Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Anila Jole
    Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimaneKryetari i bashkisë së Selanikut, Janis Butaris u shpreh pozitivisht për ndërtimin e një xhamie dhe krijimin e varrezave myslimane në Selanik, gjatë takimit që pati me ministrin për Çështje Evropiane të Turqisë, Egemen Bagis.

    Kryebashkiaku i Selanikut i bëri të ditur ministrit turk, se dy herë ka vënë në dispozicion një zonë të bashkisë për festat e mëdha myslimane, në mënyrë që besimtarëve t’iu mundësohet zhvillimi i riteve dhe lutjeve të tyre, duke theksuar se ai e sheh si pozitive, krijimin e kultit të adhurimit për muslimanët në qytet. Duke shtuar, Butaris tha se edhe pse nuk është nën juridiksionin e tij, do të përpiqet të ndikojë për krijimin e varrezave myslimane në Selanik.

    Nga ana e tij ministri turk premtoi se do të bëjë përpjekje për të rritur valën e turistëve turq në Selanik.

    Greqia është i vetmi vend në Evropë, kryeqyteti dhe qytetet e mëdha të të cilit nuk kanë objekte kulti (xhami) për besimtarët myslimanë. Së fundi qeveria i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të një të tille në Athinë, por duket se Butaris, sërish paraprin me veprime të tilla të moderuara në raport me komunitetin e huaj, veprime që shpesh ndeshin edhe në reagime kundërshtuese.

    (Balkanweb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...ne-153046.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Ja qe paska dhe njerez te arsyes ne Greqi.Respekt per kete burre. Para pak diteve inaguroi ne Selanik parkun Durresi-Shqiperia pasi Durresi eshte binjakezuar me Salanikun.Do ishte mire sikur veprime te tilla te ishin me te shumta ne Greqi.

  3. #3

    Për: Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    lajme surprize. bravo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Ky kryebashkiaku ne C do rast ka folur me fjale ta mira per te gjithe shqiptaret sidomos per ata qe jetojne ne Selanik dhe ka pranuar kontributin e tyre ne ekonomine e qytetit grek. Sic tha edhe muriku, Nje veper e mire ka qene gjithashtu dhe inagurimi i parkut me emer Durres - Shqipria, ne Selanik. Durresi eshte qyteti i rradhes i cili binjakezohet me Selanikun pas Korces.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaqoKorca : 11-10-2013 më 11:06

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Kryebashkiaku i Selanikut,z Butari,sic e ka deklaruar vete ka prejardhjen nga Voskopoja e Shqiperise,si zoti Butari ka shum pak fatkeqeisht,pervec detyres si kreyebashkiak ai njihet si pronari i firmers te nje nder verareve me te mira ne greqi,vera Butari,z Butari eshte nje njeri me mjaft mendje te hapur dhe sulmohet shpesh nga greket,rasti i fundit ishte inagurimi i sheshit DURRESI-SHQIPERIA ne Selanik,kete nisme e mori vete z Butari,dhe me kete rast ai deklaroi ate cka thashe me lart,pra se prinderit i ka nga voskopoja,por ja qe me nje lule nuk vjen pranvera,semunndja qe kan grekerit nuk eshte e thjeshte te sherohet,kete e them se pat plot reagime te forta per emertimin e sheshit ne Shqiperia dhe akoma me te forta per flamurin shqiptar qe do ngrihej aty,pra inagurimi u be mes reagimesh,por nuk sgjaten as 3 dite dhe flamuri shqiptar u ul nga shtiza qe ishte vene,kjo ndodhi pasi reagimet e selanikasve ishin te forta dhe thonin se flamuri shqiptar aty i godiste ndjenjat e tyre patriotike...flamuri yn u ul,si rrjedhoje u ul dhe flamuri grek qe ishte prane tij.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 11-10-2013 më 10:24

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Lexoni, Librin selaniku, eshte edhe shqip, dhe do shikoni, cka qene selaniku, derisa nji pasha shqiptar, kok-are ja dha grekve dhe jo bullgarve.

    Dhe u mush selaniku me cecene greqie, deri nga kreta.

    Bravo I qofte ktij k/bashkijakut te selaniku qe po perpiqem te ktheje selanikun, ne ate qe ka qene qytet kozmopolit, ku bashkejetonin kombetare te ndryshme.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kreu i bashkisë, Selanik: "Po", varrezës e xhamisë myslimane

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Kryebashkiaku i Selanikut,z Butari,sic e ka deklaruar vete ka prejardhjen nga Voskopoja e Shqiperise,si zoti Butari ka shum pak fatkeqeisht,pervec detyres si kreyebashkiak ai njihet si pronari i firmers te nje nder verareve me te mira ne greqi,vera Butari,z Butari eshte nje njeri me mjaft mendje te hapur dhe sulmohet shpesh nga greket,rasti i fundit ishte inagurimi i sheshit DURRESI-SHQIPERIA ne Selanik,kete nisme e mori vete z Butari,dhe me kete rast ai deklaroi ate cka thashe me lart,pra se prinderit i ka nga voskopoja,por ja qe me nje lule nuk vjen pranvera,semunndja qe kan grekerit nuk eshte e thjeshte te sherohet,kete e them se pat plot reagime te forta per emertimin e sheshit ne Shqiperia dhe akoma me te forta per flamurin shqiptar qe do ngrihej aty,pra inagurimi u be mes reagimesh,por nuk sgjaten as 3 dite dhe flamuri shqiptar u ul nga shtiza qe ishte vene,kjo ndodhi pasi reagimet e selanikasve ishin te forta dhe thonin se flamuri shqiptar aty i godiste ndjenjat e tyre patriotike...flamuri yn u ul,si rrjedhoje u ul dhe flamuri grek qe ishte prane tij.....
    Selanik, dëmtohet pllaka e parkut “Durrësi-Shqipëria”


    Anila Jole



    Disa ditë pas vendosjes së pllakës, ku shkruhet emri i parkut “Durrësi-Shqipëria” në Selanik, persona të panjohur e kanë dëmtuar atë duke e mbuluar me bojë të zezë.

    Autorët e këtij akti kanë mbuluar me bojë pjesën e mbishkrimit në gjuhën shqipe, si dhe fjalën “Shqipëri” në krye të pllakës prej mermeri.

    Ky akt ndodhi vetëm një javë pasi emri i parkut u përurua nga kryebashkiakët e Selanikut dhe Durrësit, Janis Butaris e Vangjush Dako.

    Askush nuk e ka marrë përgjegjësine për aktin dhe askush nuk është fajësuar, por mendohet se autorët i përkasin ndonjë grupimi ekstremist të djathtë. Këta të fundit protestuan edhe gjatë ditës së përurimit, duke kërkuar të ndalojnë ceremoninë, por u penguan nga policia.

    Ndërkaq flamuri grek, ai shqiptar që u ngritën gjatë ceremonisë në mënyrë simbolike, u hoqën pas saj nga bashkia e qytetit të Selanikut.

    (Balkanweb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •