-
Filloi viti i ri shkollor në shkollën e Muzikës bizantine
Për të dytin vit, në 1 tetor, kur kisha kremton tre shenjtorët e Artit Psaltik, shën Joan Kukuzelin nga Durrësi, shën Romano Melodin dhe shën Grigor Domestikun, Shkolla e Muzikës Bizantine hapi dyert me studentë të rinj.
Fillimi i vitit mësimor nisi me praninë e gjithë mësuesve dhe studentëve të shkollës, me celebrimin e Shërbesës së Bekimit të Ujit që u krye nga episkopi i Amantias, Nathanaili, dhe me praninë e klerikëve të tjerë. Pas përfundimit të shërbesës, episkopi uroi të gjithë pjesëmarrësit në emër të Kryepiskopit Anastas, për “suksese dhe një vit të mbarë akademik”.
Ndërsa drejtuesi i shkollës, Theodhor Peci, në emër të stafit pedagogjik dhe studentëve falënderoi Hirësinë për praninë dhe përcjelljen e bekimeve, si dhe uroi studentët që ky vit i ri të jetë krijues dhe frytdhënës. Gjithashtu, bëri të ditur se sivjet Shkolla e Muzikës Bizantine do të funksionojë pasdite, me dy auditorë dhe me një program mësimor të kompletuar, për të mundësuar një kualifikim me nivel sa më të lartë .
Shkolla do të jetë e pranishme me korin e saj gjatë shërbesave të adhurimit Hyjnor në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke theksuar rolin e psaltit në Adhurimin Hyjnor, që është thelbësor dhe kërkon profesionalizëm.
KOASH


Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 10-10-2013 më 05:37
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt