"ne Shqiperi
    kurse per "po" levizim koken larte-poshte, ne Shqiperi ky veprim nenkupton "jo"
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 11-10-2013 më 11:59
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    E kemi te kunderten, jo te gjithe e praktikojne ne kete menyre. Para nje viti qe isha ne Shqiperi shumica ishin tamam si ketu ne usa. Mua me bene pershtypje 2 gjera lol, xhiro & gjumi i drekes vertet luks i madh atje.

    Ane tani e kuptova cfare ke dashur te thuash, shekulli e paska perkthyer gabim ja ky e ke ne anglisht

    Now this was REALLY confusing to me at first because in Albanian people will shake there head side-to-side to mean yes or to acknowledge that they are listening to you. This is the opposite of the up-to-down head shake that I am used to in America. When I was originally introducing myself to people in my training village and they were shaking their heads “no” I thought they didn’t like me, but shortly after I realized the opposite-head shake custom and things started to make a bit more sense.

    Psh. ne "jo" ketu tundim koken majtas djathtas, po ky veprim nenkupton "po"ne Shqiperi
    kurse per "po" levizim koken larte-poshte, ne Shqiperi ky veprim nenkupton "jo"

    Interesant ,kurre nuk paskam degju me pare per kete fakt per Shqiperine ..edhe ne ne Kosove per PO levizim koken larte-posht ndersa per JO majtas -djathas .

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    Tani qe Sala ka bere autostrada nuk ka pare se si urinojne ne mes te autostrades shoferat, kur shkova ne Tirane numri me i vogel qe pashe ishte te pakten tete....dhe une i nenti
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    pershkrim interesant dhe pergjithesisht i vertete i realitetit shqiptar. sidomos pjesa (ne artikullin e plote) ku flet per mungesen e privacy dhe thashethemet. ndodh shpesh qe te bombardojne me pyetje qe ne castin e pare kur takohesh me dike, duan te dine menjehere edhe detajet me te vogla, dhe sa mire qe i mbajne mend. edhe nese nuk ke konfidence me ate person, nuk perben fare pengese kjo gje. shume te lezetshem jemi por me mire keshtu, sesa te rrish i ftohte dhe indiferent ndaj tjetrit

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    duhet te jemi krenar per veprimet tona sepse koj na indentifikon te qenurit i ndryshem prandaj duhet pare ne kendveshtrim pozitiv.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    une ne shqipo jam rrit e lind e po plakem avash avash.... po gjithmone koken majtas -djathtas...per JO e kam kuptuar dhe perdorur dhe lart -poshte ...per te thene PO. Kjo seshte njesoj per te gjitha kulurat e di, por sjemi ndryshe nga shumica ne kete pike.


    nga na i nxorre ti lonxhe ndryshe
    "Më e mira është armike e së mirës"

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    pse nuk jane ndryshe levizja e kokes, kafja me rakine me mjes, te renit pas koke, kati i pallatit etj
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  11. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: 50 vëzhgime te vecanta mbi Shqipërinë!

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    une ne shqipo jam rrit e lind e po plakem avash avash.... po gjithmone koken majtas -djathtas...per JO e kam kuptuar dhe perdorur dhe lart -poshte ...per te thene PO. Kjo seshte njesoj per te gjitha kulurat e di, por sjemi ndryshe nga shumica ne kete pike.


    nga na i nxorre ti lonxhe ndryshe

    ahahah mos me akuzo edhe snapple e ka deklaruar kete gje

    http://realfacts.snapple.com/albaniamania/
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •